Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-08, 21:28   #15
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Opinione dhe Reagime, Shteti i ri i Kosovės

Mos po i bien nė qaf Kurtit, e ne me heshtje e miratojm!
Prishtinė: Fazli Balaj shkarkohet nga cilėsia e avokatit mbrojtės tė Albin Kurtit.\30.01.08\

Albin Kurti ashtu siē edhe kishte paralajmėruar nė konferencėn e lėvizjes "Vetėvendosje", nuk ėshtė paraqitur para trupit gjykues nė Prishtinė.
Kryetari i trupit gjykues Mauricio Salustro ka urdhėruar arrestimin dhe sjelljen e menjėhershme tė Albin Kurtit nė Gjykatė. Mė pas trupi gjykues i ka shqiptuar atij masėn e paraburgimit prej 30 ditėsh, pėr t'u siguruar qė tė jetė i pranishėm nė gjykatė gjatė vazhdimit tė procesit gjyqėsor.
Fillimisht, gjatė seancės lideri i “Vetėvendosje-s” ka deklaruar disa herė se ai nuk pajtohet qė avokatin e tij mbrojtės Fazli Balaj, dhe para trupit gjykues ka paraqitur prova tė cilat paraqesin papėrshtatshmėrinė e tij pėr tė qenė pjesė e procesit gjyqėsor. Pas shqyrtimit tė fakteve tė paraqitura nga Kurti, trupi gjykues ka marrė vendim pėr shkarkimin e Fazli Balajt dhe emėrimin e Ferki Xhaferit avokat mbrojtės.
Mė pas Kurti ka deklarua se nuk e njeh as Xhaferin pėr avokat tė tij dhe nuk e pranon si tė tillė. Nga ana e tij edhe Xhaferi ka kundėrshtuar tė mbrojė Kurtin por, sipas trupit gjykues, kėrkesa e tij ėshtė hedhur poshtė dhe ai detyrimisht do tė jetė avokat mbrojtės nė procesin ndaj Kurtit.
Prokuroria ka paraqitur emrat e dėshmitarėve tė seancės sė radhės dhe me vendim tė trupi gjykues nė seancėn e radhės do tė dėshmojnė katėr pjesėtarė tė SHPK-sė.
Seanca e parė e radhės do tė jetė mė 5 shkurt ndėrsa e dyta me 7 shkurt kur edhe do tė dėgjohen dėshmitė e prokurorisė.
Kurti Akuzohet pėr nxitje tė masės nė veprime tė dhunshme nė protestat e 10 shkurti tė vitit tė kaluar, me ē'rast u vranė dy dhe u lėnduan rreth 80 qytetarė tė Kosovės.\30.01.08\
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė