Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 12-04-10, 09:32   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kėshilla Ime Pėr ēdo Musliman Dhe Muslimane

KĖSHILLA IME PĖR ĒDO MUSLIMAN DHE MUSLIMANE

SHKRUAN: REXHEB DIB

Vėlla musliman,
Po tė jap njė kėshillė, jo pėr diturinė a pėr gradėn time, thjesht pėr tė fituar prej teje njė lutje tė sinqertė, se mos All-llahu mė fal gjynahin e mė fshin gabimin. Me kėtė dua gjithashtu qė kur ta takoj All-llahun, ta kem kryer tė drejtėn qė ke mbi mua; kėshillėn, edhe nėse nuk tė kam takuar personalisht.
Kjo ėshtė kėshilla ime e shkurtėr, po e paraqes para duarve tua, me shpresėn qė tė tė bėjė dobi: Po tė kėshilloj me kėshillėn e All-llahut robėve tė Tij: “Ne ju patėm sugjeruar atyre qė iu pat dhėnė libri para jush, e edhe juve qė tė keni frikė nga All-llahu”[1] .

Vėlla musliman,
Devotshmėria ėshtė ruajtja nga ēdo gjė e dėmshme, fetarisht dhe materialisht. Prej kėtu, ēdo gjė e dėmshme, gabim a rrėshqitje qė feja islame ka ndaluar, tė larguarit prej saj quhet devotshmėri! Pra, devotshmėria ėshtė tė ruajturit nga ēdo gjė qė e bėn All-llahun tė zemėrohet me ty. Ajo ėshtė ēdo derė qė tė afron me Zotin tėnd dhe e bėn Atė tė jetė i kėnaqur me ty.

Devotshmėria ėshtė nėnshtrimi para urdhėrit tė All-llahut nė adhurime dhe largimi nga ndalesat e Tij nė punėt e kėqija. Prandaj, bėhu i devotshėm pasi nuk do tė kesh mjerim pas saj.
Le tė shoqėrohet devotshmėria jote me dashurinė a frikėn e All-llahut. Nėse do tė shoqėrohet me dashuri, dije se i dashuruari turpėrohet nėse i dashuri e sheh nė njė gjėndje qė atij nuk i pėlqen, e nėse shoqėrohet me frikė, dije se i cilėsuari me tė frikėsohet qė Dėgjuesi, i Dituri, Vėzhguesi ta shohė nė njė gjėndje tė ndryshme nga urdhėresa e Tij.

Dhe dėgjo kėshillėn e tė dashurit tėnd, Resulull-llahit (a.s), i cili thotė: “Tė kėshilloj tė jesh i devotshėm ndaj All-llahut nė tė fshehtė dhe haptas. Kur tė gabosh, kthehu dhe bėj mirė! Mos kėrko kurrė diēka prej dikujt! Mos e prek amanetin dhe mos gjyko nė mes dy vetave!”[2], sikurse porosit: “Tė kėshilloj tė jesh i devotshėm ndaj All-llahut, pasi ajo ėshtė koka e ēdo gjėje. Tė kėshilloj xhihadin, pasi ėshtė murgėria e Islamit. Tė kėshilloj ta pėrmendėsh All-llahun dhe ta lexosh Kuranin, pasi ėshtė shpirti yt nė qiell, pėrkujtimi yt nė tokė”[3]

Tė kėshilloj tė kesh turp prej All-llahut, pasi turpi qėndron pranė besimit. Tė kesh turp prej Tij do tė thotė tė bindesh dhe tė ndjesh se All-llahu ėshtė me ty dhe tė sheh, dėshmon punėn tėnde, tė dėgjon fjalėn, di qėllimin tėnd dhe asgjė nuk ėshtė e fshehtė pėr Tė! Ruaju qė tė vėzhgojė me dijen e Tij dhe tė gjejė nė gjynah, kėshtu do t’i shkaktosh vetes ndėrprerjen nga lidhja e Tij, mbulimin nga frika e Tij, largimin nga mbikqyrja e Tij.., nefsi do tė tė marrė, mė pas, nga e keqja, elementi i sė mirės nė veten tėnde do tė vdesė, nuk do tė ndjesh mė pendim, nuk do tė ndjesh mė asgjė, qė do tė thotė vdekje e zemrės para All-llahut, Zoti na ruajtė!

Nė hadithin e tij (a.s) thuhet: “Turpėrohuni prej All-llahut siē duhet, pasi Ai ka ndarė mes jush moralin, siē ka ndarė edhe rizkun!”[4] Gjithashtu thotė: “Tupėrohu prej All-llahut, siē turpėrohesh nga njerėzit e mirė tė fisit tėnd”[5], sikurse thotė: “Kur All-llahu zemėrohet me robin e Tij, ia merr turpin. E kur ia merr turpin nuk do ta gjesh veēse urryes dhe tė urryer. I merr edhe amanetin. E kur ia merr edhe amanetin, i merr edhe mėshirėn. E kur ia merr edhe mėshirėn, i merr edhe Islamin. E kur ia merr edhe Islamin nuk do ta gjesh veēse njė shejtan tė dėbuar!”[6]

Tė kėshilloj tė jesh i moralshėm, pasi morali i mirė i shkrin gabimet, i shton tė mirat dhe bėn qė nė mesin e njerėzve tė kesh njė pozitė tė lartė vlerėsimi dhe nderimi! Pastaj, morali i mirė ėshtė cilėsia mė e mirė qė mund tė ketė njeriu, ai ėshtė natyrė e tė dėrguarve tė All-llahut, tė cilėt u dėrguan pėr plotėsimin e moralit tė njerėzve, pėr tė arritur gradėt e mirėsisė dhe tė plotėsisė relative. I dėrguari i All-llahut (a.s) ka thėnė: “Jam dėrguar pėr tė plotėsuar moralin”[7], sikurse ka thėnė: “Morali i mirė i shkrin gjynahet si uji akullin, sikurse morali i keq e prish punėn si uthulla mjaltin”[8], sikurse ka treguar se: “All-llahu i reveloi Ibrahimit: “O miku Im, tė jesh i moralshėm, qoftė edhe me femohuesit qė tė hysh nė dyert e tė ndershėmve, pasi e kam vendosur: Ai qė ėshtė i moralshėm do ta kem nė hijen e Arshit Tim, do tė banojė nė rrethinat e Hyjnisė Sime, do tė jetė pranė Meje”!”[9]

Tė kėshilloj tė jesh bamirės ndaj prindėrve tė tu, edhe nėse tė bėjnė padrejtėsi, pasi ata tė dy janė porosia e All-llahut pėr ty! Thotė All-llahu i Madhėruar: “Ne e urdhėruam njeriun t'u bėjė mirė prindėrve tė vet...”[10] e nė veēanti me nėnėn tėnde, e cila ka gdhirė netė tė tėra, ka errur ditėt e saj, tė ka mbajtur brenda saj, vėshtirėsi pas vėshtirėsie. Jepi asaj atė qė i takon nga respekti, bindja dhe sakrifica pėr t’i shėrbyer.

Kujdesu qė tė mos e ngresh zėrin tėnd mbi prindėrit e tu! Mos tė qendrosh i vrenjtur para tyre, mos tė largohesh prej tyre ndėrsa flasin, mos u nervozo me ta kur tė kėshillojnė dhe tė mėsojnė, “dhe shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues.. .”[11], pasi ata tė dy janė si dy miq pranė teje, qė ta shtojnė thesarin e pasurisė tėnde me lutjet e tyre. Ata tė dy e lartėsojnė gradėn e fisnikėrisė tėnde me pėlqimin e tyre ndaj teje. Ata tė mbulojnė nėn hijen e mbarėsisė me gėzimin e tyre, tė largojnė mjerimin dhe pesimizmin me lumturinė e tyre. Prandaj, sakrifiko sa tė mundesh nė atė qė bėn, duro dhe mbaj ēdo gjė prej tyre, “mos u thuaj atyre as "uf"”[12] asnjėherė, pasi ajo ėshtė shprehje e mjerimit tė jetės!

Dhe dije me plot bindje se ashtu si vepron sot me prindėrit, do tė tė kthehet llogaria e saj nesėr nga fėmijėt e tu, sepse “Siē bėn ta bėjnė dhe me peshoren qė peshon, peshohesh”!

Pėrktheu nga arabishtja
(
http://www.sheikhra jab.org/internal_sections/ wasiyah/likolli_moslimon_ wamoslimah/index.asp)
dhe pėrshtati nė shqip: Muhamed Sytari

Shkodėr

[1] Kur’ani: 4:131.
[2] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 5: 181 nga Ebu Dherri (r.a).
[3] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 3:82 nga Ebu Said Khudriu (r.a).
[4] Bukhariu nė Tarikhun e tij nga Ibni Mes’udi (r.a).
[5] Ibni Adijj nga Ebu Umame (r.a).
[6] Bejhakiu nga Abdull-llah ibn Amr ibnul-As (r.a). Shih: “Kenzul-ummal” , 3: 128, nr. 5798.
[7] Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 2: 381, Bukhariu nė Edeb, Hakimi dhe Bejhakiu nė Shuab nga Ebu Hurejra (r.a).
[8] Tabaraniu nė el-Kebir nga Ibni Abbasi (r.a).
[9] Hakim Tirmidhiu dhe Tabaraniu nė el-Eusat nga Ebu Hurejra (r.a).
[10] Kur’ani: 46:15.
[11] Kur’ani: 17:24.
[12] Kur’ani: 17:23.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.