Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga elvio
VETEM
Une nuk kam qene si te tjeret,
Qysh i vogel nuk kam folur heret;
Nuk kam mundur t'i nxjerr jashte
Pasionet e mia te ndrydhura bashke;
Dhimbjet kam njohur ne trishtim;
Dhe ato s'rridhnin nga i njejti burim.
Nuk kam mundur ta zgjoj kete zemer
Prane gezimit qe s'i vija dot emer;
Por edhe une kam dashur nje femer...
I vetem, ne prag te nje jete te stuhishme,
Nga thellesite e erreta e te ndritshme,
Me terhiqte nje mister; te terin me pushtoi.
Ende lidhur pas tij jam; pas nje perroi,
Pas vershimit t nje lumi, ku veten e harroj.
Pas shkembit ne rreze te nje mali,
Pas diellit qe rrokte si vajzen djali,
Pas rrufese ne nje mbremje te mekur,
Qe shkrepte e godiste pa me prekur...
PAs gjemimit dhe stuhise.
Qe ngjallnin friken e femijerise;
Dhe mbi te gjitha, pa levizur rri
Nje perbindesh para syve te mi.
Edgar Allan POE-TI.
Yan Yan pres radhen.
|
E bukur kjo e POE-s! E shqiperuar per mrekulli.
Paskemi postuar ne te njejten kohe :)
Ja dhe nje tjeter nga Primo Shllaku qe me pelqen jasht maset shume. E kisha lexuar edhe me perpara disa here po ma kujtoi fcb perseri sot.
Jam msue me tė vra
me sendet ma tė buta
me heshtje, me nji ''mirė, s'ka gja'',
me mendje tė lehtė
ty qė e vdekun dukesh
n'ballkon tė pozės tande.
Kam me vra me mija herė dėshirėn tande
me sendet ma tė buta:
me ikje, me ndrojtje e mosvendim,
bile me gazin tim tė kotė,
ty qė dora ime kurr s'arrika me tė ngjallė
nga hija e baltės tande.
Do tė vras prap
prap e pėrsėri prap
mendimin tim pėr ty,
me ēka tė mė vijė pėrdore
dhe mendimi yt,
nė vdekjen e vet,
kah pak, kah pak
do tė marrė me vete
pjesė nga unė,
tė vrame edhe ato
me sende tė buta
me ē'tė vjen pėrdore,
me kohė, pritje,
indiferencė...