![]() |
PETALET E ZEMRES dhe kronik funshekulli
NATE E NXEHTE DIMERI
Buzet i kisha te ngjyera kuq' Nuk kisha hanger qershia Ishte dimer Floket i kisha te shprishura Nuk mi shprishi era Ishte e mbyllur dera Emocionet i kisha te zjarrta Nuk e kisha fituar loton Por e kisha ne duar tere boten ---------------------------------------------------------------------------- VETMI Tewlefoni nuk po cingeron Une e pres me padurim Per dreq cigarja mi dogji gishtat Tek isha zhytur ne nje enderrim U zgjova ashtu i hutuar Me dogji vetmia sikur qiri Mendimet jane dallge te trazuara Nuk shuhet dot prushi qe kam per ty ---------------------------------------------------------------------------------- LETRA IME I vetmuar jame kete nate Vetem hena me shikon nga larte Edhe ajo zbezan sikur e mjere Ah e marrte lumi kete vetmi Nje leter ty po ta shklruaj Ne qdo qast dhe te kujtoj Shkruaj me malle e dashuri Eja prane te deshiroj Gishtat me drdhen malli me djege Vetmia me shpie ne sketerr Gjithqka me behet monoton Eja te lutem mos me le te mjere Flisni o yje nga larte Si e gjykoni kete dashuri Apo te behem edhe une ylle E te digjem ne gjithesi -------------------------------------------------------------------------- KUJTIM Buze lumit nen kalaje Qendronim te dashuruar Puthja jone oqean vale-vale Gjithe parajsen e kishim ne duar Kisha frike dhe pershperita "sa shpejt lumi po vershon" Ti me kuptove dhe ma prite "Vershon por kurre nuk mbaron" Vertet lumi nuk mbaroi Po ku mbeti e jona dashuri Parajsa ne ferr u shnderrua Lumi mbeti pa ne te dy ----------------------------------------------------------------------- NE PRITJE TE PERJETSHME Kaq here te prita, aq here u zhgenjeva Dukej ajo siluet...shkrepte shikimi yte i qeshur dhe befas ikte Ikte bashke me klithjet e mia ne jermi Kaq shume pritje u shenuan ne zemren time Dhe aq shume vyshkej e shkreta Pritja ma vodhi rinin Duke i numeruar gufimet e qershis Me iluzione te pambarim; Se nje dite dote kthehesh nga mergimi Ashtu me dashuri te fresket Te me hidhesh ne perqafim Tani e veshur me vellon e zeze Jame martuar me zjarrin e fikur Dhe ende pres se nje dite dote vish Te mi shtrengosh gjinjet e vyshkur ------------------------------------------------------------------------------ TE DUA Te dua me shume se qiellin Qe mbi ne i kalter qendron Te dua me shume se diellin Qe kaq ngrohtesi na ofron Se qielli edhe munde te erret Por syri yte i qeshur qendron Se dielli edhe munde te shuhet Por shtrati yte te pervalon ---------------------------------------------------------------------------------- 2)---------------------------------------------------------------------------- USHTAR I PLAGOSUR Kaq large dhe afer eshte e pritura e shumepritura Mushkrit e ftohura acarojne dhembjet e plageve Plageve te infektuara ne bore e ne shi Une jame ushtar i plagosur Qe ushqehem me buke e kripe Dhe me frymen e lirise Une jame ushtare i plagosur Qe me brejne dhimbjet e plageve Dhe malli per te shumeprituren Une jame krenare per gjakun qe kame derdhur Qe t'i ushqej lulet e pranveres Lulet e Lirise ----------------------------------------------------------------------------- UCK Ajo qe tingelloi vertet shqipe nga gjiri i popullit te plagosur Ku mbaroi kerkimi i hirit, vullnetar doli flijimi nga shpirterat e mllefosur Ku sharra preku ne gozhde Dhe hala syrin e shpertheu Sikur nje lulebore ngriti koken Mbi deboren e rende ngadhnjeu Pavdekshem gjaku perlau balten Zjarri u be kenge me qifteli Emra legjendash frymuan gjalle Me varre deshmoresh thuret histori -------------------------------------------------------------------------- NUK DUA Nuk dua hija te me ike Trupi te me mbetet i vetmuar Ateher vdekjen dota kisha frike Dote isha hiq i shkuar i harruar Nuk dua te jetoj pa emer I shurdher para zerave te ngritur Ateher jeten dota kisha frike Dote isha sikur qiri i fikur ---------------------------------------------------------------------- ENDERR NE MESNATE Mbereme pash nje enderr; Erdhen bajlozet ne mesnate Ishin te tmerrshem, shkrepetinin flake Duke na trazuar, kontrollonin Nje dhemballe e kerkonin, shanin Pasi qe dhemballe nuk gjeten Hangren e pin deri sa u ngin Grave e femijeve tmerrin ua shtin Pas nende plageve, vie e dhjeta Sternipi i Gjergjit thot "mjafte fjeta" ------------------------------------------------------------------------------- MALLE Diqka ne zemer fort me shtrengon Pa pra me dhembje kohen e qendisi Vetmia e akullt mishin ma kaplon Ne vitrinen luksoze myket plisi Djerset e pergjakura ujitin token Duke u rritur lulet e harreses Ditet e gjata ne balle krijojne rrudha Dashuria false mbush zbrazetin e jetes Diqka ne zemer foret me shtrengon Eshte malli qe s'me le te pushoj Hija ime e trazuar zbret ne atdhe Dhe si i qmendur neper kujtime vrapoj ----------------------------------------------------------------------------- .....Prane kajsis Jo shume large degjohen krisma plumbash Aeroplanet e NATO-se manovrojn ne qiellin e zymte Dita e 44-te e bombardimeve Shkembi nuk derdhe lote, nuk klithe, vajton ne heshtje Une dhe SH. i numerojm plaget qe kullojn gjake Cigaren e thithim deri ne funde ---------------------------------------------------------------------------------- .....Prane murit me gure Edhe gjarperinjet jane fshehur brenda gureve Kane frike nga helmi i njerzimit qe ka kapluar token Ne qdo dege shpendkeqet kendojn Qielli qane dhe i lane kufomat arave Transistori i vogel na i thellon dhembjet e plageve Nuk di asgje per fatin e familjes Aeroplanet e NATO-se sulmojn caqet e UJ-se Dita e 47 e bombardimeve Plumbat fishkllojn, topat gemojne........... -------------------------------------------------------------------- ju pershendet tegitheve Agron Bytyqi[list][/list][b][/b][url][color=cyan][/color][/url] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:14. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.