Bota pėrkulet para Zotit tė Futbollit
L'Eqipe pėr Messin
E gjithė bota pėrkulet para tij. Jo vetėm tifozėt e Barcelonės e Argjentinės. Pa dallim, njerėzimi i ėshtė pėrkulur sėrish madhėshtisė sė papėrsėritshme tė futollistit mė tė madh qė ka njohur bota, Leo Messi. Ėshtė i pari dhe i vetmi lojtar qė ka mundur tė shėnojė 5 gola nė njė ndeshje tė Champions League nė gjithė historinė e saj.
Portali Indeksonline ua sjell titujt e mediave mė tė mėdha botėrore pėr performancėn e argjentinasit.
E nisim me gazetat katalunase qė natyrisht janė mė entuziastet.
Sport mban titullin Take kėtė Pesėshe dhe shkruan: Nuk ėshtė futbollist. Ėshtė jashtėtokėsor. Leo Messi kurrė nuk lė pa shkėlqyer, dhe sado qė provoni ta pėrshkruani nuk gjeni dot fjalė. Shumė pak herė ėshtė parė nė histori qė tė shėnojė njė lojtar 5 gola nė njė ndeshje. Vetėm njė gjeni sikur ai mund tė bėjė dicka tė tillė. Pesėshja e tij Bayerit, dhe dy tė tjera nga Tello e dėrgojnė Barcelonėn nė cerek-finale tė Ligės sė Kampionėve.
Gazeta tjetėr katalunase
Mundo Deportivo mban titullin 7-1: Mamma Mia, cfarė Messi!, duke shpjeguar se kjo ėshtė hera e parė qė Messi shėnon 5 gola nė njė ndeshje me fanellėn e Barcelonės.
Gazeta madrilčne
AS shkruajn thjesht !!!Messi!!! duke pohuar se argjentinasi mbėrrin nė totalin e 12 golave kėtė edicion tė Ligės sė Kampionėve.
Edhe gazetja lidere e Madridit
Marca lavdėron argjentinasin nėn titullin Njė Messi i Guinnessit, duke thėnė se ai nuk lodhet duke thyer rekorde tė reja.
Gjermania natyrisht vajton humbjen e Bayerit, por ia njeh meritat Messit. Zoti i Futbollit Messi. 5 golat e tij e bėjnė Leverkusenin qesharak, komenton
Bild.
Gazeta sportive
Kicker mban titullin Show i Lionel Messi shndėrrohet nė ankth nate, dhe pohon se pas fitores sė parė, Barcelona ia mbajti njė ligjėratė Bayerit.
Nė Angli,
Mirror mbanė titullin Barcelona 7-1 Bayer: Messi me 5 yje nė njė tjetėr planet
Nė Francė, titulli i
LEquipe ėshtė Messi stratosferik, pėr tė vazhduar: Nė Spanjė distanca me Realin ėshtė 10 pikė, por Barcelona merr frymė nė Ligėn e Kampionėve duke u kėnaqur me Leverkusenin pėr tė vazhduar tutje. Krejt kjo falė njė Messi historik, autor i pesė golave.
Tek italianėt,
Corriere Dello Sport raporton se si u bė i pari lojtar me 5 gola nė CHL, kurse titulli i artikullit ėshtė :Chamipons, Messi historik 5 gola pėr njė ndeshje.
Nė vendlindjen e tij nė Argjentinė, gazeta sportive
Ole mban titullin si tė Sport Take me kėtė 5-she, por nė vazhdim i thurr vargje lavdie. Edhe njė herė histori. Edhe njėherė krejt bota flet pėr Lionel Messi. Sepse argjentinasi dha tjetėr dėshmi se pse ėshtė zgjedhur mė i mirė i botės. Si tė shpjegohet dimesioni i gjithė asaj qė po arrin, me vetėm 24 vjet? Mbase ėshtė mirė tė nisim me numra
Rekordet qė po i arrin, dhe ato qė ėshtė afėr ti arrijė, na ndihmojnė ta kuptojmė pak madhėshtinė e kėtij gjiganti tė vogėl.
Jehonė lajmi merr edhe nė SHBA, ku kanali mė i madh sportiv
ESPN raporton pėr High Five nė Evropė, duke ofruar edhe statistika pėr rekordet e Messit.
E nė Turqi, portali sportiv
Fotomac thotė se luftėtari i palodhshėm Messi shėnoi 5 pėr tė poshtėruar Bayerin me rezultat 7 me 1.