|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
11-05-07, 21:38
|
#1
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Poezi nga poete te medhenj!
RUDYORD KIPLING
Ne mundsh
Nė mundsh tė ruash arsyen,kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh
Sa herė tek ti dyshojnė e s'tė pėrfillin,
Por dhe gjykimet drejt t'i gjykosh.
Nė mundsh tė rrish nė pritje,nga pritja pa u lodhur,
A kur t'urrejnė,urrejtje mos t'ushqesh,
madje ndaj shpifjeve tė rrish pa folur,
Me thejshtėsi me to pa rėnė ndesh...
Nė mundsh tė mendosh,por jo si rob ėndėrrimesh
Dhe t'i trajtosh njėlloj e pa dallim,
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh...
Nė durofsh dot qė thėniet e tua tė drejta
Nė kurthe pėr trutharėt,kopukėt t'i kthejnė.
T'i shohėsh tė thyera gjėrat mė tė shtrenjta
E prapė t'i ndėrtosh me vegla qė nuk vlejnė.
Nė mundsh fitoret qė ke korrur t'i flijosh,
Si nė kumar,nė njė tė vetme lojė.
Tė rrezikosh,tė humbėsh e prapė t'ja fillosh
dhe humbjen kurrė tė mos e zėsh nė gojė.
Nė i detyrofsh dot muskul,nerva,puls e zemėr
Tė tė shėrbejnė edhe kur gjithshka duket e kotė
E tė qėndrosh edhe kur s'ke asgjė pėrveē vullnetit
Qė veē njė fjalė-Qėndro-gjithnje tė thotė...
Nė mundsh tė flasėsh me maskarenj,por nderin tėnd ta ruash,
a t'ecėsh pėrkrah mbretit,pa krenari qė tė verbon...
Nė se armiku apo miku s'tė bėjnė dot tė vuash
dhe gjithkėnd e ēmon,veē sa meriton...
Nė mundsh t'i mbushėsh ti minutat mė tė rėnda
me vepra qė peshojnė-
...........................Dije dhe mos kij asnjė dyshim
E jotja do jetė Bota me ēka brenda
dhe NJERI do jesh,o biri im!
|
|
|
11-05-07, 21:40
|
#2
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Sergej Esenin
LETER NENES
Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.
Thonė se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
Fillikate rrugės shpesh kalon.
Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
sikur nė njė sherr diku nė pije,
Vjen dikush e ma kėput me thikė.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
Brenga ti fanit kėto ndėr sy.
Sjam aq pijanec i lig sa ēthonė,
Si do vdes pa tė tė parė ty?
Unė jam po foshnje, si njė herė,
Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
Tiki nga ky tym e kjo poterė,
Te shtėpiza jonė aty tė vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
Anekėnd tė vishet me blerim.
Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
Mos mė zgjo aq herėt nė agim.
Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
Endėrrat e moshės plot hare.
Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
Dua veē tė shlodhem e tė fle.
As ti lutem Zotit mos mė thuaj,
Si dikur nė tartėn mituri,
Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
Dritė e parrėfyer, vetėm ti.
Ndaj merak ti mos mu bėj aq tepėr,
Tek e liga mendjen mos e ēo,
Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
Fillikate rrugėn mos kalo.
|
|
|
11-05-07, 21:41
|
#3
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Paul Eluard
Ndoshta askush ne bote s'me njeh me mire se ti.
Brenda syve te tu me ze gjumi
se bashku me ty.
Ata me dhane driten njerezore
qe nata te dridhet nga smira.
Brenda syve te tu udhetojme
Ata i cliruan levizjet e rrugeve
nga forca terheqese e tokes.
Kush deshiron te gjeje ne syte e tu
vetmine tone te pafund
ate vetmia e mund.
Ndoshta askush ne bote
s'te njeh me mire se une....
|
|
|
11-05-07, 21:45
|
#4
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Alfonsina Storni
DY FJALE
Kėtė natė nė vesh, mė the dy fjalė
tė zakonshme. Dy fjalė tė lodhura
nga e thėna. Fjalė
qė nga tė vjetra janė tė reja.
Dy fjalė kaq tė ėmbla, saqė hėna qė kalonte
duke depėrtuar nėpėr degė
u prangos nė gojėn time. Kaq tė ėmbla dy fjalėt
saqė njė milingonė mė kalon nė qafė dhe nuk tentoj
tė lėviz pėr ta hequr.
Kaq tė ėmbla dy fjalėt
saqė them padashur-Oh, sa e bukur,jeta!-
Kaq tė ėmbla dhe kaq tė buta
saqė vajra aromatik mbi trup mė derdhen.
Kaq tė ėmbla dhe kaq tė bukura
saqė nervozohen, gishtat e mi,
lėvizin drejt qiellit duke imituar gėrshėrėt.
Oh, gishtat e mi dėshirojnė
Perkthyer dhe pershtatur nga spanjishtja nga Era
|
|
|
14-05-07, 03:13
|
#5
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Woow Era1, nivel i mrekullueshem i perkthimit. Sidomos poezia "leter nenes" eshte pershtatur sikur te ishte origjinalja apo sikur ta kishte shkruar nje poet vendor.
Pune te mbare edhe me tutje!!
|
|
|
15-05-07, 18:35
|
#6
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Woow Era1, nivel i mrekullueshem i perkthimit. Sidomos poezia "leter nenes" eshte pershtatur sikur te ishte origjinalja apo sikur ta kishte shkruar nje poet vendor.
Pune te mbare edhe me tutje!! 
|
Te falenderoj Arton per kohen e kushtuar ne kete teme.Vetem se dua te te them qe nuk e kam perkthyer une "Leter nenes". Une kam perkthyer Alfonsina Stornin dhe poezite qe jane tek tema me perkthime te miat nga spanjishtja.
Me shume respekt per ty Era.
|
|
|
18-05-07, 13:17
|
#7
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Era1
Te falenderoj Arton per kohen e kushtuar ne kete teme.Vetem se dua te te them qe nuk e kam perkthyer une "Leter nenes". Une kam perkthyer Alfonsina Stornin dhe poezite qe jane tek tema me perkthime te miat nga spanjishtja.
Me shume respekt per ty Era.
|
Sidoqofte, punimet tua me larte me pelqejne shume. Isha gezu nese kjo teme behet 100-faqeshe. Mua personalisht ma ke iniciju deshiren per perkthime, ndoshta e shoqeroj nje dite ndonje perkthim timin.. ;-)
Nderime
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:28.
|
|