Nėnė Tereza
Mė 19 tetor 2004, u mbush njė vit nga fillimi i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, i cili do tė pasohet nė vitet qė vijnė me njė ceremoni tjetėr qė do tė shėnojė pėrfundimin e shenjtėrimit. Vepra e saj dhe mirėsia e saj botėrore e ngriti shumė lart shpirtin shqiptar...
Ajo i tregoi botės se sa i ēmuar ėshtė shpirti dhe gjeni shqiptar, sa thesare pėrmban ai shpirt dhe sa kulturė dhjetra-mijėvjeēare pėrcjell ai gjen. Nė faqen e Vatikanit nė internet, www.vatican.va/news_services/liturgy/saints, nė jetėshkrimin pėr tė, shkruhet qartė nė gjuhėn shqipe, anglisht, frėngjisht, italisht dhe spanjisht, fjalia e saj e virtytshme: Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi indiane. Pėrsa i pėrket besimit jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit. Ajo i gjallėroi zemrat dhe e ngriti krenarinė e shqiptarėve kudo ku janė.
Gonxhe Bojaxhiu, Nėnė Tereza, rrjedh nga njė familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditės, qė pasi u shpėrngul nė Prizren kaloi nė Shkup. Ajo ishte fėmija e tretė e prindėrve, Kolė dhe Drane Bojaxhiu. Ajo lindi nė Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e vet artistė dhe atdhetarė shqiptarė. Ditėlindja e saj ėshtė 27 gusht 1910. Gjashtė vjet mė parė i kishte lindur e motra, Agia dhe tre vjet pas Ages, i vėllai Lazri. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe tė Shkupit, ndėrsa gjimnazin po nė atė qytet nė gjuhėn serbo-kroate. Familja e Nėnė Terezės zhvendoset nė Tiranė, pasi i ati i saj vdes i helmuar nga sllavėt gjatė njė udhėtimi pėr nė Beograd ku kishte shkuar pėr tė hapur njė shkollė shqipe. Dėshirat e saj tė rinisė ishin tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė kėndonte poezi, tė hartonte dhe tė muzikonte. Emrin Tereza e mori nė moshėn 18-vjeēare kur u bė murgeshė nė Institutin
Motrat e Loretos nė Irlandė.
Sipas Artistes sė Popullit Marija Kraja dhe njėkohėsisht mike e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut, Nėnė Tereza e ka quajtur ditėn mė tė bukur tė jetės sė saj, ditėn kur pėr herė tė parė pas 50 vjetėsh vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare bėri qė tė jetė shoqėruese e Papės gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri mė 1993. Fqinjėt e shtėpisė sė prindėrve tė saj, qė vonė e kishin mėsuar emrin e saj, ēuditeshin kur shihnin gruan e vogėl, por me famė tė madhe, qė shkelte nė rrugicėn e tyre me kėmbėt e zbathura, tregon Marija Kraja. Nėnė Tereza haste vėshtirėsi pėr tė folur rrjedhshėm shqip, pas njė largimi prej 70 vjetėsh dhe qėndrimi nė ambiente joshqiptare, por ajo kurrė nuk e ka mohuar origjinėn e saj shqiptare. Nė shkrimet e saj nė shqip, pėrmenden letrat e saj tė rinisė, letrat e shkėmbyera me familjen, pėrshėndetja drejtuar popullit shqiptar pas fitimit tė ēmimit Nobėl mė 1979, lutja nė shqip pėrcjellur nga Zėri i Amerikės mė 17 qershor 1978, etj. Kur ishte e re, ajo ka shkruajtur edhe poezi nė gjuhėn shqipe dhe pėr kėtė shkrimtari i nderuar Naum Prifti, na jep si shembull poezinė e mėposhtme qė ajo e shkruajti gjatė udhės pėr
nė Indi kur ishte 22 vjeēe. * * *
LAMTUMIRĖ
Po lė shtėpinė zemėrfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n'Bengalin dergje-vrarė
Atje, nė tė largtin vis.
Lė tė njohurit nė mejtime
Tė afėrmit e vatrėn shqim,
Mė tėrheq zemra ime
T'i shėrbej Krishtit tim.
Nėnė e dashur, lamtumirė
Ju le shėnde'n miq tė mi
Mė djeg, o, njė fuqi e dlirė
Drejt tė pėrflakurės Indi
Dhe anija lehtė lehtė lundron
Pret valėt e detit tė trazuar,
Pėr herė tė fundit syri vrojton
Brigjet e Evropės sė hakėrruar.
Qėndron nė anije e galduar
Fytyrė e pėrvuajtur gjithė hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomė e botės sė re,
Njė kryq hekuri n'dorė shtrėngon
Shpėtimi lėvarshėm kumbon nė tė,
E shpirti i gatshėm pranon
Baltėn e rėndė fli pėr tė,
Pranoje, kėtė flijim, o Zot,
Dėshmi e pėrbetimit qė tė dashuroj,
Ndihmoi gjallesės Tėnde sot
Qė emrin do tė madhėroj!
Si shpėrblim, Tė lus o i Hirt',
O Ati ynė plot mirėsi
Tė mė japėsh vetėm atė shpirt
Atė shpirt qė-veēse Ti e di.
Dhe t'imtė, tė pastėr si n'ag vere vesojnė
Tė valėt lot rjedhin qetė, me mall,
Qė betimin pėr Ty prore e madhėrojnė
Pėr tė madhin blatim qė tani u shpall.
* * *
Nėnė Terezės pėr tė ardhur nė Shqipėri iu desh tė dėrgonte tri letra. Ajo i kishte dėrguar mė parė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori kurrė pėrgjigje. Njė tjetėr letėr ia kishte nisur ish-presidentit tė Republikės nė vitin 1989, tė cilit i theksonte se: pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim. Kurse letrėn e tretė ia kishte drejtuar kryetares sė Frontit Demokratik, tė cilės i lutej qė ta ndihmonte pėr tė ardhur nė Shqipėri pasi donte tė shihte varrin e nėnės sė saj. Mė nė fund, e para pashaportė (pėr kėtė rast ishte diplomatike) e dhėnė pėr nėnshtetas tė huaj me origjinė shqiptare iu dha pikėrisht Nėnė Terezės, e cila
vizitoi Shqipėrinė mė 1989. Nėnė Tereza kishte gjithashtu pashaportė nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanė pėr pashaportėn shqiptare ajo u pėrgjigj: E pranoj me kėnaqėsi, sepse ėshtė pashaporta e vendit tim; atje kam nėnėn dhe motrėn, atje kam miq e tė njohur, atje shumė shpejt do tė hapim misionin tonė e unė do tė jem vetė aty. Kur mori ēmimin Nobėl nė vitin 1979, shteti amerikan i ofroi nėnshtetėsinė amerikane dhe pashaportėn, por ajo nuk pranoi. Nė vitin 1991, presidenca shqiptare krijoi dekoratat me titujt Urdhri Nėnė Tereza e Artė dhe Nėnė Tereza e Argjendtė. Ky urdhėr u synua t'i jepej veprimtarėve, tė cilėt do tė jepnin ndihmesė tė veēantė nė shėrbimet njerėzore. R. Alia e ligjėroi njė urdhėr tė tillė, por nuk e dha ndonjėherė, ndoshta me nėnarėsyen se nė Shqipėri nuk kishte tė varfėr e nuk kishte vend pėr shėrbime bamirėsie. S. Berisha pas tij e dha aq shumė kėtė urdhėr sa e shpėrdoroi fare. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nėse ekziston apo jo.
Nė ēastin e marrjes sė ēmimit Nobėl mė 1979, njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė e pyeti Nėnė Terezėn se nga ishte. Ajo foli hapur dhe qartė: Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri. Gazeta Uashington Post, 16 tetor 2003, shkruante qartė se Nėnė Tereza ka lindur nė Shkup nė kohėn kur nuk kishte IRJM dhe Shkupi asokohe ishte qytet i perandorisė Otomane. Mė tej, artikulli vazhdonte me fjalėn e Nėnė Terezės qė sipas gjakut ajo ėshtė shqiptare. Madje artikulli pėrmendte edhe njė pėrpjekje tė kotė atė verė, tė njė skulptori sllavo-maqedonas qė kishte krijuar njė shtatore tė Nėnė Terezės me mbishkrimin Njė bijė e Maqedonisė (IRMJ) me synimin pėr ta dėrguar nė Romė me rastin e lumturimit tė saj.
Nėnė Tereza u bė kultura mė e lartė ndėrlidhėse e njohjes sė shqiptarėve nė botė. Duke qenė njė shqiptare trupvogėl, por njė legjendė e madhe, ajo i kaloi kufinjtė shqiptarė duke u bėrė pėrkatėsi dhe qytetare e botės, e popujve, e feve dhe qytetėrimeve. Nė vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj tė murgeshave tė quajtur Misionaret e Bamirėsisė qė i shėrbejnė tėrėsisht tė varfėrve. Vetėm sipas tė dhėnave tė vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fėmijėve nė 60 shkolla, mjekonte 960000 tė sėmurė nė 213 spitale, ishte e vetmja nė botė qė trajtonte 47000 viktima tė lebrozės nė 54 klinika, kujdesej pėr 3400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve nė 20 shtėpi pleqsh dhe kishte birėsuar 160 fėmijė jetimė. Sot, Urdhri i saj ka mė shumė se 700 streha nė 132 vende.
Presidenti Bill Klinton u shpreh hapur nė qershor 2002 se: Nėnė Tereza ishte e para ajo qė mė bėri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumė krenar qė plotėsova njė detyrė morale ndaj saj dhe ndaj vlerave tė lirisė. Ndėr titujt qė i janė nderuar Nėnė Terezės rrjeshtohen: Pamada Shir, Gjoni XXIII pėr Paqe, tė cilėn ia dorėzoi vetė Papa Pali VI, Samaritani i Mirė nė Boston, Shpėrblimi Ndėrkombėtar Xhon Kenedi nė Uashington, Nėna e tė Gjithė Nėnave, Balzan, Ēmimi Nobėl pėr Paqen, Medalja e Lirisė si shpėrblimi mė i lartė i Amerikės, Medalja e Paqes si shpėrblimi mė i lartė i Rusisė, etj.
Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė Kalkuta tė Indisė mė 5 shtator 1997. Njė komision dioqezian u krijua nė korrik 1999, kur Papa Gjon Pali II dha leje tė posaēme qė kjo murgeshė me origjinė shqiptare tė hynte nė rrugėn e shenjtėrimit tė saj. Njė raport prej 35000 faqesh pėr jetėn e Nėnė Terezės iu dėrgua Vatikanit nga Kalkuta si pjesė e procesit tė shenjtėrimit. Fillimi i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės u bė mė 19 tetor 2003, nė sheshin e Shėn Pjetrit nė Vatikan dhe u ndoq nga mbi 250 000 njerėz, pa llogaritur filmimet e drejtpėrdrejta nga tė gjitha televizionet e botės. Paralelisht me atė ceremoni madhėshtore dhe tė rrallė u organizuan veprimtari nderuese nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, etj. Mė 17 mars 2004, piktori i talentuar shqiptar, Artan Shabani, i dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e Nėnė Terezės.
Nga ana tjetėr, pėr Nėnė Terezėn po ngrihen pėrmendore nė Tiranė, Prishtinė, Bratislavė (Sllovaki), Strasburg (Evropė), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj. Qoftė i lėvduem shpirti i saj!