Tema: Vehabizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-10, 22:33   #4
roadrunner
Shote Galica
 
Avatari i roadrunner
 
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
roadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėmroadrunner i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vehabizmi

Pas ēlirimit tė Kudsit, Hazreti 'Umeri r.a. shkoi te varri i Pejgamberit a.s. dhe e pėrshėndeti atė. Hazreti 'Umer ibn 'Abdul-'Azizi r.a., qė ishte njė wali i madh, dėrgonte zakonisht zyrtarė nga Damasku nė Medine dhe u kėrkonte tė bėnin salavate te varri i Profetit a.s. dhe ta pėrshėndesnin atė. Pasi kthehej prej ēdo udhėtimi, Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. shkonte direkt e te dhoma e Profetit s.a. [Huxhret us-Sa'da, vendi ku ndodhen varri i Pejgamberit a.s. dhe i dy kalifėve qė e pasuan]. Nė fillim ai vizitonte Resulullahun a.s., pastaj Ebu Bekr es-Siddikun r.a., e pastaj tė atin, dhe i pėrshėndeste ata. Imam Nafi'u thotė: "E kam parė Hazreti 'Abdullah ibn 'Umerin mė shumė se njėqind herė tė shkonte te varri i Profetit a.s. dhe tė thonte: Es-selamu aleikum ja Resulullah!". Njė ditė, Hazreti 'Aliu r.a. shkoi nė Mesxhid el-Sherif dhe kur pa varrin e Hazreti Fatimes r.a., filloi tė qante, e kur pa varrin e Pejgamberit qau edhe mė tepėr. Pastaj, ai tha: "Es-selamu aleikum ja Resulullah" dhe "Es-selamu aleikum".

Sipas Imam Ebu Hanifes, "nė fillim duhet kryer haxhi dhe pastaj tė shkohet nė Medine pėr t'i bėrė vizitė Resulullahit". Kjo shkruhet nė fetvanė e Ebu'l-Laith es-Samarkandit. Kadi 'Ijadi, autor i librit Shifa', Imam Newewiu, qė ishte dijetar shafi'i dhe Imam Humami, qė ishte hanefi, kanė pohuar se ka patur ixhma' (pajtim tė njėzėshėm) tė ummetit se ishte e domosdoshme tė vizitohej varri i Profetit s.a.. Ē'ėshtė e vėrteta, "vizitimi i varreve ėshtė sunnet", njė fakt ky qė shkruhet edhe nė librin wehhabist Fet'h ul-Mexhid.

Ajeti 63 i Sures en-Nisa' pohon: {E sikur tė vinin ata te ti, pasi ta kenė dėmtuar veten e tyre, e tė kėrkonin vetė ndjesė te Allahu e edhe i dėrguari tė kėrkojė ndjesė pėr ta, ata do ta kuptonin se Allahu pranon pendimin dhe ėshtė mėshirues.} Ky ajet tregon se Resulullahu s.a. do tė ndėrmjetėsojė dhe shefa'ati i tij do tė pranohet. Gjithashtu, ai na urdhėron ta vizitojmė varrin e Pejgamberit dhe tė kėrkojmė shefa'at.

Njė hadith thotė: "Ėshtė e pėrshtatshme nisja pėr rrugė tė gjatė vetėm me nijetin e vizitimit tė tre xhamive".

Ky hadith tregon se ėshtė vepėr e shpėrblyeshme qė tė niset nė udhėtim tė gjatė duke patur qėllim vizitėn e Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Mesxhid un-Nebiut nė Medine dhe Mesxhid ul-Aksasė nė Jerusalem. Pėr kėtė arsye, ata qė shkojnė nė haxh por nuk e vizitojnė varrin e Profetit a.s. nė Mesxhid un-Nebi, do tė privohen nga ky shpėrblim.

Njė tjetėr hadith thotė: "Mos e bėni varrin tim vend bajrami". Hazreti 'Abdul-'Adhim el-Munziti, njė muhadith i njohur, e ka shpjeguar kėtė hadith me kuptimin: "Mos e quani si tė mjaftueshme qė ta vizitoni varrin tim vetėm njė herė nė vit, si dita e Bajramit. Pėrpiquni tė mė vizitoni ēdo herė!".

Ē'ėshtė e vėrteta, nuk lejohet falja e namazit nė varreza. Thuhet se ky hadith mund tė ketė kuptimin: "Mos fiksoni njė ditė tė caktuar pėr tė vizituar varrin tim". Nė vizitat e tyre te profetėt, ēifutėt dhe tė krishterėt e kishin zakon tė mblidheshin, t'u binin instrumenteve, tė kėndonin kėngė dhe tė silleshin nė mėnyrė ceremoniale.

Kėto hadithe tregojnė se nuk duhet tė bėhemi tė hareshėm me gjėra tė ndaluara si nė ditė feste, nuk duhet t'u biem fyejve ose lodrave gjatė vizitės. Duhet tė pėrshėndesim, tė lutemi dhe tė largohemi pa qėndruar gjatė.

Imam Ebu Hanife ka thėnė se vizita e varrit tė Pejgamberit a.s. ėshtė sunneti mė i vlefshėm dhe ka dijetarė qė kanė pohuar se ajo ėshtė waxhib. Prandaj, vizita e varrit tė Profetit a.s. lejohet si betim nė medhhebin shafi'i.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara

Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
roadrunner Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė