![]() |
[b]Engjulli im
[/b] Engjulli im, deshiroj te vij tek ty sepse te dua, merrme me vete sepse kam nevoj per ty. Deshiroj te me vizitosh, te me marresh, te me dashurosh, gjithcka dua nga ty. A po vjen te me marresh, ashtu dua une, te mos me leshosh kurre, gjithemon me ty te qendroje, s`ka rendesi sa shume dua, perjete. Perpiqem te te shoh ty, cdo nate, ti vjen ne enderrat e mia, me shtrengon forte dhe shkon perseri. Me len vetem, por jam e sigurte se te dua pergjithmone, sepse ti je aq i mrekullueshem, jo vetem tek syt e tua, por ne ty shoh aq shume, megjithese nuk flet shume. Ti me dhuron gjithecka, edhe pse nuk ke asgje. Zemren m`a ke dhuruar, ate qe aq shume e kerkoja, sa shume fuqi ka ne te, fuqia qe me ben te jetoje. Dua te te shoh perseri, shpeshe, cdo minute t`a kaloj me ty, kjo me mundon, me ben te vuaj shume, kam nevoj per pranin tende, Dashurin tende, shpirtin tend. Shpesh ndihem vetem, ne nje dhome te erresuar, vetem ti mundeson ndriqimin e saj. Eja shpirt eja, mos nguro me krahet hapur te pres, pa te puthur ty nuk do te vdes. FrEsKiA |
[b]Vetem ti nuk e di
[/b] Ti nuk e di sa me ka marre malli, Se po ta dije do te ma shuaje shpejt. Ti nuk e di se c'zjarr kam ne gji, Por dhe po ta dije, me kot do mundoheshe ta shuaje. Ai zjarr nuk do akull, nuk do shi Ai do zjarrin qe dhe ti ke ne gji. Por ti nuk e di,ti nuk di asgje, Ndaj dhe une pres me kot ardhjen tende. Gjithe miqte e mij e dine per ty, E dine qe te dua, qe per ty mendoj E vec ne enderr ndjej kenaqesi Sepse atje te perqafoj. Ndaj dua te jete vetem nate..... Se vetem atje, ti je me mua. Por kur dita zbardh serish, e shoh se jam, gabuar. Atehere qaj, qaj papushim Se mrekulline e zemres time, vetem ti nuk e di. FrEsKiA |
[b]........
[/b] pse jeta fsheh kembet e veta i perngjet rreshqanoreve pritjet neper udhekryqe i shterim e presim vetem pranveren dhe eremimin e luleve. FrEsKiA |
[b]Pritjet e gjata
[/b] Per shume gjera me sy hapur kemi enderruar Ne sfondin e enigmes per ti realizuar Kemi enderruar gjera me teper se shume E i kemi zgjatur endrrat me teper se ne gjume Te nesermen nga shtrati shpejt jemi ngritur e me idiotesi te plote ndonje magji kemi pritur Por ja pas gadishmerise se gjate jemi merzitur per castet qe pa kuptuar na shkuan duke pritur Ndersa deshirat na vinin ne rritje aq me shume do te rrinim ne pritje Megjithese une kam enderruar asnje nga endrrat me realitetin s'kam prezantuar Pres me muaj pres me vjet a thua ajo dite dikur do te behet realitet FrEsKiA |
[b]VETJA......,DRITA DHE......,ERRESIRA [/b]
Eci e hutuar mbi rruget e merzitjes me shpresa se do te dal nga erresira ne drite duke ecur numeroj me ze vitet e pritjes numeroj dhe lutjet enkas per perendite Kthej koken aty mbi rruge e shoh gjurme qe vijne nga lashtesia C'do ze i gjurmeve eshte degjuar nga veshi i shurdhet e eshte mbuluar c'do nate nga pezmatia Sho veten qe pa dashur ka lene gjurmet duke shkelur kedo mbi boshllekun e jetes shoh dhe njerez qe formojne pamje te turmet e nje emer tjeter i vene te vertetes Me pas ēoj koken tek e ardhmja perpara nga syte e befte fundi i erresires shikohet por ndersa qenia ime shkon atje perpara ajo erresire atje tej largohet Vrapoj une por vrapon dhe erresira e askush nga ne se di kush do te lodhet me shpejt drita me ben ti ushqej vetes plot deshira ndersa erresira friken se do te me mbaje aty perjete FrEsKiA |
[b]Udhetojme perdite ne shinat e jetes
duke mbartur me vete endrren,shpresen Udhetojme perdite ne shinat e jetes derisa te kapim trenin e fundit.. [/b] FrEsKiA |
[b]Me Mungon [/b]
Prape me mungon Te me peshperitesh poezit e tua Te ndihem me lehte ne dhimbje Prape me mungon Sikur fati,te pafatit Sikur drejtesia,per te gjykuarin Dhe, prape me mungon Sikur lulja,pranveres se vone, te ngadalshme dhe te ftohte Sikur qiri dhomes se erret Dhe prape me mungon Sikur aroma e vjollces ne burg Dhe prape FrEsKiA |
[b]SDUA
(Ēka ishte jeta?) [/b] Sdua, Ta kthej shpirtin e pikelluar ne vendet,ku vajtimi im i ka vizituar Te dridhem E fshehur mes trupave te gjalle, siē kam qene edhe vete. Sdua Te kujtohem, Ne castet e lumtura ne fatkeqesi Lumturia,pikellimi,jane te njejta, kurre te mos kthehen. Ēdo gje eshte e mjeruar...dhe, Me percjell, Sikur drite e larget ai fat femije Ajo plage e vjeter. Sdua, O mik, Me degjon!? Te kthehem, Kam deshire te vdese edhe me teper Dhe te hedhe ne harrese, Harresat! FrEsKiA |
[img]http://img224.imageshack.us/img224/149/hands2035ta.jpg[/img]
[b]Eja[/b] me floke do t'i fshij lotet ne syte e tu Ata te qaj me bejne mua Ah!Perse kaq shume me mundon shpirt? Mos valle eshte faji im qe te dua? Njeriun e zhveshen nga ndershmeria dhe turpi pa turp bredh neper rruge Nuk ka ai frike nga Perendia I cili e ndjek udhe me udhe Dashurine e pergojojne me nofka idiotsish por, se kuptojne te gjoret se kuptojne se dashuria eshte dhurate hyjnish Netet pa gjume une do ti gdhij me lot do thur endrrat per ty ne dashte Zoti te na bashkoje ska djall a dreq te na nderhyje.. Mengjeset bashke ne do i presim dhe qiellin bashke do e veshtrojme ndaj eja ti, friken te vdesim Eja o shpirt te dashurojme.. FrEsKiA |
-Nese pyet ai se ku gjindem
I thoni se ka vdekur. -Nese kerkon varrin tim I thoni se gjendet ne fund te detit. -Nese kerkon trupin tim I thoni se eshe mykur. -Nese kerkon shpirtin tim I thoni se pushon ne thellesi te tokes. -Nese kerkon syt e mi Ithoni se nga lotet u verbua<Freskia>. :cry: :P FrEsKiA |
Poezi e shkėlqyer,duket se rjedhė nga thethėsia e zemrės...vėrehet lehtė se dispononi me bollėk edukim artistik dhe estetik.
|
****** :cry:
Kur lajmi i hidhur mbi popullin rendoi nga zemrat tona shqipetare pikellimi buroi!!! Sot na la biri yne i pare shqipetare, Sot humbem Ikonen tone me te ndritshme shqipetare te shekullit. Sot humbem prijesin; Simbolin e qendreses se Kosoves! Burreshteti, u qendrove stoikisht deri ne momentet e fundit parimeve te tua atdhedashese dhe patriotike. Sa shume durove, por, kurre nuk u perkule krenaria yte nuk mungonte, si shqiponje kryelarte bishat i sulmoje! Krenohemi, sa shume krenohemi me ty!!! Le te ngrejme zerin larte te gjithe se bashku: Figuren tende do t“a nderojme dhe respektojme nga gjithe ne shqiptaret kudo qe jetojme, si nje figure e ndritshme ne historinė e re tė Kosoves perhere do te perkujtojme! Lavdi per jeten dhe vepren e tij!!! :cry: :cry: :cry: |
per bised e yt, kam pas shume mallim
poez e pari, si ekspozim e mendje im nisa per fjale e fundit nga fillim pa qellim, ka ardhur ndalim pse lexova bukuria e thjeste me ni shkrim [quote=FrEsKiA][B]Cudi... [/B] Ti thot se e don Diellin, por kur ai ndricon ti futesh nen hije. Ti thot se e don Shiun, por kur bien Shi ti e hap ombrellen. Ti thot se e don eren, por kur fryn era ti e mbyll dritaren. Por kesaj i frigohem, se dikur ke then Te Dua Ty... FrEsKiA[/quote] :cool: |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:49. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.