![]() |
Recetat e mia.
[B]Salmon ne furre.
[/B] Peshkun e kripim dhe e piperosim. Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe ne te vendosim peshkun. I hedhim siper majdanoz, koper , rozmarine dhe disa thelpinj hudher. Presim gjysem limoni ne feta dhe e vendosim neper peshk dhe gjysmen tjeter ja hedhim siper. E lejme te marionohet me te gjitha keto per gjysem ore dhe pastaj e pjekim. |
[B]Qofte alla Era....[/B]
Mish te grire Hudhra majdanoz 1/2 spec jeshil, gjysem domate nje luge vaj ulliri, piper, veze, qepe (me qepe te njoma behen me te shijshme) 1/2 filxhan kafe me uje te gazuar buke te grire djath te grire (sipas deshires) Specin,qepen, hudhren, majdanozin dhe domaten (ose nje luge salce) i grin holle (sa me holle aq me mire) dhe i hedh tek mishi i grire , shtojme vezet, piperin kripe nje luge vaj ulliri dhe i perziejme mire shtojme dhe ujin e gazuar , buken e grire dhe djatthin e grire dhe i perziejme dhe pak. I bejme ne forma sipas deshires dhe mund ti skuqesh me ose pa miell ose ti pjekesh. Kjo eshte receta ime personale shpresoj tju pelqej |
[B]Pilaf me perime.[/B]
Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji. Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre). Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame. Ju befte mire. |
[B]Krep[/B]
Ne nje ene hedhim miell (sipas deshires), nje veze , pak kripe dhe pastaj i shtojme qumesht derisa te behet nje brum me i holl se i petullave.E trazojme mire qe perzierja te mos kete kokrriza nga mielli. Ne nje tigan hedhim pak vaj sa te lyhet tigani, mbasi nxehet hedhim nje filxhn kafeje nga brumi dhe e levizim tiganin derisa brumi te zere gjithe dyshemene e tiganit dhe e leme te skuqet pak pastaj e kthejme dhe nga ana tjeter (krepi i pare nuk haet sepse mbledh yndyren qe ka tigani). Skuqim dhe te tjeret dhe i kemi gati per ti ngrene. I mbushim sipas deshires me djath, spinaq, ose me nutella, mjalt etj. |
[B]Mish qengji me perime[/B]
Mish qengji karrota qepe patate bizele miell nje gote vere te bardhe dy gota me uje vaj ulliri dafine kripe. Mishin e kripim dhe e piperosim, pastaj e kalojme ne miell. E skuqim ne nje tigan derisa te marri ngjyre. Grijme karrotat dhe qepet (i lani mos harroni ).I veme te skuqen ne tenxhere me presion (mos i mbyllni keto ne presion por duhet per zierjen me vone) me dy gjethe dafine. Sapo fillon qe merr ngjyre shtojme patatet e qeruara bizelet dhe mishin e skuqur dhe pak kripe (sepse kemi kripur dhe mishin me lart). Hedhim veren dhe ujin dhe e mbyllim tenxheren e presionit me kapak. Ziejne rreth 7 minuta ne presion pastaj e hapim dhe e lejme te ziej edhe rreth 5 min pa e mbyllur. Nqse salca e perimeve eshte e holle mos i shtoni miell (se e kam bere une nje here kete gabim) mjafton te marrim nje patate ta shtpim mire me pirun dhe ta shtojme tek salca. Eshte gjelle shume e shijshme. |
nuk kam afinitet per gastronomi as kulinarizem, por me knaqesi do i shijoja keto specialitete te gatuara nga Era! :smile:
|
[quote=Era1][B]Pilaf me perime.[/B]
Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji. Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre). Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame. Ju befte mire.[/quote] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit[/SIZE][/FONT] "[I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1"[/B][/I] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?[/SIZE][/FONT] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]Pilafi me perime, gjella ime mė preferuar, kuptohet i shtoj edhe ca zarzavate.[/SIZE][/FONT] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3][/SIZE][/FONT] |
[quote=Dilaver][FONT=Book Antiqua][SIZE=3]E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit[/SIZE][/FONT] "[I][B]Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1"[/B][/I] [FONT=Book Antiqua][SIZE=3]desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?[/SIZE][/FONT]
[/quote] Ketu "vidh" cte duash :tongue: Edhe mua me pelqen shume ky lloj gatimi dhe zafran (mos e kam gabim fjalen ne shqip po eshte ai pluhuri qe e ben te verdhe orizin) |
[B]TORTE ME MOLLE[/B]
200 gr miell 1 veze pak kripe 100 gr gjalp 50 gr sheqer 2 moll (jo nga ato jeshilet e tharta se ta shpif pastaj) Hedhim ne nje kupe te gjithe ket perberesit qe jane me larte dhe i perziejme derisa te behen nje mase . Lyejem taven, ku do ta pjekim, me gjalp (mire eshte te jete nga ato tavat qe ju smontohen anet). Shtrojme perberjen e mbulojme siper me krep pasticerie dhe e mbushim siperfaqen me copat emolles te prera ne gjysem hene (si ne figure nuk e kam bere shume mire). E fusim ne furre ,te cilen e kemi ngrohur me pare ,ne 180° per rreth gjysem ore (derisa mollet marrin ngjyre) Une pasi piqet e lyej me recel kajsie (ose pelte kajsie) dhe e le te ftohet. Ketu po vendos dhe se si pregatitet kremi i pasticerise. [B]KREM PASTICERIE[/B] ½ l qumesht 2 te verdha veze 4 luge gjelle sheqer 2 luge gjelle miell (ose me pak shikoje me sy qe te mos jete i trashe shume kremi) 1 cope kanell 2 cope lekure limoni Hedhim te gjithe perberesit (pervec kanelles dhe lekures se limonit) ne nje kupe dhe i perziejme mire, mbasi i perziejme mire shtojme kanellen dhe lekuren e limonit dhe i vendosim ne zjarr duke vazhduar ti trazojme derisa kremi te trashet. Heqim kanellen dhe lekuren e limonit |
Kete recete (shume te thjeshte) mund ta perdorni per mbasdite ose per femijet .
Perberesit: Pete sfoliat salcice (wuster) Peta lihet te shkrije (nese e kemi blere , sepse nese e bejme vete dhe eshte e fresket nuk ka nevoje per shkrirje). E hapim mbi nje tavoline dhe e presim ne rripa te holl sa gishti i madh. Presim edhe wuster-at ne cilindra me po ate trashesi (sa gishti i madh ). Cilndrat e salēiēeve i mbeshtjellim me rripat e petes (sa te mbeshtillet salcicja e presim copen tjeter te petes) ngjisim anet e petes rreth salcices dhe vazhdojme keshtu me radhe. I radhisim ne tave dhe i veme te piqen derisa peta te piqet (njesoj si byreku) |
[B]Pule me salce curry [/B](mua me pelqen shumeeeee por masat me numer personash nuk ja di)
[B]Perberesit[/B] Mish pule (filetot ose mishi i bardhe sic mund te quhet) 2 qepe te medha 2 speca jeshil (ose te kuq) vaj ulliri gjysem gote vere te bardhe 1 luge gjelle curry (varet pluhur ose salce) kripe, piper Skuqim mishin e pules ne tigan , mbasi e kemi kirpur dhe piperosur. Ne po ate vaj skuqim qepen e grire ne kubik shume te vegjel si dhe disa speca jeshil (nga ata te hollet) edhe keta te grire (por jo aq holle sa qepa) dhe i skuqim. Kur shohim qe jane bere shtojme mishin e pules, curry-n , kripe,veren e bardhe dhe e leme te zieje pak derisa te behet salce (une e shoqeroj me pilaf) |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:46. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.