Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Letėrsia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=128)
-   -   Jorgo Bllaci (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=28832)

Gega 1 08-02-10 20:23

Titulli: Jorgo Bllaci
 
***

Eja kenga ime , s`kemi c`rrime
Mes kesaj rremuje pa kuptim ,
Vrasesi ku hiqet per viktime
Dhe viktimes i kerkon shpagim ,
Ku te perdhunuarat gjykohen ,
Me te rruges ligj , nga prostitutat ,
Ku te marre e t`urte pergojohen
Dhe servilet , porsi minj nga skutat ,
Dalin rrahin gjokset edhe mburren
Se luftuan vrimash , si heronjte ,
Kuajve te ngordhur tek u sulen
Per t`u hequr me terbim patkonjte...
Ku gjithkushi klith e fryn paprere ,
Me nje duf qe meshirona o zot !
Eja , kenge e dashur , kaq potere
Une e ti nuk e durojme dot ,
Se jo pakez jeta na ka vrare...
Ndaj le t`ikim , ku s`na sheh njeri !
Mbase larg ne pyjet magjistare
Do te gjejme prehje dhe qetesi.

1991


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:42.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.