Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Poezia (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=115)
-   -   Poezi me krah lakuriqe nate! (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19868)

mret1 09-01-08 21:39

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
a je poete ti era se me pelqyn shum poezit e tua nese jan tuat

Era1 13-01-08 21:29

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
[quote=mret1]a je poete ti era se me pelqyn shum poezit e tua nese jan tuat[/quote]

mret1 te falenderoj per kohen ne kete teme.
Poezite jane te miat te gjitha por nuk jam poete, thjesht shkruaj per hobi. :)

Era1 09-03-12 23:26

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
Buzėqeshjet e mia
jane piramidale,
cilindrike,
sferike,
kubike,
paralelogram,
pa anė.
Buzėqeshjet e mia
s’kanė hipotenuzė,
as katet,
as kėnde tė drejtė,
ato qeshin,
heshtin,
s’reshtin,
lakohen,
gjysmohen,
s’thermohen,
pėrthyhen,
s’thyhen.
Buzėqeshjet e mia
s’kane kufi,
s’kane fund
as fillim,
jane rimė.
[IMG]http://www.thinktank64.com/wp-content/uploads/2011/03/sonreir.jpg[/IMG]

Era1 23-03-12 22:53

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
Dhembin mė shumė lamtumirat memece
ato qė nuk shqiptohen
qė lėshohen tinzisht
lamtumirat hileqare
ato qė ndihen
... nė gurgullimėn e qetė
tė plagės qė hapin.
Dhembin lamtumirat pa fytyrė
ato qė janė grimca nė buzėqeshje
ato qė zhyten nėpėr xhepa
dhe fshehin tė vėrtetėn
Dhembin ato qė janė mjegull
linjė e paqartė e horizontit
ato qė ngėrthejnė shpirtin
pa tė parė nė sy
Dhembin lamtumirat pa fjalė
lamtumirat frikacake

Era1 23-03-12 23:31

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
Unė nuk dua t’i di dhimbjet
zemra ime ėshtė e thjeshtė,
deri atėherė kur fjalėt
pushojnė pėr ta puthur,
kafshuar.
... Pastaj ferrat,
tė egrat ferra hyjnė gjithandej
sa gjithēka muzikėn e hijes luan;
dhe lulet, dhe pemėt,
zogjtė; friksohen tė trishtuar.
Nėse nata mė arrin
e shumė afėr trupit tim vallėzon
ėshtė
mė e shkėlqyera pėrsėritje e mėrzitshme
qė lėvizja e tėrheq zvarrė nė pėrjetėsi.
Nuk dua tė mė ndjekin
e s’dua as tė vrapoj.

Era1 19-05-12 13:21

Titulli: Poezi me krah lakuriqe nate!
 
Janė ngjyrat gri qė fundosen
nė kėnetėn e frikės sė tyre
e prapė nga dyshimet e padukshme
nuk shpėtojnė
vuajnė nga llogaria, jo nga morali
tremben nga liria (ta pėrdorin s’duan),
asnjėherė
nuk duan ta takojnė,
janė ata qė pėr dalje hyrjen shohin
kotėsinė fytyrės si shuplak
i ndriēon veē
drita e verbura
hyjninė e tyre e kanė larg,
ata me gjysmė hapi shkelin rrugėn
nuk ecin nė trotuaret qė prek dielli
hijet
i veshin bukur pėrmbi shtat
kurse dashurinė... dashurinė
e hedhin,
ata nuk janė punėtor tė thjeshtė,
nuk janė nga ata qė pėrkulen mbi lopatė,
as nga ata qė me pagė minimale sigurohen,
as nga ata qė tek vetja strehon mė pak
as nga ata qė fjalėn e mbathin pa [I]teklif[/I],
por janė nga ata
me vargje tė pluhurosura
qė s’kanė asnjė flamur
nga ata pa klorofil, pa ngjyrė,
ata qė kalldrėmin si kallėzues kanė
rrėnojat e tyre tė hedhin nė fytyrė,
dhe s’tė lėnė tė jetosh
sepse ata jeta jote i bezdis
dhe kujdes...
se po ta prenė rrugėn....
nė strofkėn e tyre do rrish
nė sahanin e tyre do tė bėjnė tė hash
e me luspat e tyre do tė mbulojnė
prandaj kujdes…
mediokrėt lutjet i injorojnė.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:10.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.