Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Kuzhina & Gatimi (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=130)
-   -   Recetat e mia. (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21926)

Era1 25-05-07 17:44

Recetat e mia.
 
[B]Salmon ne furre.
[/B]
Peshkun e kripim dhe e piperosim.
Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe ne te vendosim peshkun.
I hedhim siper majdanoz, koper , rozmarine dhe disa thelpinj hudher.
Presim gjysem limoni ne feta dhe e vendosim neper peshk dhe gjysmen tjeter ja hedhim siper.
E lejme te marionohet me te gjitha keto per gjysem ore dhe pastaj e pjekim.

Era1 25-05-07 17:45

[B]Qofte alla Era....[/B]


Mish te grire
Hudhra
majdanoz
1/2 spec jeshil,
gjysem domate
nje luge vaj ulliri,
piper,
veze,
qepe (me qepe te njoma behen me te shijshme)
1/2 filxhan kafe me uje te gazuar
buke te grire
djath te grire (sipas deshires)

Specin,qepen, hudhren, majdanozin dhe domaten (ose nje luge salce) i grin holle (sa me holle aq me mire) dhe i hedh tek mishi i grire , shtojme vezet, piperin kripe nje luge vaj ulliri dhe i perziejme mire shtojme dhe ujin e gazuar , buken e grire dhe djatthin e grire dhe i perziejme dhe pak. I bejme ne forma sipas deshires dhe mund ti skuqesh me ose pa miell ose ti pjekesh.

Kjo eshte receta ime personale shpresoj tju pelqej

Era1 25-05-07 17:45

[B]Pilaf me perime.[/B]

Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji.
Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre).
Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame.

Ju befte mire.

Era1 25-05-07 17:45

[B]Krep[/B]

Ne nje ene hedhim miell (sipas deshires), nje veze , pak kripe dhe pastaj i shtojme qumesht derisa te behet nje brum me i holl se i petullave.E trazojme mire qe perzierja te mos kete kokrriza nga mielli.
Ne nje tigan hedhim pak vaj sa te lyhet tigani, mbasi nxehet hedhim nje filxhn kafeje nga brumi dhe e levizim tiganin derisa brumi te zere gjithe dyshemene e tiganit dhe e leme te skuqet pak pastaj e kthejme dhe nga ana tjeter (krepi i pare nuk haet sepse mbledh yndyren qe ka tigani). Skuqim dhe te tjeret dhe i kemi gati per ti ngrene.
I mbushim sipas deshires me djath, spinaq, ose me nutella, mjalt etj.

Era1 25-05-07 17:46

[B]Mish qengji me perime[/B]

Mish qengji
karrota
qepe
patate
bizele
miell
nje gote vere te bardhe
dy gota me uje
vaj ulliri
dafine
kripe.

Mishin e kripim dhe e piperosim, pastaj e kalojme ne miell. E skuqim ne nje tigan derisa te marri ngjyre.
Grijme karrotat dhe qepet (i lani mos harroni ).I veme te skuqen ne tenxhere me presion (mos i mbyllni keto ne presion por duhet per zierjen me vone) me dy gjethe dafine.
Sapo fillon qe merr ngjyre shtojme patatet e qeruara bizelet dhe mishin e skuqur dhe pak kripe (sepse kemi kripur dhe mishin me lart). Hedhim veren dhe ujin dhe e mbyllim tenxheren e presionit me kapak. Ziejne rreth 7 minuta ne presion pastaj e hapim dhe e lejme te ziej edhe rreth 5 min pa e mbyllur.
Nqse salca e perimeve eshte e holle mos i shtoni miell (se e kam bere une nje here kete gabim) mjafton te marrim nje patate ta shtpim mire me pirun dhe ta shtojme tek salca.

Eshte gjelle shume e shijshme.

Virti 25-05-07 18:04

nuk kam afinitet per gastronomi as kulinarizem, por me knaqesi do i shijoja keto specialitete te gatuara nga Era! :smile:

Dilaver 25-05-07 19:18

[quote=Era1][B]Pilaf me perime.[/B]

Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji.
Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre).
Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame.

Ju befte mire.[/quote]


[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit[/SIZE][/FONT] "[I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1"[/B][/I] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Pilafi me perime, gjella ime mė preferuar, kuptohet i shtoj edhe ca zarzavate.[/SIZE][/FONT]
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT]

Era1 25-05-07 22:41

[quote=Dilaver][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit[/SIZE][/FONT] "[I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1"[/B][/I] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?[/SIZE][/FONT]
[/quote]

Ketu "vidh" cte duash :tongue:

Edhe mua me pelqen shume ky lloj gatimi dhe zafran (mos e kam gabim fjalen ne shqip po eshte ai pluhuri qe e ben te verdhe orizin)

Era1 26-05-07 22:18

[B]TORTE ME MOLLE[/B]

200 gr miell
1 veze
pak kripe
100 gr gjalp
50 gr sheqer

2 moll (jo nga ato jeshilet e tharta se ta shpif pastaj)

Hedhim ne nje kupe te gjithe ket perberesit qe jane me larte dhe i perziejme derisa te behen nje mase . Lyejem taven, ku do ta pjekim, me gjalp (mire eshte te jete nga ato tavat qe ju smontohen anet).
Shtrojme perberjen e mbulojme siper me krep pasticerie dhe e mbushim siperfaqen me copat emolles te prera ne gjysem hene (si ne figure nuk e kam bere shume mire). E fusim ne furre ,te cilen e kemi ngrohur me pare ,ne 180Ā° per rreth gjysem ore (derisa mollet marrin ngjyre)
Une pasi piqet e lyej me recel kajsie (ose pelte kajsie) dhe e le te ftohet.


Ketu po vendos dhe se si pregatitet kremi i pasticerise.

[B]KREM PASTICERIE[/B]

Ā½ l qumesht
2 te verdha veze
4 luge gjelle sheqer
2 luge gjelle miell (ose me pak shikoje me sy qe te mos jete i trashe shume kremi)
1 cope kanell
2 cope lekure limoni

Hedhim te gjithe perberesit (pervec kanelles dhe lekures se limonit) ne nje kupe dhe i perziejme mire, mbasi i perziejme mire shtojme kanellen dhe lekuren e limonit dhe i vendosim ne zjarr duke vazhduar ti trazojme derisa kremi te trashet.
Heqim kanellen dhe lekuren e limonit

Era1 26-05-07 22:20

Kete recete (shume te thjeshte) mund ta perdorni per mbasdite ose per femijet .

Perberesit:
Pete sfoliat
salcice (wuster)

Peta lihet te shkrije (nese e kemi blere , sepse nese e bejme vete dhe eshte e fresket nuk ka nevoje per shkrirje). E hapim mbi nje tavoline dhe e presim ne rripa te holl sa gishti i madh.
Presim edhe wuster-at ne cilindra me po ate trashesi (sa gishti i madh ).
Cilndrat e salēiēeve i mbeshtjellim me rripat e petes (sa te mbeshtillet salcicja e presim copen tjeter te petes) ngjisim anet e petes rreth salcices dhe vazhdojme keshtu me radhe. I radhisim ne tave dhe i veme te piqen derisa peta te piqet (njesoj si byreku)

Era1 02-06-07 11:20

[B]Pule me salce curry [/B](mua me pelqen shumeeeee por masat me numer personash nuk ja di)

[B]Perberesit[/B]

Mish pule (filetot ose mishi i bardhe sic mund te quhet)
2 qepe te medha
2 speca jeshil (ose te kuq)
vaj ulliri
gjysem gote vere te bardhe
1 luge gjelle curry (varet pluhur ose salce)
kripe, piper



Skuqim mishin e pules ne tigan , mbasi e kemi kirpur dhe piperosur. Ne po ate vaj skuqim qepen e grire ne kubik shume te vegjel si dhe disa speca jeshil (nga ata te hollet) edhe keta te grire (por jo aq holle sa qepa) dhe i skuqim. Kur shohim qe jane bere shtojme mishin e pules, curry-n , kripe,veren e bardhe dhe e leme te zieje pak derisa te behet salce

(une e shoqeroj me pilaf)


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:07.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.