Titulli: Islami Fe Universale Dhe Bashkėkohore
Kthimi i prestigjit te femrės
Ky shkrim do tė mbetej i mangėt sikur te mos flisnim pėr femrėn, se si ishte gjendja e saj nė shoqėritė para ardhjes sė Islamit dhe ēfarė bėri Islami qė iu kthye prestigji asaj. Ērregullimi i cili kishte kapluar njeriun, besimi i verbėr nė Zot, rezultoi me ērregullimin e tė gjithave gjėrave, ndėr ta ishte humbja e nderit tė femrės, si dhe varrosja e tyre tė gjalla.
Ligjet qė kanė sunduar nė shoqėri tė ndryshme kanė qenė diskriminuese ndaj femrės. Nė Babiloninė sundonte Ligji Hamorabi, ai femrat i konsideronte si kafshė shtėpiake... ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet edhe fakti se ky ligj detyronte atė tė cilin ia vret vajzėn ndonjė njeriu tjetėr, t’ia dorėzojė vajzėn e vet qė edhe ai ta vrasė...
Te romakėt mbisundonte botėkuptimi pėr paaftėsinė e femrave, prandaj edhe ajo ishte e lidhur pėr prindėrit, vėllezėrit, burrin... e u thoshte se gruas nuk i largohen prangat dhe gjithnjė do tė jetė pėrulėse. Qėndrim tė ngjashėm kishin edhe hindusėt. Tek ata sundonte ligji Menu - kodi civil familjar. Sipas kėtij ligji femra nuk kishte aspak tė drejta. Ajo nėse i vdiste burri duhej tė martohet me njė tė afėrm tė burrit ose tė varroset bashkė me tė. Nuk kishte nė duart e veta as ēėshtjet e saj personale (pėr fat tė keq te populli shqiptar edhe sot ekziston njė botėkuptim i tillė, prindėrit vendosin pėr fatin e vajzės, ia mohojnė tė drejtėn e vetėvendosjes...). Edhe te grekėt gruaja ishte privuar nga tė drejtat. E mbyllnin nė kulla tė larta, nė dyer tė mbyllura dhe dritare tė vogla... Banorėt e Spartės ishin tė pėrqeshur nga Aristoteli, pėr shkak se kėta u kishin dhėnė tė drejta nė trashėgimi dhe shkurorėzim. Ai ka shkuar edhe mė larg, saqė edhe shkatėrrimin e Spartės ia mvesh tolerancės sė grave dhe dhėnies sė tė drejtave...
Por edhe nė Arabi, gruaja nuk kishte ndonjė pozitė tė drejtėsisė dhe nderit ndryshe nga pozita e pėrgjithshme e saj nė botė. Ajo nuk nderohej, nuk mbrohej, nuk gėzonte tė drejtat dhe nuk respektohej si nė familje ashtu edhe nė shoqėri. Ajo varrosej e gjallė, mirėmbajtja e saj shihej si e tepėrt...
Njė shikim sipėrfaqėsor nė Kur’an na mjafton pėr tė njohur dallimin e madh nė mes qėndrimeve injorante tė shoqėrive tė lartpėrmendura dhe qėndrimin islam ndaj gruas. Islami e lartėson pozitėn e gruas duke i dhėnė asaj tė drejta qė tė arrijė nė gradė mė tė lartė nė fe, shkencė, tė ndihmojė nė tė mirė, devotshmėri dhe nė formimin e shoqėrisė. Nuk ka dallim ndėrmjet mashkullit dhe femrės, ajo pėrmendet nė Kur’an aq sa pėrmendet edhe mashkulli: “... Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri...” (Ali Imran: 195)
Islami ngjalli ambicie, kandisje tė krenarisė dhe besimit nė shpirtin e femrave duke larguar atė nga kompleksi i inferioritetit. Ajo tani ka tė drejtė tė jetė mėsuese, edukatore, infermiere, transmetuese e diturisė, poete etj. Me kėtė bėhet e qartė se statusi i femrės nė fenė islame ėshtė i lartė dhe realisht i takon natyrės sė saj. Ka tė drejtė tė lidh marrėveshje, tė prodhojė, tė fitojė dhe tė posedojė nė mėnyrė tė pavarur, ngase prona dhe nderi i saj janė tė shenjta si ato tė mashkullit. Kur’ani e bėn shumė tė qartė se qė tė dy, edhe burri edhe gruaja, nė mėnyrė tė barabartė janė tė aftė pėr virtyt dhe dobėsi, janė tė ndjeshėm nė pėrmasa tė njėjta dhe kanė merita tė barabarta.
Mendoj se mund ta pėrfundojė kėtė nėntitull me ajetin kur’anor ku pėrfshihet gjithė statusi i femrės: “... Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre.... ” (El-Bekare: 228)
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|