Dardania.de

Dardania.de (https://www.dardania.de/vb/upload/index.php)
-   Politika (https://www.dardania.de/vb/upload/forumdisplay.php?f=108)
-   -   Shpėrthim nė Pejė, dėmtohen shtatė vetura tė OSBE-sė (https://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=21246)

GjIlAnAsI_cSi 26-02-07 18:16

Shpėrthim nė Pejė, dėmtohen shtatė vetura tė OSBE-sė
 
[B]Rreth orės 3:35 tė mėngjesit, nė Lagjen Fidanishte tė Pejės, nė parkingun e OSBE-sė ka ndodhur njė shpėrthim, me ē' rast janė dėmtuar shtatė vetura tė OSBE-sė dhe dy vetura private. Nė vendin e ngjarjes kanė dalė njėsitė e Stacionit Policor tė Pejės.[/B] "Sipas informatave tė para dyshohet se mjeti shpėrthyes ka qenė i qėllimshėm. Kemi tė bėjmė me dy mjete shpėrthyese, njėri ėshtė aktivizuar dhe tjetri jo", ka njoftuar Avni Gjevukaj, zėdhėnės i Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr rajonin e Pejės.
Pos dėshmive materiale ėshtė gjetur edhe mjeti i dytė shpėrthyes i cili nuk ėshtė aktivizuar. Sipas njė kumtese pėr shtyp tė SHPK-sė thuhet se ende nuk dihet se kush ka qenė cak i sulmit, meqenėse zona pėrreth vendit tė ngjarjes ėshtė e banuar.


Zyrtarėt e OSBE-sė nuk shohin ndonjė indikacion qė ata tė kenė qenė cak i sulmit me granatė

Disa orė pas shpėrthimit tė njė granate dore nė auto-parkingun e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian nė Pejė, zyrtarėt e Zyrės rajonale tė kėsaj organizate, deri tash nuk shohin ndonjė indikacion qė ata tė kenė qenė cak i kėtij sulmi.
Zyrtari i OSBE-sė, Sven Lindholm, ka konfirmuar sot pasdite se nė parkingun e automjeteve tė tyre zyrtare, nė lagjen “Fidanishte” tė Pejės, nė orėt e mėngjesit tė ditės sė sotėm, ka eksploduar njė mjet shpėrthyes, i cili ka dėmtuar shtatė makina tė OSBE-sė, qė gjendeshin brenda rrethojave tė parkingut, dhe dy makina private qė gjendeshin tė parkuara jashtė kėtyre rrethojave.



Presidenti Sejdiu dėnon shpėrthimin

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes njė kumtese ka dėnuar shpėrthimin e sotėm nė Pejė, si pasojė e tė cilit janė dėmtuar shtatė automjete tė OSBE-sė dhe dy tė tjera private.
“Sulmi dhe shkatėrrimi i veturave tė OSBE-sė paraqet njė akt tė ulėt kriminal, tė cilin institucionet dhe qytetarėt e Kosovės e dėnojnė me forcė. Aktet e tilla u shkojnė pėrshtati vetėm atyre qė nuk e duan paqen, stabilitetin dhe pavarėsinė e Kosovės”, thuhet nė reagimin e Presidentit Sejdiu, i cili u ka bėrė thirrje organeve tė rendit qė ta hetojnė kėtė rast dhe autorėt e tij t’i vėnė para drejtėsisė.

Edhe Partia Reformiste ORA, dėnon shpėrthimin

Partia Reformiste ORA dėnon fuqimisht sulmin me granate dore nė lagjen Fidanishte tė Pejės, pasojė e sė cilės u shkaktuan dėme tė konsiderueshme materiale. Partia Reformiste ORA konsideron se aktet e tilla sjellin dėm tė jashtėzakonshėm politik nė proceset delikate nė tė cilat po kalon Kosova. ORA kėrkon nga organet e sigurisė qė tė marrin masat e duhura pėr kapjen e kryesve tė kėtij akti dhe parandalimin e akteve te ngjashme tė dėmshme pėr ardhmėrinė e vendit.

jane 27-02-07 17:49

Besoj se te gjithe pajtohemi se ne kete kohe gjithqka dhe asgje eshte e arsyeshme, edhe pse deshiroj te mos jene shqiptare, une, kurr nuk e kam guximin e atyre, qe me '96 e '97 na thonin se po vriten grupet e millosevicit me ata te sheshelit.


Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:02.

Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.