|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
22-07-06, 16:32
|
#1
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Poezi me krah lakuriqe nate!
Kam njė dinozaur brenda meje,
nuk e di nė kė moment tė jetės sime tė shkurtėr
arriti brenda meje tė futet,
ndoshta kur isha e vogėl,
o ndoshta kur flija,
o ndoshta nė ndonjė moment,
kur ndjen se jeta tė kėputet.
Kockat e mia mė duken tė mėdha
(sigurisht janė tė tijat),
kurbat, krahėt, muskujt i kam si tepėr
(edhe kėto tė tijat duhet tė jenė),
kam njė dinozaur brenda meje sigurisht,
mė pėlqen njė dinozaur mė shumė se njė hienė.
Ēfarė tipi tė jetė ?
T-Rex ?
E kam ngrėnė tė gjallė,
apo ndoshta si fosil e kam kapėrdirė?
Nėse ai nuk ankohet,
atėherė e paskam pėrtypur mirė!
Ėshtė mashkull a ndoshta femėr?
Ah harrova : qė tė flas pėr tė ,
mė parė mė duhet ta pagėzoj
me njė emėr.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
22-07-06, 16:36
|
#2
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Ti!
Kėngė oqeani,
vjen pėrmes ēelėsit tėnd tė preferuar,
qė nuk tė kthen nė bravė tė kyēur,
injoron fjalėt dhe shkrimet e emrit nė portė.
Ti!
Engjėll i plagosur,
qė nuk tė mbulojnė mendimet,
dhe pse krijuesi yt avokat,
nė njė qelizė tė ka vendosur,
ti nuk shtrydhesh ,as shtrėngosh,
nuk asfiksohesh.
Ti!
Pemė kristali,
rrėnjėzohu nė njė kopsht,
ku hapat janė tė lehtė,
ku pėr ty kujdeset dora e kopshtarit,
dhe tė bėnė tė braktisesh hapėsirėn tėnde,
shije artificiale.
Ti!
Hije e shqisės sė tetė,
ke shumė pėr tė dhėnė,
krijon mėngjeset kavalierė,
bėn tė mė zgjojė njė klithmė memece,
dhe kurrė nuk e harron lojėn,
qė shpesh luajmė bashkė.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
22-07-06, 17:41
|
#3
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Nganjėherė dua tė shkruaj njė poezi,
gri,
me krah tė njė lakuriqi nate,
dhe me gjemba nėpėr shpatulla,
njė poemė vertikale,
tokėsore,
vetmitare,
me rrėnjė,
dhe me madhėsinė e njė gurķ,
njė poemė pa formula,
pa sekrete tė trembura,
qė tė mendoj,
qė tė shkruaj vetveten,
e gatshme tė hidhet nga ura,
ose tė rrėzohet nga njė avion.
Por shumė herė poezia mė del e prerė,
dridhet,
ikėn, vjen,
nuk ėshtė konstante,
e sėmurė,
maniake,
depresive,
dhe unė ēdo natė tendos vargjet,
shtrihem nė shpirtin tim,
e gatshme qė tė nis njė poezi pa moshė,
pa frikė,
njė poemė pa kocka dhe gjak,
memece dhe transparente,
sepse poezitė nuk flasin,
ato preferojnė tė thonė gjėrat nė heshtje.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
22-07-06, 18:50
|
#4
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
mes buzėve tė thara do takonte:
njė dhomė ta pamobiluar,
njė dyshek tė vetmuar,
dhe njė dyshek tjetėr nė dysheme,
(njė kuti shpresash tė mbushur),
njė mal me enė pėr tu larė,
trupin tim mes djersės qė provokojnė duart e tua,
njė portė tė mbyllur,
qė fsheh njė djall tė vogėl,
qė herė pas here arratiset,
njė ylber qė thyhet e ngjitet,
disa filma tė vjetėr nė bardhė e zi.
Nėse njė natė dimri,
njė diell udhėtar do tė vinte tek unė,
do tė mė gjente tė mbyllur nga reformat
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
23-07-06, 19:27
|
#5
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Ju faleminderit per kujdesin tuaj
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
tregoju kėmbėt e tua tė stėrgjata,
muskujt e tu tė rrėzuar nga koha,
ngjyrėn e venave tė tua,
jepu pak gjak nga plagėt e tua,
mbuloji me lėkurė nga jotja,
trajtoji si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė heshtin,
shikoji si dhembin,
kafshojnė me dhėmbėt e rėnė,
klithin me zėrin e fikur,
jepu pak frymė nga jotja,
rriti si ėndrra.
Shikoji ata po qajnė!
Tė lutem,
mos i lėr tė qajnė,
janė vargjet e mia.....
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
23-07-06, 20:24
|
#6
|
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
...ERA , Komplimente !, Respekt , per nderlidhjen aq te bukur te fjale se menduar e te shprehur ne formen e vargut poetik ...
....Vazhdim te suksesshem ...
|
|
|
24-07-06, 18:35
|
#7
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Kishte disa postime nga disa antare dhe sot nuk jane !!!
Gjithsesi i falenderoj per ato qe kishin shkruajtur , gjithashtu falenderoj dhe Jador.
|
|
|
24-07-06, 21:19
|
#8
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .
Faleminderit
|
|
|
25-07-06, 12:29
|
#9
|
Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Era1
I lutem moderatorit (gjithmone nese mundet) qe postimet e antareve per poezite e mia te mi lene ketu .
Faleminderit
|
Nga praktika nė tė kaluaren faqja e poezisė ishte shėndrruar nė kafe muhabet,nė mesė tė vargjeve poetike sė pari lexonim komplimente e pastajė llafe.nė kėtė kontekstė nuk dėshirojė njė ripėrseritje,pėr mirė kuptim ju faliminderit.
Tė gjitha postimet,komplimentet rreth poezisė janė tė zhvendosura nė temėn Komplimente Poetėve tė forumit.
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17238
Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|
|
|
04-09-06, 07:02
|
#10
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Sot nuk me pėlqen tė shihem ne pasqyre,
nuk dua tė zgjohem si ēdo dite,
(dilema idiote e ēdo mėngjesi)
Sot me tepron vetmia neper ēarēafė,
dhe dyshoj tek shenjtėria e qiejve,
apo dhe tek Zeusi absurd qe mediton
duke kthyer ne shi ēdo pike djerse tė tij.
Me kane goditur tashme ne shume vende,
me bien lotėt me shume se Zeusit,
sot ndiej seriozisht se kam diēka me shume
qe thjesht me ndan shpirtin.
Jam zgjuar e ngėrthyer ne ėndėrr,
dhe pėr disa momente pa ore,
kam qene duke kalėruar kohen
neper horizontin e tė djeshmes me tė sotmen.
Rimarr sekondėn qe me iku,
e kryqėzoj ne njė fjale kryq tė nxehte nėpėr ēarēafė,
depozitohem pėrjetė nėpėr majėn e reve,
dhe... zgjohem ēuditėrisht pa ty.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
16-09-06, 05:20
|
#11
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Po kėrkoj shkrimet e mia,
fjalė tė shqiptuara me zė tė zakonshėm
tė mbytura pa mundur qė tė dėgjohen.
Shoh pikturėn time tė parė,
dhe imagjinata ime kalon
mbi netėt e vetmuara nėpėr rrugėt e shkreta
me asfalte tė errėt,
ku ēdo gjė duket sikur derdhet nga dritare tė shkatėrruara.
Shikoj shkrimet dhe pikturat e mia tė harruara,
shumė mendime tė prangosura,
sa orė tė pastruara si nė tempuj
varur qėndrojnė si ikona.
Sa qetėsi e hidhur
nė sytė e pangjyrė tė kėsaj pikture!
Duket sikur ka dritė nė atė shikim
dhe jetė nė copėzat e buta tė flokėve tė saj...
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1
|
|
|
04-12-06, 18:07
|
#12
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Qirinj,
kėrkoj qirinj,
pėr njė trup pa pasion,
qirinj pėr dy sy,
tė boshatisur nga malli,
qirinj zemėr,
pėr tė ndriēuar rrugėt e shpirtit,
qirinj pėr dy duar
tė ngrira tek ty.
Qirinj,
kėrkoj qirinj i dashur,
pėr tė zgjuar kėmbėt
qė kanė kohė pa ecur me ty,
qirinj shpirt,
pėr tu djegur nga dashuria tė dy.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era
|
|
|
11-12-06, 17:21
|
#13
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Mi pri krahėt me ngadalė,
butėsisht,
nė mėnyrė tė pariparueshme mi pri,
hiqmi pėrqafimet e tua
qė mė rrethojnė trupin,
rrėzoi copa-copa puthjet qė mė ke dhėnė,
primi duart nėse tė pėrkėdhel,
shkatėrromė ndėrkohė qė tė pėshpėris,
thyeji kujtimet e mia,
tė shkuarėn time harroje....,
bėhu i panjohur pėr buzėt e mia,
pėr trupin,
i panjohur edhe pėr shpirtin...,
kafshoje vetminė time,
zhvishma zemrėn,
por mos mė ndalo tė tė them TE DUA...
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era
|
|
|
13-12-06, 19:36
|
#14
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
U kthyen mostrat,
janė nėn krevat pikėrisht tani,
sytė i kanė nė dollapėt e mbyllur,
mbas shpinės sime
fshehin buzėqeshjet dhe pėrqeshjet,
pushuan kataraktet,
hėna nuk tregon mė me gisht,
e harrova
ninullėn qė nėna mė ka kėnduar fėmijė,
dyshemeja u mbush me mbetje
tė dhimbshme,
njėsoj si dhe dje,
mbetje tė viktimave tė tua,
viktima tė puthjeve qė mė ke dhėnė,
por sot do ti mbledh tė gjitha,
do ti ngjis nė ditarin tim,
njėsoj siē ti i ke lėnė.
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era
|
|
|
11-02-07, 14:39
|
#15
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Atje mbas ēdo porte ka mėkate;
mbas ēdo shikimi, njė sekret;
nė ēdo dėshirė, njė rrezik,
ajo shkatėrrohet nga frikėt e saj,
ata qė urrejnė zhurmė e prekin netėve,
nė tė pėrzihet harrimi,
kryqėzohen takimet dhe puthjet,
dashuritė me ndarjet,
mėkatet,
sekretet,
rreziqet,
tė gjitha pėrzihen nė atė lagje tė errėt..
Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:41.
|
|