Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Mėsime nga Kurani (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=136)
-   -   Cdo te thote te jesh Rob i Zotit? (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=20475)

musl|m 09-11-06 02:57

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Njerezit me tė mire

[/B]Njerezit me tė mire dhe me tė persosur, nė rang me tė larte dhe me afer Allahut, tė fortet dhe ata qe jane me shume tė drejtuar, jane ata qe e kane robėrimin ndaj Allahut me tė persosur.
Ky ėshtė kuptimi i vertete i Islamit, me tė cilin Allahu dergoi tė derguarit e Tij dhe Librat e Tij. Ka kuptimin ti nenshtohesh Allahut dhe askujt tjeter, sepse ai qe i nenshtohet Allahut dhe dikujt tjeter ėshtė idhujtar, dhe ai qe refuzon ti nenshtohet Allahut ėshtė arrogant dhe mendjemadh e kokforte. Transmetohet qe Profeti sas tha- - Asnje nuk do tė hyje nė xhennet qe ka njė grimce mendjemadhesi nė zemren e tij (Muslimi) ashtu sic asnje nuk do tė rrije nė xhehennem pergjithmone nese ka njė grimce iman nė zemren e tij. Keshtu kokfortesia dhe mendjemadhesia jane e kundreta e besimit dhe mendjemadhesia ėshtė nė kundershtim me robėrimin e vertete. Transmetohet se Profeti sas tha- Allahu thote- "Krenaria ėshtė mbeshtjellesi Im (rida pjesa e siperme e ihramit) ndersa madheshtia ėshtė petku Im (izar pjesa e poshtme e ihramit), pra kush deshiron tė matet me Mua nė keto dy gjera, Une do ta hedh nė zjarr. (Muslim, Ebu Davud)
Madheshtia e Krenaria jane karakteristika hyjnore, dhe Krenaria ėshtė me e larte se Madheshtia, e cila ėshtė si njė mbeshtjelles (rida) i siperm dhe Madheshtia ėshtė si petku i poshtem (izar)
Per kete arsye, komanda nė namaz, edhan dhe nė dy Eid (bajramet) ėshtė tekbiri (Allahu Ekber). ėshtė mustehab tė thuhet tekbir nė vende tė larta si Safa` dhe Merwa, dhe nė vende tė tjera, kur i hipoen kafshes, e keshtu me radhe. Kur ezani therritet shejtani largohet. Allahu thote- "Me therrisni Mua- Une ju pergjigjem juve;por ata qe jane mendjemedhenj nė adhurimin ndaj Meje do tė perfundojne nė xhehennem tė poshteruar. Gafir-60

musl|m 09-11-06 02:57

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Cdo person duhet tė kete njė qellim nė dashurine e tij

[/B]Kushdo qe ėshtė mendjemadh e arrogant pėr tė adhuruar Allahun padyshim do tė adhuroje dicka tjeter, sepse njeriu ėshtė i ndjeshme dhe i mbushur me ide. Transmetohet se Profeti sas tha- "emrat e vertete jane Harith dhe Hammam". Harith ka kuptimin e atij qe ėshtė aktiv dhe perhere i zene duke bere dicka dhe Hammamm ka kuptimin e atij qe ėshtė perhere nė kerkim pėr tė bere dicka. Idete jane fillimi i deshirave dhe njeriu perhere ka njė deshire qe ka nevoje pėr njė objektive dhe njė fokus.
Cdo person duhet tė kete njė synim final qe ėshtė qendra e dashurise dhe deshires se tij. nese personi nuk ka Allahun nė qender tė dashurise dhe deshires se tij, dhe ėshtė mendjemadh e arrogant, ai padyshim do tė kete dicka tjeter nė qender tė vemendjes se tij, e cila do ta robėroje ate nė vend qe tė behet rob i Allahut, qofte ajo pasuri, pushtet ose fame, ose dicka qe merret pėr zot pervec Allahut si dielli, henen, yjet, idhujt, varret e profeteve dhe njerezve tė drejte, ose enjejt dhe profetet ai i merr pėr zoter ose cfaredo qofte tjeter qe adhurohet pos Allahut.
Nese ėshtė rob i dukujt tjeter pervec Allahut ai ėshtė mushrik, dhe kushdo qe ėshtė kokeforte, mendjemadh dhe arrogant ai ėshtė mushrik. Faraoni (Firauni) ishte njė nga me arrogantet e gjithe njerezimit dhe kokforte nė refuzimin e tij qe tė mos adhuroje Allahun dhe ai ishte idhujtar. Allahu thote- "Ne e kemi pas derguar Musain me argumente e fakte tė qarta, tė Faraoni dhe Hamani dhe Karuni e ata i thane- "Magjistar e genjeshtar". . . Musai tha- "Une iu kam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qe tė me mbroje prej cdo kryeneci, qe nuk i beson dites se pergjegjesise. . . Po keshtu Allahu vulos cdo zemer tė arrogantit, tė zullumqarit. (Gafir-23-24-27-35)
Edhe Karuni, Faraoni dhe Hamani. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhesi, ndaj nuk munden ti shpetojne denimit. El-Ankebute-39
Me tė vertete, faraoni ka ngritur kryet lart nė toke, e popullin e saj e ka grupezuar dhe njė grupo prej tyre e shtyp, ashtu qe djemte e tyre ua mbyt, e grate e tyre ua le tė jetojne. . . El-Kasas-4
Dhe, edhe pse binShsem tė besueshem nė to (se ishin nga Zoti), i mohuan nė menyre tė padrejte e me mendjemadhesi, pra shikoje se cfare ishte fundi i shkaterrimtareve. En-Neml-14
Ka shume ajete tė ketij lloji nė Kuran. Allahu e pershkruan Faraonin si mushrik nė kete ajet-
Te paret nga populli i faraonit thane- "A do tė lejosh Musain dhe popullin e tij tė bejne percarje nė toke dhe tė braktisin ty dhe zotat e tu? . . . El-A`rafe-127
Me tė vertete, keto fakte tregojne se sa me shume mendjemadh tė jete njeriu nė adhurim ndaj Allahut, aq me teper do tė jete ai fajtor pėr ti bere shirk Allahut, sepse sa me mendjemadh tė jete nė tė refuzuarit e adhurimit ndaj Allahut, aq me teper i varur behet nga qellimet e tij qe e kane robėruar ate.
Zemra asnjehere nuk mund tė varet nga krijesat nese Allahu ėshtė Zoti i tij dhe njeriu nulk adhuron aske pervec Allahut, nuk kerkon ndihme nga askush pervec Allahut, mbeshtet besimin vetem tek Allahu, mbeshtet gjerat qe Allahu do dhe largohet nga gjerat qe Allahu urren, do vetem pėr hir tė Allahut dhe urren vetem pėr hir tė Allahut, jep pėr hir tė Allahut dhe nuk jep vecse pėr hir tė Allahut. Sa me i sinqerte tė jete njė person ndaj Allahut aq me perfekt behet ubudijjah dhe aq me i pavarur behet nga krijesat. Sa me shume tė perfeksionohet robėrimi ndaj Allahut, aq me shume behet i lire nga mendjemadhesia dhe shirku.

musl|m 09-11-06 02:58

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Shirku dhe arroganca


[/B]Shirku ėshtė me i zakonshem tek kristianet, dhe mendjemadhesia ėshtė me i zakonshem tek jehudet. nė lidhje me kristianet, Allahut tha- "Ata i konsideruan ahbaret (prifterinjte jehudi) e tyre, ruhbanet (prifterinjte e krishtere) e tyre dhe Mesihun birin e Mejremes pėr zota pos Allahut, ndersa ata nuk jane tė urdheruar pėr tjeter pos pėr adhurimin ndaj Allahut nje, e qe nuk ka tė adhuruar tjeter pos Tij, i Larte ėshtė Ai nga cka i shoqerojne. Et-Teube-31
Ne lidhje me jehudet, Allahu thote- ". . . E sa here qe u redhi ndonje i Derguar me cka nuk u pelqeu juve, a nuk u bete kryelarte dhe disa prej tyre i pergenjeshtruat e disa i mbytet? El-Bekare-87
Allahu thote- "Une do ti zmbraps nga argumentet e Mia ata tė cilet pa patur tė drejte bejne kryelartesi nė toke, tė cilet edhe nese shohin rrugen e shpetimit nuk e marrin ate rruge, nese shohin rrugen e gabuar ate e marrin pėr rruge. El-A`rafe-146
Sepse kryelartesia arrogante ėshtė e njejte me shirkun, dhe shirku ėshtė nė kundershtim me Islamin dhe ėshtė mekati qe Allahu nuk e fal, Allahu thote- "S`ka dyshim se Allahu nuk fal t`i pershkruhet Atij shok, e perpos ketij i fal kujt do. Kush i pershkruan Allahut shok, ka trilluar njė mekat tė madh. En-Nisae-48
Eshte e verete se Allahu nuk fal t`i behet Atij shok, e pos ketij, tė tjerat i fal atij qe deshiron. Ai qe i pershkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe bere njė largim tė madh. En-Nisae-116
Per shkak tė kesaj tė gjithe profetet u derguan me fene e Islamit qe ėshtė e vetmja fe e pranuar nga Allahu. Allahu nuk pranon fe tjeter qofte nga tė hershmit qofte nga tė vonshmit.
Allahu thote- - " (Nuhu tha) E nese prapesoheni, une nuk kerkoj ndonje shperblim, se shperblimi im ėshtė vetem prej Allahut. Une jam urdheruar tė jem njeri prej muslimaneve. Junus-72
Allahu thote- "E kush largohet prej fese se Ibrahimit pervec atij qe poshteron vetveten. nė e beme ate tė zgjedhur nė kete bote, kurse nė boten tjeter ai ėshtė njeri prej tė larteve. Kur Zoti i vet atij i tha- "Dorezohu! Ai tha- "Iu kam dorezuar Zotit tė gjithesise. E Ibrahimi i porositi bijte e tij me kete, e edhe Jakubi- "O bijte e mi, Allahu ua zgjodhi fene (Islame) juve, pra mos vdisni ndryshe vecse duke qene muslimane. El-Bekare-130-132
(Jusufi tha). . . me ben tė vdes musliman dhe me bashko me tė miret. Jusuf-101
Musai tha- "O populli im, nese i keni besuar Allahut, Vetem Atij mbeshtetuni, nese jeni dorezuar. Ata iu pergjegjen duke i thene- "Allahut iu kemi mbeshtetur. . . Junus-84-85
Allahu thote- "Ne e zbritem Teuratin, nė tė cilin ėshtė udhezimi i drejte dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre qe ishin jehudi, pejgamberet qe ishin tė bindur. . . El-Maide-44
(Bilkisa tha)Zoti im, une i kam bere krim vetvetes e tash dorezohem se bashku me Sulejmanin Allahut, Zotit tė gjithesise. En-Neml-44
Allahu thote- "Dhe kur i frymezova Havarijjunet- "Te me besoni Mua dhe tė derguarin Tim"E ata thane- "Ne besuam e ti deshmo se nė jemi muslimane. El-Maide-111
Feja e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami. . . Ali-Imran-19
E kush kerkon fe tjeter pervec fese Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet. . . Ali-Imran-85
A mos kerkojne ata fe, pos fese se shpallur nga Allahu? E Atij i ėshtė dorezuar gjithe cka nė qiej e nė toke, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen. Ali-Imran-83
Dorezimi i tė gjithe krijesave, me dashje ose padashje, ėshtė permendur sepse tė gjitha krijesat i jane nenshtruar Allahut nė kuptimin e pergjithshem, e pranojne kete apo jo. Ato jane tė nenshtruara Atij dhe tė kontrolluara nga Ai keshtu ato i jane nenshtruar Atij duan apo s`duan. Nuk ka asnje krijese qe mund tė veproje jashte Deshires dhe Percaktimit Hyjnor, nuk ka fuqi dhe ndryshim vecse me ndihmen e Tij. Ai ėshtė Zoti dhe Kontrolluesi i gjithesise, dhe i drejton ato ashtu sic deshiron Ai. Ai ėshtė Krijuesi, Shpikesi, Formuesi i gjithshkaje, dhe cdo gje varet prej Tij, tė krijuara dhe formuara nga Ai, kane nevoje pėr Te, jane tė nenshtruara dhe tė mbusunduara nga Ai. Ai qe ėshtė i lartesuar, Ai ėshtė i Vetmi (El-Wahid)Mbizoteruesi (El-Kahhar), Krijuesi (El-Khalik), Shpikesi (El-Barri)Formesuesi (El-Musawwir)

musl|m 09-11-06 02:58

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Allahu eshte Krijuesi

[/B]Edhe pse Ai krijon gjera pėr qellime tė caktuara, Ai mbetet Krijuesi, Ai qe percakton ate qe do tė ndodhe. Keshtu qellimet varen nga Allahu ashtu sic njerezit. Nuk ka asnje nga krijesat qe mund tė veproje jashte percaktimit tė Allahut, ose tė bej mire ose keq vetem nese do Allahu. Cdo qellim ka nevoje pėr njė qellim tjeter qe tė kryeje veprimin, dhe tė kete mbrojtje nga e kunderta qe mund ta pengoje tė kryeje punen e tij. Allahu ėshtė i vetmi qe nuk ka nevoje pėr asgje. Ai nuk ka partner me tė cilin bashkpunon, dhe nuk ka kundershtar qe mund ti rezistoje ose kundershtoje. Allahu thote- ". . . Ti thuaju- "Me tregoni pra, pėr ata qe adhuroni, pos Allahut, nese Allahu me godit mua me ndonje tė keqe, a munden ta largojne ata tė keqen, ose nese Allahu deshiron ndonje tė mire ndaj meje, a munden ta pengojne ata tė miren e Tij? Thuaju- "Mua me mjafton Allahu. Vetem Atij i mbeshteten tė mbeshteturit. Ez-Zumer-38
Nese Allahu tė godet me ndonje tė keqe, s`ka kush ta largoje pos Tij, e nese tė dhuron ndonje tė mire, duhet ditur se Ai ėshtė i Gjithfuqishem pėr cdo send. El-En`ame-17
(Ibrahimi tha)O populli im, une jam i paster nga ajo qe ju i shoqeroni. Une me veten time i drejtohem Atij qe e krijoi qiejt e token, larg besimeve tė tjera;une nuk jam prej atyre qe i pershkruajne shok.
Po ate e polemizoi populli i tij e ai tha"A polemizoni me mua rreth Allahut e Ai me udhezoi? "Une nuk u frikesohem atyre qe ju ia beni shok, vetem nese Zoti im do ndonje send. . .
Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatarruan me besim tė kote, atyre u takon tė jene tė sigurt dhe ata jane nė rruge tė drejte. El-En`ame-78-80, 82

musl|m 09-11-06 02:59

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Shirku dhe zullumi


[/B]Ne librat e haditheve (Sahihejn)Transmetohet nga Abdullah ibėn Mes`ud qe kur ku ajet u shpall, sahabet e Profetit sas e gjeten veten nė njė situate tė veshtire. Ata thane- "O i derguari i Allahut. Kush nga nė nuk e ngatarron besimin me zullum. Ai sas tha- Jo kjo i referohet shirkut. A nuk e keni degjuar rabin e drejte- Shirku ėshtė padrejtesia me e madhe"?

musl|m 09-11-06 02:59

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Ibrahimi as Imam i teuhidit.


[/B]Kur Ibrahimi, El-Khalil, imami i hanifeve tė sinqerte u dergua Profet, toka ishte mbushur me fene e
idhujtareve. Allahu thote- "Perkujto kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i permbushi ato, e Ai tha- "Une po tė bej ty imam tė njerezimit"Tha (Ibrahimi)- Edhe nga pasardhesit e mi! " (Allahu)Tha"Miresine Time nuk mund ta gezojne mizoret. "El-Bekare-124
Allahu shpjegon qe marrveshja e udheheqesit (te qenit imam) nuk i perfshin mizoret, sepse Allahu nuk thote qe mizori ėshtė imam;dhe mizoria me e madhe ėshtė shirku.
Allahu thote- "Vertet, Ibrahimi ka qene shembelltyre e tė mirave, adhuruesi Allahut, besimtar i drejte dhe nuk ka qene nga idhujtaret. En-Nahl-120
Fjala Ummet qe ėshtė perkthyer nė kete rast si"shembelltyre" ka kuptimin e njė mesuesi tė mire qe ėshtė njė shembull pėr tu ndjekur.
Allahu i dha Profetsine dhe Librin pasardhesve tė tij, dhe profete e derguar pas tij ishin nė ndjekje tė gjurmeve tė tij me tė njejtin mesazh. Allahu thote- "Pastaj, ty tė shpallem- "Ndiqe fene e drejte tė Ibrahimit, se ai nuk ka qene nga idhujtaret. En-Nahl-123
Njerezit me me merite pėr tu thirrur nė Ibrahimin, ishin ata qe e ndoqen ate dhe ky Profet me ata qe besuan. . . Ali-Imran-68
Ibrahimi nuk ka qene as jehudi as i krishtere, por ai ishte larg besimeve tė kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtareve. Ali-Imran-68
Ata thane- "Behuni jehudi ose tė krishtere, e gjeni rrugen e drejte! Thuaj- "Jo, por fene e drejte tė Ibrahimit ai nuk ishte nga idhujtaret. Ju thuani- "ne i besuam Allahut, ate qe na u shpall neve, ate qe iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is`hakut, Jakubit dhe pasardhesve, ate qe i ėshtė dhene Musait , Isait dhe ate qe iu ėshtė dhene nga Zoti i tyre tė derguarve, nė nuk bejme dallim nė asnjerin prej tyre dhe nė vetem Atij i jemi bindut. El-Bekare-135-136
Transmetohet se Profeti sas tha- "Ibrahimi ishte me i miri i njerezimit"Muslimi
Ibrahimi ėshtė me i miri i njerezve pas Profetit Muhammedsas, dhe ai ėshtė Khalili i Allahut.

musl|m 09-11-06 03:00

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Khalili i Allahut

[/B]Transemtohet se Profeti tha- "Allahu me mori mua pėr Khalil ashtu sic mori Ibrahimin pėr Khalil. Muslimi
Profeti tha gjithashtu- "Nese do tė merrja nga njerezit e kesaj bote pėr khalil (mik tė ngushte), do tė merrja Ebu Bekrin si khalil, por shoku juaj (duke kuptuar veten e tij) ėshtė khalili i Allahut (Mutefekun alejhi)Dhe tha- "Mos lini asnje hyrje tė xhamise pa e m, byllur pervec hyrjen e Ebu Bekrit.
Profeti tha gjithashtu- "Me tė vertete nga njerezit qe kaluan para jush, ishin disa qe moren varret si vende adhurimi. Mos i merrni varret si vende adhurimi sepse une ua ndaloj ta beni kete. Muslimi
Te gjitha keto transmetime jane nga thene e pakta para vdekjes se Profetit, keshtu ishin nga fjalet e fundit tė mesazhit tė tij. Ky ishte realizimi i miqesise se ngushte me Allahut (khalil), e cila ėshtė bazuar nė dashurine e Allahut pėr robin dhe dashurine e robit pėr Allahut-dhe ky ėshtė realiteti nė kundershtim me theniet fallso tė xhehemijjave.
Ky ėshtė gjithashtu realizimi i Teuhidit, Njesimit tė Allahut, duke i treguar njerezimit se ata nuk duhet tė adhurojne tė tjere nė vend tė Allahut, dhe tė kundershtome idete e atyre qe jane tė ngjashem me idhujtaret. ėshtė ashtu njė kundershtim mbi rafidite tė cilet duan na nenvlersojne rolin e Ebu bekrit dhe jane nga me tė keqinjte e atyre qe e quajne veten muslimane, sepse ata bejne shirk duke adhuruar Aliun dhe qenie tė tjera njerezore.
Khillah (miqesi e ngushte) dhe mahabbah (dashuri)
Khillah (te qenit khalil0 ėshtė dashuria (mahabbah) e persosur qe kerkohet nga robi qe tė jete nė gjendje e robėrimit tė plote ndaj Allahut.

musl|m 09-11-06 03:00

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Fjala ubudijjah perfshin perulesi tė plote dhe dashuri tė plote.

[/B]Dhe kjo ėshtė qe u arrit nė menyre tė persosur nga Ibrahimi dhe Muhammedi, paqja dhe meshira e Allahut qofte me tė dy ata.
Per kete arsye Profeti sas nuk kishte njė khalil nė mes tė njerezve, sepse khillah nuk mund tė ndahet ashtu sic ndahet mahabbah-dashuria. nė njė hadithe sahih Profeti sas tha pėr hasanin dhe Usaman- "O Allah une i dua ata keshtu duaji ata, dhe duaji ata qe i duan ata.
Amer ibėn As e pyeti Profetin sas - "Kush nga njerezit ėshtė me i dashur pėr ty? Ai tha- "Aisha"Ameri pyeti- "Kush nga burrat? Ai sas tha- Babai i saj.
Dhe Profeti i tha Aliut- "Neser do t`ia jap flamurin njė njeriu qe e do Allahun dhe tė derguarin e Tij, dhe Allahu e i derguari i Tij e duan ate. (muteffekun alejhi). Dhe ka shume nga keta shembuj.

musl|m 09-11-06 03:01

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Cfare lloje njerezit do Allahu?


[/B]Allahu thote- ". . . Allahu i do ata qe ruhen . Ali-Imran-76
. . . Allahu i do ata qe bejne mire. El-Bekare-195, El-Maideh-13
. . . Allahu i do tė drejtit. El-Huxhurate-9, El-Mumtehine-8
. . . Allahu i do ata qe pendohen dhe ata qe ruhen prej puneve tė ndyta e tė neveritshem. El-Bekare-222
Allahu i do ata qe luftojne nė rrugen e Tij tė rreshtuar, si tė jene ndertese e fortifikuar. Es-Saff-4
. . . s`ka dyshim se Allahu do ta sjelle njė popull qe Ai e do ate dhe ata e duan Ate. . . El-Maideh-54
Allahu na tregon nė sesi Ai i do robėrit e Tij besimtare, dhe si ata e duan Ate- ". . . por dashuria e atyre qe besuan Allahun ėshtė shume me e forte. El-Bekare-165
Por khillah, jo si muhabbah, ėshtė dicka shume e rralle dhe e vecante, e rezervuar vetem pėr disa. Disa njerez thone se Muhammedi sas ėshtė habib (i dashur) i Allahut dhe Ibrahimi ėshtė khalil i Allahut, duke menduar se mahabbah ėshtė nė njė grade me tė larte se khillah, por kjo ėshtė e gabuar, sepse Muhammedi sas gjithashtu ėshtė khalil i Allahut, sipas transmetimeve tė shume haditheve.

musl|m 09-11-06 03:01

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Dashuri e plote pėr Allahun

[/B]Me pare kemi bere tė ditur se tė duash Allahun do tė thote tė duah Ate dhe tė duah cfare Ai do, ashtu sic ėshtė transmetuar nė sahihejn se Profeti sas tha- "Jane tri gjera, kush i ka ato ka shijuar embelsine e imanit- kur Allahu dhe i derguari i Tij jane me tė dashur pėr tė se cdo gje tjeter, kur ai do vetem pėr hir tė Allahut, dhe kur urren tė kthehet nė kufer pasi Allahu e shpetoi prej tij ashtu sic urren tė hidhet nė zjarr. El-Bukhari dhe Muslimi.
Profeti sas shpjegoi se kush i ka keto tre cilesi ka shijuar emblesin e imanit, sepse tė gjesh embelsi nė divka vjen si rezultat i dashurise se asaj dickaje. Kushod qe do dhe deshiron dicka, kur t`ja arrije qellimit ai do tė ndjee emblesine, gezimit dhe kenaqesine e saj.
Persosja e dashurise pėr Allahun dhe tė derguarin e Tij behet me e rendesishme pėr personin se cdo gje tjeter, sepse kur ėshtė ceshtja e dashurise ndaj Allahut dhe tė derguarit tė Tij, nuk ėshtė e mjaftueshme tė kesh vetem pak;sepse Allahu dhe i derguari i Tij duhet tė jene me tė dashur se cdo gje tjeter.
Shenja e kesaj ėshtė se kur ai do njė person e do vetem pėr hire tė Allahut, dhe ai urren cdo gje qe ėshtė nė kundershtim me besimin ashtu sic urren tė hidhet nė zjarr.
Keshtu tė duash Profetin sas dhe besimtaret ėshtė pjese e dashurise ndaj Allahut, dhe i derguari i Allahut i do besimtaret qe Allahu do, sepse ai ėshtė me i miri i njerezimit nė dashurine pėr hir tė Allahut duke dashur ate qe Allahu do dhe urryer ate qe Ai urren. nė khillah nuk ka ndarje ashtu sic Profeti tha- ""Nese do tė merrja ndonje nga njerezit pėr khalil do tė merrja Ebi bekrin pėr khalil (Mutefekun alejhi). Nga ky hadith kuptohet se killah ėshtė nė grade me tė larte se mahabbah.
Ajo qe kuptohet ėshtė se edhe killah ėshtė muhabbah jane realizime tė ubudijjes. Ai qe mendon se ubudijja ka tė beje vetem me peruljen dhe bindjen, pa dashuri, dhe se dashria ėshtė njė ceshtje deshirash e hopesh dhe nuk i perket Zotit, ka bere njė gabim tė madh. Transemtohet se Dhul`nuni kur njerezit po flitnin me tė nė lidhje me muhabbah ai i tha- "Mos flitni pėr kete sepse disa njerez do mendojne se e kane arritur kete grade.

musl|m 09-11-06 03:01

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Shume e folur pėr dashurine

[/B]Disa dijetare shprehen pakenaqesine pėr mbledhjet nė tė cilat flitet shume pėr dashuri por pa patur frike Allahun.
Nje nga Selefet tha- "Kushdo qe adhuron Allahun vetem nė baza tė dashuriese ėshtė zindik, dhe kush e adhuron vetem nė baze tė shpreses ėshtė murxhi, dhe kush e adhuron vetem nė baze tė frikes ėshtė haruri, dhe kush e adhuron nė baze tė dashurise, shpreses dhe frikes ėshtė njė besimtar i vertete monoteist. "
Keshtu shohim disa nga brezat e mevonshem qe flasin shume pėr muhabbah nė ate grade qe i ben ata tė bejne sjellje tė pasakta dhe deklarata fallso qe jane nė kundershtim me robėrimin e vertete dhe deklarojne se kane cilesi qe nė fakt ato jane vetem tė Allahut. Ata mund tė thone gjera qe jane siper grades se Profeteve dhe tė Derguarve, ose mund tė kerkojne nga Allahu gjera qe nuk i bejne dobi askujt, as profeteve dhe tė derguarve, nė njė rruge, qe i takojne vetem Allahut.
Ky ėshtė njė kurthe qe shume "dijetare" kane rene, dhe arsyeja ėshtė sepse ata deshtuan tė fitojne ubudijjan e vertete qe tė derguarit arriten dhe qe ėshtė e detajuar me urdherat dhe ndalesat qe ata sollen. Kjo ka tė beje me tė moskuptuarit qarte tė ubudijjas, sepse kur njė person nuk e kupton drjet ubudijjan-roberimin ai ka dije tė vogel rreth Islamit, dhe ai mund tė kete dashuri tė forte por jo tė fokusuar nė zemer tė tij, ai mund tė beje marrezira, ashtu sic njė person injorant dhe i marre qe mund tė kete dije jo tė qarte rreth atij qe do, keshtu mund tė thote gjera qe e ben personin (e dashur) tė zemerohet ose merzitet, dhe ai mund ta denoje (per shkak tė gabimeve)
Ka shume, tė cilet deklarojne se e duan Allahun, bejne gjera qe tregojne injorance e jo Islam, si psh tė kalosh kufijte e vene nga Allahu, tė mos kryhesh detyrimet ndaj Allahut, ose tė bejen deklarata fallso qe nuk jane reale, si psh- "kushdo nga ndjekseit e mi qe ka njerez tė xhehennem, une do ti nxjerr jashte tij ose "nese ka nga ndjekesit e mi besimtare qe kane hyre nė xhehhennem une do ta shpetoj prej ti.
Ne rastin e pare, ky "dijetar" thote qe ndjekesit e tij kane fuqi tė nxjerin cilet duan nga xhehennemi, dhe nė rastine dyte ai thote qe ndjekesit e tij kane fuqine qe tė shpetojne njerezit qe kane bere gjynahe tė medha nga hyrja nė zhehennem.
Nje nga ata thote- "ne dien e gjykimit une do tė ve tenden time siper xhehennemit keshtu asnjeri s`do hyje nė te.
Keto lloj theniesh jane transmetuar nga disa "dijetare" tė njohur. keto ose jane genjeshtra qe i jane mveshur atyre ose jane gabime nga ana e tyre.
Keto fjale mund tė jene shqiptuar nė njė gjendje "dehjeje' (fana) kur njė person nuk e di se c`po thote e c`po ben. Kjo ėshtė ėshtė njė gjendje gezimi pakuptim, keshtu ėshtė sepse kur keta njerez dalin nga kjo dehje ata kerkojne falje pėr ato qe kane thene (kur ishin nė ate gjendje). Keta "dijetare" shkojne nė ekstreme duke degjuar kaside (kenge) qe flasin pėr dashuri e keshtu me rradhe, dhe marrin keto emocione si qellime tė vetat, sepse keto lloj kengesh provokojne cdo lloj dashurie nė zemer. Allahu e ka bere tė qarte rrugen pėr tė fituar dashurine e Tij. Allahu thote- "Thuaj- "Nese e doni Allahun, me ndiqni mua, do t`ju doje Allahu. . . Ali-Imran-31
Askush nuk mund tė doje Allahun me njė dashuri tė vertete nese nuk e ndjek tė derguarin e Tij, dhe askush nuk mund ta ndjeke tė derguarine Tij nese nuk ėshtė njė rob i vertete i Allahut. Shume nga ata qe thone se e duan Allahun shkelin rregullat e sheriatit tė Tij dhe nuk i permbahen Sunnetit tė Profetit tė Tij, dhe bejne shume diklarata qe nuk mund tė diskutohen ketu. Shume nga ata mendojne se nuk jane me tė obliguar me detyrimet fetare, ose se jane tė lejuara pėr ta ato qe jane tė ndaluara pėr tė tjeret, dhe gjera tė tjera qe jane nė kundershtim me Ligjin dhe sunnetin e Profetit.

musl|m 09-11-06 03:02

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Dashuri = Xhihad

[/B]Allahu e ka bere bazen e dashurise pėr tė dhe pėr tė derguarin e Tij, xhihad pėr hir tė Tij. Xhihadi perfshin dashurine absolute tė cilen Allahu e ka urdheruar, dhe urrejtje absolute pėr ato qe Allahu ka ndaluar, e keshtu Ai i ka pershkruar ata qe Ai do dhe e duan Ate- ". . . modest e i bute ndaj besimtareve, por i ashper dhe i forte ndaj mohuesve, qe lufton nė rrugen e Allahut dhe qe nuk i frikesohet kercenimit tė asnje kercenuesi. . . El-Maide-54
Meqenese dashuria e ketij ummeti pėr Allahun ėshtė me e persosur se dashuria e popujve qe ishin perpara, atehere edhe robėrimi ėshtė me i persosur se robėrimi i popujve qe ishin perapar. Me tė persosur e ketij umetti jane Sahabet e Profetit, dhe keshtu kushdo qe ėshtė me shume si ata ėshtė me shume i persosur. Por a i shohim keto cilesi tek ata qe deklarojne se e duan Allahun?
Disa "dijetare"thone se dashuria ėshtė njė zjarr qe djeg cdo gje pervec cfare Allahu do, dhe ata kuptuan me kete qe cdo gje qe ndodh ėshtė ajo qe Allahu do tė ndodhe. Ata mendojne se persosmeria e dashurise ėshtė kur personi do gjthshka, edhe kufrin e imoralitetin dhe mekatin! Por askush nuk mund tė doje plotesisht cdo gje;njeriu do vetem ato qe i pelqejne dhe i hujne nė pune atij, dhe urren cfare e pengon dhe demton ate. Por ajo qe ata duan kur permedin keto ide tė shtrembra ėshtė qe tė ndjekin epshet dhe pasionet e tyre, keshtu ata mund tė zhyten nė keto epshe e pasione edhe me shume. Keshtu ata duan gjerat qe ata pelqejne si fama, pushteti, pasuria dhe bidate e lajthitje, duke deklaruar keshtu se kjo ėshtė pjese e dashurise ndaj Allahut. Por kush e do Allahun me tė vertete, urren ato gjera qe Allahu dhe i derguari i Tij urrejne, dhe perpiqet kundra ketyre me pasurine dhe veten e tij.

musl|m 09-11-06 03:02

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Universalja dhe Deshira ligjvenese e Allahut

[/B]Asryeja e gabimeve tė tyre ėshtė sepse ata pershkruajne dashurine si njė zjarr qe djeg gjjthshka pervec asaj qe Allahu deshiron, ata gabimisht iu referuan deshires universale tė Allahut e cila ėshtė e manifestuar nė cdo krijese.
Por kur ai qe beson Allahun dhe Librin e Tij dhe profetet thote kete, ai nenkupton deshiren ligjvenese dhe fetare qe perfshin ate qe Allahu do dhe qe Ai e pelqen, keshtu nese thote qe dashuria djeg cdo gje nė zemer pervec atyre gjerave qe jane tė dashura pėr Allahun, atehere kjo ėshtė e sakte, sepse dashuria e persosur
eshte tė duash ate qe Allahu do. Keshtu nese njė njeri do ate qe Allahu nuk do, dashuria e tij nuk ėshtė e persosur. Edhe pse Allahu e percaktoi qe kufri dhe mekati ekzistojne, Ai i urren keto, dhe i ka ndaluar tė kryhen ato. Nese nuk urren gjithashtu cfare Ai urren, atehere ai nuk e do me tė vertete Allahun, por do ato gjera qe Allahu urren.

musl|m 09-11-06 03:03

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Te duash Allahun - nje rregull universale

[/B]Te ndjekesh kete sheriat dhe tė besh xhihad pėr kete sheriat jane disa nga ndryshimet me tė medha ndermjet atyre qe e duan Allahun dhe eulijate e Tij tė cilet Ai i do dhe ata e duan Ate, dhe ata qe deklarojne se e duan Allahun por i fokusohen idese se Ai ėshtė Zoti i tė gjitheve, muslimanit dhe kafirit njelloj, ose ndjekin risite qe tė cojne nė humbje dhe jane nė kundershtim me Ligjin e Tij. Kjo deklarate e tė dashurit Allahut ėshtė si ajo e jehudive dhe kristianeve, ose me keq sesa deklaratat e jehudeve dhe kristianeve, pėr shkak tė elementeve tė hipokrizise qe permban dhe dihet se hipokritet do tė jene nė fund tė xhehennemit.
Teurati dhe Inxhili e nxisin dashurine pėr Allahun, dhe tė gjithe bien dakort nė kete. Me tė vertete nė fete e tyre besohet se ky ėshtė njė nga urdherat me tė medhenje tė sjelle nga El-namusi-Xhibrili alejhi selam.
Ne Inxhil, urdheri me i madh i dhene nga Mesihu eshte- "Ta dush Allahun me gjithe zemren, mendjen dhe shpirtin tend"Kristianet deklarojne se e duan Allahun nė kete menyre, dhe asketizmi dhe format e tjera tė adhurimit jane shenje e kesaj. Por nė tė vertete ata nuk kane asgje tė pebashket me ata qe e duan Allahun, sepse ata nuk ndjekin ato qe Ai do, nė fakt ata ndjekin gjera qe Allahu i urren, dhe ata braktisen ato gjera me tė cilat Allahu ėshtė i kenaqur, keshtu veprat e tyre nuk kane asnje vlere.

musl|m 09-11-06 03:03

Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?
 
[B]Te shkosh afer Allahut me vepra waxhib dhe mustehab.

[/B]Allahu urren dhe i ka mallkuar kafiret, dhe Ai do ata qe e duan Ate. ėshtė e pamundur qe njė person tė doje Allahun e Allahu tė mos ta doje ate me shume sesa robi e do Zotin e tij. Allahu e do ate, dhe me tė vertete shperblimi qe Allahu i jep robėrve tė Tij ėshtė me i madh se kjo, ashtu sic transmetohet nė njė hadith Kudsi. Allahu thote- "Atij qe me afrohet njė pellembe, i afrohem njė krah, atij qe me afrohet njė krah i afrohem njė pash, dhe atij qe me afrohet me ecje i afrohem me shpejtesi". Muslimi deh Bukhari.
Allahu na ben tė ditur se Ai do tė devotshmit qe e kane frike Ate, ata qe bejne mire, ata qe jane tė durueshme, ata qe3 kerkojne falje e pendohen, dhe ata qe e pastrojne vetveten. Ai i do ata qe kryejne ato gjera qe Ai urdheron, qofshin waxhib ose mustehab, ashtu sic ėshtė e permendur nė njė hadith sashih
"Robi Im vazhdon tė me afrohet Mua me vepra vullnetare derisa Une e dua ate, dhe kur Une e dua ata, Une do tė jem degjimi i tij me tė cilin degjon, shikimi i tij me tė cilin shikon. . . "Bukhari.
Shume nga ata qe ndjekin gabimet nė ato zona si asketiket (zuhd) dhe adhuruesit bien nė tė njejtin kurth si kristianet, tė cilet deklarojne se e duan Allahun e vazhdojne tė bejne gjera qe jane kundra Ligjit tė Tij, duke mos bere xhihad pėr hir tė Tij e keshtu me rradhe. Ata kryejne rite fetare me tė cilat besojne se do ti afrohen Allahut por jane tė njejta me ato tė kristianeve tė cilet iu bazuan nė tekset e pabaza, ose historive me cilet transmetuesit nuk jane tė besueshem, biles edhe nese tė besueshem ishin jo pa gabime, keshtu ata filluan duke bere risi pėr ndjekesit e tyre, ashtu sic prifterinjte dhe murgjit kristiane shpiken rruge tė re pėr ndjekesit e tyre. Keshtu ata gabuan nė lidhje me ubudijjen-roberimin, duke deklaruar se "elita" ėshtė e vecante, ashtu sic kristianet deklaruan nė lidhje me Mesihun dhe prifterinjte e tyre. keshtu ata pranojne se "eliat' ka cilesi si tė Allahut, ashtu sic kristianet thone pėr Mesihun, nenen e tij dhe prifterinjte e tyre.
Feja e vertete ėshtė tė arrish robėrimin ndaj Allahut nė cdo aspekt, qe do tė thote ta duash Allahun me gjithe zemer. Sa me shume tė persoset robėrimi i robit ndaj Allahut, aq me shume persoset dashuria e tij pėr Zotin, dhe dashuria e Zotit pėr robin e Tij. Sa me shume e vogel tye jete robėrimi aq me e vogel ėshtė dashuria. Sa me shume dashuri tė kete njė person nė zemren e tij pėr tė tjere pervec Allahut aq me shume i robėruar i behet ai tė tjereve nė vend tė Allahut, dhe sa me shume ti robėrohet tė tjereve pervec Allahut, aq me shume dashuri ka ai pėr tė tjeret nė vend tė Allahut.
Cdo dashuri qe nuk ehte pėr Allahun ėshtė fallso dhe e pavlere, dhe cdo veper qe nuk ėshtė bere pėr hir tė Allahut ėshtė fallso dhe pavlere. Kjo bote dhe cdo gje qe ėshtė nė tė ėshtė e mallkuar pervec dickaje qe behet pėr hir tė Allahut, dhe nuk mund tė jete pėr hir tė Allahut nese nuk ėshtė dicka qe Allahu dhe i derguari i Tij duan, dhe kjo ėshtė cfare ėshtė pershkruar nė Islam.
Cdo veper qe ėshtė bere pėr hir tė dikujt tjeter nė vend tė Allahut nuk mund tė jete pėr hir tė Allahut, dhe cdo veper qe nuk ėshtė nė perputhje me fene e Allahut nuk ėshtė e bere pėr hir tė Allahut. Agje nuk ėshtė pėr hir tė Allahut nese nuk i ploteson dy kushte- te behet vetem pėr Allahun dhe tė behet nė perputhje me ate qe Allahu dhe i derguari i Tij duan. Kjo ėshtė cfare ėshtė waxhib dhe mustehab. Allahu thote- ". . . e kush ėshtė qe e shpreson takimin e Zotit tė vet, tė te beje veper tė mire, e nė adhurimin ndaj Zotit tė tij tė mos perzieje aske. El-Kehf-110
Veprat e drejta jane esenciale, tė emeruara vaxhib dhe mustehab, dhe duhet tė behen vetem pėr Allahun, Allahu thote"Nuk ėshtė ashtu, po ai qe i ėshtė dorezuar Allahut dhe ėshtė bamires, ai e ka shperblimin e vet tė Zoti i tij, pėr ata nuk ka frike, as nuk kane pse tė merziten. El-Bekare-112


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:28.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.