Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-10-05, 18:16   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr qeverisje Kosovės i duhet shteti

Shkruan: Esat Stavileci, profesor i Universitetit tė Prishtinės

Nė mes tė deklarimit tė Kėshillit tė Sigurimit dhe mbledhjes sė rradhės sė Grupit tė Kontaktit


Mbledhja shumė e pritur e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara “u kurorėzua” me hapjen e “dritės sė gjelbėr” bisedimeve pėr Kosovėn dhe u shoqėrua me njė deklaratė e cila, nė thelb, ”la shumė pėr tė kuptuar” nė lidhje me statusin e Kosovės. Nga shumė anė u tha se ajo shėnon pėr Kosovėn njė ngjarje historike. Padyshim, bėhet fjalė pėr njė “kthesė pėr historinė mė tė re politike tė Kosovės”, por jo edhe pėr njė vendim historik i cili do ta “kurorėzonte atė kthesė”. Nga ky ēast vėrtetė ėshtė vėshtirė pėr tė parashikuar statusin, ndoshta pėr faktin se, megjithate, nė deklarimet nė lidhje me mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, sė paku, tash pėr tash, bėhet fjalė jo pėr statusin pėrfundimtar, por pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Eshtė pritur qė deklarata tė mbėshtes rekomandimet e z. Kai Eide, kėshtuqė tash rekomandimet e tij, nė fakt, u shndėrruan nė rekomandimet e Kėshillit tė Sigurimit pėr Grupin e Kontaktit i cili, siē ėshtė paralajmėruar, do tė mblidhet me 2 nėntor nė Uashington. Sipas njė logjike, duhet pritur qė edhe rekomandimet e Grupit tė Kontaktit tė “mos lėvizin shumė nga parimet” e pėrgjithshme tė cilave u mungon vetėm pėrligjja nė qėndrime.

Euforia qė mund tė deangazhojė

Nė njė shkrim tė mėhershėm kisha tėrhequr vėrejtjen se duhet tė ruhemi nga euforia qė “na ka mundur”. Pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit ajo veēsa ėshtė rritur, me deklarimet se veē “ėshtė diēka” qė “pritet tė ndodhė” ose tė “jetė mė vonė”. Nė kėtė shkrim vetėm se po e pėrforcoj atė vėrejtje, gjykuar pėrmbajtjen e Deklaratės Presidenciale dhe rekomandimet e saj, duke medituar pėr modalitetet e materializimit tė saj nė qėndrimet e Grupit tė Kontaktit.

Nga mė shumė tė panjohura nė lidhje me statusin e Kosovės, dy sikur zhvishen dhe bėhen tė qartėsuara.
E para, ēėshtja e Kosovės, siē shprehet Deklarata, nuk hyn nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj, po nė “fazėn e rradhės sė pranisė ndėrkombėtare”, po sikurse qė ishte shprehur z.Kai Eide, nė raportin e tij pėr Kosovėn. Pra, nuk bėhet fjalė pėr pėrcaktimin e “statusit pėrfundimtar”, por pėr pėrcaktimin e “statusit tė ardhshėm tė Kosovės”, fakt qė flet se Kosova edhe pėr njė kohė tė cilėn ėshtė shumė vėshtirė ta parashikosh,d o tė ballafaqohet me kufizimet e qeverisjes institucionale. Pra, pėrfundimi bėhet i qartė. Kosova do tė ketė njė status kalues, me “elemente tė shtetit”, por me gjasė, nuk do tė jetė shtet me “atributet e plota tė tij”.

E dyta, vendosja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės nuk do tė shoqėrohet edhe me vendosjen e sovranitetit tė plotė tė Kosovės, sepse nga theksimet nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit dhe nė Deklaratėn Presidenciale, po sikurse edhe nė raportin e z.Kai Eide, sikur sugjerohet njė “sovranitet i kufizuar” qė vetvetiu do tė diktonte edhe njė prani ndėrkombėtare, fakt qė flet se statusi i ardhshėm i Kosovės nuk do tė pėrmbyllet me “pėrligjjen e plotė tė kėrkesave tė popullatės shumicė nė Kosovė”, por sipas tė gjitha gjasave, me qėndrime ekuivoke, pėr tė “joshur palėt e interesuara”, me porosinė se asnjėra nga to nuk do tė dalin as fituese dhe as humbėse nga negociatat, me qėllim qė edhe njera edhe tjetra “tė kenė mundėsinė” jo vetėm tė arsyetimit, por edhe tė “shfajėsimit para popullatės sė vet”.
Kėtyre dy tė njohurave pėr Kosovėn, mund t`i bashkangjitet edhe njė e tretė, se diskutimet pėr Kosovėn, nė pjesėn mė tė madhe, do tė zhvillohen me “lehtėsimin e tyre” nėpėrmjet njė “diplomacie fluturuese”, se do tė zgjasin disa muaj, me mundėsinė e ndėrprerjes sė kohėpaskohshme tė tyre dhe se do tė pėrfundojnė me njė “qėndrim tė njėanshėm” tė bashkėsisė ndėrkombėtare i cili “do t iu imponohet palėve tė interesuara” tė cilat tė nėjtin qėndrim do ta interpretojnė ndryshe para popullatės sė vet, pėr tė kualifikuar vetėn si fituese, edhe pse ndėrkombėtarėt, qysh tash, me tė madhe, theksojnė se nuk do tė ketė as fitues dhe as humbės nga negociatat, pra se do tė ketė njė zgjidhje kompromisi qė, ēfarėdo qoftė ajo, mė e papranueshme do tė jetė pėr shqiptarėt, pėr vet faktin se ata hyjnė shumė tė hendikepuar nė negociata tė imponuara prej bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr shkak se institucionet e Kosovės ende nuk kontrollojnė gjithė territorin e Kosovės, sepse ende ato institucione janė tė karakterit tė pėrkohshėm, sepse ende nė to nuk ėshtė bartur njė numėr i madh i kompetencave, sepse Kosova ende pėrthekohet me Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese,s epse Kosova ende nuk ka ndėrtuar njė rend juridik dhe ekonomik tė vetin, e tjera e tjera.

Privim i parimit tė vetėvendosjes

Megjithate, mė e njohura ndėr tė panjohurat ėshtė se Kosova po privohet nga mundėsia qė ēėshtja e saj tė zgjidhet nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes dhe, pa marrė parasysh deklarimet e zyrtarėve tė Kosovės se pavarėsia nuk do tė negociohet, ajo nė fakt do tė mund tė ndodhė, sepse nė tavolinėn e bisedimeve nuk do tė gjindet njė variant i vetėm, pavarėsia e plotė, si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės, por edhe varianti serb pėr njė zgjidhje nė mes tė autonomisė dhe pavarėsisė ose, siē shprehet regjimi i Beogradit, ”mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsi” qė, si do qė ta marrėsh, fsheh tendencėn pėr ta ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn. Pra, ajo qė kėrkohet prej liderėve tanė ėshtė qė “ta mbajnė fjalėn”.
Sado qė pala shqiptare deklarohet se ėshtė e pėrgatitur pėr bisedime dhe sado qė ėshtė optimiste se nga ato do tė dalė me “pavarėsi nė xhep”, ia vlen qė tė tregohet shumė e vėmendshme pėr hapat qė do tė ndėrmerrė, tė cilėt kėrkojnė menēuri, por edhe maturi, dije profesionale, por edhe formėsim politik, po sikurse edhe urti filozofike, por edhe shkathtėsi diplomatike.

Prej Shqipėrisė kėrkohet rol aktiv dhe qėndrim konstruktiv

Edhe pse kohėve tė fundit nga Shqipėria sikur “trimėrojnė zėrat” e artikuluar nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės dhe tė ardhmen e saj nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, ministri i jashtėm shqiptar vazhdon qė vazhdon me tė vetėn, duke propaganduar pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosovėn, si zgjidhjen mė tė mirė, mė parė nė Uashington e sė fundi nė Bruksel, duke dėshmuar pėrkushtimin e tė qenėt “i moderuar”, ēfarė po kėrkon qė tė jetė bashkėsia ndėrkombėtare prej tij dhe prej Shqipėrisė. Duke mos dashur qė edhe njė herė tjetėr ti kthehem Mustafajt dhe konceptit tė tij, do tė nėnvizoja vetėm atė se prej Shqipėrisė kėrkohet rol aktiv dhe qėndrim konstruktiv nė lidhje me Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Prej Shqipėrisė nuk kėrkohet qė tė jetė “e moderuar”, por kombėtarisht e mobilizuar nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės.

Me hapjen e procesit asgjė nuk mund tė quhet e pėrfunduar

Pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit, zyrtarė nė Kosovė veēsa nuk “festojnė”. Tė konsiderosh nė kėtė fazė tė rrjedhave se “ēdo gjė ka pėrfunduar” nė tė mirėn e Kosovės ėshtė mė shumė se njė miopi politike. Bashkėsia ndėrkombėtare kishte mundėsinė pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės edhe mė heret, por mungonte gatishmėria e saj. Mbėshtetur nė neglizhimet e saj pėr t`i ēuar proceset deri nė fund, nuk duhet tė anashkalohet mundėsia e zvarritjes sė procesit deri edhe te bllokimi i tij, duke pasur parasysh jo vetem konceptet diametralisht tė kundėrta tė palėve tė interesuara, por edhe kryeneēėsinė serbe pėr tė shantazhuar procesin, duke llogaritur nė parimin se nuk do tė vendoset asnjė zgjidhje e papranueshme pėr palėt.

Vakuum i madh nė mes tė asaj qė po bėhet dhe asaj qė pritet tė ndodhė

Duhet tė pėrmbushet njė vakuum i madh i krijuar nė mes tė asaj qė po bėhet nė Kosovė dhe asaj qė “pritet tė ndodhė” me tė ardhmjen e saj. Po qe se do tė shprehej me njė fjali gjendja e tashme nė Kosovė, ajo do tė mund tė pėrshkruhej se koha po ikėn, ndryshimet po ndodhin, por rezultatet nuk po shihen. Nuk mund tė presim njė konsensus tė jashtėm pėr Kosovėn, pa u vendosur njė konsensus i brendshėm pėr tė. Tė bėsh shtetin ėshtė shumė mė shumė se tė deklarohesh pėr tė. Nė rrugėtim e sipėr, edhe vetė duhesh tė bėhesh pjesė e pėrpjekjeve pėr ta jetėsuar njė vullnet tė nėpėrkėmbur me shekuj. Vėrtetė ėshtė kohė e fundit pėr tė kuptuar se “nuk ka mė kohė pėr tė blerė” pėr interesa partiake dhe tė pjesshme, por pėr t`u bashkuar nė interesa kombėtare dhe tė pėrgjithshme. Vetem ata qė ecin me kohėn e fitojnė kohėn. Kjo ėshtė arsyeja qė nė sfondin e titullit tė librit tim tė fundit, me titull Kosova dhe ēėshtja shqiptare nė udhėkryqet e kohės, ėshtė vėnė ora qė tregon akrepat tek 11 shi dhe 12 shi. Pra, pėr shqiptarėt ėshtė pesė nė 12 ose 12 pa pesė. Pesė minuta, tė shprehem figurativisht, janė shumė tė gjata po qe se mendohen tė kalohen nė pritje, ndėrsa janė shumė tė shkurtėra nėse pėrmbushen me ngrehjen e kulmit. Nė tė kaluarėn kemi shembur shumė themele, pa ngrehur kulme. Historia u pėrsėritet tė gjithė atyre qė nuk mėsojnė prej saj. Vėrtetė populli dhe kombi shqiptar kanė histori shumė tė hidhuar qė ta harrojnė.


Prishtinė,
28 tetor 2005
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė