![]() |
Poezi nga poete te medhenj!
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]RUDYORD KIPLING
Ne mundsh[/B] Nė mundsh tė ruash arsyen,kur bota humbet fillin E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh Sa herė tek ti dyshojnė e s'tė pėrfillin, Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh. Nė mundsh tė rrish nė pritje,nga pritja pa u lodhur, A kur t'urrejnė,urrejtje mos t'ushqesh, madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur, Me thejshtėsi me to pa rėnė ndesh... Nė mundsh tė mendosh,por jo si rob ėndėrrimesh Dhe t'i trajtosh njėlloj e pa dallim, ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh... Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta Nė kurthe pėr trutharėt,kopukėt t'i kthejnė. T'i shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta E prapė t'i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė. Nė mundsh fitoret qė ke korrur t'i flijosh, Si nė kumar,nė njė tė vetme lojė. Tė rrezikosh,tė humbėsh e prapė t'ja fillosh dhe humbjen kurrė tė mos e zėsh nė gojė. Nė i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemėr Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithshka duket e kotė E tė qėndrosh edhe kur s'ke asgjė pėrveē vullnetit Qė veē njė fjalė-Qėndro-gjithnje tė thotė... Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj,por nderin tėnd ta ruash, a t'ecėsh pėrkrah mbretit,pa krenari qė tė verbon... Nė se armiku apo miku s'tė bėjnė dot tė vuash dhe gjithkėnd e ēmon,veē sa meriton... Nė mundsh t'i mbushėsh ti minutat mė tė rėnda me vepra qė peshojnė- ...........................Dije dhe mos kij asnjė dyshim E jotja do jetė Bota me ēka brenda dhe NJERI do jesh,o biri im![/SIZE][/FONT] |
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]Sergej Esenin
LETER NENES[/B] Gjallė je, nėnoke? Edhe unė Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet! Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume Izbėn tėnde, qė me mall mė pret. Thonė se je ligur e je tretur Nga meraku im, po nuk ankon, Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr, Fillikate rrugės shpesh kalon. Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie, Njė vegim i zi tė kall ty frikė, sikur nė njė sherr diku nė pije, Vjen dikush e ma kėput me thikė. Kot, e dashur, vuan kaq, besomė, Brenga ti fanit kėto ndėr sy. Sjam aq pijanec i lig sa ēthonė, Si do vdes pa tė tė parė ty? Unė jam po foshnje, si njė herė, Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji: Tiki nga ky tym e kjo poterė, Te shtėpiza jonė aty tė vij. Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė Anekėnd tė vishet me blerim. Vetėm ti, si tetė vjet mė parė, Mos mė zgjo aq herėt nė agim. Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė Endėrrat e moshės plot hare. Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė, Dua veē tė shlodhem e tė fle. As ti lutem Zotit mos mė thuaj, Si dikur nė tartėn mituri, Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua, Dritė e parrėfyer, vetėm ti. Ndaj merak ti mos mu bėj aq tepėr, Tek e liga mendjen mos e ēo, Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr, Fillikate rrugėn mos kalo.[/SIZE][/FONT] |
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]Paul Eluard
[/B]Ndoshta askush ne bote s'me njeh me mire se ti. Brenda syve te tu me ze gjumi se bashku me ty. Ata me dhane driten njerezore qe nata te dridhet nga smira. Brenda syve te tu udhetojme Ata i cliruan levizjet e rrugeve nga forca terheqese e tokes. Kush deshiron te gjeje ne syte e tu vetmine tone te pafund ate vetmia e mund. Ndoshta askush ne bote s'te njeh me mire se une....[/SIZE][/FONT] |
[FONT=Book Antiqua][SIZE=3][B]Alfonsina Storni
DY FJALE[/B] Kėtė natė nė vesh, mė the dy fjalė tė zakonshme. Dy fjalė tė lodhura nga e thėna. Fjalė qė nga tė vjetra janė tė reja. Dy fjalė kaq tė ėmbla, saqė hėna qė kalonte duke depėrtuar nėpėr degė u prangos nė gojėn time. Kaq tė ėmbla dy fjalėt saqė njė milingonė mė kalon nė qafė dhe nuk tentoj tė lėviz pėr ta hequr. Kaq tė ėmbla dy fjalėt saqė them padashur-Oh, sa e bukur,jeta!- Kaq tė ėmbla dhe kaq tė buta saqė vajra aromatik mbi trup mė derdhen. Kaq tė ėmbla dhe kaq tė bukura saqė nervozohen, gishtat e mi, lėvizin drejt qiellit duke imituar gėrshėrėt. Oh, gishtat e mi dėshirojnė [I][B]Perkthyer dhe pershtatur nga spanjishtja nga Era[/B][/I] [/SIZE][/FONT] |
Woow Era1, nivel i mrekullueshem i perkthimit. Sidomos poezia "leter nenes" eshte pershtatur sikur te ishte origjinalja apo sikur ta kishte shkruar nje poet vendor.
Pune te mbare edhe me tutje!!:smile: |
[quote=arton bala]Woow Era1, nivel i mrekullueshem i perkthimit. Sidomos poezia "leter nenes" eshte pershtatur sikur te ishte origjinalja apo sikur ta kishte shkruar nje poet vendor.
Pune te mbare edhe me tutje!!:smile:[/quote] Te falenderoj Arton per kohen e kushtuar ne kete teme.Vetem se dua te te them qe nuk e kam perkthyer une "Leter nenes". Une kam perkthyer Alfonsina Stornin dhe poezite qe jane tek tema me perkthime te miat nga spanjishtja. Me shume respekt per ty Era. |
[quote=Era1]Te falenderoj Arton per kohen e kushtuar ne kete teme.Vetem se dua te te them qe nuk e kam perkthyer une "Leter nenes". Une kam perkthyer Alfonsina Stornin dhe poezite qe jane tek tema me perkthime te miat nga spanjishtja.
Me shume respekt per ty Era.[/quote] Sidoqofte, punimet tua me larte me pelqejne shume. Isha gezu nese kjo teme behet 100-faqeshe. Mua personalisht ma ke iniciju deshiren per perkthime, ndoshta e shoqeroj nje dite ndonje perkthim timin.. ;-) Nderime |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:56. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.