Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-11-06, 03:35   #1
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Teuhidi Uluhije


Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit


Falėnderimi i takon All-llahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė strehim tek All-llahu prej tė keqes tė vetvetes dhe veprave tona tė shėmtuara. Kė udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e humb Ai, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se pėrveē All-llahut, Njė dhe qė nuk ka ortak, s’ka hyjni tjetėr, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob i Tij dhe i Dėrguar i Tij.
“O ju qė besuat, kini frikė All-llahun me devotshmėri tė vėrtetė dhe mos vdisni, pos vetėm duke qenė muslimanė” (3- 102).
“O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe krijoi nga ajo tė shoqėn e saj, e prej atyre dyve shtoi burra shumė e gra. Dhe kini frikė All-llahun nė tė cilin betoheni, dhe kini kujdes akraballėkun, vėrtet All-llahu ėshtė mbikėqyrės mbi ju” (4- 1).
“O besimtarė, jini tė devotshėm ndaj All-llahut dhe fjalė tė drejta thuani. Ai do ua bėn veprat e juaja tė mira, do ju shlyej juve mėkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ai ka korrė njė fitore tė madhe”(33-70, 71).•


Pyetja

Dijetari i nderuar, mbojtesi i sunnetit (te profetit sas) dhe kundershtuesi i bidatit, Sheikhul-Islam Ahmad ibėn Abdulhalim ibėn Tejjmijah ra ėshtė pyetur pėr ajetin- O njerez adhurojeni Zotin tuaj. . . bekare 21 cfare ėshtė adhurimi kush jane deget e tij?
A i perfshin tė gjitha ceshtjet e fese apo jo? Kush ėshtė kuptimi i vertete i ubbudijah-ti nenshtrohesh Allahut? A arrihet niveli me i larte i ubudijjes nė dun`ja apo nė akhiret?
Kjo ėshtė ceshtja qe do tė sqarohet ketu.

Kuptimi i Ibadetit-adhurimit

Fjala ibadet perfshin cdo gje me tė cilen Allahu ėshtė i kenaqur dhe e do, qofshin ato fjale ose vepra, haptazi ose fshehurazi. Keshtu namazi, zekati, agjerimi, haxhi, tė flase tė verteten, tė permbushesh amanetin, tė sillesh me respekt e dashuri ndaj prinderve, tė ruash marrdheniet farefisnore, tė mbash premtimin, tė urdherosh pėr tė mira e tė ndalosh nga e keqja, tė besh xhihad kunder kafireve e munafikeve, tė jesh i sjellshem ndaj fqinjve, jetimeve, tė varferve, udhetarve, sklleverve dhe kafsheve, tė falesh e besh du`a, tė besh dhiker, tė lexosh Kuranin dhe punet e tjera tė mira hyjne tek ibadetet.
Ibadeti ėshtė gjeja kryesore qe Allahu e do dhe ėshtė i kenaqur me te. Ky ėshtė kushti i krijimit-
Une nuk i krijova xhinnet dhe njerezit pos qe tė Me adhurojne. Dharijate-56. Ky ėshtė mesazhi i cdo profeti- Adhuroni Allahun ju nuk keni Zot tjeter pervec Tij. A`raf -59.
Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profetet e tjere i percollen tė njejtin mesazh popujve tė tyre.
Allahu thote- nė derguam nė cdo popull tė derguar qe tu thote- Adhuroni vetem Allahun e largojuni djajve. Por pati nga ata qe Allahu i udhezoi dhe pati nga ata qe ishin gjykuar pėr humbje, pra udhetoni neper bote dhe shihni se si ishte fundi i genjeshtareve. Nahl-36.
Ne nuk derguam asnje tė derguar para teje e tė mos ti kemi shpallur- nuk ka zot tjeter pervec Meje, pra me adhuroni. Enbija-25
Kjo fe e juaja ėshtė e vetmja fe, kurse Une jam Zoti juaj, pra me adhuroni vetem Mua. Enbija-92
O tė derguar, hani ate qe ėshtė e lejuar dhe e mire dhe beni vepra tė mira se Une e di ate qe veproni. Kjo feja juaj ėshtė e vetmje fe e Une jam Zoti juaj, ruajuni denimit Tim. Mu`minune-51-52
Keshtu ky adhurim ėshtė bere obligim mbi tė derguarin e Tij deri nė vdekje, ashtu sic Allahu thote- "Dhe adhuroje zotin tend derisa tė vije ty e verteta (vdekja). Hixher-99
Allahu i pershkruan engjejt e Tij dhe profetet adhurues tė Tij-
Vetem e Tij ėshtė cdo gje qe ėshtė nė qiell e toke. E ata qe jane prane Tij (melaiket)nuk shprehin mendjemadhesi nė adhurimin ndaj Tij dhe as nuk u behet (ibadeti)monoton. Enbija-19
S`ka dyshim se ata qe jane prane Zotit tend (melaiket) nuk terhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhesia dhe vetem Atij i bejne sexhde-A`rafe-206
Allahu i parajmeron pėr ndeshkim tė dhembshem ata qe jane mendejmedhenj dhe nuk e adhurojne Allahun-
Zoti juaj ka thene- "Me thirrni Mua, Une ju pergjigjem e ata qe nga mendjemadhesia i shmangen adhurimit ndaj Meje do tė hyjne tė nencmuar nė xhehennem. Gafir-60
Allahu i pershkruan krijesat e Tij nė gjendjen e robėrise ndaj Tij-
Eshte njė burim prej tė cilit pijne robėrit e Allahut dhe e mbartin ate aty ku duan. Insan-6
E robėrit e zotit tend jane ata qe ecin neper toke tė qete, e kur atyre me fjale u drejtohen injorantet, ata thone- Paqe. Dhe pėr hir tė Zotit tė tyre naten e kalojne duke bere sexhde dhe duke qendruar nė kembe. Edhe ata qe thone- Zoti yne, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, s`ka dyshim vuajtja nė tė ėshtė gjeja me e rende. Ai, verte ėshtė vendqendrim e vendbanim i keq. Edhe ata qe kur shpenzojne nuk e teprojne e as nuk jane doreshtrenguar, por mbajne mesataren e jane tė matur. Edhe ata qe pos Allahut nuk lusin ndonje zot tjeter dhe nuk e mbysin njeriun qe e ka ndaluar Allahu, por vetem kur e meriton nė baze tė drejtesise dhe qe nuk bejne kurveri, ndersa kush i punon keto, ai gjen ndeshkimin. Atij i dyfishihet denimi nė diten e kijametit dhe aty mbetet pergjithmone. Pervec atij qe ėshtė penduar dhe ka bere veper tė mire, tė tilleve Allahu tė keqiat ua shnderron nė tė mira. Allahu ėshtė Meshirues, ndaj Ai fale shume. Ai qe ėshtė penduar dhe ka bere mire, nė tė vertete, ai ėshtė kthyer tek Allahu dhe ėshtė i pranishem. Edhe ata qe nuk deshmojne rrejshem dhe kur kalojne prane se keqe, kalojne duke e ruajtur karakterin e vet. Edhe ata qe kur keshillohen me ajete e Kur`anit tė Zotit tė tyre, nuk u kthejne shpinen si tė shurdher e tė verber. Edhe ata qe thone- Zoti yne, na ben qe tė jemi tė gezuar me (punen)e grave tona dhe pasardhsve tane, e neve na bej shembull pėr tė devotshmit.
Per shkak se duruan tė tillet shperblehen me njė shkalle tė larte (xhennet)dhe aty priten me pershendetje tė selamit. Aty jane pergjithmone e sa vendqendrim i mire ėshtė ai. Thuaj- Zoti im as nuk do tė kujdesej pėr ju, sikur tė mos ishte lutja juaj, e ju pergenjeshtruat, andaj denimi do t`ju jete i panderprere-Furkane-63-77
(shejtani) thote- O Zoti im, pėr shkak se me perzure, une do t`ua zbukuroj (te keqiat)atyre sa tė jene nė toke dhe tė gjithe ata do ti largoj nga rruga e drejte. Pervec robėrve tė Tu, tė cilet i ke bere tė sinqerte-hixher-39-40. Allahu tha- Se ti ndaj robėrve tė Mi nuk ke kurrfare force pervec atyre tė humburve qe vijne pas teje. -hixher-42
Allahu i pershkruan engjet si adhurues tė Tij- E ata thane- I Gjithemeshirshmi ka femije! Larg saj qofte Madheria e tij. Ja ata jane robėr tė ndershem. Qe nuk flasin para Tij, ata veprojne me urdherin eTij. Ai edi cka vepruan me pare dhe cka do tė veprojne, dhe ata nuk perpiqen tė ndihmojne ps pėr ate me tė cilin eshte i kenaqur Ai, e ata nga frika prej Tij jane tė kujdesshem. Enbija-26-28
Ata edhe thane- I Gjithmeshirshmi ka femije. Ju (jobesimtare)vertet sollet nje fjale shume tė shemtuar. Aq tė shemtuar sa gati u copetuan qiejt, gati pelciti toka e u shemben kodrat nga ajo. pėr ate se tė Ghithmeshirshmit i pershkruan femije.
E tė Gjithmeshirshmit nuk i takon tė kete femije. Nuk ka tjeter, vetem se tė gjithe cka nė qiej e nė toke ka pet t`ju paraqitur Zotit si rob. Ai me diturine e Tij ka perfshire tė gjithe, dhe ka numeruar e evidentuar cdo gje tė tyre nė menyre tė sakte.
Dhe nė diten e kijametit secili prej tyre do ti paraqitet Atij i vetmuar. Mejrem-88-95


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-11-06, 03:35   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Profetet jane robėr gjithashtu


Ne lidhje me Mesihun, tė cilet disa e marrin pėr hyjnor dhe profet gjithashtu.
Allahu thote-
Ai (Mesihu)ka qene vetem njė rob, tė cilin e beme pejgamber dhe e beme shembull tė jashtezakonshem si pervoje pėr beni israilet-Zuhruf-59
Per kete arsye Profeti sas tha- Mos e teproni nė lavderime ndaj meje ashtu sic lavderuan kristianet Isa Ibėn Merjem. Une jam vetem njė rob. sahabet thane- Robi i Allahut dhe i derguari i Tij (bukharri)
Biles edhe Allahu duke pershkruar nderimet e medha tė dhuruara Profetit sas, Allahu e pershkruan ate sas si rob. Lidhur me Israne Allahu thote-
Pa tė meta ėshtė lartmadheria e Atij qe robin e vet. . Isra-1
Lidhur me shpalljen, Allahu thote-
Dhe i shpalli robit tė Tij ate qe i shpalli-Nexhm-10
Duke pershkruar Profetin sas, Allahu thote-
Dhe kur u ngrit robi i Allahut ta adhuroje Ate, ata gati hipnin mbi
njeri-tjetrin pėr ta degjuar. Xhinn-19
Lidhur me sfiden rreth autenticitetit tė Kur`anit, Allahu thote-
e neqoftese jeni nė dyshim nė ate qe nė ia shpallem gradualisht robit Tone, ateher sillnie njė sure tė ngjashme si ai dhe thirrni deshmitaret tuaj pos Allahut nese jeni tė sinqert-Bekare-23
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:36   #3
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Ibadeti-ne kuptimin gjthperfshires


Gjithe feja ėshtė perfshire nė termin Ibadet. njė hadith sahih tregon se Xhibrili as erdhi tek Profeti sas nė formen e njė beduini dhe e pyeti ate se c`eshte Islami.
Ai tha- Islami eshte- te deshmosh se s`ka tė adhuruar tjeter pervec Allahut dhe Muhammedi ėshtė i Derguari i Allahut, tė falesh namazin, tė japesh zekatin, te agjerosh Ramadanin dhe tė kryesh haxhin nė Mekke nese ke mundesi. Xhibrili pyeti- Cfare ėshtė imani? Ai tha- Imani ėshtė tė besosh Allahun, engjejt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, diten e gjykimit, kaderin, nė tė mire e nė tė keqe. Xhibrili pyeti- cfare eshte ikhsani- Ai tha- te adhurosh Allahun sikur e sheh, se edhe pse nuk e sheh Ai tė sheh ty. nė fund tė hadithit Profeti sas tha- Ishte Xhibrili qe erdhi t`ju mesoje fene tuaj (Muslimi)

Te gjitha keto jane pjese e dinit Islam.
fjala din (fe)permban nė vetvete kuptimin e nenshtrimit qe nenkuptohet tė adhurosh dhe ti bindesh Allahut dhe tė jesh i perulur para Tij. kjo ėshtė feja e Allahut, Islami.
Fjala ibadet gjthashtu ka kuptimin e nenshtrimit dhe peruljes. nė arabisht njė rruge mund tė pershkruhet si tarik mu`abbad qe ėshtė e lemuar dhe njerezit ecin lehtesisht nė te. Por lloji i ibadetit qe nė jemi urdheruar tė kryejme perfshin peruljen dhe dashurine. Kombinohen perulja maksimale ndaj Tij dhe dashuria maksimale ndaj tij.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:37   #4
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Llojet e dashurise

Dashuria me e larte ėshtė tatajjum (magjepsje e plote). Shkalla me e ulet e dashurise ėshtė alakah kur zemra ėshtė e lidhur ngushte me ate qe do, pastaj vjen sababah (terheqje) kur zemra zbrazet nga cdo gje tjeter, pastaj garam (pasion)dhe dashuria asnjehere nuk largohet nga zemra, pastaj ashak (dashuri e flakte) dhe perfundimisht tatajjum. Kur themi qe njė person ėshtė magjepsur, me kuptimin qe ai adhuron Allahun dhe me kete nenkputohet robėrimi ndaj Atij qe do.
Kur njė person i nenshtohet dikujt tjeter edhe pse nuk e perlqen ate (personin), kjo nuk eshte adhurim as robėrim, dhe kur do dike por nuk i sherben atij, ashti sic njė njeri mund tė duaje femijen ose mikun as kjo nuk ėshtė as adhurim as robėrim. Asnje nga keto nuk ėshtė mjaft kur vjen puna tė adhurosh Allahun. Allahu duhet tė jete me i rendesishem se cdo gje. Asnje nuk meriton dashuri tė plote dhe robėrim pervec Allahut. tė dashurosh tė tjere pervec Allahut ėshtė dashuri e korruptuar dhe tė adhurosh tė tjere pervec Allahut ėshtė adhurim i kote. Allahu thote-
Thuaj- Neqoftese eterit tuaj, djemte tuaj, vellezerit tuaj, bashkeshortet tuaja, farefis juaj, tregtia qe frikesoheni se do tė deshtoje, vendbanimet me tė cilat jeni tė kenaqur, jane me tė dashura pėr ju se Allahu, se i Derguari i Tij dhe se lufta nė rrugen e Tij, pritni derisa Allahu tė sjelli vendimin e Tij, Allahu nuk ve nė rrugen e drejte njerezit e prishur. Teube-24
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:37   #5
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Vetem pėr Allahun

dashuria ashtu edhe bindja, duhet tė jete vetem pėr Allahun dhe tė Derguarin e Tij, dhe pėr tė fituar kenaqesine e Allahut-
. . . e me e drejte ėshtė qe ata tė bejne tė kenaqur Allahun dhe tė derguarin e Tij nese vertet jane besimtare. Teube-62
dhe ėshtė e drjeta e Allahut dhe e tė derguarit tė Tij tė japin-
e sikur tė kenaqeshin me ate qe ua dha Allahu dhe i derguari i Tij. . . Teube-59
Ibadeti dhe gjerat qe jane tė lidhur me tė si mbeshtetja e plote nė Allahun dhe frika etj-duhet tė jene vetem pėr Allahun, ashti sic Allahu thote- Thuaj- O ithtare tė librit, ejani tė njė fjale qe ėshtė e njejte mes nesh dhe mes jush- Te mos adhurojme pos Allahut, tė mos ia bejme Atij asnje send shok, tė mos ta konsiderojme njeri-tjetrin zoter pos Allahut. e neqoftese ata refuzojne, ju thoni- Deshmoni pra se nė jemi muslimane. Ali Imran-64
e sikur tė kenaqeshin me ate qe ua dha Allahu dhe i derguari i Tij, e tė thonin- nė na mjafton Allahu, Allahu do tė na furnizoje nga tė mirat e Tij dhe se vetem tė Allahu e mbeshtesim deshiren. Teube-59
I takon Allahut dhe tė deguarit tė Tj tė japin, Allahu thote-
. . . C`ka t`ju jape Pejgamberi, ate merrnie e cka t`ju ndaloje, permanju dhe kini frike Allahun, se Allahu ėshtė ndeshkues i ashper. El hasher -7
Allahu na mjafton neve
Allahu ėshtė i vetmi qe na mjafton neve, Allahu thote-
E atyre qe dikush i tha- Populli (idhujtaret) ėshtė tubuar t`ju sulmoje, pra kini frike!
Ajo, vetem ua shtoi edhe me shume besimin e thane- Neve na mjafton qe kemi Allahun, Ai ėshtė mbrojtesi me i mire. Ali Imran-173
O Profet! Allahu tė mjafton ty dhe besimtareve qe jane me ty. El Enfale-64
Ajeti i fundit ka kuptimin- I mjaftueshem pėr ty dhe ata qe ta ndjekin ty ėshtė Allahu.
Kush mendon se ajeti ka kuptimin- Allahu dhe besimtaret me tė te mjaftojne ty'' ka bere njė gabim tė madh. Allahu thote-
A nuk ėshtė Allahu i mjaftueshme pėr robin e Tij? Zumer-36
Si perfundim, nė mund tė themi se termi rob (abd)ka kuptimin e atij qe i ėshtė robėruar Allahut qe i nenshtrohet dhe i perulet Atij.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:37   #6
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Te gjithe jemi robėr

te marre nė kete kuptim, i gjithe njerezimi qofte tė miret ose tė keqinjte, besimtare ose jobesimtare, tė caktuar pėr Xhennet ose pėr xhehennem-jane robėr tė Allahut. Ai eshte Sunduesi i tyre dhe Mbreti i tyre, Zoteruesi i tyre, dhe ata asnjehere nuk punojne jashte deshires dhe kaderit tė Tij. Asnje, i drejte ose i korruptuar, nuk mund tė dale siper Percaktimit tė Tij perfekt. Cfaredo qe Ai deshiron tė ndodhe do tė ndodhe, edhe pse ata nuk duan. cfaredo qe ata duan, nese Allahu nuk do, nuk do tė ndodhe, Allahu thote-
A mos kerkojne ata fe tjeter pos fese tė shpallur nga Allahu? E Atij i eshte dorezuar gjithe c`ka nė qiej e nė toke, me dashje e pa dashje dhe tė Ai kthehen. Ali Imran-83.
Allahu subhanehu ue teala, ėshtė Zoti i boterave, Krijuesi, Mirembajtesi, Ai qe jep jete dhe vdekje, Ai qe kontrollon zemrat e tyre, Ai qe i di punet e tyre. Ata nuk kane zot tjeter pervec Tij, e pranojne apo nuk e pranojne kete, e dine apo jane injorant ndaj ketij fakti.
Por besimtaret e dine kete dhe i besojne, jo si injorantet qe kundershtojne me kokefortesi e mendjemadhesi, dhe kjo i ben ata ta refuzojne dijen ndaj tij dhe ti nenshtrohen Atij, edhe pse e dine qe Allahu ėshtė Zoti i tyre dhe Krijuesi i tyre.
Duke e ditur tė verteten dhe duke mos e pranuar nga mendjemadhesia ėshtė njė lloj denimi, Allahu thote-
Dhe, edhe pse bindshem tė besueshme nė to, i mohuan nė menyre tė padrejte e me mendjemadhesi, pra shikoje se cfare ishte fundi i shkaterrimtareve. Neml-14
Atyre qe i kemi dhene librin, ata e njohin ate (muhammedin) sic njohin bijte e vet, e njė grup prej tyre edhe pse e dinin kete, ajne duke e fshehur tė verteten. Bekare-146
Ne dime se ty tė brengos ajo qe thone, e ata nuk tė genjejne ty, por ata mizore mohojne argumentet e Allahut. En`ame-33.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:38   #7
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Lloje me tė ulta tė ubudijes-roberimit.

Kur robi e kupton qe Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij dhe se ai ka nevoje pėr Te, ai e merr me mend llojine robėrimit qe ai duhet tė beje ndaj Zoterimin tė Allahut.
Keshtu robi mund tė lusi Allahun tė kerkoje nga Ai, tė mbeshtet nė Allahun, por nė tė njejten kohe ai i mund ti bindet urdherave tė Tij ose mund tė jete i pabindur, ai mund tė adhuroje Allahun ose mund tė adhuroje idhujdhe shejtanin. ky lloj ubudije-roberimi nuk ėshtė faktori qe ben dallimin midis banoreve tė xhennetin dhe atyre tė xhehennemit, dhe as nuk e ben njė njeri besimtar, Allahu thote-
Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetem se duke i shoqeruar (zoter tė tjere)Jusuf-106
Edhe mushrikinet-idhujtaret e pranonin me dije se Allahu ėshtė Krijuesi i tyre, por kjo nuk i ndaloi qe tė adhurojne tė tjere pervec Tij. Allahu thote-
Po nese i pyet ata se kush i krijoi qiejt e token, sigurisht ata do tė thone- Allahu. . . EZ-Zumer-38
Thuaj- E kujt ėshtė toka dhe cdo gje qe ka nė te, nese jeni qe dini? Ata do tė thone- E Allahut.
Atehere thuaju- Perse pra nuk mendoni? Thuaj- ''Kush ėshtė Zoti i shtate qiejve dhe Zoti i Arshit tė madh? Ata do tė thone- Allahu. Thuaju- e pse nuk frikesoheni pra? Thuaj"Ne doren e kujt ėshtė i tere pushteti i cdo sendi, dhe Ai ėshtė qe mbron, e qe prej Atij nuk mund tė kete tė mbrojtur, nese jeni qe dini? Ata do tė thone- nė dore tė Allahut"Thauj- E si mashtoheni pra?
Mu`minun-84-89
Shume nga ata qe flasin dhe e kuptojne realitetin (faktin qe Allahu eshte Krijuesi i tyre) vetem deshmojne kete fakt, qe ėshtė realiteti universal (hakikah kaunijjah) qe e pranojne besimtaret dhe jobesimtaret, tė miret e te keqinjte, njekohesisht. Edhe Iblisi (la`netullahi alejhi) dhe banoret e xhehennemit e pranojne kete realitet. Kur`ani na tregon-
Tha (Iblisi)- Zoti im, me jep afat deri diten e ringjalljes. Sad-79
Tha (Iblisi)- "Zoti im, pėr shkak se me perzure, une do t`ua zbukuroje (te keqiat) atyre sa tė jene nė toke dhe tė gjithe do ti largoj nga rruga e drejte. El-Hixher-39
Tha (Iblisi)- "pasha Madherine tende kam pėr ti shmangur prej rruges se drejte qe tė gjithe. Sad-82
Tha (Iblisi)- "A e sheh kete qe Ti e vleresove mbi mua, nese me le tė jetoje deri nė diten e kijametit, une gjithsesi do ti shfaros pasardhesit e tij, me perjashtim tė njė pakice. El-Isra-62
Keto shembuj tregojne sesi Iblisi (Shejtani) e di qe Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij, dhe Krijuesi i gjithe tė tjereve. Ngjashem banoret e xhehennemit (ferrit) do tė thone-
Ata thone- O Zoti yne nė na paten mundur tė keqiat dhe si tė tille ishim popull i humbur. Mu`minun-106
Dhe Allahu thote nė lidhje me ta-
Dhe sikur ti kishe pare ata kur tė ndalohen para Zotit tė tyre e u thuhet atyre- A nuk ėshtė kjo (ringjallja)e vertete? Ata thone- "Po, pėr Zotin tone! "Thote- "Shijoni pra denimin pėr ate qe mohonit"En`ame-30
E domosdoshme ėshtė tė zbatosh urdhėrat e Allahut
Kushdo qe ndalon tek kjo pike, dhe nuk i kushton vemendje urdherave tė Allahut qe perbejne "realiteti fetar" (hakikah dinijjah), qe ka tė beje me adhurimin e Allahut si ilah (te adhuruar-hy) dhe ti bindesh urdherave tė Allahut dhe tė derguarit tė Tij-keta njerez jane tė tipit tė Iblisit dhe tė banoreve tė zjarrit.
Nese nė vend tė kesaj njė person beson qe ai ėshtė njė lloj i vecante eulijaje ose njė nga personat me dije tė madhe qe besojne se nuk kane pse tė binden nė urdherat dhe ndalesat nė Islam, Atehere ai ėshtė njė nga llojet me tė keqij tė kafirave dhe heretikeve.
Disa njerez mendojne se El-Khidri dhe tė tjere jane tė perjashtuar nga urdheri pėr t`ju bindur Allahut, sepse ata e dinin kaderin e Allahut, por kjo ėshtė njė nga gjerat me tė keqija qe ėshtė thene nga ata qe mohuan Allahun dhe tė derguarin e Tij, vetem nese ata behen me deshire nga lloji i dyte i robėrve, qe ka kuptimin skllav nė kuptimin e adhurimit (abid). keshtu robi adhuron Allahun dhe nuk adhuron askend tjeter ose asgje tjeter- ai i bindet urdherave tė Allahut dhe tė derguarit te Tij- ai i ndihmon miqte besimtare (eulijate) e Allahut dhe kundershton ata qe i luftojne ata.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:39   #8
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Adhurimi i vertete

Ky lloj adhurimi ka tė beje me me hyjnizimin e Allahut, qe ėshtė parulla e teuhidit- LA ILAHE IL-ALLAH. Kjo ėshtė e kunderta e atyre qe e pranojne Allahun si Zot por nuk e adhurojne Ate, ose adhurojne tė tjere bashke me Te.
Fjala ilah qe zakonisht perkthehet si Zot i referohet dickaje ose dikujt qe zemra e do me dashurine me tė madhe, me perulje, respekt, nderim, frike dhe shprese, e keshtu me radhe.
Ky lloj adhurimi ėshtė ai me tė cilin Allahu ėshtė i kenaqur dhe e do. ėshtė karakteristika qe Ai pershkruan robėrit e Tij tė zgjedhur, dhe ėshtė mesazhi me tė cilin Ai dergoi profetet.
Robi ėshtė ai qe i ėshtė i nenshtruar, e pranon apo e mohon kete;kjo perfshin besimtar dhe pabesimtare.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:39   #9
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Adhurimi dhe robėrimi

Ndryshimi midis adhuruesit (abid) dhe atij qe ėshtė i robėruar (mu`abbad) ėshtė diferenca ndermjet realitetit fetar qe ka tė beje me adhurimin e Allahut dhe fene dhe urdheresat tė cilat Ai i do dhe ėshtė i kenaqur me to, dhe pėr shkak tė te cilave Ai do ti nderoje njerezit me Xhennet, dhe realitetit kozmik qe ėshtė i njejte pėr besimtaret dhe pabesimtaret, te miret dhe tė keqinjte. Kushdo qe ndalon tek pika e realitetit kozmik dhe nuk e ndjek realitetin fetar, ėshtė njė pasues i Iblisit tė mallkuar, njė nga ata qe e mohuan zotin e boterave. E njejta gje vlen edhe pėr ate qe pranon disa realitet fetare dhe mohon disa tė tjera. Besimi i ketij te fundit dhe bindja ndaj Allahut do tė kryje aq sa ka pranuar nga realitetet fetar. Kjo eshte njė ceshtje shume serioze, nė tė cilen shume jane ngatarruar dhe shume nga ata qe kane dashur ti afrohen me shume Allahut jane hutuar. biles disa nga sheikhet e medhenj, tė cilet thone se e kuptojne kete realitet, besimin nė teuhid dhe tė kesh dituri, kane bere kete gabim-ne fakt aq shume nga ata sa vetem Allahu e di numrin e tyre tė vertete.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:40   #10
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

El-kada uel-Kader-Percaktimi hyjnor dhe Kaderi.

Dijetari AbdulKader, Allahu e meshirofte, duke iu referuar kesaj, dhe shpjegoi se kur vjen puna tek ceshtjet e El-kada uel kader, shume njerez as nuk e prekin kete teme, "por ėshtė njė dritare e vogel qe me ėshtė hapur mua nė kete ceshtje, dhe mendoj tė sqaroj Kaderin e Allahut me ndihmen e Allahut, pėr hir tė Allahut.
Njeriu i vertete ėshtė ai qe perballon Kaderin e Allahut, jo ai qe i dorezohet atij dhe i jepet atij.
Ajo qe Sheikhu ėshtė duke shpjeguar ketu ėshtė ajo qe Allahu dhe i derguari i Tij urdheruan, por shume njerez u gabuan nė kete ceshtje. Ata ndoshta mendojne qe Kaderi mund ti shkaktoje atyre, ose dikujt tjeter, qe tė jete i pabindur e tė beje gjynahe, biles edhe kufer, dhe mendoje qe kjo po ndodh sipas deshires dhe Kaderit tė Allahut, sipas ligjit tė Tij, keshtu ata mendojne qe ti nenshtrohesh kesaj ėshtė esenca e fese dhe adhurimit. Keshtu ata po thone dicka tė ngjashme me ate qe mushriket thane-
E ata qe i shoqeruan Zotit, do tė thone- "Sikur tė donte Allahu nuk do ti benim shok as ne, as prinderit tane, e as nuk do tė ndalonim asnje send. "Keshtu paten genjyer edhe ata qe ishin para tyre derisa perjetuan denimin tone tė ashper. Thuaj- "A mos keni ndonje fakt e tė na e prezantoni neve? Ju mbeshteteni vetem hamendjes, nė tė vertet, vetem genjeni. El-En`ame-148
. . . A ta ushqejme ate qe sikur tė donte Allahu do ta ushqente? . . . Jasine-7
Ata pastaj thane- "Sikur tė kishte dashur Allahu, nė nuk do t`i adhuronim ata (idhuj, melaiket). Ata nuk kane pėr kete ndonje fakt, ata vetem genjejne. Zukhruf-20
Sikur ata tė kishin qene tė udhezuar nė rruge tė drejte, ata do ta dinin qe i takonte atyre te pranonin Kaderin e Allahut dhe tė perballonin veshtiresite e tij si-varferia, semundjet dhe friken-qe mund tė bien mbi nė e pas kesaj duhet durim. Allahu thote-
Cfaredo e keqe tė ndodh, nuk mund tė jete ndryshe, vetem sipas caktimin tė Allahut, e kush i beson Allahut, Ai ia udhezon zemren e tij;Allahu ėshtė i gjithdijshem pėr cdo send. Et-Tegabun-11
Disa nga tė paret tane tė mire-selefet thane- Kjo i referohet njė personi tė cilin e kane goditur fatkeqsite, por ai e di qe kjo ėshtė nga Allahu keshtu e pranon ate. Allahu thote-
Nuk ndodh asnje fatkeqesi nė toke e as nė trupin tuaj e qe mos tė jete nė shenime para se tė ngjaje ajo, e kjo pėr Allahun ėshtė lehte. Ashtu qe tė mos deshperoheni teper pėr ate qe u ka kaluar, e as tė mos gezoheni teper me ate qe Ai u ka dhene, pse Allahu nuk e do asnje arrogant qe u lavderohet tė tjereve. El-Hadide-22-23
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:41   #11
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Profetet dhe Kaderi

Bukhari dhe Muslimi transmetojne se Profeti sas tha-
Ademi dhe Musa biseduan mes tyre. Musa tha- Ti je Ademi tė cilin Allahu e krijoi me duart e Veta dhe i frymezoi shpirtin- Ai i beri engjejt tė bien ty nė sexhde dhe tė mesoi ty emrat e tė gjithe sendeve. He pra pse ia bere vetes dhe neve tė perjashtohemi nga Xhenneti. Ademi tha- Ti je Musa, tė cilin Allahu e zgjodhi pėr ti dhene mesazhin e Tij dhe tė foli direkt. A nuk e kupton se kjo ishte shkruar pėr mua perpara se tu krijoja. Bukhari, Muslim
Ademi nuk e perdori Kaderin si njė justifikim nė diskutimin e tij me Musen, as nuk mendoi se njė mekatar mund tė perdore kaderin pėr tė justifikuar gjynahun e tij. Asnje musliman me mend nuk mund ta thote kete.
Nese Kaderi tė ishte njė justifikim, ateher do tė ishte justifikim edhe pėr Iblisin, ose pėr popullin e Nuhut e Hudit e pėr cdo pabesimtar. As Musa nuk e e kishte pėr qellim tė qortonte Ademin pėr mekatin e tij, sepse Ademi u pendua tė Zoti i tij, dhe u fal dhe udrejtua nė rruge tė drejte, por ai po i tregonte se si pasoje e gabimit tė tij njerezimi ra nė veshtiresi. Kjo ėshtė pse u pyet- Pse ia bere vetes dhe neve tė dalim nga xhenneti? dhe Ademi iu pergjigj;Kjo ishte shkruar pėr mua para se tu krijoja.
Edhe veprat edhe pasojat jene shkruar nga Allahu. Cfaredo veshtiresish tė na bijne duhet ti pranojme, sepse kjo tregon qe nė plotesisht pranojme Allahun si Zotin tone.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:41   #12
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Ceshtja e mekatit


Por kur ėshtė ceshtja pėr mekate, robi nuk duhet tė beje mekate. Nese ai ben mekat, atehere ai duhet tė pendohet dhe tė kerkoje falje. keshtu ai pendohet pėr cdo gabim dhe i perballon veshtiresite me durim. Allahu thote-
Ti bej durim, se premtimi i Allahut ėshtė i vertete, kerko falje pėr gabimin tend, larteso me falenderim Zotin tend mengjes e mbremje. gafir-55
nese ju perjetoni ndonje tė mire, ata i deshperon ajo, e nese ju godet ndonje e keqe, ata gezohen pėr ate. Po, nė qofte se ju beheni tė durueshem dhe ruheni, dinakeria e tyre nuk mund t`ju demtoje aspak. ėshtė e sigurt se Allahu e ka nė dore ate qe punojne ata. Ali Imran-120
. . . por nese duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjeja me vendimtare. Ali Imran-186
. . . pse ai qe ruhet dhe ben durim, s`ka dyshim Allahu nuk humb shperblimin e punemireve. Jusuf-90
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:41   #13
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

El Ubudijah-Pjesa e Dyte

Obligimi i tė urdheruarit pėr pune tė mira.

Kur vjen ceshtja tek mekataret, robi ėshtė i obliguar tė urdheroje pėr tė mira dhe te ndaloje nga e keqja, aq sa ka mundesi. Keshtu ai duhet tė beje xhihad kunder kafireve dhe munafikeve, dhe tė perkrahe miqte (eulijate) e Allahut and tė kundershtoje armiqte e Tij, tė doje dhe tė urreje pėr hir tė Allahut. Allahu thote-
O ju qe besuat, nese keni dale pėr hir tė luftes nė rrugen Time, duke kerkuar kenaqesine Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan tė verteten qe ju erdhi juve, Ata e debojne tė derguarin dhe ju, sepse i besoni Allahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqesi, po Une me se miri e di ate qe e keni fshehur dhe ate qe e keni publikuar. Ai qe punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugen. Nese ata ia dalin t`ju mundin, ata do tė jene armiqte tuaj, do tė zgjasin duart e veta kunder jush, duke ju perbuzur, sepse ata deshironin tė mos besonit.
ne diten e kijametit Allahu gjykon nė mes jush, e nuk do t`ju bejne dobi as tė afermit tuaj as femijet tuaj. Allahu sheh ate qe punoni. Ju keni shembullin me tė mire tek Ibrahimi dhe te ata qe ishin me te, kur popullit tė vet i thane- "Ne terhiqemi prej jush dhe prej asaj qe adhuroni, pos Allahut, nuk besojme tuajen, prandaj ndermjet nesh e jush ėshtė e hapet armiqesia e urrejtja derisa ta besoni vetem Allahun Nje. . . EL-Mumtehine-1-4
Nuk gjen popull qe beson Allahun dhe diten e gjykimit, e ta doje ate qe kundershton Allahun dhe tė derguarin e Tij, edhe sikur tė jene ata prinderit e tyre, ose femijet e tyre, ose vellezerit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata jane qe nė zemrat e tyre ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do ti shpjere nė xhennete, neper tė cilet rrjedhin lumenj. Aty jane pergjithmone. Allahu ua ka pelqyer punen e tyre dhe ata jane tė kenaqur me shperblimin e Tij. tė tillet jane pale e Allahut e ta dini pra se ithtaret e Allahut jane ata tė shpetuarit. Muxhadele-22
A do ti bejme muslimanet tė barabarte me kriminelet? El-kalem-35
A mos do t`i barazojme ata qe besuan dhe bene vepra tė mira me ata qe bene shkatarrime nė toke, apo do ti konsiderojme tė njejte njesoj si tė ruajturit prej tė keqiajve, si ata qe jane mekatare? Sad-28
A menduan ata, tė cilet vepruan nė tė keqija, se nė jeten e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t`i bejme tė barabarte me ata qe besuan e bene vepra tė mira? Sa i shemtuar ėshtė gjykimi i tyre! El-Xhathije-21
Nuk jane tė barabarte i verberi dhe ai qe sheh. Dhe as erresirat e drita. E as hija me vapen. E nuk jane tė njejet as tė gjallit me tė vdekurit, Allahu ben tė degjoje ate qe do, e ti nuk mund tė besh tė degjoje ate qe ėshtė nė varr. Fatir-19-22.
Allahu sjell njė shembull- njė njeri nė posedimin e tė cilit ishin ortake pa marreveshje mes vete dhe njė njeri qe ėshtė thjesht nė posedim tė njė njeriu. A jane ata tė dy tė njė lloji? Lavderimi i takon vetem Allahut, por shumice e tyre nuk dine. Ez-Zumer-29
Allahu sjell shembull- njė rob qe ėshtė prone e tjetrit e qe nuk ka nė dore asgje, dhe ate, te cilin nė e kemi furnizur me njė furnizim tė mire, e ai jep nga ai fshehtas e haptas. A jane pra ata tė dy tė barabarte? Falenderuar qofte Allahu, por shumica e tyre nuk dine.
Allahu sjell shembull- Dy njerez, njeri prej atyre tė dyve ėshtė memec qe nuk ka aftesi pėr asgje dhe vete ai ėshtė barreper kujdestarin e tij, pse kudo qe ta orientoje ai nuk sjell ndonje dobi. A ėshtė ai i barabarte me ate qe udhezon pėr drejtesi e edhe vete ėshtė nė rruge tė drejte? En-Nahl-75-76
Nuk jane tė barabarte ata tė xhennetit dhe ata tė xhehennemit. banoret e xhennetit jane ata fatbardhe qe ia kane arritur qellimit. El-hasher-20.
Keshtu Allahu ben dallimin midis njerezve tė se vertetes dhe njerezve tė te kotes, midis atij qe bindet dhe atij qe nuk bindet, midis tė drejtit dhe mekatarit, midis atyre qe jane tė udhezuar dhe ata qe jane tė humbur, midis atyre qe flasin tė verteten dhe atyre qe genjejne.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:42   #14
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Jobarazia

Kushdo qe pranon vetem realitetin kozmik (el hakikah el kaunijah) dhe injoron realitetin fetar (el hakikah dinijjah) do ti duken tė gjitha gjerat njelloj edhe aty ku Allahu ka bere dallim midis tyre, nė ate mase sa ai mund tė barazoje Allahun me idhujt, Allahu thote-
E duke u grindur mes vete nė te, ata thone- "Pasha Allahun, njemend nė kemi qene krejtesisht tė humbur. Kur juve (idhujve) u kemi barazuar me Zotin e boterave". Esh-Shuarae-96-98
Disa shkuan aq larg sa barazuan Allahun me cdo gje qe ekziston, dhe thane qe adhurimi dhe bindja ėshtė detyrim ndaj Allahut dhe detyrim ndaj cdo gjeje qe ekziston, sepse Allahu dhe krijimi i Tij ėshtė nje. Kjo ėshtė njė nga format me tė keqija tė kufrit dhe herezise rreth Zotit tė njerezimit.
Kufri i tyre arrin nė ate grade qe ata jo vetem nuk besojne se jane robėr tė Allahut, as nė kuptimin e tė qenit tė robėruar as nė ate tė te qenit adhurues, por ata deklarojen qe ata vete jane Allahu, ashtu sic njė grup i liderve tė tyre djallezore kane deklaruar nė librat e tyre, dhe nuk thone qe jane adhurues, por thone qe jane objekt adhurimi.
Por ky realitet nuk ėshtė as kozmik as fetar. Ky ėshtė genjeshter qe tregon injorancen e realitetit kozmik- kush tjeter mund tė pershkruaj Krijuesin dhe krijesat sikur tė jene njė dhe e vetmja gje, ose tė pershkruajne cdo atribut, si e mire dhe e keqe tė dyve Krijuesit dhe krijesave?
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-11-06, 03:42   #15
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Cdo te thote te jesh Rob i Zotit?

Njerezit e Kur`anit

Besimtaret, nė anen tjeter, qofshin lider ose masa e gjere, jane pasuesit, ithtaret e Kuranit, ashtu sic Profeti sas tha- Allahu ka familje nė mes tė njerezve. E pyeten ate- Kush jane ata, o i derguari i Allahut?
Ai tha- Pasuesit e Kur`anit jane ithtaret e Allahut, jane ata qe jane tė afemit e Tij (Ahmed) Keta njerez, besimtaret e dine qe Allahu ėshtė Zoti, Sunduesi dhe Krijuesi i cdo gjeje.
Krijuesi i Madheruar ėshtė i ndryshem nga krijesat e Tij. Ai nuk ėshtė i misheruar nė tė as nuk ėshtė pjese e saj. Kristianet konsiderohen pabesimtare sepse ata besojne nė meshirim dhe mendojne qe Allahu dhe Mesihu jane nje.
Cfare nund tė themi nė pėr ate qe perhap kete ide nė gjithe krijesat, edhe pse ata e dine se Allahu i ka urdheruar ata ti binden Atij dhe tė deguarit tė Tij, dhe e ka ndaluar qe ata tė mos ti binden Atij dhe tė derguarit tė Tij, dhe Ai nuk e pelqen zullumin, dhe Ai nuk do qe robėrit e Tij tė bejne kufer, dhe krijesat e Tij duhet ta adhurojne Ate, ti binden urdherave tė Tij, dhe tė kerkojne ndihme nga Ai, ashti sic Allahu thote nė Fatihane e Librit tė Tij- Vetem TY tė adhurojme dhe vetem TY ndihme tė kerkojme. fatiha-5


__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:29.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.