Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-02-05, 19:20   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nėnė Tereza

Mė 19 tetor 2004, u mbush njė vit nga fillimi i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės, i cili do tė pasohet nė vitet qė vijnė me njė ceremoni tjetėr qė do tė shėnojė pėrfundimin e shenjtėrimit. Vepra e saj dhe mirėsia e saj botėrore e ngriti shumė lart shpirtin shqiptar...Ajo i tregoi botės se sa i ēmuar ėshtė shpirti dhe gjeni shqiptar, sa thesare pėrmban ai shpirt dhe sa kulturė dhjetra-mijėvjeēare pėrcjell ai gjen. Nė faqen e Vatikanit nė internet, www.vatican.va/news_services/liturgy/saints, nė jetėshkrimin pėr tė, shkruhet qartė nė gjuhėn shqipe, anglisht, frėngjisht, italisht dhe spanjisht, fjalia e saj e virtytshme: “”Me gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi indiane. Pėrsa i pėrket besimit jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes i pėrkas botės. Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit”. Ajo i gjallėroi zemrat dhe e ngriti krenarinė e shqiptarėve kudo ku janė.

Gonxhe Bojaxhiu, Nėnė Tereza, rrjedh nga njė familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditės, qė pasi u shpėrngul nė Prizren kaloi nė Shkup. Ajo ishte fėmija e tretė e prindėrve, Kolė dhe Drane Bojaxhiu. Ajo lindi nė Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte nė shtėpinė e vet artistė dhe atdhetarė shqiptarė. Ditėlindja e saj ėshtė 27 gusht 1910. Gjashtė vjet mė parė i kishte lindur e motra, Agia dhe tre vjet pas Ages, i vėllai Lazri. Mėsimet e para i bėri nė njė shkollė shqipe tė Shkupit, ndėrsa gjimnazin po nė atė qytet nė gjuhėn serbo-kroate. Familja e Nėnė Terezės zhvendoset nė Tiranė, pasi i ati i saj vdes i helmuar nga sllavėt gjatė njė udhėtimi pėr nė Beograd ku kishte shkuar pėr tė hapur njė shkollė shqipe. Dėshirat e saj tė rinisė ishin tė bėhej mėsuese, tė shkruante dhe tė kėndonte poezi, tė hartonte dhe tė muzikonte. Emrin Tereza e mori nė moshėn 18-vjeēare kur u bė murgeshė nė Institutin “Motrat e Loretos” nė Irlandė.

Sipas Artistes sė Popullit Marija Kraja dhe njėkohėsisht mike e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut, Nėnė Tereza e ka quajtur ditėn mė tė bukur tė jetės sė saj, ditėn kur pėr herė tė parė pas 50 vjetėsh vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare bėri qė tė jetė shoqėruese e Papės gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri mė 1993. Fqinjėt e shtėpisė sė prindėrve tė saj, qė vonė e kishin mėsuar emrin e saj, ēuditeshin kur shihnin gruan e vogėl, por me famė tė madhe, qė shkelte nė rrugicėn e tyre me kėmbėt e zbathura, tregon Marija Kraja. Nėnė Tereza haste vėshtirėsi pėr tė folur rrjedhshėm shqip, pas njė largimi prej 70 vjetėsh dhe qėndrimi nė ambiente joshqiptare, por ajo kurrė nuk e ka mohuar origjinėn e saj shqiptare. Nė shkrimet e saj nė shqip, pėrmenden letrat e saj tė rinisė, letrat e shkėmbyera me familjen, pėrshėndetja drejtuar popullit shqiptar pas fitimit tė ēmimit Nobėl mė 1979, lutja nė shqip pėrcjellur nga Zėri i Amerikės mė 17 qershor 1978, etj. Kur ishte e re, ajo ka shkruajtur edhe poezi nė gjuhėn shqipe dhe pėr kėtė shkrimtari i nderuar Naum Prifti, na jep si shembull poezinė e mėposhtme qė ajo e shkruajti gjatė udhės pėr nė Indi kur ishte 22 vjeēe. * * *
LAMTUMIRĖ
Po lė shtėpinė zemėrfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n'Bengalin dergje-vrarė
Atje, nė tė largtin vis.
Lė tė njohurit nė mejtime
Tė afėrmit e vatrėn shqim,
Mė tėrheq zemra ime
T'i shėrbej Krishtit tim.
Nėnė e dashur, lamtumirė
Ju le shėnde'n miq tė mi
Mė djeg, o, njė fuqi e dlirė
Drejt tė pėrflakurės Indi…
Dhe anija lehtė lehtė lundron
Pret valėt e detit tė trazuar,
Pėr herė tė fundit syri vrojton
Brigjet e Evropės sė hakėrruar.
Qėndron nė anije e galduar
Fytyrė e pėrvuajtur gjithė hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomė e botės sė re,
Njė kryq hekuri n'dorė shtrėngon
Shpėtimi lėvarshėm kumbon nė tė,
E shpirti i gatshėm pranon
Baltėn e rėndė fli pėr tė,
Pranoje, kėtė flijim, o Zot,
Dėshmi e pėrbetimit qė tė dashuroj,
Ndihmoi gjallesės Tėnde sot
Qė emrin do tė madhėroj!
Si shpėrblim, Tė lus o i Hirt',
O Ati ynė plot mirėsi
Tė mė japėsh vetėm atė shpirt
Atė shpirt qė-veēse Ti e di.
Dhe t'imtė, tė pastėr si n'ag vere vesojnė
Tė valėt lot rjedhin qetė, me mall,
Qė betimin pėr Ty prore e madhėrojnė
Pėr tė madhin blatim qė tani u shpall.

* * *
Nėnė Terezės pėr tė ardhur nė Shqipėri iu desh tė dėrgonte tri letra.
Ajo i kishte dėrguar mė parė letėr Komitetit Shqiptar pėr Marrėdhėniet me Jashtė, por nuk mori kurrė pėrgjigje. Njė tjetėr letėr ia kishte nisur ish-presidentit tė Republikės nė vitin 1989, tė cilit i theksonte se: pėr 60 vjet kam vizituar shumė e shumė vende jashtė atdheut tim. Kurse letrėn e tretė ia kishte drejtuar kryetares sė Frontit Demokratik, tė cilės i lutej qė ta ndihmonte pėr tė ardhur nė Shqipėri pasi donte tė shihte varrin e nėnės sė saj. Mė nė fund, e para pashaportė (pėr kėtė rast ishte diplomatike) e dhėnė pėr nėnshtetas tė huaj me origjinė shqiptare iu dha pikėrisht Nėnė Terezės, e cila vizitoi Shqipėrinė mė 1989. Nėnė Tereza kishte gjithashtu pashaportė nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanė pėr pashaportėn shqiptare ajo u pėrgjigj: “E pranoj me kėnaqėsi, sepse ėshtė pashaporta e vendit tim; atje kam nėnėn dhe motrėn, atje kam miq e tė njohur, atje shumė shpejt do tė hapim misionin tonė e unė do tė jem vetė aty”. Kur mori ēmimin Nobėl nė vitin 1979, shteti amerikan i ofroi nėnshtetėsinė amerikane dhe pashaportėn, por ajo nuk pranoi. Nė vitin 1991, presidenca shqiptare krijoi dekoratat me titujt Urdhri Nėnė Tereza e Artė dhe Nėnė Tereza e Argjendtė. Ky urdhėr u synua t'i jepej veprimtarėve, tė cilėt do tė jepnin ndihmesė tė veēantė nė shėrbimet njerėzore. R. Alia e ligjėroi njė urdhėr tė tillė, por nuk e dha ndonjėherė, ndoshta me nėnarėsyen se nė Shqipėri nuk kishte tė varfėr e nuk kishte vend pėr shėrbime bamirėsie. S. Berisha pas tij e dha aq shumė kėtė urdhėr sa e shpėrdoroi fare. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet nėse ekziston apo jo.

Nė ēastin e marrjes sė ēmimit Nobėl mė 1979,
njė nga klerikėt qė merrte pjesė nė sallė e pyeti Nėnė Terezėn se nga ishte. Ajo foli hapur dhe qartė: “Kam lindur nė Shkup, jam shkolluar nė Londėr, jetoj nė Kalkutė dhe punoj pėr tė gjithė njerėzit e varfėr nė Botė. Atdheu im ėshtė njė vend i vogėl me emrin Shqipėri”. Gazeta Uashington Post, 16 tetor 2003, shkruante qartė se Nėnė Tereza ka lindur nė Shkup nė kohėn kur nuk kishte IRJM dhe Shkupi asokohe ishte qytet i perandorisė Otomane. Mė tej, artikulli vazhdonte me fjalėn e Nėnė Terezės qė sipas gjakut ajo ėshtė shqiptare. Madje artikulli pėrmendte edhe njė pėrpjekje tė kotė atė verė, tė njė skulptori sllavo-maqedonas qė kishte krijuar njė shtatore tė Nėnė Terezės me mbishkrimin “Njė bijė e Maqedonisė” (IRMJ) me synimin pėr ta dėrguar nė Romė me rastin e lumturimit tė saj.

Nėnė Tereza u bė kultura mė e lartė ndėrlidhėse e njohjes sė shqiptarėve nė botė. Duke qenė njė shqiptare trupvogėl, por njė legjendė e madhe, ajo i kaloi kufinjtė shqiptarė duke u bėrė pėrkatėsi dhe qytetare e botės, e popujve, e feve dhe qytetėrimeve. Nė vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj tė murgeshave tė quajtur Misionaret e Bamirėsisė qė i shėrbejnė tėrėsisht tė varfėrve. Vetėm sipas tė dhėnave tė vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fėmijėve nė 60 shkolla, mjekonte 960000 tė sėmurė nė 213 spitale, ishte e vetmja nė botė qė trajtonte 47000 viktima tė lebrozės nė 54 klinika, kujdesej pėr 3400 pleq tė braktisur e tė lėnė rrugėve nė 20 shtėpi pleqsh dhe kishte birėsuar 160 fėmijė jetimė. Sot, Urdhri i saj ka mė shumė se 700 streha nė 132 vende. Presidenti Bill Klinton u shpreh hapur nė qershor 2002 se: “Nėnė Tereza ishte e para ajo qė mė bėri ta dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumė krenar qė plotėsova njė detyrė morale ndaj saj dhe ndaj vlerave tė lirisė”. Ndėr titujt qė i janė nderuar Nėnė Terezės rrjeshtohen: Pamada Shir, Gjoni XXIII pėr Paqe, tė cilėn ia dorėzoi vetė Papa Pali VI, Samaritani i Mirė nė Boston, Shpėrblimi Ndėrkombėtar Xhon Kenedi nė Uashington, Nėna e tė Gjithė Nėnave, Balzan, Ēmimi Nobėl pėr Paqen, Medalja e Lirisė si shpėrblimi mė i lartė i Amerikės, Medalja e Paqes si shpėrblimi mė i lartė i Rusisė, etj.

Nėnė Tereza ndėrroi jetė nė Kalkuta tė Indisė mė 5 shtator 1997. Njė komision dioqezian u krijua nė korrik 1999, kur Papa Gjon Pali II dha leje tė posaēme qė kjo murgeshė me origjinė shqiptare tė hynte nė rrugėn e shenjtėrimit tė saj. Njė raport prej 35000 faqesh pėr jetėn e Nėnė Terezės iu dėrgua Vatikanit nga Kalkuta si pjesė e procesit tė shenjtėrimit. Fillimi i shenjtėrimit tė Nėnė Terezės u bė mė 19 tetor 2003, nė sheshin e “Shėn Pjetrit” nė Vatikan dhe u ndoq nga mbi 250 000 njerėz, pa llogaritur filmimet e drejtpėrdrejta nga tė gjitha televizionet e botės. Paralelisht me atė ceremoni madhėshtore dhe tė rrallė u organizuan veprimtari nderuese nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, etj. Mė 17 mars 2004, piktori i talentuar shqiptar, Artan Shabani, i dhuroi Papa Gjon Palit II portretin e Nėnė Terezės. Nga ana tjetėr, pėr Nėnė Terezėn po ngrihen pėrmendore nė Tiranė, Prishtinė, Bratislavė (Sllovaki), Strasburg (Evropė), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg (Afrika e Jugut), etj. Qoftė i lėvduem shpirti i saj!
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.