![]() |
Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Aktualitet
Himarė, bie autobusi me studentė nga Elbasani, 11 viktima Kryeministri njoftohet pėr aksidentin: Ēdo gjė pėr tė shpėtuar jetėt 21 maj 2012 19:33 Njė autobus me rreth 33 studente nga Elbasani ka rėnė nga rreth 100 metra lartėsi nė vendin e quajtur Qafa e Vishės 1 km nė veri tė Himarės. Autobusi me studente vajza tė Gjuhė Letėrsisė sė Universitetit “Aleksandėr Xhuvani” ėshtė nisur para tre ditėsh nė Sarandė pėr njė ekspeditė mėsimore. Sipas tė dhėnave mė tė fundit konfirmohen 11 viktima, ndėrsa mėsohet se janė nxjerrė rreth 22 tė plagosur. Ndėrkohė qė ėshtė konfirmuar se ka vdekur edhe drejtuesi i mjetit Pėllumb Ēela. Nė vendngjarje u mobilizuan autoambulanca tė Vlorės dhe tė Sarandės, forca tė zjarrfikėseve, forcat speciale RENEA, dhe dhe helikopterė tė ministrisė sė Brendshme, tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė Ministrisė sė Shėndetėsisė pėr t’u vajtur nė ndihmė personave tė dėmtuar. Sipas drejtorit tė spitalit tė Vlorės, Shkėlqim Selami nga ky spital janė dėrguar 7 ambulanca, ndėrkohė qė nga drejtori i Spitalit tė Sarandės Arben Vogli mėsohet deri tani janė nisur drejt vendngjarjes 5 autoambulanca nė ndihmė tė tyre nga ky qytet. Policia e Vlorės, drejtori i Qarkut dhe prefekti i Vlorės ndodhen nė vendngjarje, ndėrsa ky i fundit ka bėrė apel qė tė evitohet qarkullimi nė kėtė zonė qė tė mos pengohen shėrbimet dhe forcat policore nė vendngjarje. Sipas dėshmitarėve autobusi ėshtė shkatėrruar plotėsisht, ndėrsa nxjerrja e personave ėshtė bėrė me dorė pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė. Po ashtu mėsohet se disa prej tė plagosurve janė nisur drejt Spitalit Ushtarak nė Tiranė, ku ishin tė pranishėm pėrveē mjekėve edhe ministri i Shėndetėsisė Vasili dhe Kryeparlamentarja Topalli, tė cilėt u nisėn nė vendngjarje me njė nga helikopterėt qė transportoi tė plagosurit. Ndėrkaq tė plagosurit nė Spitalin Ushtarak janė vizituar edhe nga kreu i opozitės Edi Rama, ndėrsa 8 prej tyre i janė nėnshtruar kontrollit nė Spitalin Ushtarak. Kryemisnitrin Sali Berisha i njoftuar pėr ngjarjen u ka bėrė apel autoriteteve pėrgjegjėse tė bėjnė ēdo gjė pėr tė shpėtuar jetėt, ndėrsa u ka shprehur ngushėllime familjeve tė viktimave. Ai e ka shpallur 22 majin ditė zie kombėtare. Pėr mė shumė; [url]http://abcnews.al/lajme/aktualitet/2/18767[/url] |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
22 Maji shpallet ditė zie kombėtare Vendimi pėr Shpallje ditė zie kombėtare Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė pikės 4, tė nenit 4, tė ligjit nr.8926, datė 22.7.2002, Pėr formėn dhe pėrmasat e flamurit kombėtar, pėrmbajtjen e himnit kombėtar, formėn dhe pėrmasat e stemės sė Republikės tė Shqipėrisė dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre, dhe tė pikės 8, kreu VI, tė vendimit nr.229, datė 23. 4.2004, tė Kėshillit tė Ministrave, Pėr miratimin e ceremonialit zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė, tė ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kėshilli i Ministrave vendosi: 1. Shpalljen ditė zie kombėtare ditėn e martė, datė 22.5.2012 , nė nderim tė viktimave , qė, nė lulen e rinisė sė tyre, humbėn jetėn, pėr shkak tė aksidentit tragjik, mė 21.5.2012, nė aksin rrugor, nė afėrsi tė qytetit tė Himarės. 2. Nė tė gjitha institucionet, shtetėrore dhe publike, tė ulet flamuri kombėtar nė gjysmėshtizė dhe nė orėn 12.00 tė mbahet njė minutė heshtje. 3. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatė ditės tė transmetojė muzikė funebre. 4. Ngarkohet Ministria e Brendshme tė pėrballojė shpenzimet e varrimit tė viktimave. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.
[B]Ngushėllime tė sinqerta familjeve tė viktimave tė fatkeqėsisė nė Himarė.[/B] |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
[B]Situata e te plagosurve[/B]
[IMG]http://www.vizionplus.tv/images/stories/-%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%20%2011111111111111aksident.jpg[/IMG] Pamjet e ardhjes se te plagosurve te pare te aksidentit tragjik ne Spitalin Ushtarak te Tiranes jane te prekshme. Helikopterėt e ministrisė se shėndetėsisė, kane transportuar ne kryeqytet pjesen me te madhe te te aksidentuarve nga 22 te plagosur, kryesisht ata qe ndodheshin ne gjendje me te rende shėndetėsore. Fatkeqėsisht, gjate transportit te pare me dy prej studenteve, njėra prej tyre ndėrroi jete ne Spitalin Ushtarak. Edhe pse gjendja ka qene kaotike, spitali ushtarak sipas drejtuesve pati ne dispozicion te situatės e te plagosurve, mbi 60 mjeke. Aktualisht, katėr prej te plagosurve qe ndodhen ne kėtė spital janė ne gjendje te rende pėr jetėn. Nga ana tjetėr ne spitalin e Vlorės, kane mbetur pėr tu kuruar vetėm ata te plagosur te cilėt ishin ne gjendje me te mire shėndetėsore. Edhe aty situata ka qene e tensionuar, pėr shkak se trupat e viktimave janė transportuar pėr ne morgun e spitalit, ne mėnyre qe tiu behej identifikimi. Madje pėr kėtė arsye do te bėhen edhe analizat e AND-sė. Ndėrsa ne spitalin e Himares, mėsohet se nuk ka me asnjė te plagosur pėr te marre ndihmėn mjekėsore. |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Kjo eshte Lista e vajzave qe udhetonin ne autobus:
1 ADISA ĒELA 2 AIDA XHIKA 3 ALMA DEDA 4 ANISA RUSI 5 ANISA HYSA 6 ANTONETA TAĒE 7 ARTA BALLABANI 8 AURORA MOLLA 9 BESJANA DANI 10 BESJANA XHENETI 11 BLERINA ĒERENI 12 DENISA GUZI 13 DESILDA BYTYĒI 14 DORIANA KUMRIJA 15 DORINA STAFA 16 ELIDONA GJINAJ 17 ELSA DAKA 18 ELSA SHTYLLA 19 ERALDA BAJRAMI 20 ERANDA BALOSHI 21 ERANDA BARDHO 22 ERIOLA XHOI 23 KLEJDA KELA 24 MIRSIE BIBA 25 ONEDA NUSHI 26 DENISA PAJA 27 ERGITA OPINGARI 28 ERISELDA GUBERE 29 ERISELDA ĒOKU 30 ERJANA GESHTENJA 31 ERMIRA MANA 32 FABJOLA SHEHI 33 FLORIJE PECI 34 GERTA HASMETA 35 GRISELDA ZENELI 36 GRISELDA BILANI 37 IFSJANA KARRIQI 38 ISMA KLOSI 39 JOANA DEBINJA 40 JULIANA KUQI 41 JULIANA TOLA 42 KALTRA POLLOZHANI 43 LAURETA CANI 44 LINDITA KABASHI 45 LIRI HASA 46 OLIVERTA DHEMBI 47 OLTIANA BEQIRI 48 TICIANA HYSA 49 ANISA ĒOBAJ 50 ENKELEIDA BERBERI 51 ADJOLA MUSAKU 52 HANIFE XHEPEXHIU 53 ANILA SULI 54 SHEGUSHE HAKA 55 OLTIANA YZO 56 GRISELDA MATA 57 ILVI HAZIZI 58 LUBICA KERTHI 59 MARJANA LALOSHI 60 MANUELA RAPĒE 61 MARJOLA AHMETAJ 62 MATILDA SADIKU 63 ORNELA MULLALIU 64 REZARTA HIDA 65 ROVENA TAFA 66 ROZETA SINANI 67 SHPRESA ELEZI 68 SOKOL AGOLLI 69 THELLEZA LLESHI 70 XHOANA BARDHI 71 NERTILA GJINI 72 NEVILA SEITLLARI 73 OLGERT ĒELA 74 ADRIANA BALLA 75 MIGENA HAJDARI 76 ADILE SULI 77 ANTIGONA POLE 78 FATBARDH SHALA 79 INA HAJDARASI 80 ARISA BUZI 81 BIANKA LIKA 82 BLERINA SOLLAKU 83 DANIEL DULELLARI 84 DANJELA SHARRA 85 ELONA SKEJA 86 ENDRI BOĒI 87 ERVIN QORRI 88 GRETA HOXHA 89 IRMA HOXHA 90 IRMA GJUZI 91 LAHE LEKA 92 LUTFIJE KALA 93 MANJOLA ĒEPI 94 MIRANDA BRAHIMI 95 MONDA KASA 96 ORGETA MIRAKA 97 VALBONA BELBA 98 VALBONA ISAKU 99 VJOSANA KRUJA 100 VOJSAVA DUKA 101 MARSIDA MANUSHI 102 ALFRID SHAHINAJ 103 ALBA GJICA 104 ANISA PRIFTI 105 DENADA BUĒKA 106 DOROVI IBRALIU 107 ENKELEDA MARRA 108 ALBANA BILBILI 109 EVA KILLO 110 ERJONA KLLOGJERI 111 ERONA SPAHIU 112 FLUTURA NDINI 113 GLERIANA SINANI 114 MANJOLA QOSE 115 SAVJOLA VELIU 116 ALBANA ALLA 117 INGRIDA ĒELA 118 MARSIDA QAFA 119 NERTILA DERKA 120 FLAMUR BIĒAKU 121 VOLJET ARAPI 122 KLODIAN XHEPA 123 ANILA KYĒYKU 124 ARDELINA ĒERRI 125 ARSEN KOCAQI 126 ELIVERTA KOĒI 127 FATJONA RAPO 128 ARIS VELIU 129 JONIDA SPAHO 130 BESJANA DRAGOTI 131 LORENA SINANI 132 AIOLA TOPALLI 133 ERIGERTA TAĒE 134 ERELINDA BOCI 135 MARSIDA ZDRAVA 136 FATOS DINGOZI 137 ALBERT RISKA 138 MIRELA SHELLA 139 TEUTA TOSKA |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
ngushllime gjith familjareve!
|
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
...
[IMG]http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-prn1/533401_320524098025332_100002032330520_753310_843270459_n.jpg[/IMG] ... [IMG]http://zona-shqip.net/wp-content/uploads/2012/05/Studentja-e-Lenduar.jpg[/IMG] [COLOR=#FF0000]Tiranė, 22 maj[/COLOR] Tė plagosurat qė ndodhen nė Spitalin Ushtarka janė: Kaltra Pollozani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taēe, Anisa Ēobo, Doriana Kumbria, Shegunesh Haka, Elsa Shtylla, Marsie Biba, Ilfsjana Karriqi. Ndėrsa Besjana Dani ėshtė duke u transportuar nga Vlora pėr nė Tiranė. /zona shqip / . |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Zoti u dhente force familjareve. Ngushellime familjareve te viktimave.
|
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
[IMG]http://www.youtube.com/watch?v=yUC3BcG59oE&feature=player_embedded[/IMG]
ngushellimet te gjithe familjareve .......le te jete ky i fundit ...lamje te tilla te m,os ndegjojm....te lenduarve urojm sherim..... |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Zoti ne xhennet i'falt.
|
AW: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
NGUSHLLIME FAMILJARVE NE AKSIDENTIN TRAGJIK NE HIMARė ---- SHERIM TE SHPEJTE TE PLAGOSURVE -VERTETE E DHIMBSHME TRAGJIKE SA NUK KA SI SHPREHET NJERIU POR KETU JAN EDHE SHUM VREJTJE TE ASHPRA-
NE JETEN E SHQIPTARVE ESHT BERE NJE DUKURI SHUM INTRESANTE DUKE NEN QMUAR AUTOMMJETIN - AUTO MJETI ESHT VDEKJA NE FAKT SECILI NJERI KUR MERR AUTMJETIN E KA VDEKJEN AFER ME VETE NE QDO PLLEMBE TE VOZZITJES DUHET KUJDESI MAKSIMAL- TE GJITH NJERZIT NE KET BOTE NUK JAN L;INDUR PER AUTOMJETIN-SEPSE MUNGON TE DISA NJERZ ZGJUARSI A E NATYRSHME DHE AFTESIA E PERKRYER- POASHTU AUTOMJETET NE SHQIPERI E NE KOSOVE DHE NE GJITH VENDET E BALLKANIT NUJK KAN KONTROLLE TE DUHURA KUJDESI KONTROLL TEKNIK POR PUNET LIHEN PAS DORE NUK JAN TE KUJDESHEM SIQ JAN GJERMANET KU KONTROLLOJNE TEKNIKISHT QDO GJė POR PUNET LIHEN PAS DORE MENTALITET BALLKANAS - MEGJITHAT NJERIU KUR VOZITE NJERZ KA EDHE PERGJEGJSI DHE MIRE DUHET MATUR AFTESITE DHE PERGJEGJSITE E VETA SEPSE KA JETE NJERZISH ATY- TE DISA SHOFER GJAT PERVOJES SE JETES TIME ME KA RA TE SHOH S MA TEPER DOMINON EGOIZMI DHE NJE FAR MENTALITETI SPONTAN QE I TAKON VETVETES SE SA TE TJERVE -SECILI SHOFER DUHET TE MENDOJ NE RADHE TE PARE PER TE TJERET KJO QUHET PERGJEGJSI-PASTAJ KUR JEMI TE AFTESITE E VEQANTA SPECIALE RRUGEN E HIMARES E KAM KALUAR DISA HER EDHE KUR NUK KA PASE ASFALT TE RI TE DUHUR ANDEJ DMTH KUR RRRUGA KA QENE KATATSROFE POASHTU DISI E DEMTUAR E SHKATRRUAR PO THUAJSE POR NJE RRUGE NE SHUM VENDE E GJVESHUR E DEMTUAR DHE VET KAM VOZITE ANDEJ NEPER ATO MALE SHUM TE RREZIKSHME E KODRA DUKE ARDHE NGA IGUMENICA NEPER GJIROKASTER SARANDE KAM HY NE RRUGEN E HIMARES NEPER KODRA E MJA A KU THUA SE PREKET QIELLI ME KODREN SHTAT ORE KAM BERE NGA SARANDA DERI NE VLORE NE AT KOHE KUR RRUGA ISHTE NJE KATATSROFE E PA IMAGJINUESHME DHE KAM QENE ME GRUA DHE FMIJTE E VEGJEL NE NJE MAIKE RENAULT 19 TE NGARUKAR PERPLOT ME USHQIME ME TESHA NEPER ATO MALE DHE KAM KALUAR ANDEJ POR ESHT E PA IMAGJINUESHME TE SPJEGOHET KJO PA E PERJETUAR VET NJERIU---Andej ato vende jan male te larta ne shum vende esht poashtu llogaraja maja e larte q ekekron kujdes te veqant e sidmos kur kalohet llogaraja qe esht nje tatpjete e perpjete qe te len pa tekst - Andej duhet me pas kujdes me frenat sepse nxehen frenat sepse ka kthesa e teposhtze te jashtzakonshme te gjata neper kthesat e se ciles kur shikon poshte kah shkojne rruget teposhte majave te larta e bjeshkve te mdha te per teposhtze makinen veturen duhet me pase ne rregull ne qdo aspekt te siguruar dhe duhet me pas nje njohuri te veqant per me ra nga ato maja qe prekun qiellin me ra poshte per shkak se rruget jan ne maja majash bjeshke teper te larta dhe me gjatsi te madhe teposhtze ekthesa ku duhet mjeshtri e veqant ne dominim te automjetit - Ato bukuri jan magjepsese por me frenim per her duhet zbritur nga ato maja poshte drejt ultsirave te bregdetit dhe vazhdimisht duhet me pase mjshtri te veqant ne frenime te automjetit sepse nga frenimet e gjata nxehen ferrotat nga ferkimet dhe ne nje moment nga ngarkesa e gjate enxehtesise ne ferrota mund te mos kene ma ndikim frenat kur nxehen s e tepermi - |
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Ngushllime familjareve ...
|
Titulli: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Ngushellime familjareve.
|
Re: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
Nga Ilir Yzeiri
Vdekja tragjike e studenteve tė degės gjuhė-letėrsi tė Universitetit “A.Xhuvani” mė ka goditur rėndė. Ato ishin studentet e mia. Pėr njė vit resht kam zhvilluar me atė kurs lėndėn e letėrsisė shqipe. Ēdo tė hėnė nisesha nga Tirana me dėshirėn mė tė madhe qė tė arrija nė orėn tetė nė sallėn e katit tė parė pėr tė zhvilluar mėsim me kėtė kurs. Kur vdekja vjen me gjithė pamjen e saj makabre, kur ajo shfaqet me tė gjitha ngjyrat e zeza, kur ajo mbulon gjithė vendin me renė e saj tė hirtė si kėtė herė, asnjė fjalė nuk ėshtė e aftė qė tė ngushėllojė apo tė qetėsojė sidomos shpirtin e familjarėve tė studenteve tė mia. Por edhe unė, ashtu si shokėt e shoqet e tyre, ashtu si kolegėt e mi, ashtu si mijėra shqiptarė tė pėrlotur anekėnd vendit tim, e kam tė vėshtirė tė gjej njė fjalė pėr t’u qetėsuar. Studentet e mia kanė vdekur. Jeta e tyre u kėput nė mes atėherė kur ato sapo kishin kaluar tė njėzetat. Morėn me vete ankthe, ėndrra, imazhin e njė bote tė ngarkuar me stres, por edhe me ėndrra. Tani qė po shkruaj kėto radhė i sjell nė mend portretet e tyre dhe fjala e parė qė mė vjen ndėr mend ėshtė pėrunjėsia. Studentet e mia ishin tė urta, tė pėrunjura, tė pėrkushtuara, tė bukura. Ato e dinin qė do tė zinin njė vend normal nė jetė dhe nė kėtė pikė mė vjen ndėrmend ai dyvargėshi i Kadaresė pėr mėsueset e fshatit “tė urta gjer nė dhimbje/tė thjeshta gjer nė madhėshti”. Kėshtu ishin studentet e mia. Tani qė ato nuk janė mė, tani qė dheu i ftohtė do tė mbulojė vėshtrimet e tyre gjithė dritė, unė rri e mendoj pėrsėri pėr vdekjen dhe me kėtė rast dua tė them se vdekja e tyre, vdekja e studenteve tė mia ėshtė aq tragjike sa ajo nuk pėrmban asnjė ndotje sociale. Dje unė pashė me tė vėrtetė njė popull tė pikėlluar. Pas ēdo vdekjeje, pėrveē dhimbjes, qėndron zakonisht e fshehur diku nė skutėn e errėt tė nėnvetėdijes sonė tė mbrapshtė edhe zilia pėr tė pėrfituar prej saj, qė shfaqet nė formėn e projektimit tė fajit mbi njė kundėrshtar tė caktuar. Vdekja tragjike e studenteve tė mia ėshtė pa asnjė ndotje tė tillė sociale. Ajo ėshtė vetėm tragjike, sepse kėputi nė mėnyrė makabre jetėn e studenteve qė prisnin tė diplomoheshin e tė rifillonin jetėn. Tė dashura studentet e mia, Denisa, Ermira, Aurora, Lindita, Joana, Elsa, Juliana, Fabiola, Eriola, Eranda, Dorina! Ne nuk do tė takohemi mė. Ju e ndėrpretė rrugėn dhe Zoti ju mori atėherė kur ju do tė duhej tė nisnit jetėn. Humbja juaj ėshtė e pazėvendėsueshme pėr tė dashurit familjarėt tuaj dhe pėr ne gjithashtu. Vdekja juaj na kujtoi edhe njėherė se jeta duhet jetuar me pėrunjėsi, se vdekja dhe jeta janė aq pranė sa askush nuk e beson. Ju me vdekjen tuaj tragjike na bėtė mė njerėzorė sot, por ju e mbushėt me shumė trishtim kėtė vend. Ėshtė e paimagjinueshme se si mund tė vdesin nė njė ditė kaq shumė vajza. Mirėpo ky ėshtė fataliteti i jetės. Dhe unė qė kam jetuar me ju pėr njė vit tė tėrė nuk e kisha menduar kurrė se ato vėshtrimet tuaja, portretet tuaja, do tė shuheshin njė ditė dhe do tė largoheshin. Unė ua mbaj mend vėshtrimin dhe tė qeshurėn tuaj. Kėshtu ju kujtojnė tė gjithė. Edhe tani qė ju do tė ngjiteni nė qiell, unė, por edhe ne tė gjithė do t’ju sjellim ndėrmend si engjėj. Do t’ju kujtojmė gjithmonė, por sidomos do t’ju sjellim ndėrmend sidomos sa herė qė do tė kujtohemi se jeta dhe vdekja janė aq pranė sa askush nuk mund ta imagjinojė. As ju tė dashurat studentet e mia. Lamtumirė! |
AW: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
E dhimbshme tragjike
por sinqerisht ne ato ane per te vozitur duhet kujdes i veqant sidomos auotobusėt sepse siq e thash duhen vozits te mire dhe duhet autobus ne gjendje te mirė duhet te jen frejt ne funksion te mirė duhet gjendje teknike e mirė dhe mendoj se duhet te dal nji ligj i veqant per autobuset qe bartin udhtarė udhtarė-duhet nje kontroll i komisionit gjeneral teknik para s ete niset autobusi me njerz dhe ky ligj duhet te lshohet me shkrim nga kontrolli teknik me shum detale te sigurisė- E them sinqerisht se ne rruge te tilla shum autobus nuk e dijne se nxejra e frnave ose shum shofer nuk d ijne se nxerja e frenave pastaj vijne duke leshuar forcen nga temperatura dhe frenimi i gjate gjat gjith kohes dhe pastaj poashtu paraqet rrezik- dhe ky problem nacional duhet te zgjidhet sepse po ka shum probleme -rregulli teknik dhe kontrolli ligjor teknik i automjetit te shqiptart duhet te ashpersohet per te miren e kombit- edhe pse shkaqet nuk po dihen te ketij aksidenti tragjik vertet esht e dhimbshme shum e dhimshme -jashtzakonisht dhimbja per keta njerz te ri po thuajse filiza te jetes per kombin dhe familjet e tyre paraqet tragjedi dhe kjo nuk duhet te ndodhe e te perseritet por duhet kujdes i madh sepse shum qka duket si turizem por esht rrezik sepse shum automjete nisen pa kritere teknike pa gjendje te rregullt pa shum qka dhe me shofer jo shum te aft ne zona teper te rrezikshme te cilan kan lartesi te komplikuara dhe kthesa te komplikuara q ekekrohet talent per te mbajte drejtimin e nje autobusi pershembull - Nenqmimi i teposhtzeve te tilla ose peprjetzeve te tilla ne male te tilla kaq te larta siq jan ato ane paraqet rrezik te madh - mu ne ne tatpjetze duke shkuar ne llogara andej kah saranda ne nje kthese teper te komplikuar mezi ja kam arrite te mbaj frenat per shkak se ne kthese erdhi nje makine tjeter dhe kur ndalesh ne pike te tille ne aq teposhtze esht shum veshtire te ike makina poshte dhe deri sa te intervenosh ehst problem por reagova me shpejtesi dhe arrita ta ndali pastaj ne te tilla raste ka probleme qe jan teper te rrezikshme po te mos ket aftesi te mitra dhe vizion per vozitje mendoj se secili shofer nuk mund te kalon qdo kund pa probleme dhe ka rreziqe ndersa disa kan pas fat e per pak nuk jan rrokullise opasi qe nuk kan dite te manovrojne me automjetin -siq e thash secili nuk ehst i aft dhe kjo duhet bte merret para sysh sepse po ndodhin gjėra te tilla te tmerrshme - Keto lule jete te atdheut te keputura ne ket menyre kaq tragjike esht vertet shum i dhimbshme dhe nuk gjenden fjale per tu shprehur por mendoj se edhe oer te ardhmen duhet te mendohet ne ket drejtim ti shmangen tragjedive te tilla sepse ka ardhe nje kohe e keqe ku jan bere shum shofer dhe shum njerz marrin automjetin ne dorė pa ja njofte msheftesite vozitjes dhe terreneve autobusve automjeteve dhe specifikave tjera - Mendoj se duhet te merren masa dhe me secilin autobus nuk udhtohet pastaj eskurzionet me autobus poashtu jan te rrzeikshme sepse nuk dihet ne duar te qfar shoferi jan njerzit e qfar automjeti esht e qfar terreni shkohet pastaj gjendja dhe talenti i shoferit - Ne vozitje kekrohet vizoion dhe aftesi automjeti gjat gjith jetes te meson dhe meson asnjihe rnuk je i meusuar gjithnji ka diqka te veqant rruga dhe duhet aftesi e te jahstzakonshme - Mendoj se duhet shtrenguar kriteret per autobus dhe njerz ne raste te shetive koletive eksurzive te grupeve mendoj se duhet nxjerre nje ligj i veqant nga shteti qe secili person ndoshta nuk do te duhej te ket te drejten e secili autobus sidomos autobuset ne gjendje te dyshimt teknike e shoferet qe nuk jan me pervoja te mdha te deshmuar - Ne fakt edhe lejet e autobusve nuk besoj s ejan te gjitha me rregulla dhe me merita por jan marr poashtu shkel e shko siq esht ne mentalitetin tone te shqiptarve e njohur anarkia dhe l leshime |
AW: Fatkeqėsi/aksident shqiptar!
I nderuar Bajloz ngushllimet e mia vertet nje dhimbje e madhe perlotje kombtare dhe teper e prekshme jete q e u kputen kur duhej te lulzonin -me vjen keq dhe dhimbshem po shprehem qe e dhe ti personalisht po te uqaj keshtu je i prekur dhe i traumatizuar pas i qe ne ket rast ke kutjimet dhe qenke ai qe qenke profesori i tyre dhe vertet ke pse vuan e qane e kke pse derdh lot sepse te lidhin kujtimet
|
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:31. |
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.