![]() |
Ne shkollen e dashurise.
[b]Absurditet[/b]
Te kam prane dhe te ndej larg. Te pelqej, Te kam inate. Per ty vdes per ty "ringjallem" Nga ty perlotem Per ty permallem. seriozisht te flas me pas dhe tallem. Te kerkoj dhe ste kerkoj. Te pranoj dhe ste pranoj Te humbas serish te gjej. Te them t'verteta dhe te genjej. Te kerkoj neper kenete, te kerkoj neper shkretetire. Te kerkoj neper fushe te kerkoj neper rrepire. Te kerkoj dhe ste kerkoj. te pohoj dhe te mohoj. te ndryshoj te c'ndryshoj te te "vdes' te "gjalleroj". Te shetis te ngujoj te bej te qash te ngushelloj. kur iken larg une ndjehem prane kur bie shi une ndizen zjarr. kur ti e ftohte akull ngri une ndizem shkrihem si qiri. Dhe kur ti ndizesh porsi une Une kthehem ne shi bresher, furtune. Me pas une zbutem perseri por me egersohesh ti skuptoj pse gjithe ky absurditet te jetoje ne realitet!! |
[b]Pa ndonje titull[/b]
Nuk eshte poezi por… Nje klithme qe me zgjon Dhimbjen e pakujdesise Trysnine e merzise… Kalon neper erresire Vajza qe… Brenda kraharorit e burgosa Gonxhja pranverore Qe ne zemer mbolla. Perqafimi i saj Shpirtin ma trajnoi Cdo vale te zemres Pasqyroi. Ne mengjeset gri isha ne krahe te saj Asaj i thashe te parat fjale magjike Te dua, tmerresisht te dua Te dashuroj ty , fytyren simpatike. Ne zemer do ti ruaj Kujtimet e tua Dhe gjithe historite Aq fantastike. Rrezet e paradites u perflaken Nga nje tronditje e forte zemrash Historirrefenjesit zeri ju shterua Prej mbreterise se mallengjimit Perjetesisht u debua. Vajzes ju gjynjezuan te tere… Lumenjte deti i gjere Me gjithe uje, me gjithe rere Shenderrohet edhe dielli nga Kulminacjon drite Ne nje lule te arte Qe per te, ere kundermon Per te nxehtesi mban Dhe zemra ime u shenderrua Ne album fotosh te madh Njeri prej syve mu verbua E tjertri per cdo nate qan. Por dicka e them me shpirt Me ty dua te jem prape. |
[b]Me thuaj te dua.[/b]
Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur. Me thuaj te dua te kthehen duart e mija Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur. Me thuaj te dua qe te transformohem Te behem i pashem, trendafil me vese Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese. Me thuaj te dua te me shtohet fantazia Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite Me vezellimin e tij, te shohe njerezia Se si ne k’te bote nisin dashurite. Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash Vrerin do nderroj me nurin e miresise Shkolla e urrejtjes do falimentoje Vendin do ja zere, shkolle e dashurise. Me thuaj te dua, thuaje me nxitim Me thuaj te dua te rrije shpirti qete Me thuaj te dua, ky eshte rasti im Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret” |
E cfare e mire te solli ne CONGO(Zaire)...?!!!
|
[quote=Urata]E cfare e mire te solli ne CONGO(Zaire)...?!!![/quote]
Me sa shoh paskam edhe i shqiptare tjeter ketu :lol: se perderisa thu car e mire te solli dmth qe je edhe vete ketu apo jam gabim? Hallet na kane pru dashnia :lol: kom ra n'dashmi mi i kongoleze :x |
[b]Dialogu i te dashuruarve.[/b]
Me tha: Kush jam une? Thashe: Ti je lumturia Qellimi im dhe magjia... Ti je plage qe me dhemb Po une valle kush mund te jem? Tha: Ti je strehimi im Shpresa ime Ti je i pari Ti je i fundit Ne jeten time… Ti je origjina E loteve te mi Ti je lidhja Midis trupit Dhe shpirtit Tim Ti je i cmendur Pas meje je shterngate e forte rrufeje Ti je brenge perqafim. Ti je puthje Pergjerim. Ti je Fruti i pemes Ti je dhe Hadjuti i zemres Ti je i vetmi Ne jete qe kam Po une, valle cila jam? Tashe: Ti je substanca E jetes sime Ti je dashuria ime Ti je fillimi i fjales Je pulsi i zemres sime. Ti je gaz Por je dhe dhimbje. Ti je vjeshta je pranvera ti je gjumi ti je enderra ti je vendi ti je koha ti je shiu ti je bora. Ti je lule Trendeline ti je gonxhe jasemine ti je strofe ne poezine time e dashur je vete zemra ime. |
[b]Forca e dashurise![/b]
Une shkateroj boten me nje strofe te vetme. Dhe me nje strofe, serish e rindertoj Tere kete e bej me ndihmen e nje flete Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje. Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon. E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte E sa here qe boja ne shishe me mbaron Penen nis e ngjyej ne kupen me lote. Ja, te mijat vargje qe dikur i doje Jane po ato flete qe shume urren sot. Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot. Une jam luftetari qe lufton me shkronja Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale. Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare. |
[b]Enderra[/b]
Imazhi yt Per cdo nate Si kartoline Me vjen S’me le rehat Me josh… Si pakuptuar Me rremben... Ferferin ne veshe Zeri yt aq i brishte… Me pas me merr Si me magji Te dyfishte… Enderren ma vret Zemren ma ther Larg me dergon… Enderren me prish Shpirtin ma gris Me roberon... Sa here ne gjume Fytyren tende E enderroj. Sa jam munduar Kete drite hene Ta pikturoj. Por sa marr lapsin Ne dore Ta vizatoj Shkelqimi zhduket Nuk mundem dot As ta kujtoj. Shikoj ne enderr Kur si nje nimfe Tek une ti vjen Futesh lehtesisht Ngaqe dritaren Hapur e gjen. Me pas nga une Porsi nje gjethe Afrohesh lehte S’kerkon jastek Mbi gjoksin tim Koken mbeshtet. Fytyra ime Ne kete cast Mbushet tere gaz Pa u menduar Drejt trupit tend Doren e zgjas Dhe sa provoj Me dore te bardhe Ty te te prek Shperthen nje vale Nga trupi yt Doren ma djeg. Me pas te dhimsem Dhe drejt meje Duart i con Zemren ma ndez sapo me prek Me lumturon. Sa shume cuditem Vec me nje prekje Dhimbja me shkon. Por nuk zgjat shume Se vjen mengjesi Dhe te largon. Sa e sa here Kjo enderr Me perseritet. Sa e sa here Ma ka bere zemren Qe te venitet Sa here qe vajza Ne gjume te nates Ndjenjat me grish Vjen nje furtune Vajzen perze Enderren ma prish. Epo kur sdo sdo tha tha samarxhiu, ske ci bon :lol: |
[b]Kujtim[/b]
A te kujtohen valle kohet kur ne banke ishe me mua kur te perkedhelja floket ku me shpirt te thashe te dua Kur plot me zjarr te flisja me plot dashuri e ndjenja kur me fjale te merzisja kur dhurate lule te sillja. Kur te sillja trendelina te hiqja brengen e trishte cilte zemra trendafila sic cel jasemina e brishte. |
[b]Shtegetari[/b]
Kush do te me degjoje te pakten nje here me pas te me mbylle ne burg a qeli me ka bere te vuaj nje trendafil me ere ma kane shqyer zemren, nja dy sy te zi. Mendoj te ulerij, me ze te larte Megjithese e di askush s’me degjon Te kerkoj vajzen me zemer te arte Te kerkoj ate, qe zemra me don. Ta kerkoj neper shtigje pafund te gjata Ose midis mureve te varreve te zi Neper shkrtetira te nxheta te thata Te rend dite e nate dhe uje te mos pi. Do rendem ne maja te larta dhe shkrepa Atje ku ka folezen debora e bardhe Te vishem me triko kepuce e doreza Te rrembej vajzen qe rri aty lart. Kush do me ndihmoje Vec nje here te pakten Ne maje te me coje Qe te takoj vajzen. Ti them se e dua Lules me vese Ne qafe ta shtengoj Tere boten te ndez. Ndihme kerkova eres tufanit te forte Dhe kete e bera Vec me nje vikame Ndihme i kerkova dhe bores se ftohte Por asgje nuk mora, Asnje ndihme s’me dhane. Ndihme i kerkova Diellit te arte Detit te kaltert Henes se bardhe yllit te shenderitshem dhe malit te larte. Edhe zemres sime Qe qan dite e nate. Dielli sme ndihmoi Rrezet mi pengoi Hena driten humbi Erresire leshoi Era e forte vajzen Pas diellit e dergoi Deti u zemrua Dallge e shkume leshoi Vendosa te kthehem Por zemra s’me lejoi. Shtegetimin vazhdova Mora dhe nje harte Qe te gjeja rrugen Pas diellit te arte. Ndoshta drite e diellit Syte do mi verboje Ndoshta do me djege Do me perveloje Do me beje te qaj Shume do me mundoje por kam dashurine tende qe do me ngushelloje do me jape kurajo shtegtimin te vazhdoj. |
[b]Fllad vjeshte![/b]
1. Flladi i vjeshtes fluturon Ringjall t’varrosuren dashuri Permallimin e fjetur zgjon Debon perjete t’keqen magji. 2. Vale e detit perplot shkume Tutje thellesive me rremben Ma shkaterron te brishtin gjume Me vone serish,ne breg me kthen. 3. Nis te shkruaj perplot gaz Mbi nje leter bore te bardhe Fjalen tende pres me pas Te me heqe gjigandin ankth. 4. Tere ky zjarr do me prangose Kembe e duar me zinxhire Valle kjo leter kur do sose? Te kerkoje nga ti meshire. 5. Leter pas letere te shkruaj Dhe ti nis me fluturim Po ta dish sa shume po vuaj Do ma falje k’te gabim. 6. Vrasesja pashpirt e zemrave Zemren ma rrembeu nder duar Me pas u arratis shtigjeve Me gjethe vjeshtore mbuluar. 7. Nga pas mundohem ti shkoj Plogesht,me hapa te marre Ne shteg diku ta ndaloj Nga dora zemren tja marr. 8. Ky xhind dashurie me mashtron Me grish k’te ndjenje te perflakte Me shpirtin e vrare vallezon Me kordat e zemres se plagte. 9. Ah mashtohem dhe vallezoj Per nje çast tere ankthi tretet Dhe kur nektarin e mbaroj, Ne fund te gotes, helmi mbetet. 10. Fllad i vjeshtes fluturon Rizgjon dashurine e fjetur Pije zemres mi ofron Dhe ne çast mbetem i dehur. 11. Per nje çast ndjehem i lumtur Me vone zemra pikon gjak Zhduket tere imazhi i bukur Sapo pija te me dale. 12. Ah ky fllad vjeshtor i lehte Sa me vret sa me mashtron Here zemres mi jep flete Dhe me pas e roberon. 13. Ah ne detin a mallengjimit Sa larg iki, sa thelle zhytem Me perplas vale e trishtimit Dhe ne brenge i teri mbytem. 14. Pyet zemra e prushitur Dashuri pse erdhe valle Tashme afshi me ka ikur U shua tutje ne vale. 15. Serish zemra pershperit Se kuptoj se ç’flet nen vete Meshire fllad, perserit Mos me flak tutje si gjethe. 16. Fllad i vjeshtes fluturon Rizgjon dashurine e fjetur Zemren time e gozhdon. Dhe ne çast mbetem i vdekur. |
[b]Shpresa vdes ne porten tende![/b]
Pashe gjithesine si nje varr te ngushte Mbuluar ngado me simbole prangash Pashe syte e mij veshur me mjergull Mjegull te bardhe si cerdhe merimangash. Pashe diellin te humbe nen re Pashe henen, tutje pas nje brinje Pashe edhe akujt qe qanin per ne Qaje dhe ti sa akujt i shkrije. Qaja, dhe lotet me rrjedhnin si lum Plot dhimbje, ngaterruar me mjergull Te kembet e tua bota merr fund Ne porten tende, shpresa mbetet vdekur. |
INDRITI
Ta kam lakmi se si je kaq i palodhur. Ta kam lakmi që shkruan bukur. Ta kam lakmi që di të shkruash kështu ndieshëm. Vazhdo, je i mrekullueshëm! Hahhaahaha, Vazhdo, he skofiar... |
Flm ditirambe, dhe per kurajon flm por se mora vesh perse qeshe aq shume?
per qefin tend po postoj dicka |
[b]Deshire[/b]
Dua te jem vetvetja, kete dua gjithmone Te jem i lumtur qofte dhe per pak minuta Te dashuroj nje vajze qe me dashuron e vargje per te Nate e dite te thurja. Te dua ate… magjine e syve te saj… Ne zemer te saj, dashurine te kerkoj Ta vendos ate, lart permbi qerpike Qe driten e syve te me zevendesoje. Te jem lot dua ne pikellimin e saj te rreshqas si krua sa here ajo te qaje Dua te jam gaz… Dua te jem shprese Dua te jem tingull sa here qe te qeshe. Dua te mi pushtoje arteriet e zemres Dua te jem me te Pergjithmone. Te jem nje trendafil, Qe per te kundermon Te jem era e perfumit qe ajo preferon. Dua zemra ime te jete foleza e saj Ne zemer ta mbyll Ne shpirt ta ngujoj Te shkrihem te tretem Te mbytem ne vaj Te zgjohem cdo mengjes Ne krahet e saj. |
Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 09:28. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.