Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Fetua nė lidhje me rregullat e shkurtimit tė namazit dhe bashkimit mes dy namazeve (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=19920)

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:00

[B]Bashkimi mes xhumasė dhe ikindisė, nėse[/B][B] bie shi i madh

[/B][B]Pyetje:[/B] O shejhu i nderuar, ndodhi njė debat mes disa vėllezėrve nė lidhje me bashkimin mes xhumasė dhe ikindisė, nėse bie shi i madh qė shkakton vėshtirėsi dhe mundim. Dėshirojmė tė na jepni fetva rreth kėsaj.


[B]Pėrgjigje:[/B] Nuk lejohet bashkimi mes namazit tė xhumasė dhe ikindisė, as pėr shkak tė shiut e as pėr ndonjė shkak tjetėr, sepse diēka e tillė nuk ėshtė transmetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem e as nga ndonjė sahabij, me aq sa dimė, dhe sepse namazi i xhumasė nuk krahasohet me drekėn, ngaqė e xhumaja ėshtė ibadet mė vete dhe, siē dihet, ibadetet bazohen mbi argumente tė transmetuara, ndaj nuk lejohet shpikja me logjikė e diēkaje nė ibadete. Allahu u dhėntė sukses tė gjithėve pėr tė kuptuar fenė dhe pėr t'iu pėrmbajtur asaj. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė Afėr dhe Dėgjues.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:00

[B]Gjykimi i bashkimit tė namazeve[/B][B] pėr vendasin

[/B][B]Pyetje:[/B] Cili ėshtė gjykimi i Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij pėr njė grup njerėzish, tė cilėt e bashkojnė drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, nė mėnyrė tė vazhdueshme, megjithėse janė vendas?


[B]Pėrgjigje:[/B] Hadithet e sakta, tė transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem - nga fjalėt dhe nga veprat e tij - na kanė treguar se ėshtė detyrė qė tė falen pesė namazet, secili nė kohėn e tij dhe se nuk lejohet qė tė bashkohet mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė, pėrveēse nėse ekziston ndonjė arsye justifikuese pėr diēka tė tillė, si sėmundja, udhėtimi, shiu, e situata tė ngjashme, nė tė cilat ėshtė e vėshtirė ardhja nė xhami pėr ēdo namaz (bėhet fjalė pėr katėr namazet e lartpėrmendura). Xhibrili salallahu alejhi ve selem ia mėsoi Profetit salallahu alejhi ve selem kohėt e pesė namazeve, duke u falur me tė nė ditėn e parė, nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, dhe u fal me tė nė ditėn e dytė, nė fund tė kohės sė ēdo namazi, dhe, pasi qė falėn drekėn nė dy skajet e kohės sė saj, i tha:"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve". Tė njėjtėn gjė i tha pas ēdo namazi qė falėn.


Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem u pyet pėr kohėt e namazeve dhe iu pėrgjigj pyetėsit me veprime, duke i falur tė pesė namazet nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, nė ditėn e parė pasuese tė asaj pyetjeje, ndėrsa, nė ditėn e dytė, i fali tė pesė namazet nė fund tė kohės sė ēdo namazi, pastaj tha:[B]"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve"[SIZE=-6]13[/SIZE][/B]. Pėr sa i pėrket hadithit qė ėshtė transmetuar nė dy Sahihet, se Profeti salallahu alejhi ve selem fali nė Medine tetė (rekate) tė bashkuara dhe shtatė (rekate) tė bashkuara[B][SIZE=-6]14[/SIZE][/B], nė transmetimin e Muslimit bėhet e qartė se qėllimi ėshtė: bashkimi mes drekės dhe ikindisė dhe bashkimi mes akshamit dhe jacisė. Nė transmetimin e Muslimit thuhet:[B]"E bėri kėtė, megjithėse nuk kishte ndonjė arsye frike apo shiu"[SIZE=-6]15[/SIZE][/B], dhe nė njė transmetim tjetėr:[B]"Pa pasur shkak frike apo udhėtim".[SIZE=-6]16[/SIZE][/B] Pėrgjigje ndaj kėsaj ėshtė tė themi ashtu siē tha Ibn Abasi, kur u pyet pėr kėtė:[B]"Nuk donte qė t'ia vėshtirėsonte umetit tė tij"[/B]. Ky bashkim qė bėri Profeti salallahu alejhi ve selem nė Medine, mes drekės dhe ikindisė si dhe mes akshamit dhe jacisė, mund tė ketė qenė pėr ndonjė shkak apo arsye qė e bėnte tė nevojshme lehtėsimin ndaj sahabėve nė atė ditė. Ndoshta, kishte rėnė ndonjė sėmundje e pėrgjithshme (epidemi) ose kishte llucė dhe baltė, ose ndonjė gjė tjetėr, e cila u sillte vėshtirėsi sahabėve nė atė ditė.

[SIZE=-6]13. Transmeton Ahmedi, vėll.3/30; Taberani, nė el-Kebir, me nr.5443; Tahaui, nė Sherhu meanil athar, vėll.1/147
14. Transmeton Buhariu, vėll.1/137 dhe 2/53, dhe Muslim nr.705,55.
15. Transmeton Muslimi me nr.705,54.
16. Transmeton Muslimi me nr.705,50.
[/SIZE]Disa dijetarė kanė thėnė: Ky lloj bashkimi ka qenė bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, dmth, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu ka vepruar me akshamin, duke e falur nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Sheukani ka thėnė nė librin e tij [I]Nejlul Eutar[/I] se imam Nesaiu e ka transmetuar kėtė mendim nga Ibn Abasi, transmetuesi i hadithit. Ky mendim ngelet si alternativė e mundshme nė shpjegimin e kėtij hadithi. Ibn Abasi nuk e ka cekur faktin qė Profeti salallahu alejhi ve selem ta ketė pėrsėritur kėtė veprim herė tjetėr, por ajo qė kuptohet qartė nga transmetimi ėshtė se ka ndodhur vetėm njė herė tė vetme.


Imam Ebu Isa Tirmidhiu ka thėnė - pėrafėrsisht kuptimi i fjalės sė tij:"Nuk ka hadith nė librin e tij pėr tė cilin tė kenė rėnė dakord tė gjithė dijetarėt se nuk punohet me atė hadith, pėrveē kėtij hadithi dhe hadithit qė flet pėr vrasjen e pirėsit tė alkoolit, nėse sillet pėr herė tė katėrt, qė t'i zbatohet dėnimi".


Pra, qėllimi i Tirmidhiut ėshtė se dijetarėt kanė rėnė dakord qė nuk lejohet tė bashkohen dy namaze, veēse me arsye tė justifikuar me sheriat dhe se dijetarėt kanė rėnė dakord qė bashkimi i Profetit salallahu alejhi ve selem, i pėrmendur nė kėtė hadith, ka qenė me arsye, duke bėrė kėshtu pėrputhje mes kėtij hadithi dhe haditheve tė tjera tė shumta dhe tė sakta, qė tregojnė se Profeti salallahu alejhi ve selem e falte ēdo namaz nė kohėn e tij dhe se nuk bashkonte mes dy namazeve, veēse nėse kishte arsye pėr diēka tė tillė. Kėshtu kanė vepruar halifet e drejtė pas tij dhe tė gjithė sahabėt, si dhe dijetarėt pas tyre, tė gjithė ndoqėn kėtė rrugė dhe e konsideruan tė ndaluar bashkimin, veē nėse ka arsye. Autori i librit[I] Nejlul Eutar[/I] ka pėrmendur njė grup dijetarėsh qė e konsiderojnė tė lejuar bashkimin pa arsye, nėse kjo ndodh rrallė dhe nuk bėhet zakon, por ky mendim ėshtė i refuzuar nė bazė tė argumenteve tė mėparshme dhe ixhmaut tė dijetarėve qė kanė qenė para tyre. Duke u bazuar nė ēfarė thamė, i bėhet e qartė pyetėsit se ky hadith nuk bie aspak nė kundėrshtim me hadithet e tjera tė sakta, qė tregojnė qartė ndalimin e bashkimit mes dy namazeve pa patur arsye tė vėrtetuar me sheriat. Pra, ky hadith kuptohet nė atė mėnyrė qė e bėn tė pėrputhet me hadithet e tjera dhe nuk i kundėrshton ato, sepse sunetet e transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem – fjalė qofshin apo vepra - vėrtetojnė njėra tjetrėn dhe sqarojnė (komentojnė) njėra tjetrėn. Ai Sunet qė diku transmetohet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kuptohet sipas atij transmetimi nė tė cilin ėshtė pėrmendur i detajuar (me hollėsi). Po ashtu, nėse transmetohet njė sunet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, pastaj pėrjashtohet njė rast i veēantė nga ky rregull i pėrgjithshėm. E njėjta gjė thuhet edhe pėr librin e Allahut: ajetet e tij vėrtetojnė njėri-tjetrin dhe sqarojnė njėri-tjetrin. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:[B]"Elif Lam Ra. Ky ėshtė Libėr, ajetet e tė cilit janė pėrsosur dhe pastaj janė shpjeguar me imtėsi nga mė i Urti, nga i Mirinformuari nė hollėsi pėr ēdo gjė"[/B] (Hud 1) dhe:[B]"Allahu zbriti fjalėn mė tė mirė, njė Libėr, ajetet e tė cilit i ngjasojnė njėri- tjetrit nė mirėsi dhe vėrtetėsi, tė pėrsėritura herė pas here"[/B] (Zumer 23). Dmth, ashtu siē ėshtė i pėrsosur dhe i sqaruar, po ashtu ka ajete tė ngjashme, ajete qė vėrtetojnė njėri-tjetrin. Tekstualisht, e njėjta gjė thuhet dhe pėr Sunetin e Profetit salallahu alejhi ve selem. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:01

[B]Vendasit nuk i lejohet ta shkurtojė[/B][B] namazin apo tė mos agjėrojė nė Ramazan, pėrveēse nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose nėse ėshtė udhėtar

[/B][B]Pyetje:[/B] Nėse dikush udhėton larg vendbanimit tė tij rreth njė orė me avion, a i lejohet qė t'i bashkojė dhe shkurtojė namazet gjatė qėndrimit tė tij nė hotel? A i lejohet mos-agjėrimi nė Ramazan?


[B]Pėrgjigje:[/B] Nuk i lejohet askujt qė ėshtė vendas ta shkurtojė namazin, pėrveē nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose ėshtė udhėtar. Ai qė ka vendosur tė udhėtojė, por ėshtė akoma nė vendbanimin e tij (fshat apo qytet), nuk i lejohet qė ta shkurtojė namazin pa e filluar udhėtimin dhe pa u shkėputur nga banesat e fundit tė atij vendbanimi, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, kur e vendoste qė tė udhėtonte, nuk e shkurtonte namazin, derisa tė shkėputej nga Medineja. Nuk i lejohet askujt qė tė falet i vetėm - qoftė ai vendas apo udhėtar - nėse ai ndodhet nė njė vend ku falet namazi me xhemat. Pra, e ka detyrė tė falet me muslimanėt dhe ta plotėsojė namazin si ata, duke u bazuar nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:[B]"Kush e dėgjon thirrjen (ezanin) dhe nuk vjen tek ai (pėr t'u falur nė xhemat), nuk ka namaz pėr tė, pėrveēse nėse ka arsye justifikuese"[/B] (Transmeton Ibn Maxheh, Darakutni, Ibn Hibani dhe Hakimi, sipas kushtit tė Muslimit). U pyet Ibn Abasi:[B]"Kush konsiderohet arsye justifikuese?" [/B]Tha:[B]"Frika dhe sėmundja".
[/B]

Njė i verbėr e pyeti Profetin salallahu alejhi ve selem:[B]"O Rasulallah, unė nuk kam dikė qė tė mė udhėheqė pėr nė xhami. A mė lejohet mua qė tė falem nė shtėpinė time?"[/B] Profeti salallahu alejhi ve selem i tha:[B]"A e dėgjon thirrjen pėr nė namaz?"[/B] Tha:[B]"Po".[/B] Tha:[B]"Atėherė, pra, pėrgjigju thirrjes" [/B](Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij).


Gjithashtu, Profeti ka thėnė:[B]"Mė shkoi nė mendje qė tė urdhėroj tė bėhet ikameti dhe tė caktoj dikė qė t'u prijė njerėzve nė namaz, ndėrkohė qė unė, sė bashku me njė grup burrash qė bartin me vete barrė me dru, tė shkojmė tek ata njerėz qė nuk janė tė pranishėm nė namazin me xhemat dhe t'ua djeg shtėpitė me zjarr" [/B](Mutefekun alejhi[B][SIZE=-7]17[/SIZE][/B]).


Ibn Mesudi ka thėnė:[B]"Kush dėshiron ta takojė Allahun nesėr duke qenė musliman, le t'i ruajė namazet (t'u kushtojė rėndėsi dhe pėrkujdesje) dhe t'u pėrgjigjet aty ku thirren, sepse Allahu i ka ligjėruar Profetit tuaj sunetet e udhėzimit dhe, me tė vėrtetė, kėto namaze janė nga sunetet e udhėzimit. Nqs ju do faleni nė shtėpitė tuaja ashtu siē falet ai person qė nuk vjen nė xhemat, atėherė e keni lėnė sunetin e Profetit tuaj dhe nėse e lini sunetin e Profetit tuaj, do humbisni. Ēdo person qė merr abdes dhe e plotėson atė nė formėn mė tė mirė, pastaj niset pėr nė xhami, Allahu ia shkruan pėr ēdo hap nga njė tė mirė dhe e ngre njė gradė mė lart dhe ia shlyen njė gjynah. Nė kohėn tonė, nuk e linte namazin me xhemat veēse ai person qė ishte munafik i mirėnjohur ose ndonjė person i sėmurė. Kishte person qė e sillnin pėr krahėsh, ashtu qė tė ishte i pranishėm nė saf" [/B](Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij me nr.654,'256').


Hadithet qė flasin pėr kėtė janė tė shumta. Ēdo musliman e ka detyrė - qoftė vendas apo udhėtar - qė tė falet me xhemat dhe tė mos falet vetėm, pėrderisa e dėgjon ezanin. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:01

[B]Bashkimi mes dy namazeve pa[/B][B] pasur arsye

[/B][B]Pyetje:[/B] Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

[SIZE=-6]17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.
[/SIZE]

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:02

[B]Bashkimi mes dy namazeve pa[/B][B] pasur arsye

[/B][B]Pyetje:[/B] Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

[SIZE=-6]17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.
[/SIZE][B]Pėrgjigje:[/B] Nuk i lejohet muslimanit vendas qė tė bashkojė mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese, si sėmundja, ose istihada pėr gratė, pėrkundrazi, e ka detyrė qė ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, drekėn nė kohėn e saj, ikindinė nė kohėn e saj, akshamin nė kohėn e tij, jacinė nė kohėn e saj dhe nuk lejohet tė bashkohet mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese tė vėrtetuar me sheriat. Kurse, pėr sa i pėrket asaj qė ėshtė transmetuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar tetė sė bashku dhe shtatė sė bashku, dmth, drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, kjo tek dijetarėt ėshtė konsideruar si bashkim qė ka pasur arsye. Disa nga dijetarėt kanė thėnė:"E bėri kėtė, pėr shkak tė njė sėmundjeje epidemike qė i kishte pėrfshirė muslimanėt dhe i kishte munduar, ndaj edhe Profeti salallahu alejhi ve selem i bashkoi namazet". Ky lloj bashkimi ka ndodhur vetėm njė herė nga Profeti salallahu alejhi ve selem, pėr shkak tė arsyes qė u pėrmend dhe nuk dihet qė kjo gjė tė jetė pėrsėritur herė tjetėr apo tė jetė bėrė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Disa tė tjerė kanė thėnė:"Ai bashkim nuk ka qenė real, por ishte bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, pra, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu, ka falur akshamin nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Kėtė mendim e ka transmetuar Nesaiu, nga ibn Abbasi, me zinxhir tė saktė[B][SIZE=-6]18[/SIZE][/B]. Pra, u quajt bashkim, edhe pse, nė realitet, ēdo namaz u fal nė kohėn e tij. Shpjegimi nė kėtė lloj mėnyre, nė lidhje me kėtė bashkim ėshtė transmetuar nga Ibn Abbasi me transmetim tė saktė, ndaj nuk ngelet hapėsirė pėr tė thėnė diēka tjetėr, veē kėsaj. Pra, ky lloj bashkimi ishte i tillė vetėm nė pamje tė jashtme, kėshtu qė nuk i takon askujt qė ta pėrdorė kėtė ndodhi si argument pėr tė lejuar bashkimin pa arsye.


Pėr sa tė pėrket ty, o pyetės, tė lejohet qė ta falesh me grupin e punėtorėve drekėn nė kohėn e saj dhe nuk e fal ikindinė kur ata e bashkojnė. Po ashtu, e fal akshamin me ta nė kohėn e tij dhe nuk e fal jacinė kur ata e bashkojnė, por e fal mė vonė, kur t'i hyjė koha e saj.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:03

[B]Bashkimi dhe shkurtimi i namazit[/B][B] pėr njėsitė ushtarake qė gjenden nė vijat e para

[/B]Nga AbdulAziz bin Baz drejtuar vėllait tė nderuar, drejtorit tė drejtorisė pėr ēėshtjet fetare pranė forcave tė armatosura tokėsore. Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Duke iu pėrgjigjur letrės tuaj, nė tė cilėn kėrkohej sqarimi i gjykimit tė sheriatit nė lidhje me formėn e namazit qė duhet tė falin njėsitė ushtarake qė gjenden nė vijat e para, them: Nėse ata persona janė pranė vendbanimit tė tyre dhe nuk janė udhėtarė, atėherė e kanė detyrė namazin e xhumasė dhe plotėsimin e namazeve katėr rekatėshe, ndėrsa, nėse janė udhėtarė dhe qėndrojnė nė pozicionet apo pikat qė duhet t'i ruajnė, atėherė nuk e kanė detyrė namazin e xhumasė, u lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazit, sepse ata nuk e dinė kur do mbarojė detyra qė u ėshtė ngarkuar. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve pėr tė berė ato vepra qė Ai i do dhe ėshtė i kėnaqur me to. Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.


Drejtori i pėrgjithshėm i drejtorisė sė kėrkimeve studimore, fetvave dhe davetit.

[SIZE=-6]18. Transmeton Nesaiu, nė Muxhteba, me nr.589.
[/SIZE]

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:03

[B]Shkurtimi i namazit pėr banorėt[/B][B] e Mekes gjatė kohės qė gjenden nė vendet e kryerjes sė riteve tė haxhit (Arafat, Muzdelife, Mina), a i pėrfshin edhe shitėsit e mallrave atje, tė cilėt nuk bėjnė haxh?

[/B][B]Pyetje: [/B]Shkurtimi i namazit pėr banorėt e Mekes qė gjenden nė vendet e kryerjes sė riteve tė haxhit, a ka tė bėjė vetėm me ata qė bėjnė haxh apo i pėrfshin edhe shitėsit e mallrave, apo tė tjerė qė nuk bėjnė haxh, por qė gjenden nė ato vende pėr punė tė ndryshme (si policėt, mjekėt etj)?


[B]Pėrgjigje: [/B]Ajo qė dihet nga dijetarėt ėshtė se ky shkurtim ėshtė i veēantė pėr ata banorė tė Mekes qė janė haxhinj, gjithmonė nėse ecim sipas mendimit tė atyre dijetarėve qė e bėjnė tė lejuar pėr banorėt e Mekes shkurtimin nė ato vende. Shumica e dijetarėve kanė mendimin se banorėt e Mekes as nuk i shkurtojnė dhe as nuk i bashkojnė namazet, sepse nuk janė udhėtarė, prandaj e kanė detyre ta falin ēdo namaz tė plotė nė kohėn e tij. Por, mendimi mė i saktė ėshtė i atyre qė e lejojnė diēka tė tillė pėr ata banorė tė Mekes qė janė haxhinj, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i urdhėroi mekasit, qė ishin me tė nė haxh, qė t'i plotėsonin namazet. Kurse, pėr sa i pėrket tregtarėve apo tė tjerėve, tė cilėt nuk janė gjendur atje pėr tė kryer haxhin, por pėr punė, e kanė detyrė t'i plotėsojnė namazet dhe nuk u lejohet t'i bashkojnė.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:03

[B]A e kanė detyrė haxhinjtė shkurtimin dhe[/B][B] bashkimin e namazeve nė Arafat?

[/B][B]Pyetje: [/B]A ėshtė detyrė bashkimi mes drekės dhe ikindisė dhe shkurtimi i tyre nė Arafat apo lejohet tė falet secila e plotė nė kohėn e saj?


[B]Pėrgjigje:[/B] Falja e namazit tė drekės dhe ikindisė nė ditėn e Arafatit, tė shkurtuara dhe tė bashkuara, nė luginėn Uraneh - nė perėndim tė Arafatit - me njė ezan dhe dy ikamete, ėshtė sunet i pėrforcuar, tė cilin Profeti salallahu alejhi ve selem e veproi nė haxhin e lamtumirės. Nuk duhet qė muslimani ta lerė pa e vepruar sunetin, por megjithatė shkurtimi dhe bashkimi nė Arafat nuk ėshtė [I]vaxhib[/I]. Pra, nqs do e plotėsonte namazin, ai do ishte namaz i saktė. Ky ėshtė mendimi i dijetarėve. Shkurtimi ėshtė sunet i pėrforcuar, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem e ka vepruar diēka tė tillė dhe ka thėnė:[B]"Merrni nga unė mėnyrėn e kryerjes sė riteve tė haxhit"[SIZE=-7]19[/SIZE][/B]. Pra, nuk duhet qė muslimani ta kundėrshtojė sunetin, pėrkundrazi, duhet tė falet me njerėzit, tė cilėt i shkurtojnė dhe i bashkojnė namazet nė Arafat, me bashkim tė parakohshėm, pastaj drejtohet pėr tek vendi i tij, ku do bėjė [I]dhikėr[/I] dhe [I]du'a[/I]. Nėse nuk i fal dot namazet nė luginėn Uraneh, atėherė le tė falet ku tė mundet brenda Arafatit, sepse nė kėto kohė ėshtė e nevojshme qė njerėzit t'i shmangen rrėmujės dhe tollovisė me sa tė kenė mundėsi.

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:04

[B]Gjykimi i bashkimit mes namazeve pėr [/B][B]haxhinjtė nė Mina, nė ditėn e Tervijes dhe nė ditėt e teshrikut

[/B][B]Pyetje:[/B] A u lejohet haxhinjve nė Mina, nė ditėn e Tervijes dhe nė ditėt e teshrikut, bashkimi mes namazeve ashtu siē u lejohet shkurtimi? Ai qė i ka bashkuar namazet, a i konsiderohen si tė sakta?


[B]Pėrgjigje:[/B] Nuk di tė ketė ndonjė pengesė qė e ndalon bashkimin mes namazeve atje. Pėrderisa u lejua shkurtimi i namazit, atėherė lejimi i bashkimit ėshtė mė parėsor, sepse shkaqet qė e bėjnė tė lejuar bashkimin e namazeve janė tė shumta, ndryshe nga shkurtimi, i cili lejohet vetėm pėr njė arsye – udhėtimi. Por, mė e mira ėshtė mos-bashkimi i namazeve nė Mina, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i ka bashkuar namazet gjatė qėndrimit tė tij nė Mina as nė ditėn e Tervijes e as nė ditėt e teshrikut, dhe muslimanėt duhet ta kenė Profetin salallahu alejhi ve selem shembullin mė tė mirė.

[SIZE=-6]19. Transmeton Bejhekiu me nr.9307, Ahmedi vėll.3/337, Muslimi me nr.1297, 1970, dhe Nesaiu me nr.3062 dhe 14459.
[/SIZE]

Pause_Print_Scroll 03-08-06 19:05

[B]A ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi[/B][B] ve selem i ka bashkuar namazet nė udhėtim, kur nuk ishte nė ecje e sipėr?

[/B][B]Pyetje:[/B] A ėshtė vėrtetuar se Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė nė udhėtim, gjatė kohės qė nuk ishte nė ecje e sipėr, si, psh, gjatė qėndrimit tė tij nė Meke, nė ēlirimin e saj, ose gjatė qėndrimit tė tij nė Tebuk ose gjatė qėndrimit tė tij nė Meke, nė haxhin e lamtumirės?


[B]Pėrgjigje:[/B] Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar namazet nė betejėn e Tebukut, edhe pse nuk ishte nė ecje e sipėr, siē e ka transmetuar Muslimi (me nr. 706). Kurse, sa i pėrket qėndrimit tė tij nė Meke, nė ēlirimin e saj dhe nė haxhin e lamtumirės, nuk kam gjetur diēka qė tregon qartė se i ka bashkuar namazet, por disa hadithe lėnė tė kuptohet se Profeti salallahu alejhi ve selem i bashkonte namazet gjatė qėndrimit tė tij nė Ebtah, nė haxhin e lamtumirės. Mirėpo, siē e thamė, kjo gjė nuk shprehet qartė nė hadithe, kėshtu qė mos-bashkimi ėshtė mė i mirė, duke u bazuar nė veprėn e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Mina. Allahu ėshtė qė jep sukses.


Ue salallahu ala nebijina Muhamed ue alihi ve sahbihi, ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.



Pėrktheu: Ebu Duxhanah Shuajb Rexha
Medine, Dhulhixheh 1426H

[CENTER]
[B][SIZE=4]F U N D [/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]Me rrespekt nga [/SIZE][/B]
[B][SIZE=4]SmArTs_WAY P.P.S.[/SIZE][/B]
[EMAIL="[email protected]"][B][SIZE=4][email protected][/SIZE][/B][/EMAIL][B][SIZE=4] [/SIZE][/B][/CENTER]


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:19.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.