Shpėrthim nė Pejė, dėmtohen shtatė vetura tė OSBE-sė
Rreth orės 3:35 tė mėngjesit, nė Lagjen Fidanishte tė Pejės, nė parkingun e OSBE-sė ka ndodhur njė shpėrthim, me ē' rast janė dėmtuar shtatė vetura tė OSBE-sė dhe dy vetura private. Nė vendin e ngjarjes kanė dalė njėsitė e Stacionit Policor tė Pejės. "Sipas informatave tė para dyshohet se mjeti shpėrthyes ka qenė i qėllimshėm. Kemi tė bėjmė me dy mjete shpėrthyese, njėri ėshtė aktivizuar dhe tjetri jo", ka njoftuar Avni Gjevukaj, zėdhėnės i Shėrbimit Policor tė Kosovės pėr rajonin e Pejės.
Pos dėshmive materiale ėshtė gjetur edhe mjeti i dytė shpėrthyes i cili nuk ėshtė aktivizuar. Sipas njė kumtese pėr shtyp tė SHPK-sė thuhet se ende nuk dihet se kush ka qenė cak i sulmit, meqenėse zona pėrreth vendit tė ngjarjes ėshtė e banuar.
Zyrtarėt e OSBE-sė nuk shohin ndonjė indikacion qė ata tė kenė qenė cak i sulmit me granatė
Disa orė pas shpėrthimit tė njė granate dore nė auto-parkingun e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian nė Pejė, zyrtarėt e Zyrės rajonale tė kėsaj organizate, deri tash nuk shohin ndonjė indikacion qė ata tė kenė qenė cak i kėtij sulmi.
Zyrtari i OSBE-sė, Sven Lindholm, ka konfirmuar sot pasdite se nė parkingun e automjeteve tė tyre zyrtare, nė lagjen Fidanishte tė Pejės, nė orėt e mėngjesit tė ditės sė sotėm, ka eksploduar njė mjet shpėrthyes, i cili ka dėmtuar shtatė makina tė OSBE-sė, qė gjendeshin brenda rrethojave tė parkingut, dhe dy makina private qė gjendeshin tė parkuara jashtė kėtyre rrethojave.
Presidenti Sejdiu dėnon shpėrthimin
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes njė kumtese ka dėnuar shpėrthimin e sotėm nė Pejė, si pasojė e tė cilit janė dėmtuar shtatė automjete tė OSBE-sė dhe dy tė tjera private.
Sulmi dhe shkatėrrimi i veturave tė OSBE-sė paraqet njė akt tė ulėt kriminal, tė cilin institucionet dhe qytetarėt e Kosovės e dėnojnė me forcė. Aktet e tilla u shkojnė pėrshtati vetėm atyre qė nuk e duan paqen, stabilitetin dhe pavarėsinė e Kosovės, thuhet nė reagimin e Presidentit Sejdiu, i cili u ka bėrė thirrje organeve tė rendit qė ta hetojnė kėtė rast dhe autorėt e tij ti vėnė para drejtėsisė.
Edhe Partia Reformiste ORA, dėnon shpėrthimin
Partia Reformiste ORA dėnon fuqimisht sulmin me granate dore nė lagjen Fidanishte tė Pejės, pasojė e sė cilės u shkaktuan dėme tė konsiderueshme materiale. Partia Reformiste ORA konsideron se aktet e tilla sjellin dėm tė jashtėzakonshėm politik nė proceset delikate nė tė cilat po kalon Kosova. ORA kėrkon nga organet e sigurisė qė tė marrin masat e duhura pėr kapjen e kryesve tė kėtij akti dhe parandalimin e akteve te ngjashme tė dėmshme pėr ardhmėrinė e vendit.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|