![]() |
Antihumor.
[SIZE=2][B]Letra e papostuar!
[/B]1. Biri im per ty po vuaj Ndaj nje leter po te shkruaj Ke aq kohe ke ikur larg Me ke lene mbytur ne vaj. 2. Diellin shoh kur perendon Ty te pres lart ne ballkon Ah them, shkoi dhe nje dite Nuk po mundem dot me prite 3. Nje dite shkoi perplot dhimbje Me nje pjese te jetes sime Tashme nga jeta fshihet nje dite Ne koken e bardhe shtohet nje thinje. 4. Nje thinje ne dite ma shton pleqeria E dy te tjera semundja, vetmia Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli. 5. Lart permbi ballkon mesnata me gjen Nje kotje e shkurter nenen e genjen Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap. 6. Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg 7. Gezimi e gjumi larg jane arratisur Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur Mundohem te fle por gjumi s'me merr Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere. 8. Qe kur je larguar te zeza kam veshur Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle? Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle. 9. Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat Yjeve ju flas dhe henes se bardhe Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke. 10. Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem Tere naten me yjet e henen derdh lot Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot. 11. O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe Birin tim te vetem mos e shihni valle? Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet? 12. Nese nuk e shihni dilni e kerkoni Kur ta keni gjetur te fala mi coni Thoni te do nena, malli e ka marre Me ty do te rrije e nuk do dollare. 13. Thoni te do shume, ti je me i miri Sa ti s'vlen dollari madje as floriri Te kthehet i thoni plot mall po e pres Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes. 14. I thoni se nenes tek ti i rri mendja Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra. Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle. 15. Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond Ne vend te heqe malle me shume ta shton Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese Por do ta provosh, kur te kesh djale vete. 16. Tere naten e gjate keshtu e kaloj Me henen e bardhe qaj e bisedoj Por kur vjen agimi hena dot s'duron E perfshin trishtimi iken, perendon 17. Une serish e vetme, lotet si ndaloj Shfletoj tere albumet ty te te shikoj Nje foto kartoni shrengoj si e marre Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre. 18. Serish behet dite, mbi ballkon te pres Shikimin nga rruga shpesh here e tres Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit. 19. Enderroi nena te te shohe me nuse Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe Me niper e mbesa te isha rrethuar E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar. 20. Vajza per te cilen, ndjeve dashuri Tashme eshte martuar, ka edhe femije Asaj si ve faj, priti kohe te gjate Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle. 21. Ah o bir i nenes c'te te them me pare Me keputi malli, syte me digjen zjarr E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse. 22. E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin. 23. Kthehu biri im, ne beson nje Zot Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot Te ka porositur Zot I Madheruar Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar. 24. Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren Dije kush ja thyen zemren nenes, babes Nuk ka per tja ndjere as eren parajses. 25. Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar Kush e gezon nenen me te jam gezuar Kush e le pasdore, a zemren ja lendon Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron. 26. Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie 27. Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin Vete me doren tende e kerkon mallkimin. 28. Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb Cfaredo qe te besh prape je biri im Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim. 29. Shkroi nena letren, ne poste e dergoi Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon! Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon. 30. Nena shkroi letren plot mall e plot lot Beri ta postoje por s'arriti dot Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.[/SIZE] |
Titulli: Antihumor.
Pershendetje vella Indrit.
Pas nje kohe te gjate prap erdhe te na freskosh me Poezite e Juaja te mira dhe plotekuptim. Shpresoj se do postosh edhe me Poezi nga burimi i mrekullueshem i juaji. I juaji, Hasani. |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:03. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.