|
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj. |
06-12-09, 14:49
|
#1
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Jorgo Bllaci
***
Petalet bien ; era mengadale
I hedh mbi gjurmat, qe le mikja pas.
E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale,
Per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.
E c`mund t`i them ? Degjon te kthehet valle
Serishmi zogu, qe mergimin nis,
Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli
Per cerdhen a per strehen qe braktis ?
Papritur, te rrembyera rrekera
Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi !
Petalet bien...heshtas shket pranvera,
Roniten te perkohshmet stoli...
Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
Ja c`qe se fundi,gjithe kjo dashuri !
|
|
|
06-12-09, 15:01
|
#2
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Brengen e madhe mbyta ne nje gote;
Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj !
Per gjerat me te bukura ne bote
Sa me pelqen te rri e t`enderroj.
Sa me pelqen gazmor t`i bie lires,
Po ku te le mendimi te defrosh ?
Demon, demon i madh i hapesires,
Akoma ti kerkon te me genjesh ?
Ti po ma nxin me brenga djalerine,
Ti po m`i shqyen brinjet, po me c`mend,-
Ose me kthe serishmi qetesine,
Ose me sill ketu terbimin tend !
Se do t`i qepem qiellit kesaj nate,
Per flokesh ta kap henen e me te
Te sillem hapesires se pamate
E te mos zbres mbi toke kurre me !
1957
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gega 1 : 06-12-09 nė 15:02
|
|
|
06-12-09, 15:08
|
#3
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kur pa dashur humbas nder kujtime,
Mos me shih me trishtim e merzi ;
Mos m`u ngrys, moj e bukura ime,-
Koha shkon e me s`kthen perseri.
Por nga mjegull` e kohes se ikur,
Ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
Mallengjenjes, i larget, i mbytur,-
Dhe padashur ne shpirt na trishton...
1960
|
|
|
06-12-09, 17:35
|
#4
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Ti kedo mbi dhe do ta cuditje,
Mike moj,qe s`vure mend njehere;
Kur me sheh me vajza ne shetitje,
Pse serishmi behesh pike e vrere ?
Foshnje ishe, foshnje,mike,mbete,
Ndonese per dike tani je grua ;
C`dreqin ke, c`t`u shkrep pas kaqe vjetesh,
Qe xheloze behesh prap per mua ?
Une kurre ty s`ta kam rrefyer
Brengen , qe ne shpirt mezi permbaj ;
Dashuria, dashuri e fyer ,
Gur me ben e nuk me le te qaj.
Ja keshtu , moj mike , qenka jeta :
Ndodh qe nga nje here , per cudi,
Lodhet prej mesimeve te veta
Edhe behet foshnje , porsi ti.
Ne s`e qeshim tekanjozen jete ,
Po kur ne gabojme , ajo harron :
Ndonese marrezira ben dhe vete ,
Rende ne na tall e na ndeshkon.
Mike , qe me bere te trishtuar ,
Te te qesh , as qe me shkon ndermend ,-
Esht` i gjere shpirt` i perveluar ,
Ka nje vend dhe per gabimin tend !
1961
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Gega 1 : 06-12-09 nė 17:36
|
|
|
06-12-09, 17:52
|
#5
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kur buzeqesh plot gaz e shend ,
Ti ndrin gjithe enderrat e mia ;
Nga thellesire e syrit tend
veshtron e cilter dashuria.
Hutohem , mendjen krejt humbas ,
Magjepsem pas atij veshtrimi ;
Me grish padashur n`ate cast
Nje vis i larget enderrimi ,
Ku vetetine ne qiellin blu
Gezimi , jeta , lumteria ,
Ashtu sic ndrin ne syte e tu ,
Ne syte e qeshur , dashuria !
1961
|
|
|
06-12-09, 18:00
|
#6
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime ,
Po sot nje hon i thelle po na ndan ;
Ne fund te tij , si foshnjeze jetime ,
Me dhembje dashuria jone qan.
Pa ditur se perse , pa lot , pa fjale ,
Pa puthje , ne u ndame neper terr.
Pasionet u roniten mengadale
Dhe humben ne nje mjegull plot mister.
Dhe sot , qe me pendim , me mall a vojtje ,
Te shkuaren sikush ne shpirt permban ,
Ne heshtim kryeulur e me drojtje ,
Si vjollca , anes honit qe na ndan.
1961
|
|
|
06-12-09, 19:53
|
#7
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Mban mend ? Kesaj rruge dolem
Naten e lamtumires.
Fjalet , qe dot nuk i folem ,
Shiu ia tha erresires.
S`di sonte kendej si kalova,
Kohet si i lash menjane ;
Befas m`u duk se degjova
Dy zera , si zerat tane :
Njeri dic foli per mallin ,
Tjetri sikur psheretiu...
E dashur , ne ishim valle ,
Apo erresira dhe shiu ?
1970
|
|
|
06-12-09, 19:58
|
#8
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Nje mbremje si kjo tek shetisnim ,
N`agim te rinise te dy ,
Nga turpi i puthjes s`guxonim te flisnim ,
Nuk shiheshim dot ne sy.
Po sot , pas kaq viteve ndare ,
Kur hasemi rruges te dy ,
A thua nga turpi i puthjes se pare
S`u shihkemi dot ne sy ?
1971
|
|
|
06-12-09, 20:13
|
#9
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Medet se c`hall i madh me gjeti :
Nuk e kuptoj se c`eshte kjo ,
Qe s`po arrij ta njoh dot veten ,
Kur jam ne enderr e kur jo !
M`u be sikur , tani dhe dridhem ,
Kaq e tmerruar enderr qe ,
M`u be sikur nje short i hidhur
Na ra per pjese e sikur ne ,
Qe mezi c`presim per t`u pare ,
Se si u grindem krejt pa shkak
Dhe mbetem , per habi , te ndare
Nje cerek shekulli , jo pak !
Duro e tkurru e shkreta zemer
Thash se do me ngurosej shpejt ,
Po befas ti m`thirre n`emer
Dhe brofa i shastisur krejt ,
Sa s`munda ta kuptoja fare
Dhe s`e kuptoj dot as tani ,
Kush eshte enderr , ajo ndarje ,
Apo ky zgjim plot lumteri ?
1986
|
|
|
07-12-09, 19:30
|
#10
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kenge , jete , drite , hapesire ,
Brohori jehonash plot kumbim !
Enderrat e shpirtrave te dlire
Kalterojne qiellin pa mbarim !
E ja , mike , flakja zemres velin
Qe te ka mbuluar me merzi :
Gonxhet po shperthejne , shih , po celin
Mijra lule , mijra dashuri !
Mjaft me drojtjen tende dhe ngurrimin !
Sot pranvera zgjon kudo gezimin -
Jepju e tera vrulleve tua ,
Eja te te puth , te te pushtoj !
Njerez , qe te gjitheve ju dua , -
Lermeni , si mik , t`ju perqafoj !
1958
|
|
|
07-12-09, 19:42
|
#11
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Une e di qe ti tani per mua ,
Prane stufes rri edhe mendon :
" Jorgo , Jorgo ! - ti me vete thua -
Kete nate ku po e kalon ?
Valle , mos ndonje vejushe e mbetur
Te ka marre sonte ne shtepi
Dhe te puth e te pushton e etur ,
Gjithe epsh e gjithe egersi ?..."
S`ke se c`ben , e dashur , rruge e shkrete
Ne te huaj shtreter te perplas !
S`kane faj vejushat mendjelehta
Qe ne brengen time gjejne gaz !
Ti serishmi mendjen vret per mua ,
Prane stufes , brengen duke fshehur :
" Jorgo , Jorgo ! - prap me vete thua , -
Mos po endesh rrugeve i dehur ? "
Jo , e dashur , sonte fli e qete :
Ne nje park te heshtur , fill i vetem
Po qendroj , porsi nje zog pa flete ;
Permbi stol i krrusur , qaj e mekem
Dhe pse qaj nuk e kuptoj as vete...
1959
|
|
|
09-12-09, 17:59
|
#12
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
BALADE
S`di nga me vjen kjo kenge e mbytur shpendi ,
Qe pa pushim ne zemer me bucet :
" Ne nje kafaz te bukur prej argjendi
Dikur me mbylli mizorisht nje mbret.
Me roberine time zbukuroja
Stolite e tij te ngurta ne saraj ;
Me kengen time brenges i tregoja
Sa me zhuriste shpirtin zjarr i saj.
Po nje mengjes , dericken e kafazit
Sekush e hapi...Une u bera plumb !
Ne xhamat e dritares u perplasa ,
I theva e cava qiellit pa fund ,
Dhe si pushtova duke fluturuar ,
Me krahet gjak , te thellat kaltersi ,
E prita vdekjen pa u deshperuar ,
Sepse e ngopa shpirtin me liri ! "
|
|
|
09-12-09, 18:10
|
#13
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Kushtuar P.J.
O mik i shtrenjte ! Shkuan kaq vjete ,
Po ty nga shpirti dhembja nuk t`u nda ;
S`te qeshi buza , qysh nga dite e shkrete
Kur nje syzeze iku dhe te la.
Po pse , i dashur , vitet qe na shkuan
Me brenge t`i kujtojme e me merzi ,
Kur ne me gjithe zemer ia kushtuam
Cdo hov rinor se dlires bukuri ?
Ne vitet tona , s`duhet ta genjejme
Me lot shpirtin , se s`ia vlen vella ,
Qe dashurine e vogel ta shperblejme ,
Keshtu si ti , me dhembje te medha !
|
|
|
12-12-09, 16:11
|
#14
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Sa pisk e kam , sa dhembje ndjej , sa dua
Te me perpije brenda dheu i zi !
Oh , zgjate doren sonte edhe mbi mua ,
Te ngrohten dore , o mema Shqiperi !
Jam i semure , buza po me dridhet ,
Ketu ne gjoks dicka me cpon , si gjemb ,
Nje lemsh , nj` i forte xhung ne fyt me mblidhet ,
S`marr fryme dot , cdo pejz ne trup me dhemb.
Nje cast me merr ne gjirin tend te shenjte
Te mbeshtes kryet e te qaj , te qaj ,
Ashtu sic mund te qajne , o meme , e shtrenjte ,
Vec foshnjat dhe fajtoret e pafaj !
1964
|
|
|
12-12-09, 16:18
|
#15
|
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
|
Titulli: Jorgo Bllaci
***
Dy hapa larg , e vite per t`arritur
Atje , ku per cdo cast na vete malli ,
Atje , ku bujarisht fal jeten diell` i ndritur ,
Atje , ku po na qajne per se gjalli.
Dy hapa larg , vella , dy hapa larg matane
Pas mureve te lagesht e te erret ,
Po na vajton liria , qe prej saj na ndane ,
Sepse me fort e deshem nga te tjeret.
1964
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:31.
|
|