Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-11, 12:48   #11
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Sherr mjekrroshi
Vushtrri, 17 tetor - Persona ende tė pa identifikuar kanė ngjyrosur fotot e martirėve nė varrezat e martirėve nė Vushtrri, duke u vendosur mjekra fotografive tė martirėve, ndėrsa lulet e vendosura nėpėr kėto varreza i kanė hedhur nė rrugė. Banorėt tė cilėt banojnė pėrreth varrezave, tregojnė tė kenė parė njė qytetar tė paidentifikuar, i cili kishte mjekėr dhe veshje karakteristike dhe lulet e vendosura nė kėto varreza i kishte hedhur nė rrugė. Dhjetėra familjarė tė kėtyre martirėve tė luftės sė fundit nė Kosovė kanė shprehur shqetėsimet e tyre tek organet komunale, gjė qė ka shtyrė komunarėt tė vizitojnė menjėherė kėto varreza.

“Konstatuam njė gjė tė shėmtuar qė ka ndodhur nė varrezat e qytetit. Ne dėnojmė kėtė akt tė pazakontė deri tani nė komunėn tonė”, ka thėnė Sami Istrefi, drejtor i shėrbimeve publike.

Ai ka kėrkuar nga organet kompetente tė angazhohen nė zbardhjen e kėtij akti tė ulėt dhe kapjen e autorėve dhe dėnimin e merituar. Istrefi u ka bėrė apel qytetarėve pėr bashkėpunim tė tyre me Policinė e Kosovės dhe institucionet lokale pėr tė parandaluar dukuritė e tilla. “Nė kohėn kur ne ende presim zbardhjen e fatit pėr tė zhdukurit tjerė, tė ndodhin gjėra tė tilla vėrtetė ėshtė veti anormale”, ka thėnė Istrefi pėr agjencinė Kosovapress.

Imami i xhamisė qė gjendet krejt pranė varrezave tė qytetit, Behar Dushi ėshtė shprehur tė jetė shumė i revoltuar me njė akt e tillė. “Kjo ėshtė katastrofė, veprime tė tilla bėjnė persona tė papėrgjegjshėm”, ka thėnė imami.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 17-10-11 nė 12:51
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė