![]() |
Kėshilla Ime Pėr ēdo Musliman Dhe Muslimane
[COLOR=#000000][LEFT][COLOR=#333333][FONT=tahoma, verdana, arial, sans-serif][SIZE=3][B][SIZE=4][COLOR=#ff0000]KĖSHILLA IME PĖR ĒDO MUSLIMAN DHE MUSLIMANE
[/COLOR][/SIZE] [FONT=Franklin Gothic Medium][COLOR=#002060]SHKRUAN: REXHEB DIB [/COLOR][/FONT][/B] Vėlla musliman, Po tė jap njė kėshillė, jo pėr diturinė a pėr gradėn time, thjesht pėr tė fituar prej teje njė lutje tė sinqertė, se mos All-llahu mė fal gjynahin e mė fshin gabimin. Me kėtė dua gjithashtu qė kur ta takoj All-llahun, ta kem kryer tė drejtėn qė ke mbi mua; kėshillėn, edhe nėse nuk tė kam takuar personalisht. Kjo ėshtė kėshilla ime e shkurtėr, po e paraqes para duarve tua, me shpresėn qė tė tė bėjė dobi: Po tė kėshilloj me kėshillėn e All-llahut robėve tė Tij: Ne ju patėm sugjeruar atyre qė iu pat dhėnė libri para jush, e edhe juve qė tė keni frikė nga All-llahu[1] . Vėlla musliman, Devotshmėria ėshtė ruajtja nga ēdo gjė e dėmshme, fetarisht dhe materialisht. Prej kėtu, ēdo gjė e dėmshme, gabim a rrėshqitje qė feja islame ka ndaluar, tė larguarit prej saj quhet devotshmėri! Pra, devotshmėria ėshtė tė ruajturit nga ēdo gjė qė e bėn All-llahun tė zemėrohet me ty. Ajo ėshtė ēdo derė qė tė afron me Zotin tėnd dhe e bėn Atė tė jetė i kėnaqur me ty. Devotshmėria ėshtė nėnshtrimi para urdhėrit tė All-llahut nė adhurime dhe largimi nga ndalesat e Tij nė punėt e kėqija. Prandaj, bėhu i devotshėm pasi nuk do tė kesh mjerim pas saj. Le tė shoqėrohet devotshmėria jote me dashurinė a frikėn e All-llahut. Nėse do tė shoqėrohet me dashuri, dije se i dashuruari turpėrohet nėse i dashuri e sheh nė njė gjėndje qė atij nuk i pėlqen, e nėse shoqėrohet me frikė, dije se i cilėsuari me tė frikėsohet qė Dėgjuesi, i Dituri, Vėzhguesi ta shohė nė njė gjėndje tė ndryshme nga urdhėresa e Tij. Dhe dėgjo kėshillėn e tė dashurit tėnd, Resulull-llahit (a.s), i cili thotė: Tė kėshilloj tė jesh i devotshėm ndaj All-llahut nė tė fshehtė dhe haptas. Kur tė gabosh, kthehu dhe bėj mirė! Mos kėrko kurrė diēka prej dikujt! Mos e prek amanetin dhe mos gjyko nė mes dy vetave![2], sikurse porosit: Tė kėshilloj tė jesh i devotshėm ndaj All-llahut, pasi ajo ėshtė koka e ēdo gjėje. Tė kėshilloj xhihadin, pasi ėshtė murgėria e Islamit. Tė kėshilloj ta pėrmendėsh All-llahun dhe ta lexosh Kuranin, pasi ėshtė shpirti yt nė qiell, pėrkujtimi yt nė tokė[3] Tė kėshilloj tė kesh turp prej All-llahut, pasi turpi qėndron pranė besimit. Tė kesh turp prej Tij do tė thotė tė bindesh dhe tė ndjesh se All-llahu ėshtė me ty dhe tė sheh, dėshmon punėn tėnde, tė dėgjon fjalėn, di qėllimin tėnd dhe asgjė nuk ėshtė e fshehtė pėr Tė! Ruaju qė tė vėzhgojė me dijen e Tij dhe tė gjejė nė gjynah, kėshtu do ti shkaktosh vetes ndėrprerjen nga lidhja e Tij, mbulimin nga frika e Tij, largimin nga mbikqyrja e Tij.., nefsi do tė tė marrė, mė pas, nga e keqja, elementi i sė mirės nė veten tėnde do tė vdesė, nuk do tė ndjesh mė pendim, nuk do tė ndjesh mė asgjė, qė do tė thotė vdekje e zemrės para All-llahut, Zoti na ruajtė! Nė hadithin e tij (a.s) thuhet: Turpėrohuni prej All-llahut siē duhet, pasi Ai ka ndarė mes jush moralin, siē ka ndarė edhe rizkun![4] Gjithashtu thotė: Tupėrohu prej All-llahut, siē turpėrohesh nga njerėzit e mirė tė fisit tėnd[5], sikurse thotė: Kur All-llahu zemėrohet me robin e Tij, ia merr turpin. E kur ia merr turpin nuk do ta gjesh veēse urryes dhe tė urryer. I merr edhe amanetin. E kur ia merr edhe amanetin, i merr edhe mėshirėn. E kur ia merr edhe mėshirėn, i merr edhe Islamin. E kur ia merr edhe Islamin nuk do ta gjesh veēse njė shejtan tė dėbuar![6] Tė kėshilloj tė jesh i moralshėm, pasi morali i mirė i shkrin gabimet, i shton tė mirat dhe bėn qė nė mesin e njerėzve tė kesh njė pozitė tė lartė vlerėsimi dhe nderimi! Pastaj, morali i mirė ėshtė cilėsia mė e mirė qė mund tė ketė njeriu, ai ėshtė natyrė e tė dėrguarve tė All-llahut, tė cilėt u dėrguan pėr plotėsimin e moralit tė njerėzve, pėr tė arritur gradėt e mirėsisė dhe tė plotėsisė relative. I dėrguari i All-llahut (a.s) ka thėnė: Jam dėrguar pėr tė plotėsuar moralin[7], sikurse ka thėnė: Morali i mirė i shkrin gjynahet si uji akullin, sikurse morali i keq e prish punėn si uthulla mjaltin[8], sikurse ka treguar se: All-llahu i reveloi Ibrahimit: O miku Im, tė jesh i moralshėm, qoftė edhe me femohuesit qė tė hysh nė dyert e tė ndershėmve, pasi e kam vendosur: Ai qė ėshtė i moralshėm do ta kem nė hijen e Arshit Tim, do tė banojė nė rrethinat e Hyjnisė Sime, do tė jetė pranė Meje![9] Tė kėshilloj tė jesh bamirės ndaj prindėrve tė tu, edhe nėse tė bėjnė padrejtėsi, pasi ata tė dy janė porosia e All-llahut pėr ty! Thotė All-llahu i Madhėruar: Ne e urdhėruam njeriun t'u bėjė mirė prindėrve tė vet...[10] e nė veēanti me nėnėn tėnde, e cila ka gdhirė netė tė tėra, ka errur ditėt e saj, tė ka mbajtur brenda saj, vėshtirėsi pas vėshtirėsie. Jepi asaj atė qė i takon nga respekti, bindja dhe sakrifica pėr ti shėrbyer. Kujdesu qė tė mos e ngresh zėrin tėnd mbi prindėrit e tu! Mos tė qendrosh i vrenjtur para tyre, mos tė largohesh prej tyre ndėrsa flasin, mos u nervozo me ta kur tė kėshillojnė dhe tė mėsojnė, dhe shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues.. .[11], pasi ata tė dy janė si dy miq pranė teje, qė ta shtojnė thesarin e pasurisė tėnde me lutjet e tyre. Ata tė dy e lartėsojnė gradėn e fisnikėrisė tėnde me pėlqimin e tyre ndaj teje. Ata tė mbulojnė nėn hijen e mbarėsisė me gėzimin e tyre, tė largojnė mjerimin dhe pesimizmin me lumturinė e tyre. Prandaj, sakrifiko sa tė mundesh nė atė qė bėn, duro dhe mbaj ēdo gjė prej tyre, mos u thuaj atyre as "uf"[12] asnjėherė, pasi ajo ėshtė shprehje e mjerimit tė jetės! Dhe dije me plot bindje se ashtu si vepron sot me prindėrit, do tė tė kthehet llogaria e saj nesėr nga fėmijėt e tu, sepse Siē bėn ta bėjnė dhe me peshoren qė peshon, peshohesh! Pėrktheu nga arabishtja ([/SIZE][URL="http://www.sheikhrajab.org/internal_sections/wasiyah/likolli_moslimon_wamoslimah/index.asp"][SIZE=3]http://www.sheikhra jab.org[/SIZE][SIZE=3]/internal_sections/ wasiyah[/SIZE][SIZE=3]/likolli_moslimon_ wamoslim[/SIZE][SIZE=3]ah/index.asp[/SIZE][/URL][SIZE=3]) dhe pėrshtati nė shqip: Muhamed Sytari Shkodėr [1] Kurani: 4:131. [2] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 5: 181 nga Ebu Dherri (r.a). [3] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 3:82 nga Ebu Said Khudriu (r.a). [4] Bukhariu nė Tarikhun e tij nga Ibni Mesudi (r.a). [5] Ibni Adijj nga Ebu Umame (r.a). [6] Bejhakiu nga Abdull-llah ibn Amr ibnul-As (r.a). Shih: Kenzul-ummal , 3: 128, nr. 5798. [7] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 2: 381, Bukhariu nė Edeb, Hakimi dhe Bejhakiu nė Shuab nga Ebu Hurejra (r.a). [8] Tabaraniu nė el-Kebir nga Ibni Abbasi (r.a). [9] Hakim Tirmidhiu dhe Tabaraniu nė el-Eusat nga Ebu Hurejra (r.a). [10] Kurani: 46:15. [11] Kurani: 17:24. [12] Kurani: 17:23.[/SIZE][/FONT][/COLOR][/LEFT][/COLOR] |
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:43. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.