|
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės. |
26-05-10, 22:33
|
#1
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Pas ēlirimit tė Kudsit, Hazreti 'Umeri r.a. shkoi te varri i Pejgamberit a.s. dhe e pėrshėndeti atė. Hazreti 'Umer ibn 'Abdul-'Azizi r.a., qė ishte njė wali i madh, dėrgonte zakonisht zyrtarė nga Damasku nė Medine dhe u kėrkonte tė bėnin salavate te varri i Profetit a.s. dhe ta pėrshėndesnin atė. Pasi kthehej prej ēdo udhėtimi, Hazreti 'Abdullah ibn 'Umeri r.a. shkonte direkt e te dhoma e Profetit s.a. [Huxhret us-Sa'da, vendi ku ndodhen varri i Pejgamberit a.s. dhe i dy kalifėve qė e pasuan]. Nė fillim ai vizitonte Resulullahun a.s., pastaj Ebu Bekr es-Siddikun r.a., e pastaj tė atin, dhe i pėrshėndeste ata. Imam Nafi'u thotė: "E kam parė Hazreti 'Abdullah ibn 'Umerin mė shumė se njėqind herė tė shkonte te varri i Profetit a.s. dhe tė thonte: Es-selamu aleikum ja Resulullah!". Njė ditė, Hazreti 'Aliu r.a. shkoi nė Mesxhid el-Sherif dhe kur pa varrin e Hazreti Fatimes r.a., filloi tė qante, e kur pa varrin e Pejgamberit qau edhe mė tepėr. Pastaj, ai tha: "Es-selamu aleikum ja Resulullah" dhe "Es-selamu aleikum".
Sipas Imam Ebu Hanifes, "nė fillim duhet kryer haxhi dhe pastaj tė shkohet nė Medine pėr t'i bėrė vizitė Resulullahit". Kjo shkruhet nė fetvanė e Ebu'l-Laith es-Samarkandit. Kadi 'Ijadi, autor i librit Shifa', Imam Newewiu, qė ishte dijetar shafi'i dhe Imam Humami, qė ishte hanefi, kanė pohuar se ka patur ixhma' (pajtim tė njėzėshėm) tė ummetit se ishte e domosdoshme tė vizitohej varri i Profetit s.a.. Ē'ėshtė e vėrteta, "vizitimi i varreve ėshtė sunnet", njė fakt ky qė shkruhet edhe nė librin wehhabist Fet'h ul-Mexhid.
Ajeti 63 i Sures en-Nisa' pohon: {E sikur tė vinin ata te ti, pasi ta kenė dėmtuar veten e tyre, e tė kėrkonin vetė ndjesė te Allahu e edhe i dėrguari tė kėrkojė ndjesė pėr ta, ata do ta kuptonin se Allahu pranon pendimin dhe ėshtė mėshirues.} Ky ajet tregon se Resulullahu s.a. do tė ndėrmjetėsojė dhe shefa'ati i tij do tė pranohet. Gjithashtu, ai na urdhėron ta vizitojmė varrin e Pejgamberit dhe tė kėrkojmė shefa'at.
Njė hadith thotė: "Ėshtė e pėrshtatshme nisja pėr rrugė tė gjatė vetėm me nijetin e vizitimit tė tre xhamive".
Ky hadith tregon se ėshtė vepėr e shpėrblyeshme qė tė niset nė udhėtim tė gjatė duke patur qėllim vizitėn e Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Mesxhid un-Nebiut nė Medine dhe Mesxhid ul-Aksasė nė Jerusalem. Pėr kėtė arsye, ata qė shkojnė nė haxh por nuk e vizitojnė varrin e Profetit a.s. nė Mesxhid un-Nebi, do tė privohen nga ky shpėrblim.
Njė tjetėr hadith thotė: "Mos e bėni varrin tim vend bajrami". Hazreti 'Abdul-'Adhim el-Munziti, njė muhadith i njohur, e ka shpjeguar kėtė hadith me kuptimin: "Mos e quani si tė mjaftueshme qė ta vizitoni varrin tim vetėm njė herė nė vit, si dita e Bajramit. Pėrpiquni tė mė vizitoni ēdo herė!".
Ē'ėshtė e vėrteta, nuk lejohet falja e namazit nė varreza. Thuhet se ky hadith mund tė ketė kuptimin: "Mos fiksoni njė ditė tė caktuar pėr tė vizituar varrin tim". Nė vizitat e tyre te profetėt, ēifutėt dhe tė krishterėt e kishin zakon tė mblidheshin, t'u binin instrumenteve, tė kėndonin kėngė dhe tė silleshin nė mėnyrė ceremoniale.
Kėto hadithe tregojnė se nuk duhet tė bėhemi tė hareshėm me gjėra tė ndaluara si nė ditė feste, nuk duhet t'u biem fyejve ose lodrave gjatė vizitės. Duhet tė pėrshėndesim, tė lutemi dhe tė largohemi pa qėndruar gjatė.
Imam Ebu Hanife ka thėnė se vizita e varrit tė Pejgamberit a.s. ėshtė sunneti mė i vlefshėm dhe ka dijetarė qė kanė pohuar se ajo ėshtė waxhib. Prandaj, vizita e varrit tė Profetit a.s. lejohet si betim nė medhhebin shafi'i.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:34
|
#2
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Nė tė vėrtetė, nė hadithin kudsi: "Tė mos ishe ti, nuk do t'i kisha krijuar qiejt!". [16] Allahu tregon se Hazreti Muhammedi ėshtė Habibullah (i dashuri i Allahut) dhe se Ai e do atė aq shumė. As njė person i zakonshėm madje nuk do tė refuzonte po t'i kėrkohej tė jepte diēka pėr hir tė tė dashurit tė vet. Pėr dashuruesin ėshtė e lehtė tė bėjė diēka pėr hir tė tė dashurit. Nėse dikush thotė: "O Allahu im! Pėr hir tė Habibit Tėnd, Muhammedit, po Tė kėrkoj ...", kjo kėrkesė nuk do t'i refuzohet. Mirėpo, ēėshtjet e parėndėsishme tė kėsaj dynjaje nuk janė tė denja pėr tė kėrkuar hirin e Resulullahit si mjet. [17]
Sejjid Ahmed ibn Zeini Dehlani, myfti i Mekės, ishte 'alim i madh dhe Shejh el-Khutaba' i medhhebit shafi'i, i cili shkroi vepra tė shumta. Ai shpjegoi qėllimet e vėrteta tė wehhabive dhe vėrtetoi pėrmes ajetesh dhe hadithesh se ata ishin tė devijuar, pikėrisht nė librat e tij Khulasat ul-Kelam fi Bejani Umara'i beled ul-Haram, Fi'r-Raddi 'ala'l-Wehhabijjeti atba'u Medhhebi Ibn Tejmijje dhe ed-Durar us-Senijje fi'r Raddi 'ala'l-Wehhabijje.
Nė veprėn Khulasat ul-Kelam, ai tregoi se si wehhabitė i mashtronin muslimanėt e paditur dhe ua hodhi poshtė njė nga njė tė gjitha pretendimet. Ai e vėrtetoi se fjalėt e tyre ishin gėnjeshtra dhe shpifje. Ai shkruan: "Ėshtė e e pranueshme dhe e lejueshme tė lutesh me ndėrmjetėsimin e Resulullahut a.s. kur ai ėshtė i vdekur, ashtu siē bėhej kur ai ishte gjallė". Po ashtu, nė hadithe tregohet se lejohet lutja me ndėrmjetėsimin e eulija've dhe muslimanėve tė devotshėm. [18] 'Ulematė e Ehl-i Sunnetit thonė, se: "vetėm Allahu ėshtė Ai qė jep efektshmėrinė, qė krijon, sajon, bėn dobi ose dėm dhe asgjėson. Ai nuk ka shok. As profetėt e as ndonjė person tjetėr i gjallė a i vdekur nuk mund tė krijojnė efektshmėri, dėm apo dobi. Mirėpo, duke qenė se ata janė shėrbėtorėt e dashur tė Allahut, ne kėrkojmė bekime pėrmes tyre". Wehhabitė besojnė se tė gjallėt kanė efekt por tė vdekurit jo.
Nė faqet 70, 77, 98, 104, 239, 248, 323, 503 e 504 tė librit Fet'h ul-Mexhid shkruhet: "Ai qė kėrkon njė person tė vdekur ose njė person tė gjallė qė nuk ėshtė i pranishėm, pėr diēka, bėhet mushrik. Njeriut mund t'i kėrkohet vetėm ajo qė ėshtė brenda aftėsisė sė tij. Nuk lejohet tė kėrkohet ajo qė ėshtė vetėm nė Fuqinė e Allahut". Nė faqen 70, shkruhet: "Njė person i gjallė mund tė lutet pėr gjėrat qė i janė kėrkuar dhe Allahu ia pranon du'anė dhe e krijon atė gjė. T'i kėrkosh njė tė vdekuri ose njė tė papranishmi do tė thotė t'i kėrkosh atė qė nuk ėshtė nė fuqinė e tij, ēka pėrbėn shirk". Nė faqen 136, shkruhet: "Tė kėrkosh bekime me varret e salihinėve ėshtė shirk tamam si adhurimi i Latit e i Menatit". Nė faqen 208, shkruhet: "Ėshtė shirk t'u kėrkohet tė vdekurve ajo pėr tė cilėn kemi nevojė ose t'i kėrkojmė njė tė vdekuri pa u lejuar nga Allahu dhe ata nuk janė vendosur si ndėrmjetės. Kushti i ndėrmjetėsimit ėshtė imani. Por njeriu qė u kėrkon tė vdekurve tė ndėrmjetėsojnė ėshtė mushrik. Kjo e pamundėson ndėrmjetėsimin".
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:34
|
#3
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Nė fakt, libri bie nė kundėrshti me vetveten - nė faqen 200 shkruhet: "Qielli i frikėsohet Allahut. Allahu krijon vetėdije tek qiejt. Ato perceptojnė. Nė Kur'an thuhet se qiejt dhe toka e madhėrojnė Allahun. Sahabėt kanė dėgjuar copat e gurit duke madhėruar dhe lartėsuar Allahun kur Pejgamberi s.a. i mori kėto nė duart e tij. Shtylla e Hannanes nė Mesxhid rėnkonte dhe ushqimi e madhėron dhe e lartėson Allahun". Thėnia se profetėt dhe eulija'tė nuk kanė perceptim, ndėrkohė qė malet, gurėt dhe shtyllat kanė perceptim dhe vetėdije tregon mendjecektėsinė e tyre. Wehhabitė bėhen politeistė duke pretenduar se tė gjallėt mund tė ndėrmjetėsojnė por tė vdekurit jo. Sepse ky pohim do tė thotė se tė gjallėt dėgjojnė dhe ndikojnė, kurse tė vdekurit nuk dėgjojnė e nuk ndikojnė dhe se tė tjerė krahas Allahut mund tė ndikojnė - e ata i quajnė politeistė ata qė besojnė kėshtu. Realiteti ėshtė se tė vdekurit dhe tė gjallėt janė ndėrmjetės. Vetėm Allahu ndikon dhe krijon.
Pretendimi se Imam Ebu Hanife e ndaloi lutjen me ndėrmjetėsinė e Resulullahut s.a., qė ndodhet nė Tefsir-in e 'Alusiut, ėshtė i rremė, sepse asnjė dijetar nuk e ka transmetuar ndonjėherė njė gjė tė tillė nga Imam A'zami. 'Ulematė kanė deklaruar se ai ėshtė i lejueshėm. Fjalėt tewessul, teshaffu', istighadha e tewaxhxhuh kanė tė njėjtin kuptim. Ato lejohen tė gjitha. Nė Sahih-un e Buhariut shkruhet: "Ditėn e Kijametit, njerėzit do tė kėrkojnė nė fillim ndėrmjetėsimin e Hazreti Ademit". Hazreti Bilal ibn Harithi, njė nga sahabėt e shquar, vizitoi varrin e Resulullahit s.a dhe tha: "O Resulullah! Lutu pėr ummetin tėnd qė tė bjerė shi!", dhe me tė vėrtetė qė ra shi. Jobesimtarėt, qė thanė se idhujt do tė ndėrmjetėsonin pėr ta, adhuronin idhuj. Mirėpo besimtarėt qė kėrkojnė ndėrmjetėsim nuk i adhurojnė profetėt apo eulija'tė.
Libri i wehhabive vazhdon: "Nė Kur'an thuhet se ndėrmjetėsimi do tė bėhet vetėm me lejen e Tij dhe se vetėm disave do u pranohet ndėrmjetėsimi. Si e di personi, qė kėrkon ndėrmjetėsim, nėse Pejgamberit do i lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr tė? Pėr mė tepėr, si e di qė ėshtė nga tė pranuarit?". Kėto fjalė u bien nė kundėrshtim si haditheve ashtu edhe vetė librit, sepse nė faqen 208 tė tij thuhet: "Parakusht i ndėrmjetėsimit ėshtė imani". Nė lutjen e rekomanduar pas ezanit, pėrmendet se Allahu i ka premtuar Pejgamberit s.a. tonė cilėsitė e fadile-s dhe wasile-s. Ai deklaroi se do tė ndėrmjetėsonte pėr ata qė e recitojnė kėtė du'a, pėr ata qė bėjnė salavat dhe pėr ata qė e vizitojnė varrin e tij. Po ashtu, shumė hadithe tė tjera tregojnė se Pejgamberit tonė a.s. i ėshtė lejuar ndėrmjetėsimi pėr kė tė dėshirojė ai. Hadithi: "Unė do tė ndėrmjetėsoj pėr ata qė kanė kryer mėkate tė mėdha", tregon se ai do tė lejohet tė ndėrmjetėsojė pėr kėdo qė ka iman. Nga dyzet hadithet nė faqen 130 tė librit Shewahid ul-Hakk, i trembėdhjetti thotė: "Unė do tė ndėrmjetėsoj nė Ditėn e Gjykimit".
Unė do tė them: "O Allah! Vendosi ata qė kanė edhe njė grimcė iman nė zemrat e tyre, nė xhennet". Ata do tė hyjnė nė xhennet. Pastaj, do t'u them atyre qė kanė diē nė zemrėn e tyre qė tė hyjnė nė xhennet. Edhe Bukhariu e transmetoi kėtė hadith. Istighadha d.t.th. tewessul, "tė vendosėsh dikė si ndėrmjetės, tė kėrkosh ndihmėn e tij dhe lutjen e tij". T'i kėrkosh dikujt shefa'at d.t.th. t'i lutesh Allahut qė ta lėsh kėtė botė mė iman pėr hir tė Tij. Nė shumė vende tė libirt wehhabi Fet'h ul-Mexhid, sidomos nė f. 323, se: "Ėshtė shirk t'i kėrkohet ndėrmjetėsim dikujt qė s'ėshtė i pranishėm. Allahu urdhėron luftė kundėr mushrikėve". Kurse Resulullahu a.s. e kishte zakon t'i thonte vetes: "O Muhammed, po i drejtohem Allahut duke tė vendosur ty si ndėrmjetės". Pas vdekjes sė tij, sahabėt e pėrsėrisnin shpesh kėtė lutje. Nj hadith i transmetuar nga Taberaniu pohon: "Nėse dikujt qė ka mbetur i vetėm nė shkretėtirė i humbet diēka, ai duhet tė thotė: "O shėrbėtorėt e Allahut, ndihmomėni!", sepse Allahu ka shėrbėtorė qė ju nuk i shihni". Ibn Haxher el-Mekki shkruan nė komentin e tij tė veprės Idah el-Menasik se kjo lutje ėshtė vėrtetuar disa herė si e frytshme. Siē transmeton Ebu Davudi dhe shumė tė tjerė, njė natė, kur ishte nė udhėtim, Pejgamberi s.a. tha: "O toka e Zotit tim! I mbėshtetem Allahut ndaj tė kėqijave tė tua". [19]
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:35
|
#4
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Imam Ebu Hanife ka thėnė: "Isha nė Medine. Shejh Ejjub es-Sahtiani, qė ishte njė musliman i devotshėm i mirėnjohur, shkoi nė Mesxhid el-Sherif. Unė e ndoqa nga pas. Hazreti Shejhu qėndroi me fytyrė nga varri i Resulullahut dhe me shpinė nga kibla. Pastaj, ai doli jashtė".
Hazreti Ibn Xhema'a shkruan nė librin e tij el-Mensek ul-Kebir: "Gjatė zijaretit, pas faljes sė dy rakteve dhe lutjes pranė minberit, duhet t'i qėndrojmė Huxhret-i Sa'dasė nga ana e kibles, duke patur kokėn e bekuar tė Pejgamberit nga e majta, duhet tė qėndrojmė dy metra larg murit tė el-Merkad ush-Sherif. Pastaj, duke e lėnė pas murin e kibles dhe duke u kthyer ngadalė gjersa tė vihemi pėrballė Muwaxhahat us-Sa'adasė, duhet tė japim selam". Kjo ėshtė kėshtu nė tė gjitha medhhebet.
Duke shpjeguar pikėn 23 tė librit Shkatėrrimet e Shkaktuara nga Gjuha, 'Abdul-Ghani en-Nebulusi shkruan: Ėshtė mekruh qė, gjatė lutjes, tė thuhet "pėr hakkun e profetėve" ose "pėr hakkun e fulan eulijaje" dhe t'i kėrkohet Allahut diēka duke thėnė ashtu, sepse ėshtė thėnė qė asnjė krijesė nuk ka kurrėfarė tė drejte (hakk) mbi Allahun, d.m.th. Allahu nuk ka pse bėn asgjė tė kėrkuar prej kujdto. Kjo ėshtė e vėrtetė, mirėpo Allahu u ka premtuar shėrbėtorėve tė Tij tė dashur dhe ua ka njohur tė drejtėn e tyre mbi Veten e Tij, d.m.th. Ai do ua pranojė lutjet.
Allahu ka thėnė nė Kur'an se Ai u ka dhėnė tė drejta robėrve tė Tij ndaj Vetes, p.sh.: {ėshtė detyrė e Allahut t'i ndihmojė besimtarėt}. Nė librin el-Fetawa el-Bezazijje shkruher: "Lejohet kėrkimi i diēkaje pėr hir tė njė profeti ose njė eulijaje tė gjallė ose tė vdekur, duke pėrmendur emrin e tij". [20]
Sikurse shihet, dijetarėt muslimanė kanė thėnė se lejohej t'i lutemi Allahut pėrmes hakkut dhe dashurisė qė Allahu u ka dhėnė tė dashurve tė Tij. Asnjė dijetar nuk ka thėnė qė do tė ishte shirk tė luteshe me idenė se njerėzit kanė tė drejta te Allahu. Vetėm wehhabitė thonė ashtu. Ndonėse e lavdėrojnė veprėn el-Fetawa el-Bezazijje nė librin e tyre Fet'h ul-Mexhid e i parashtrojnė fetvatė e tij si argumente, wehhabitė i kundėrvihen atij nė kėtė drejtim. Gjithashtu, Hadimi, duke shpjeguar Shkatėrrimet e Sjella nga Gjuha, ka shkruar: Pejgamberi e shqiptoi shpesh "Pėr hakun e Profetit Tėnd Muhammed" dhe, gjatė viteve tė luftės ai kėrkoi ndihmėn e Allahut pėr hakun e tė varfėve nė mesin e muhaxhirėve.
Po ashtu, shumė ulema muslimanė thonin gjatė lutjeve: "Pėr hir tė atyre njerėzve qė Ti u ke dhėnė saherė qė Tė kanė kėrkuar" dhe "Pėr hakkun e Muhammed el-Gazaliut", dhe ata i kanė shkruar kėto du'a nė librat e tyre. [21]
Libri el-Hisn ul-Hasin ėshtė plot me lutje tė tilla. Edhe nė veprėn Ghalijje tė Alusiut madje, shkruhet se kur Hazreti Ademi a.s. kėrkoi faljen e Allahut pėr hir tė Hazreti Muhammedit s.a., Allahu tha: "Ai ėshtė krijesa mė e dashur pėr mua. Po tė fal pėr hakkun e tij. Tė mos ishte Muhammedi, nuk do tė tė kisha krijuar".
Autori wehhabi shkruan: "Imam Zejn ul-'Abidini pa njė njeri duke u lutur pranė varrit tė Pejgamberit a.s. dhe e ndėrpreu", duke i pėrmendur hadithin: "Dėrgoni salavate mbi mua, kudo qė tė jeni, salavatet tuaja do tė mė pėrcillen".
Ai e tregon ngjarjen nė mėnyrė tė shtrembėruar dhe pastaj vazhdon: "Prandaj, ėshtė haram tė shkohet pranė njė varri dhe tė bėhen du'a e salavate, qė ėshtė sikur t'i bėsh varret xhami. Ėshtė haram pėr ata qė shkojnė tė falin namaz nė Mesxhid un-Nebi, qė t'i afrohen varrit me qėllim qė tė japin selam. Asnjė prej sahabėve nuk kanė vepruar kėshtu. Ata i ndalonin ata qė donin tė vepronin ashtu. Asnjė vepėr tjetėr pėrveē salavatit dhe selamit tė dhėnė nga ky ummet nuk do t'i pėrcillet Pejgamberit". [22] Ai shkruan, gjithashtu, se: "qeveria saudite ka vendosur ushtarė pranė varrit tė Pejgamberit nė Mesxhid un-Nebi, pėr t'i ndaluar muslimanėt nga kėto gjėra", (f. 234).
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:36
|
#5
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Hazreti Jusuf en-Nabhani, i hedh poshtė kėto gėnjeshtra nė shumė vende tė librit tė tij mbi wehhabizmin: "Imam Zejn ul-'Abidini r.a. nuk e ka ndaluar zijaretin e varrit tė bekuar tė Pejgamberit s.a. por ai ka ndaluar sjelljet e papėrshtatshme dhe tė palejuara gjatė vizitimit". Nipi i tij, Imam Xhafer es-Sadiku, e kishte zakon ta vizitonte varrin e Pejgamberit s.a. dhe, duke qėndruar pranė shtyllės nga ana e Raudasė, ai pėrshėndeste dhe thoshte: "Koka e tij e bekuar ėshtė nga kjo anė". Thėnia: "Mos e bėni varrin tim vend bajrami", d.t.th. "Mos ma vizitoni varrin vetėm nė ditė tė caktuara si ditėt e Bajramit. Vizitomėni ēdo herė". [23]
Ebu 'Abdullah el-Kurtubi shkruan nė veprėn e tij et-Tedhkire se: "Veprat e ummetit tė Pejgamberit i pėrcillen atij ēdo mėngjes dhe mbrėmje". (fq. 88, 106). Gjatė vizitės sė tij te varri i Pejgamberit, kalifi Mensur e pyeti Imam Malikun: "A duhet tė sillem me fytyrė nga varri apo nga kibla?", Imam Maliku u pėrgjigj: "Si mund ta kthesh fytyrėn mėnjanė nga Resulullahu? Ai ėshtė shkaku i faljes tėndė dhe tė babait tėnd, Ademit.", (fq. 89, 116) Hadithi: "vizitojini varrezat!", pėrbėn njė urdhėr. Nėse gjatė vizitės kryhet ndonjė haram, atėherė nuk ėshtė vizita ajo qė duhet ndaluar, por harami, (fq. 92). Imam Newewiu thotė nė veprėn e tij Edhker: "Ėshtė sunnet tė vizitohen varreza e Pejgamberit dhe ato tė muslimanėve tė devotshėm dhe tė qėndrohet njė kohė tė gjatė nė vende tė tilla zijareti", (fq. 98). Nė veprėn e tij Fet'h ul-Kadir, Ibn Humami citon hadithin e cituar nga Dar Kutniu dhe el-Bezzari qė thotė: "Nėse dikush mė viziton vetėm me nijet pėr tė mė bėrė vizitė dhe pėr tė mos bėrė asgjė tjetėr, ai ka tė drejtė tė marrė ndėrmjetėsimin tim nė Ditėn e Gjykimit", (fq. 100).
Allahu i ka favorizuar eulijatė me keramete. Kerametet e tyre dėshmohen shpesh edhe pas vdekjes sė tyre. Ata kanė aftėsinė tė bėjnė dobi edhe pas vdekjes. Lejohet kėrkimi i shefa'atit tė tyre tek Allahu. Por ndihma e tyre duhet kėrkuar nė mėnyrė tė ligjshme. Nuk lejohet tė thuhet: "Do tė jap kaq ... pėr ty nėse mė jep atė qė kėrkoj", ose "nėse ma shėron tė afėrmin e sėmurė", siē bėjnė mjaft shpesh tė paditurit. Megjithatė, kjo nuk mund tė konsiderohet si veprim qė shpie nė kufr ose shirk, sepse as injoranti mė i madh nuk mendon se eulijatė mund tė krijojnė. Ata kėrkojnė qė eulijatė tė jenė shkaku nė krijimin e Allahut. Ata mendojnė se eulijatė janė krijesa njerėzore qė Allahu i do, ndaj dhe thonė: "Lutju Allahut tė mė dhurojė atė qė kėrkoj! Ai nuk do tė ta refuzojė lutjen".
Ē'ėshtė e vėrteta, Resulullahu ka thėnė: "Shumė njerėz konsiderohen tė ulėt nė status dhe tė pavlerė, por ata janė krijesat e dashura tė Allahut. Kur ata dėshirojnė tė bėjnė diēka, Allahu e krijon atė patjetėr. Ky hadith citohet edhe nė faqe 381 tė librit wehhabist Fet'h ul-Mexhid. Pikėrisht nė bindje tė haditheve tė tilla, muslimanėt", u kėrkojnė eulijave tė ndėrmjetėsojnė. Imam Ahmedi, Shafi'iu, Maliku dhe Imam-i a'zam Ebu Hanifja kanė thėnė se ishte xhaiz (e mundur, e lejuar) qė tė merrej berekeh (bekim) nėpėrmjet varreve tė tė devotshmėve. Ata qė thonė se janė tė Ehl-i Sunnetit ose qė i pėrkasin njėrit prej medhhebeve tė tij duhet tė veprojnė sipas asaj qė kanė thėnė ata Imamė. Nė rast tė kundėrt, mund tė shihet se ata nuk janė nga Ehl-i Sunneti por gėnjeshtarė, (fq. 118).
Lidhur me temėn e shkuarjes nė haxh nė emėr tė dikujt tjetėr, nė librin el-Fetawa el-Hindijje [24] shkruhet: "Lejohet qė sevabi i njė ibadeti t'i kushtohet dikujt. Prandaj, sevabi i namazit, agjėrimit, haxhit ose kėndimit tė Kur'anit, dhikrit, vizitės sė varreve tė profetėve, shehidėve dhe muslimanėve tė devotshėm, ose dhėnies sė qefinit pėr tė mbėshtjellė tė vdekurin dhe tė gjitha bamirėsitė dhe veprat e mira mund t'i kushtohen dikujt".
Edhe nga ky citim mund tė kuptohet se tė vizituarit e varreve tė eulijave sjell sevabe. Mirėpo, wehhabitė thonė: "Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr, ndezja e kandilėve pėr ata qė vizitojnė tyrbet dhe shėrbejnė nė to dhe dhėnia lėmoshė pėr shpirtrat e tė vdekurve shkakton kufr dhe shirk. Banorėt e Harameinit (Mekės dhe Medines) kanė adhuruar kube dhe mure deri tani".
Ndėrtimi i njė kubeje mbi njė varr ėshtė haram nėse bėhet pėr t'u dukur ose pėr zbukurim. Nėse bėhet pėr tė mbrojtur varrin nga rrėnimi, ėshtė mekruh. Nėse bėhet nga frika se njė hajdut ose kafshė mund tė hyjė brenda, ėshtė e lejueshme. Por nuk duhet bėrė vend vizitimi, d.m.th. nuk duhet thėnė se ai vend duhet vizituar nė kohė tė caktuara, mirėpo, duhet kėrkuar tewessul dhe recituar Kur'an pėr tė vdekurin kur kalojmė pranė njė varri.
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:36
|
#6
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Nuk ėshtė mekruh tė varrosen trupat nė njė ndėrtesė qė ėshtė ndėrtuar mė parė. Sahabėt e varrosėn Resulullahin s.a. dhe dy kalifėt e tij nė njė ndėrtesė. Asnjėri prej tyre nuk e kundėrshtoi kėtė!
Hadithi: "Ummeti im nuk do tė pajtohet kurrė nė njė gjė tė gabuar", na njofton se pajtimi i tyre nuk mund tė ketė qenė kufr. Dijetari i madh islam Ibn 'Abidini ka shkruar: "Disa dijetarė kanė thėnė se ėshtė mekruh tė vendoset njė rrobė, fes ose turban mbi varret e muslimanėve ose tė eulijave". Libri el-Fetawa el-Huxhxhe thotė: "se, ėshtė mekruh nėse ka pėr qėllim t'i tregojė gjithkujt madhėshtinė e tė varrosurit qė ai tė mos ofendohet dhe qė ata tė cilėt e vizitojnė tė jenė respektues dhe tė sjellshėm. Veprat qė nuk janė tė ndaluara nė el-adilet ul-sher'ijje duhen gjykuar sipas nijetit tė tyre. Ėshtė e vėrtetė qė nė kohėn e sahabėve as nuk janė ndėrtuar kube mbi varre e as nuk vendoseshin rroba mbi varre. Por asnjėri prej tyre nuk ishte kundėr varrosjes sė Resulullahit a.s. dhe dy kalifėve tė tij r.a. nė njė dhomė". Pėr kėtė arsye dhe pėr tė zbatuar urdhrin "Mos shkelni mbi varre!" dhe "Mos jini jorespektues ndaj tė vdekurve!" dhe pėr shkak se ato nuk ndaloheshin, nuk mund tė lejohen sikur tė ishin bėrė mė vonė. Tė gjithė librat e fikh-ut tregojnė se menjėherė pas tavafit tė lamtumirės, ėshtė e dmosdoshme qė dilet nga Mesxhid el-Harami nė shenjė respekti ndaj Qabes. Kurse sahabėt, pėr shkak tė respektit tė tyre ndaj Qabes nė ēdo pikė, nuk e bėnin kėtė. Duke qenė se brezat pasardhės nuk ishin nė gjendje tė tregonin njė nderim tė tillė, 'ulematė deklaruan se ishte e domosdoshme tė tregohej respekt duke dalė nga Mesxhidi me fytyrė drejt tij. Kėshtu, ata na e mundėsuan qė edhe ne tė jemi respektues si sahabėt. Po ashtu, u bė e lejuar qė tė mbuloheshin varret e tė devotshmėve dhe tė eulijave me rroba ose tė ndėrtoheshin kube mbi to pėr tė treguar respekt sikurse sahabėt.
Dijetari i madh 'Abdul-Ghani en-Nebulusi e shpjegon kėtė nė hollėsi nė librin e tij Keshf un-Nur. [25]
Nė fund tė librit Halebi-i Kebir, shkruhet: "Nėse njė person vendos qė toka e tij tė bėhet varrezė dhe nėse ka vend, lejohet qė tė ndėrtohet njė tyrbe nė tė, pėr tė varrosur trupat. Kur nuk ka hapėsirė tjetėr, kjo tyrbe do tė rrėnohet dhe varret do tė gėrrmohen. Sepse ky vend i pėrket vakfit, me nijetin pėr tė qenė varrezė".
Sikur ndėrtimi i tyrbeve tė ishte njohur si shirk, ose tyrbet tė ishin mbajtur si idhuj, do tė kishte qenė gjithmonė e domosdoshme qė ato tė rrėnohen. Libri i njohur i wehhabive thotė: "Ai qė kėrkon bekim (teberruk) me njė pemė, gur, varr ose tė ngjashme bėhet mushrik. Varret janė bėrė vende idhujtarie duke ndėrtuar kube mbi to. Edhe njerėzit e xhahilijetit i adhuronin njerėzit e devotshėm dhe statujat. Sot, nėpėr tyrbe dhe varreza kryhen tė gjitha kėto akte e madje edhe mė tė tepruara se kėto. Pėrpjekja pėr t'u kėrkuar bekime tek varret e personave tė devotshėm ėshtė si adhurimi i idhullit el-Lat. Kėta mushrikė pandehin se eulijatė i dėgjojnė dhe u pėrgjigjen lutjeve tė tyre. Ata thonė se ata u qasen tė vdekurve duke bėrė betime dhe duke dhėnė lėmoshė pėr varret. Tė gjitha kėto veprime janė shirk i madh. Mushriku mbetet mushrik edhe nėse e quan veten ndryshe. Tė luturit e tė vdekurve me respekt dhe me ndjenjė, therja e kurbaneve, bėrja e betimeve dhe veprime tė tjera tė ngjashme janė tė gjitha shirk, sido qė ta emėrtojnė. Mushrikėt e kohės sė sotme, duke pėrdorur fjalėn ta'zim (respekt) dhe teberruk e quajnė tė lejuar atė qė bėjnė". [26]
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
26-05-10, 22:37
|
#7
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Vehabizmi
Nė librat e mi tė ndryshėm, kam parashtruar pėrgjigjet e dhėna nga dijetarėt muslimanė ndaj talljeve tė tilla pėrēmuese tė wehhabive drejtuar muslimanėve tė Ehl-i Sunnetit. Ajo qė vijon ėshtė pėrkthyer nga libri el-Usul ul-Arba'a fi Tardid el-Wehhabijje, pėr t'i treguar lexuesit symprehtė se wehhabitė mashtrojnė dhe devijojnė veten dhe kėrkojnė t'i ēojnė muslimanėt nė shkatėrrim: "Kur'ani, Hadithi, thėniet dhe veprat e selef us-salihin dhe argumentet e shumicės sė 'ulemave tregojnė se lejohet t'i tregohet ta'zim (respekt, nderim) dikujt tjetėr veē Allahut". Ajeti i 32 i Sures el-Haxhxh thotė: {Kush respekton (ju'azzim) shenjat e Allahut, ajo ėshtė nga devotshmėria e zemrave}. Sha'a'ir do tė thotė "shenja, tregues". Hazreti 'Abdul-Hakk ed-Dehlawi ka thėnė: "Sha'a'ir ėshtė shumėsi i sha'ire, qė d.t.th. tregues ('alame). Gjithēka qė, kur e shikojmė, na kujton Allahun Te'ala ėshtė njė tregues (shenjė) e Allahut Te'ala". Ajeti 158 i Sures el-Bekare thotė: {Safa dhe Merve janė nga shenjat (sha'a'ir) e Allahut.} Siē kuptohet nga ky ajet, kodrat e Safasė dhe Merves nuk janė shenjat e vetme tė Allahut Te'ala. Ka shenja tė tjera gjithashtu dhe kėtu nuk futen vetėm vendet e ngjashme me to si Muzdelife dhe Mina. Shah Waliullah ed-Dehlawi thotė nė faqen 69 tė librit tė tij Huxhxhetullahil Beligha: "Shenjat mė tė mėdha tė Allahut Te'ala janė katėr: Kur'ani, Qabja, Profeti dhe namazi".
Dhe nė faqen 30 tė librit tė tij Altaf ul-Kuds, ai thotė: "Tė duash shenjat e Allahut Te'ala do tė thotė tė duash gjithēka qė tė kujton Allahun Te'ala. Tė duash eulijatė e Allahut ėshtė njėlloj". [27]
Prandaj, edhe eulijatė janė nga shenjat e Allahut. Ndėrkohė qė dy kodrat pranė Mesxhid ul-Haramit nė Mekė, Safaja dhe Merveja, midis tė cilave nėna e Profetit Ismail, Hazreti Haxhirja kishte vrapuar, janė ndėr shenjat e Allahut Te'ala dhe na bėjnė ta kujtojmė atė nėnė tė bekuar, pse s'u dashka qė vendet ku Pejgamberi Hazreti Muhammed a.s. - qė ėshtė mė i epėrmi i tė gjitha krijesave dhe i Dashuri (Habib) i Allahut Te'ala - ėshtė lindur dhe rritur dhe vendet ku ai ka adhuruar Zotin, ėshtė shpėrngulur, ka falur namaz dhe ka ndėrruar jetė dhe varri i tij i bekuar dhe vendet e familjes dhe shokėve tė tij tė numėrohen si shenja? Pėrse i shkatėrrojnė wehhabitė kėto vende?
Duke lexuar Kur'anin drejt dhe me vėmendje, shihet lehtė se shumė ajete shprehin ta'zim pėr Resulullahun. Nė Suren Huxhurat, thuhet: {O besimtarė, mos bėni asgjė para Zotit e tė Dėrguarit tė Tij ... O besimtarė, mos e ngritni zėrin mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij si i ngėrmoheni njėri-tjetrit e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju. Atyre qė ulin zėrat pranė tė Dėrguarit tė Allahut, Allahu ua ka pėrshtatur zemrat pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh. Ata qė tė thėrrasin pėrtej mureve (o Muhammed), shumica e tyre nuk kuptojnė. E sikur tė bėnin durim gjersa tė dilje ti vetė, do tė ishte mė edukative pėr ta ...} (1-5).
Ai qė i lexon dhe thellohet mirė mbi kėto pesė ajete, e sheh qartė se sa e lavdėron Allahu Te'ala ta'zimin e treguar ndaj Pejgamberit tė Tij tė Dashur dhe sa me ngulm e urdhėron Ai ummetin qė tė jetė respektues e modest ndaj tij. Shkalla e kėsaj rėndėsie mund tė gjykohet nga ajeti se shpėrblimi i tė gjitha veprave tė atyre qė do tė ngrinin zėrin para tij do tė shuhej. Kėto ajete shprehin dėnim ndaj shtatėdhjetė vetave nga fisi i Banu Temimit, tė cilėt e kishin thirrur Pejgamberin duke bėrtitur pahijshėm nga jashta Medines. Sot wehhabitė thonė se ata i pėrkasin fisit tė Banu Temimit. Duhet tė jetė kjo arsyeja pse Pejgamberi s.a. ka thėnė: "Njerėzit e fesadit janė nė Lindje" dhe "Shejtani do tė shkaktojė fitne prej s'andejmi", duke bėrė me shenjė nga Nexhdi. Njė tjetėr emėr i pėrdorur pėr wehhabitė ėshtė "nexhdas", sepse ata kanė mbushur Nexhdin. Fitneja e parashikuar nė hadithin e mėsipėrm u shfaq pas 12 shekujsh: "wehhabitė dolėn nga Nexhdi nėpėr Hixhaz dhe plaēkitėn pasuritė e muslimanėve, vranė burrat dhe robėruan gratė e fėmijėt. Ata kryen ligėsi tė mėdha qė as paganėt nuk i kanė kryer".
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:42.
|
|