![]() |
Poezi nga FrEsKiA
[b]Djeg... [/b
Shpirti im digjet, ndihem e vetmuar... Dua te shkoj large, shume large... Large nga Jeta ime, nga te gjitha Dhimbjet, qe me trishtojne... Vajtoj, asgje me teper nuk di... Pse? Pse gjithe kjo dhimbje? Pse une? Pse jeta? S`kam asnje fuqi te luftoj, dorezohem, do te dehem. E dehur ne nje bote perplot njerez te cilet te lumtur, te gezuar jane. Por e zgjedh luften do te jetoj Nje Jete sikur nuk kam deshiruar kurr, Nje Jete perplot Vuajtje dhe Urrejtje! Nuk shoh asnje arsye per ndodhjen time ketu, por arsyeja ime e vetme ishe Ti! Pra nuk te pyes asgje me teper se Ti s`me Dashuron!!! FrEsKiA |
[b]E Urrej..
[/b] E urrej, biseden kur ti fol me mua dhe Frizuren tende komike E urrej, kur ti veturen udheheq dhe gjithe dukja e nje Macho... E urrej, Artin tend kur me shikon, E urrej, kur ti me ben te qeshem , me shume se c`duhet E urrej, kur ti nuk je ne pranin time dhe nuk me lajmerohesh Por me se shumti urrej, ate se une Ty nuk mund te te urrej Aspak! Hiq! Asnjehere! FrEsKiA |
[b]Muri Yt
[/b] qendroj prane murit tend ndihem e vetmuar prane murit ne nje dimer te acaruar brenda murit nje parajse shoh se muri rritet gure mbi gure nuk mund t`a klimatizoj ate se ateher ne heshtje prishet rampoj me gjithe fuqine kunder tij dhimbja kaplon trupin krijon nje katapult te dyshimte por ai vetem rritet, rritet nuk mund t`ia arrij qellimit cdo gure shpon sikur nje shigjete e cila me rampon dhe ngadale ngulitet ne mishin tim dashuria ime nuk vjen tek ty ajo i bien murit tend ... jo nuk mund t`a klimatizoj me kurre ate... cdo gje mbaron, sa ftohte ben ketu... por nuk mund te dorezohem?! mundohem te hyj ne brendesi por nuk ekziston asnje dere, asnje dritare vetem nje mur i rrezikshem dhemb edhe mbas gjithe perpjekjeve nuk funksionon lerme te lutem, lejom te pasoj... humbjen tende nuk do t`a lejoj... nuk kam me fuqi po vdes para syve tua ndersa ti vazhdon ndertimin e ketij muri dhemb shume e ndiej veten ngrohte ne brendesi te murit me trup te leshuar qendroj ne gjunje e pafuqishme qajne syt e mi, ndersa lotet rrjedhin duke u ngrire nga te ftohtit une po vdes prane murit tend ...me braktise vetem pershkak te mureve? apo ashtu me duket mua me duket ashtu a jam fajtore? ose vetem ke ndryshuar per te me dhene fuqi? mendoj se pa ty nuk mund te ekzistoj shoh vetem parajsen tende por duket gjithecka ka ndryshuar edhe pse asnje mur nuk eshte ne pah, nuk mund te afrohem a qendroj une ne qaforen tende? perfundimisht me duhej kufijte t`i mbikaloja ben acar ne vendin tim pres? dikush te me perkrahe ndoshta deshiron ti? a deshiron ti pra? shpesh dyshoj per kete them me vete, atehere do te vjen dikush te behem e tij? apo qendron vdekja para meje? ndoshta vjen ti te me marresh po qendroj prane parajses tende me rrethon nje ftohtesi por nese hyj brenda i humbas urdherat e mia? a ishte keshtu edhe meraku yt? sillen rrethe meje mendime te ndryshme?! parajsa jote pa mua eshte e pavlevshme papritmas dikush me prek shpinen tash u befasova... ishte muri qe me shqetesoi nje brenge, nje dhimbje shpirtin kaploi nuk guxoj te hyj ne parajsen tende se ndoshta prishet ajo po qendroj ketu duke e shikuar parajsen tende... ndihem e shqetesuar, sa deshire do te kisha te jem prane teje ashtu e pafuqishme rash mbi bodin e ftohte duke vajtuar deri sa nagdale te me merr gjumi FrEsKiA |
[b]Ne prage te vdekjes!!! !
[/b] Te flas mbi kete qeshtje me mungon shume, se te doja shume. Por tash ti ke shkuar ndihem nen kerkimin tend. Nuk po di cfare te bej me rrethon dukuri e rralle vetem se ndihem totalisht e vrare, gjate gjithe jetes sime do ta ndiej mungesen tende. Pse Zoti m`a vodhi engjullin tim? Sikur t`a kisha do ta kisha besuar. Ti ishe gjithcka per mua. Nuk di cfare te them nuk mund te mendoj me qarte, ne koken time je vetem Ti. S`kam asnje shok te flas, ndihma ime eshte pikellimi! I vjell gjithe te keqijat jashte nga une, jeta ime eshte nje Graus e vetme. Nuk kam askend ketu, tentoj te bej nje grope. Pastaj do te shtrihem aty brenda, larte ne qiell, sigurisht do te hesht perseri ne ty. Vdekja eshte zgjidhja e vetme, dje e thyva edhe kemben. Tash po luaj me nje pike helmi t`a provoj apo jo ndihem si nje e cmendur, e lajthitur. Por do te jete teper vone une jam large nese dikush me kerkon. Do te afrohet koha edhe ate nese dielli edhe nje here ndricon, kjo nuk do te shkoj shume gjate besoni ateher ju si nje Yll ne Qiell do t`me shikoni. FrEsKiA |
[b]Te Dua [/b]
Nje Vajze e pyeste Djalin "Me Adhuron?" Ai pergjigjej Jo. Ajo e pyeste "A Jam e Bukur"? Ai pergjigjej Jo. Ajo pyeste "Jam ne zemren tende"? Ai pergjigjej Jo. Me ne fund pyeti Ajo "Nese une largohem qan Ti per Mua"? Ai perseri pergjigjej Jo. Ajo u pikellua per se tepermi. Ai i hapi Krahet e shtrengoi ne Kraheror duke i thene "Une nuk Te Adhuroj, por Te Dua. Ti nuk Je e Bukur, por Je e Mrekullueshme. Ti nuk Je ne Zemren Time, por Ti Je Jeta Ime. Une nuk do te Qaj per Ty, por do te Vdes per Ty!" FrEsKiA |
[b]Loti [/b]
Qielli ishte i hapur dhe i qarte, Yjet ndriconin mrekullueshem. Nen driten e Henes shihej gjithecka. Shikon edhe Lotin tim. Loti, i cili zhduki gjithecka. Loti, i cili ndryshoi gjithecka. Loti qe krijove Ti. Por Ti nuk e kuptove Ate. Ai donte te thote, se Ti je Ai. Vetem fuqia jote mundi t`a ndaloje. Fuqia qe mund ta thante ate. Por Ti nuk doje. Keshtu u largove large. Large nga Jeta ime. Por Loti nuk u largua. Ai do te qendroje pergjithmon. Dhe une nuk do ta harroj kurre, se ai ishe Ti, qe me le ne vetmi. Vetem me Lotet e mi. FrEsKiA |
[b]Sonte ne mesnate[/b]
Sonte ne mesnate kur hena n`pullaz te rrije si rreze e zjarrte ne enderr do te vije Si zocke ne dritare do te ec ngadale e pa me ndier fare zemren do ta marr Me dashuri ne gjume une do te mbuloj do te vershoj si lum puthjet s`i numeroj Ne agimin e qete si zane ne perralle do te le duke fjete do te ik pa fjale FrEsKiA |
[b]S`jam fjolle genjeshtare [/b]
Porsi bora qe zbret nga rete do te lodroj te behem flutur shpirti im si zog me flete do te josh ty djale i bukur Do te qendroj ne pellembe te dores s`do te zhdukem s`do te ik do zbulosh misterin e fjolles cdo moment qe te mahnit Do te nguc s`te le te qete do te vallezoj pa u ndale do te hyj ne zemren det do te shkrihem nga malli-zjarr Ne dashuri do te bej be me ndjenje te vashes lozonjare ne unin tend do te ngrej fole se s`jam fjolle genjeshtare FrEsKiA |
[b]Nese...
[/b] Nese me sheh duke enderruar, Ti me frymezon. Nese me sheh duke menduar, ne mendjen time je vetem Ti. Nese me sheh duke shkruar, thur vargje per Ty. Nese me sheh duke udhetuar, te kerkoj Ty. Nese me sheh duke vajtuar, Loti im je Ti. Ti je Jeta ime! Edhe nese nese vdes, do te vdes per Ty..!! FrEsKiA |
[b]Dhemb... [/b]
Sa shume dhemb... kur Ty cdo dite afer te kam dhe nuk mund te te prek. Nuk dua te te kem afer! Sa shume dhemb.. kur Ty te shikoj dhe puthjen nuk mund t`a dhuroj. Nuk dua te te shikoj! Sa shume dhemb... kur degjoj qeshjen tende dhe prane teje nuk mund te jem. Nuk dua te te degjoj! Sa shume dhemb... kur nga Ty enderroj dhe perseri zgjohem. Nuk dua nga Ty te enderroj! Sa shume dhemb... kur Ty te dashuroj ne nderkohe e di se nuk mund te jetoj me Ty. Nuk dua te te dashuroj! Cfare une deshiroj, eshte Dashuria jote!!! FrEsKiA |
[b]Deshiroj[/b]
Deshiroj tre gjera ne Jeten time Diellin, Henen dhe Ty! E dua Diellin gjate dites, e dua Henen gjate nates, por Ty te dua pergjithmon! Pa Ty, Dielli nuk do te ngrohe. Pa Ty, Qielli nuk eshte i kalter dhe pemet nuk do te jene te gjelberta. Pa Ty, Jeta eshte bardhe-zi. Pa Ty, nuk me intereson nese fitoj ose humbas. Pa Ty, ndihem e vetmuar. Pa Ty, drita eshte erresire. Pa Ty, rri ulur ketu dhe nuk jam ketu. Pa Ty, kjo Jeta ime nuk ka kuptim. ...shikom ne fytyre... ...do te me shohesh duke qeshur... ...se une jam e lumtur pa ty... ...shikom ne fytyre... dhe do te shohesh se nuk me intereson fare ti... ...se nuk te kam dashuruar asnjehere... ...por mos me shiko ne sy... ...se aty do te shohesh lotet, te cilat thone... ...e gjitha vetem nje genjeshter eshte... ...Te Dua... FrEsKiA |
[b]Cudi...
[/b] Ti thot se e don Diellin, por kur ai ndricon ti futesh nen hije. Ti thot se e don Shiun, por kur bien Shi ti e hap ombrellen. Ti thot se e don eren, por kur fryn era ti e mbyll dritaren. Por kesaj i frigohem, se dikur ke then Te Dua Ty... FrEsKiA |
[b]Pasqyra e Zemres Sime [/b]
Ti je Une, Une jam Ti Ne te dy - NJE. Na afron nje mendim. Na pasqyron nje shikim. Na bashkon nje Dashuri. Pasqyra e Zemres Sime! Ne syt e tua shoh veten time. Nga fjalet e tua rrjedh mendimi im. Na bashkon, na lidhe nje Dashuri. Pasqyra e Zemres Sime! Do te ruaj ne zemren time por si nje thesar. Do te cmoj ne jeten time por si Diamant. Do te mbaj ne pellembe te dores me perkedhelje te ngrohte. Do te kujdesem per ty qe te mos thyhesh, as edhe te mos gervishtesh asnjehere, se te Dua pergjithmon. Pasqyra e Zemres Sime! Qendroj buze liqenit, sa bukur-kaltersi. Pikat e shiut si visare, sa te kthjellta, bashkohen me lotet e mia te nxehta. Ahh sa shume e ndiej mungesen tende... Pasqyra e Zemres Sime! Por, do te mundohem me gjithe fuqine time. Do te luftoj si nje Dragua. Do te shtrengoj ne kraherorin tim, duke te thene Te Dua, Te Dua! Pasqyra e Zemres Sime! FrEsKiA |
[b]A e din... [/b]
A e din Ti pse nuk i tregoj askujt, se e dua Ate? Nga frika se mos plagosem. A e din pse njeriu e posedon nje zemer? Eshte arma me e forte qe te hap plagen dhe eshte veshtire per t`u mbyllur!!! E di se do te ndihem e humbur. Nuk e di, nese deshiroj te fitoje. E di se nuk mund te fitoje. Ti do te shkosh, por "dicka" nga Ty do te mbetet ketu, dhe kjo "dicka" do te te mungoje. Do t`a shtrengoj ate qe te mos e humbas kurre. FrEsKiA |
[b]Engjulli
[/b] Edhe Engjujt qajne, edhe Engjujt ndiejne dhimbje, edhe Engjujt nervozohen nganjehere, Atehere me thuaj cfare jam une? Nje Engjull? Nje Njeri? Nuk e kuptoj perse jam keshtu, nuk mund te permbahem, dua ne qiell te fluturoje edhe pse e di se nuk mundem. Ne enderrat e mia ndihem shume e gezuar, gjithecka ndryshe se tash. Ne enderrat e mia jam nje Njeri. Atehere me thuaj cfare jam une? Nje Engjull? Apo nje Njeri i keq? Deshiroj te vrapoj large, te shoh sa e shpejte jam, te shoh deri ku do te dorezohen kembet e mia. Apo krahet e mia? A derdhin Engjujt lote te kuqe? A frikesohen njerezit nga Nata? Cfare jemi ne? Cfare jam une? A genjejne Engjujt? Dhe a thone njerezit gjithmon te verteten? Atehere cfare bej une? A do te mund t`i zgjeroj krahet e mia ndonjehere, nese do t`i posedoj? A do te jem ndonjehere e lire? A do te jem ndonjehere Une? Atehere me thuaj, cfare jam une? Ndoshta nje Engjull zemerthyer? Apo nje Njeri i lige? Nuk e di. A vdesin edhe Engjujt? Apo vdekja ben pjese vetem tek njerezit? Qendron diku pergjigja? Apo nuk do te mund t`a zbuloj kurre? Atehere me thuaj, cfare jam une? Nje Engjull i vogel pafuqi? Apo nje Njeri pashpirt? FrEsKiA |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:33. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.