Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-10-05, 02:41   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim KS vendos per fillimin e bisedimeve per statusin e Kosoves

Ne kete teme le te permbledhim komentet rreth vendimit te Keshillit te Sigurimit per fillimin e bisedimeve per statusin final te Kosoves.

Qeveria e quan historik vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e negociatave pėr statusin e Kosovės

Prishtinė, 25 tetor - Vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e bisedimeve pėr statusitn e Kosovės, qeveria e vlerėson si histroik, tha sot zėvendėskryeministri i Kosvės, Adem Salihaj, pas mbledhjes sė qeverisė. Ai tha se ky vendim ėshtė rezultat i punės dhe angazhimit tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė intitucioneve tė tjera, tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, dhe tė shoqėrisė civile. “Kjo hap kaptinėn e fundit tė definimit tė statusit, tė lirisė dhe pavarėsisė sė plotė tė Kosovės”, tha Salihaj, ndėrsa ka falėnderuar tė gjithė ata faktorė qė kanė ndihmuar nė marrjen e kėtij vendimi. Ai bėri thirrje pėr unitet dhe kėmbėngulje qė tė zhvillohet me sukses procesi i bisedimeve, dhe qė “Kosova deri nė mesin e vitit tė ardhshėm tė ēohet deri tek statusi i pavarėsisė sė plotė”. Ai tha se tė gjitha institucionet dhe qytetarėt e Kosovės janė tė vetėdijshėm pėr kėtė moment historik dhe pėr rėndėsinė e procesit dhe se nė kėtė kontekst pret bashkėpunim dhe koordinim shumė tė madhė pėr arritjen e “cakut tė madh”. Ai tha se nė bisedime do tė diskutohet pėr mėnyrėn e njohjes sė pavarėsisė dhe jo pėr vet pavarėsinė, ndėrsa edhe njėherė ka pėrjashtuar mundėsinė qė SMZ-ja tė ketė rol tė rėndėsishėm nė proces, pasi ajo nuk ka tė drejtė vetoje dhe kėshtu nuk do tė mund tė vendosė pėr fatin e Kosovės.

Ndėrsa, sa i pėrket rolit tė UNMIK-ut nė kėtė proces dhe pas tij, zėvendėskryeministri Salihaj, tha se roli i tij ėshtė krejtėsisht i reduktuar. “Roli i UNMIK-ut nuk ėshtė as ndėrmjetėsues, as pėrkrahės pėr Kosovėn nė kėtė proces”, tha ai dhe se misioni i tij pėrfundon me zgjidhjen e statusit. “UNMIK-u duhet tė shkojė nė atė moment qė tė njihet pavarėsia e Kosovės, deri kur pra pėrfundon misioni i tij”, tha ai.
Salihaj tha se nėse Marti Ahtisari do tė emėrohet emsiar special pėr tė udhėheur negociatat, beson se do ta udhėheq me sukses procesin, pasi edhe ashtu ai ėshtė njė personalitet i pranueshėm, “dhe ne do tė arrijmė aty ku dėshirojmė”.

Ndėrsa, qeveria ka marrė disa vendime tė rėndėsishme gjatė mbledhjes sė sotshme. Ajo mori vendim qė tė hartohet strategjia pėr reformimin, gjatė disa vjetėve tė ardhshme, tė administratės publike, nė mėnyrė qė ajo tė jetė efikase dhe t’i afrohet atyre tė vendeve tė Bashkimit Evropian. Salihaj tha se qeveria ka marrė vendim qė tė fillohet me njė regjistrim testues tė popullsisė sė Kosovės, qė do tė bėhet nė disa lokalitete tė disa komunave, me tė cilėn do tė pėfitohej njė pasqyrė se si do tė mund tė bėhej njė regjistrimi i tėrėsishėm i popullsisė dhe tė dihet se ēfarė rezultatesh mund tė pritet nga ai.

Qeveria ka marrė vendim pėr ndarjen e 400 mijė eurove pėr Ministrinė e Bujqėsisė, sė cilės i nevojiten pėr marrjen e masave pėr parandalimin e paraqitjes sė gripit tė shpezėve. Fondi do t’i shėrbejė ministrisė pėr blerjen e mjeteve dhe paisjeve tė nevojshme pėr luftimin e paraqitjes sė gripit. Poashtu qeveria shumė shpejtė do tė marrė njė vendim qė Ministria e Shėndetėsisė tė marrė masat e duhura pėr pamundėsimin e paraqitjes sė kėsaj sėmundje nė Kosovė. “Kjo sepse ne vlerėsojmė se ēmimi ėshtė shumė mė i ulėt, nėse ne marrim masa adekuate pėr parandalimin sesa nėse paraqitet ajo”, tha Salihaj.

Gjendja nė arsim ėshtė ende e rėndė, edhe pse nė mbi 50 pėr qind tė shkollave ka filluar mėsimi, ka vlerėsuar qeveria nė takimin e sotėm. Ai tha se qeveria po bėn pėrpjekje nė tejkalimin e kėsaj gjendje, ndėrkohė qė ka pasur takime me BSPK-nė dhe SBASHK-un, tė cilave i ėshtė ofruar mundėsia qė tė bėhet nivelizimi i pagave nė lėmin e arsimit, ndėrsa qė sipas Salihajt, arritja e marrėveshjes me UP-nė ėshtė shumė afėr. Ndėrsa, ka ftuar SBASHK-un qė tė ulet dhe tė diskutojė pėr zgjidhje me Ministrinė e Financave dhe tė Arsimit. Ai tha se qeveria ndodhet nėn presion tė dyfishtė, por ėshtė pėr njė zgjidhje qė do tė plotėsonte deri diku kėrkesat e arsimtarėve, ndėrsa nuk do t’ia prishte qeverisė raportet me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe me institucione tė tjera, qė bėjnė thirrje qė tė mos ketė rritje tė pagave. Ai bėri thirrje pėr ndėrpreje tė grevės pasi nivelizimi i pagave do tė bėhet, pavarėsisht nėse ndėrpritet greva apo jo.

Ministria e Kulturės duhet tė nxjerrė njė urdhėresė administrative nė bazė tė vendimit tė sotshėm tė qeverisė, qė nė tė ardhmen pėrgjegjėsinė e vetme pėr organizimin e haxhit ta ketė Bashkėsia Islame e Kosovės.
Salihaj nė pėrgjigje tė gazetarėve pėr pėrdorimin e 30 milion eruove qė pritet t’i marrė nga borxhet qė ia ka PTK-ja qeverisė sė Kosovės, tha se shumica prej tyre do tė pėrdoren pėr mbulimin e procesit negociator.

QIK-u


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-10-05, 02:44   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti slloven pohon se Kosova tashmė ėshtė e pavarur

Lubjanė, 25 tetor - Presidenti slloven Janez Dėrnovshek ka deklaruar se Kosova tashmė ėshtė e pavarur, ndėrsa tė gjithė po merren me ēėshtjet periferike ēfarė ėshtė organizimi i negociatave. Dėrnovshek tha se deklarata e tij e mėhershme "deri diku ka trandur", palėn serbe por se edhe mė tej qėndron fuqimisht nė atė qė ka pohuar, "e ajo ėshtė se shikuar faktikisht Kosova tashmė ėshtė e pavarur dhe se tė gjithė kėtė e dinė".

Dėrnovshek ka theksuar se forcat ndėrkombėtare nė Kosovė janė nga vitit 1999 dhe se atje gjendja ende nuk ėshtė esencialisht mė e mirė sesa para gjashtė vjetėve dhe se gjatė gjithė kėsaj kohe Kosova dhe Serbia po rėndohen me kėtė ēėshtje. Pėr kėtė arsye, vlerėson Dėrnovshek, duhet qė bashkėsia ndėrkombėtare menjėherė tė fillojė zgjidhjen e kėtij problemi, sepse shtyrja nuk i sjell dobi askujt.

"E nė Kosovė nuk ka ndonjė zhvillim tė shkėlqyeshėm qė kur atje gjendet bashkėsia ndėrkombėtare", ėshtė shprehur Dėrnovshek.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-10-05, 02:45   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėshilli i Sigurimit rekomandon fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės

Nju Jork, 25 tetor - Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara nė mbledhjen e mbrėmshme ka rekomanduar fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Deklaratėn pėr fillimin e bisedimeve e ka bėrė tė ditur ambasadori rumun, Mihnea Motoc, i cili ka thėnė se "Kėshilli mbėshtet synimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB sė pėr tė filluar procesin politik pėr tė vendosur statusin e ardhshėm tė Kosovės, ashtu siē parashihet edhe nė rezolutėn 1244 tė vitit 1999".

Fillmisht Kėshilli i Sigurimit ka diskutuar pėr Kosovėn, duke u pėrqėndruar tek hapja e bisedimeve pėr statusin. Takimi, i cili u zhvillua nė dy pjesė, ka pasur pjesėn e parė tė hapur pėr publikun dhe pjesa e dytė, ajo e vendimmarrjes, ka qenė e mbyllur.

Nė hapje tė seancės foli i dėrguari i Kofi Ananit pėr vlerėsimin e gjendjes nė Kosovė, ambasadori Kai Eide, i cili pėrsėriti se duhen hapur bisedimet pėr statusin e Kosovės.

"Sinqerisht besoj se ka ardhur koha tė fillojmė proēesin e statusit tė ardhshėm. Qė nga viti i kaluar njė proēes politik po zhvillohet nė Kosovė, i nxitur nga njė angazhim ndėrkombėtar dinamik. Ky proēes nuk mund tė ndėrpritet apo tė pengohet. Duke qenė se kemi lėvizur nga vendnumėrimi nuk mund tė lejojmė tė kthehemi sėrish atje", ka theksuar ambasadori Eide.

Tė njėjtin qėndrim si ambasadori Eide ka pasur dhe shefi i UNMIK ut Soren Jessen Petersen.

"Pa qartėsi nė ēėshtjen e statusit pėrparimi do jetė i kufizuar", tha Jessen Petersen. Mė tej ai ka shtuar se mungesa e statusit ka ndikuar negativisht nė zhvillimin ekonomik e veēanėrisht nė tėrheqjen e investimeve.

Mungesa e zhvillimit ekonomik, sipas shefit tė UNMIK ut, pengon dhe proēesin e pajtimit ndėretnik nė Kosovė. Mė tej kreu i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė ka folur pėr pėrparėsitė e misionit qė drejton, si dhe reformat qė planifikohen tė bėhen nė UNMIK. Nė kėtė linjė duke folur pėr ēėshtjet e sigurisė Petersen tha:
"Ne do vazhdojmė tė kemi njė agjendė gjithpėrfshirėse nė fushėn e sigurisė, pėrfshi dhe kalimin e pėrgjegjėsive nga UNMIK u tek dy ministritė e reja, atė tė rendit publik dhe ministrinė e drejtėsisė, deri nė fund tė vitit", tha shefi i UNMIK ut, duke nėnvizuar se do merren tė gjitha masat qė ministritė pėrkatėse tė mos politizohen. Njėherėsh Jessen Petersen ka bėrė tė ditur se po punohet nė hartimin e njė raporti tė pėrgjithshėm pėr tė gjitha sektorėt e sigurisė.

Duke folur pėr tė ardhmen e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė Jessen Petersen ka veēuar: "Nė tė njėjtėn kohė ne po bashkėpunojmė me partnerėt tanė ndėrkombėtarė siē ėshtė Bashkimi Evropian, OSBE ja dhe NATO ja qė tė zhvillojmė njė tranzicion me faza dhe tė menaxhuar mirė pas pėrcaktimit tė statusit, por pa e paragjykuar atė", tha Jessen Petersen.
Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka theksuar se vendi i tij merr tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr t'i dhėnė Kosovės autonomi.

"Ne jemi tė angazhuar pėr njė zgjidhje kompromisi dhe tė vullnetshėm pėr t'i dhėnė njė autonomi substanciale Kosovės dhe Metohisė, si pjesė e Bashkėsisė Shtetėrore Serbi e Mal i Zi", ka thėnė Koshtunica, i cili qe nė kėtė takim nė cilėsinė e tė ftuarit, pas kėrkesės sė tij, kur dihet se Unioni Serbi Mali i Zi nuk ėshtė anėtar i Kėshillit tė Sigurimit Sekretari i Pėrgjithshėm Kofi Anan bėri tė ditur se do tė emėrojė sė shpejti njė negociator me pėrvojė, ish presidentin e Finlandės, Marti Ahtisari, pėr tė ndėrmjetėsuar.

Ndėrkaq bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės pritet tė fillojnė muajin e ardhshėm. Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė emėrojnė njė tė dėrguar tė posaēėm pėr bisedimet, mu sikur edhe Bashkimi Evropian.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-10-05, 17:12   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Nju Jork tajms" shkruan se statusi i Kosovės tashmė ėshtė gjetur dhe kjo ėshtė pavarėsia

Nju Jork, 27 tetor - Statusi i Kosovės ėshtė gjetur dhe kjo ėshtė pavarėsia, megjithėse Kėshilli i Sigurimit ka marrė vendim qė tė nisin bisedimet pėr statusin final, qė do tė thotė se statusi ende nuk ėshtė gjetur, shkruan gazeta autoritative amerikane "Nju Jork Tajms".

"Gjashtė vjet dhe katėr muaj pas marrjes sė administrimit mbi Kosovėn, Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ka marrė vendimin pėr nisjen e negociatave pėr statusin e ardhshėm tė kėsaj krahine ballkanike, tė mbuluar me gjak. Kjo lė pėrshtypjen se zgjidhja ende nuk ėshtė gjetur. Por ajo ėshtė gjetur, dhe kjo ėshtė pavarėsia", shkruan "Nju Jork tajms" nė njė editorial tė sotėm.

Meqenėse SHBA-tė, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia kanė hedhur poshtė mundėsinė e kthimit tė Kosovės nė pėrbėrje tė Serbisė, lidhjen e saj me Shqipėrinė apo ndarjen, kėshtu qė detyrė e ish-presidentit finlandez Marti Ahtisari do tė jetė qė tė udhėheqė bisedimet, tė vizatojė (kufijtė) edhe njė shtet tė pavarur nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, konstaton gazeta "Nju Jork tajms".

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-10-05, 17:13   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

B.Mustafaj: Zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn - pavarėsia e kushtėzuar sipas modelit tė Austrisė

Bruksel, 27 tetor - Ministri i jashtėm tė Shqipėrisė Besnik Mustafaj nė takimet e zhvilluara nė Bruksel ka mbrojtur tezėn e tij se zgjidhja mė e mirė e Kosovės ėshtė pavarėsia e kushtėzuar, sipas modelit tė Austrisė nė periudhėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore.

Por Mustafaj ka thėnė se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e panegociueshme" dhe se mund tė bisedohet vetėm pėr modalitetet.

Nė fund tė vizitės treditore nė Bruksel shefi i diplomacisė shqiptare kishte diskutuar ēėshtjen e Kosovės, me tė gjithė bashkėbiseduesit qė vinin nga institucionet evropiane, ashtu dhe me zyrtarė tė qeverisė sė Belgjikės.
Mustafaj i ka siguruar tė gjithė se kufiri mes Kosovės dhe Shqipėrisė ėshtė i paprekshėm.

Kjo vlen vetėm kur flasim pėr tėrėsinė territoriale tė Kosovės. Nė rast se dikush tenton ta copėtojė vendin, sidomos veriun e Kosovės, atėhere nuk ka mė garanci. Ēdo tentim i shkėputjes sė Kosovės do tė ketė pasoja me kufirin me Shqipėrinė, ėshtė shprehur Besnik Mustafaj.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-10-05, 17:15   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Mustafaj: Tirana - e vendosur pėr pavarėsinė e Kosovės
Intervistoi: Laura Konda
27-10-2005


Gjatė vizitės sė tij nė Bruksel, Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj bisedoi me udhėheqėsit e Bashkimit Evropian, ku mes tė tjerash diskutoi edhe pėr Kosovėn. Me kėtė rast, Zėri i Amerikės i mori njė intervistė tė drejtpėrdrejtė nga Brukseli ministrit Mustafaj:

Zėri i Amerikės: Zoti Mustafaj, Tirana po lėkundet shpesh nė pėrkufizimin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, mes pavarėsisė dhe termit “pavarėsi e kushtėzuar”. Pse diplomacia shqiptare kėmbėngul nė pėrdorimin e kėtij pėrkufizimi?

Besnik Mustafaj: Sė pari dua tė sqaroj pėr teleshikuesit tuaj se Tirana nuk lėkundet, nuk ėshtė lėkundur dhe nuk do tė lėkundet aspak nė pėrcaktimin e pavarėsisė. Pavarėsia ėshtė e palėkundshme. Modalitetet e realizimit tė kėsaj pavarėsie janė modalitete qė ne i kemi konkluduar nė pėrputhje edhe me faktorėt ndėrkombėtarė, me ata qė do tė vendosin pėr tė ardhmen e Kosovės dhe qė pėr ne shprehin atė shqetėsim thelbėsor qė kemi ne, qė tė fillohen negociatat dhe tė konkludohen negociata me pėrcaktimin e pakthyeshėm prapa tė pavarėsisė. Pra, nė tė gjithė elementėt e tjerė, janė elemente modalitetesh dhe elemente shoqėrimi tė kėsaj pavarėsie dhe qė nuk cėnojnė thelbin. Ēdo tentativė pėr ta devijuar prononcimin tonė nė shėrbim tė pavarėsisė, nė fakt ėshtė ose keqkuptim, ose nga njerėz qė nuk njohin eksperiencėn historike. Mjafton tė shohėsh ekperiencėn e Austrisė, pėr shembull, e cila ėshtė ndėrtuar mbi bazėn e kėtij koncepti pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr tė kuptuar se ky(lexo: koncept) ēon drejt dinjitetit, drejt pavarėsisė, drejt integirmi, drejt sovranitetit tė plotė. Nuk ka asnjė lėkundje nė kėtė mes.

Zėri i Amerikės: Gjatė kėtyre ditėve ju keni patur takime me pėrfqaqėsues tė lartė tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s, ku me siguri keni folur edhe pėr Kosovėn. Si mund tė ndihmojė Shqipėria nė procesin e bisedimeve?

Bensik Mustafaj: Shqipėria ėshtė e vendosur qė nė kėtė proces tė luajė njė rol tė profilit tė lartė, tė jetė prezente nė tė gjitha debatet qė bėn komuniteti ndėrkombėtar. Shqipėria nuk mund tė jetė aktor nė tryezėn e negociatave pėr arsye qė dihen, por do tė jetė aktive nė tė gjithė porcesin. Ky ėshtė pėrcaktimi ynė. Fakti qė unė si Minsitėr i Jashtėm i Shqipėrisė isha nė Bruksel pikėrisht ditėn qė u mblodh Kėshilli i Sigurimit, nuk ėshtė njė koinēidencė e rastit, por ėshtė shprehje e njė akordimi tė plotė qė kemi ne dhe njė roli qė ne po e marrim edhe nė pėrputhje me angazhimet qė ne kemi para faktorėve tė rėndėsishėm, siē janė Bashkimi Evropian dhe NATO dhe gjithėshka nėnkuptojnė kėto organizata tė mėdha pėr Kosovėn dhe pėr rajonin nė pėrgjithėsi. Ne do tė intensifikojmė bashkėpunimin me qeverinė dhe insitucionet e tjera tė Kosovės nė kėtė periudhė, do tė intensifikojmė kontaktet tona me ndėrkombėtarėt nė kėtė periudhė, jemi gati tė intensifikojmė bashkėpunimin tonė me Beogradin nė kėtė periudhė; sepse unė jam i bindur se nuk ėshtė e drejtė qė marrėdhėniet midis Tiranės dhe Beogradit tė pėrcaktohen nga njė vend i tretė, siē ėshtė Kosova. Ne jemi dy vende qė kemi nevojė tė bashkėpunojmė dhe rajoni ka nevojė pėr bashkėpunimin tonė. Pra, i kemi tė gjitha pistat e hapura. Ne do tė pėrpiqemi tė bėjmė njė politikė dhe njė diplomaci pa komplekse, nė shėrbim tė atyre pikėsynimeve qė kemi ne edhe pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės, edhe pėr tė ndihmuar nė paqen dhe stabilitetin nė rajon.

Zėri i Amerikės: Zoti Mustafaj, praktikisht mbyllja e bisedimeve me Bashkimin Evropian ėshtė tashmė njė proces qė po shkon drejt fundit. Megjithatė, Komisioni Evropian ka kėrkuar shpjegime pėr disa nga masat dhe ndryshimet qė ka bėrė qeveria juaj. Sa e prirur ėshtė qeveria qė t’ua pėrshtasė ndėrhyrjet e saj kėrkesave tė Bashkimit Evropian?

Besnik Mustafaj: Unė takova zyrtarė shumė tė lartė tė Bashkimit Evropian, si Solanėn, apo zyrtarė shumė tė lartė tė Komisionit Evropian, siē ishte rasti i komisionerit Olli Rhen. Pra, unė ju siguroj ju pėr gjė: qė jo vetėm programi i deklaruar i qeverisė sonė, por edhe reformat e filluara nė Tiranė, kanė mirėkuptim tė plotė edhe mbėshtetje tė plotė nga kėto struktura tė rėndėsishme; dhe Bashkimi Evropian nuk pėrdor ndaj Shqipėrisė standarte tė tjera, veē atyre parimore qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e situatės nė Shqipėri; dhe vullneti ynė pėrputhet me standartet qė ka Brukseli. Pra, nuk ka asnjė vend pėr keqkuptim, nuk ka asnjė hapėsirė pėr kundėrthėnie midis njėri-tjetrit. Deri tani, unė e pohoj me kėnaqėsi tė veēantė pėrpara jush dhe pėrpara teleshikuesve tuaj se jemi nė tė njėtjėn gjatėsi vale me Bashkimin Evropian.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 06:25   #7
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Editorial

Kosova, Still Messy After All These Years


Published: October 27, 2005

Six years and four months after it made Kosovo a ward, the United Nations Security Council has ordered that talks begin on the future status of that blood-soaked Balkan province. This is to give the impression that the outcome is not decided. It is, and it's independence. The six nations that oversee Kosova - the United States, Britain, France, Germany, Italy and Russia - have ruled out returning it to Serbia, linking it to Albania or partitioning it. So the task of Martti Ahtisaari, the former Finnish president who will lead the talks, is to carve yet another independent state out of the former Yugoslavia.

We have argued that Kosova is neither prepared for nor deserving of independence. Its Albanian majority has shown no tolerance toward the Serbian minority and little capacity for self-government. Kosovo has no army, only a fledgling police force and powerful mafias. The only Albanian leader with any semblance of authority, Ibrahim Rugova, has lung cancer. His most likely successor, Ramush Haradinaj, was indicted by the international tribunal in The Hague and surrendered.

The Serbs will not voluntarily cede this territory, and Albanian rioting in March 2004, which destroyed 30 of the many ancient Serb churches in Kosova, does not give the Serbs great confidence in an independent Kosova. The Albanians have no faith that the Serbs would not revert to ethnic cleansing if they had the chance. These two groups are never going to agree.

So why is the United Nations moving ahead? The current arrangement requires Kosovo to demonstrate responsible self-rule before talks even begin on its ultimate status. That has proved an artificial and unworkable goal. The U.N. viceroy in Kosova, Soren Jessen-Petersen, says it has created uncertainty on all sides and kept foreign investors out.

So the time has come to recognize the inevitable outcome, independence for Kosova. But the Security Council can still insist on the attainment of democratic standards before granting it. That could force the Serbs to come to grips with having lost Kosovo in 1999. The Albanian Kosovars are more likely to demonstrate leadership if they are told that they are working toward independence, not merely toward talking about working toward independence.

New York Times
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 13:37   #8
AXHA
 
Anėtarėsuar: 01-08-05
Postime: 358
AXHA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Selam pej meje.
Ishalla asht per hajr se e ka menen me ja nis funi i ksaj pune.
Kogjo shum do vjet jan ba qi poplli i kosovs e ka qit kokrren per me kan kosova nveti,bile bile do far rrugaqsh qi jan met udhve nkta muejt e mram as qi jan kan tlem.
__________________
AXHA M`THOJN
AXHA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 16:43   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Njė ekspert britanik nuk beson se Kina do tė pėrdorė veton pėr statusin e Kosovės

Londėr, 28 tetor - Duke komentuar njė deklaratė tė ministrit tė Jashtėm serbo-malazez Vuk Drashkoviq se Kina ka premtuar tė pėrdorė veton nė Kėshillin e Sigurimit nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, eksperti britanik Kristofer Hjuz nuk beson se Kina do ta bėjė kėtė. Sipas tij, Kina "nuk e ka shfrytėzuar as nė rastet shumė mė tė mėdha parimore tė divergjencave nė Kėshillin e Sigurimit, si lufta nė Irak", thotė ky ekspert pėr kėrkime aziatike nė Shkollėn Ekonomike tė Londrės (London School of Economics).
Meqenėse Kina ka nė dorė tė drejtėn e vetos, ajo mund tė bėjė tregti me SHBA-tė dhe Bashkimin Evropian, thotė Hjuz pėr BBC-nė. Uashingtoni si kompensim mund t'u ofrojė diēka kinezėve nė sferėn e tregtisė apo tė Tajvanit.

"Do tė isha shumė i befasuar nėse nė rastin e Kosovės Kina do tė pėrdorte veton, sepse kjo doemos do tė shkaktonte probleme tė mėdha nė marrėdhėniet me Amerikėn dhe eventalisht me BE, ndėrkohė qė kėto marrėdhėnie pėr Pikinin megjithatė janė me rendėsi prioritare", shprehet eksperti britanik Kistofer Hjuz.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 16:47   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Analisti Karpenter thotė se, megjithė procesin e ndėrlikuar, rezultati pėrfundimtar do tė jetė pavarėsia e Kosovės

Uashington, 28 tetor - Analisti i Institutit Kejto, Ted Karpenter thotė se megjithėse parashikohet njė proces i gjatė dhe i ndėrlikuar negociatash, rezultati pėrfundimtar do tė jetė pavarėsia e Kosovės.

Por, sipas tij, njė pavarėsi e kushtėzuar nėnkupton njė zgjidhje tė pjesshme tė problemit dhe ai sugjeron njė ndarje tė Kosovės si thelbin pėr njė Kosovė tė pavarur tė qėndrueshme.

Nė anėn tjetėr analisti Karpenter, nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", tha se sovranitetin e kushtėzuar e shikon si njė formulė qė nuk funksionon logjikisht dhe qė pėr t'u zbatuar nė praktikė do tė kėrkojė njė prani ndėrkombėtare tė tejzgjatur, qė do tė shndėrrohet nė burim tė ri tensionesh.

"Kam argumentuar prej kohėsh se sovraniteti ėshtė si shtatzania. Njė grua ėshtė ose s'ėshtė shtatzėnė. Njė vend ėshtė ose nuk ėshtė i pavarur. Mendoj se vizioni i komunitetit ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje nuk do tė sjellė zgjidhje tė qėndrueshme".

Por, Karpenter e pranon idenė e pavarėsisė sė Kosovės, mė tepėr si njė fakt tė kryer dhe tė padiskutueshėm, njė vendim tė marrė nga komuniteti ndėrkombėtar, dhe negociatat, thotė ai, do tė shėrbejnė thjesht pėr tė qartėsuar hollėsitė apo kushtet me tė cilat shoqėrohet kjo pavarėsi.

Negociatat janė aspekti publik i procesit, thotė analisti. Thelbi i kėtyre negociatave ėshtė se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do tė imponojnė njė zgjidhje.

Karpanter tha se statusi i Kosovės nuk do tė pėrcaktohet nga Beogradi dhe sa mė parė qė ta kuptojė Serbia kėtė, aq mė parė do tė arrihet zgjidhja.

Por Karpenter veēon si kusht pėr mbarėvajtjen e pavarėsisė, ndarjen territoriale tė rajonit tė Mitrovicės, i cili aktualisht ekziston si njė territor i shkėputur nga pjesa tjetėr e Kosovės: "Askush nuk i pėlqen ndarjet nė vija etnike, dhe ėshtė e kuptueshme pėrse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duan tė shqyrtojnė njė zgjidhje tė tillė, por nė kėtė rast mendoj se njė ndarje e Kosovės ėshtė njė vendim me vend, pasi do tė ndihmojė nė vendosjen e qėndrueshmėrisė, nė rast tė kundėrt Mitrovica do tė jetė njė plagė e hapur qė do tė dėmtojė vendin pėr vite me radhė", shprehet Karpanter nė kėtė intervistė.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 18:15   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Letėr ambasadorėve tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit

Tė nderuar ambasadorė,

Nė kohėn e pėrgatitjes dhe tė marrjes sė vendimeve tė mėdha mbi fatet e popujve qė kanė jetuar nėn ish Jugosllavinė, shqiptarėt me tė drejtė presin qė qendrat ndėrkombėtare tė vendimmarrjes tė kėrkojnė dhe tė gjejnė zgjidhje tė pranueshme tė statusit tė tyre.

Me shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė dhe me ndryshimin e hartės politike dhe gjeografike tė saj, hapen shtigje pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė. Eshtė fakt juridik relevant se Jugosllavia nuk ekziston mė, prandaj shqiptarėr nuk kanė asnjė arsye mė shumė se vetė popujt e trungut sllav (sllovenėt, kroatėt, maqedonasit) qė tė ngelin brendapėrbrenda njė krijese artificiale shtetėrore, tė pėrbėrė nga Serbia dhe Mali i Zi.

Nga pikėpamja konstitucionale Ju tėrheqim vėrejtjen pėr dy determinante tė mėvetėsisė sė Kosovės.

E para, sikurse Serbia, ashtu dhe Kosova, kishin njė pozitė kushtetuese pothuajse tė njėjtė dhe tė pavaruar njėra nga tjetra nė funksionimin e shtetit federativ. Kosova ishte pjesė pėrbėrėse e Federatės sė ish Jugosllavisė dhe kishte territorin dhe kufirin e vet tė cilėt nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e saj. Kosova merrte pjesė nė realizimin e bashkėpunimit me organet dhe organizatat e shteteve tė tjera dhe me organizatat ndėrkombėtare dhe, mė nė fund, Kosova kishte pozitė tė barabartė me ish republikat nė ēėshtjet e ndryshimit tė Kushtetutės sė ish Jugosllavisė.

E dyta, Kushtetuta e ish Jugosllavisė ishte kriter bazė pėr krijimin dhe pėrbėrjen e saj. Logjikisht dhe nė pikėpamje juridike, ajo do tė duhej tė ishte edhe kriter bazė is hpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion. Nga elaborimi konstitucional i kėtyre dy determinanteve tė mėvetėsisė sė Kosovės, nxirret pėrfundimi qendror se Kosova ishte, prandaj dhe do tė duhej tė pranohej sin jė nga tetė subjektet e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, me tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion.

Shqiptarėt asnjėherė deri mė sot nuk kanė vendosur pėr veten. Pėr ta kanė vendosur tė tjerėt: pra, shqiptarėve u ėshtė imponuar vullneti qė tė pranojnė nėnshtrime dhe pushtime tokash nga tė huajt. Vetėvendosjen politike e kombėtare shqiptarėt e konsiderojnė si tė vetmen zgjidhje tė drejtė e tė plotė tė ēėshtjes shqiptare. Ajo paraqet tė drejtėn e tyre legjitime historike e etnike pėr sovranitet e pavarėsi kombėtare. Synimi pėr realizimin e sovranitetit dhe pavarėsisė sė Kosovės mbėshtetet nė dokumentet burimore tė vetėpėrcaktimit politik tė Kosovės dhe tė popullit shumicė tė saj.

Vetėpėrcaktimi ėshtė e drejtė e shqiptarėve dhe nėpėrmjet tij ata, nė fakt, bėhen faktorė dhe subjektė tė vėrtetė politik, jo vetėm nė raport ndaj vetes, por edhe nė raport ndaj tė tjerėve. Rėndėsia e pėrcaktimit politik tė popullit shumicė tė Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur nėnkupton realizimin e tė drejtės legjitime tė tij qė tė jetojė me ligjet e veta nė territoret e veta. Me kė tė rast theksojmė se populli shqiptar nė Kosovė ka njė vend tė vetin, njė territor tė vetin tė vėrtetė politik, kėshtu qė nevojat e popullatės sė tij parashikon t'i pėrmbushė brendapėrbrenda njė krijese tė re shtetėrore, sovrane dhe tė pavarur.

Zgjidhja e statusit tė Kosovės dhe njohja e tij varet nga tė vėrtetat e njėmendta dhe nga argumentet e vėrteta. Nuk ka zgjidhje tė problemit tė Kosovės dhe tė statusit tė saj pa vullnetin e popullit. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė vetėm dhunė e cila mund ta mbajė vetėm gjendjen tensionuese dhe tė konfliktit.

Mbi bazė tė kėtyre fakteve, ju lutem qė tė procedoni me fazėn e fundit tė vendosjes sė statusit tė Kosovės, e jo me ndonjė fazė kaluese e cila, edhe mė tej, do ta mbante Kosovėn nė "rreth tė mbyllur".


Prishtinė, 28 tetor 2005 Akademik Esat Stavileci
Instituti pėr Studime Bashkėkohore

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-10-05, 18:16   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr qeverisje Kosovės i duhet shteti

Shkruan: Esat Stavileci, profesor i Universitetit tė Prishtinės

Nė mes tė deklarimit tė Kėshillit tė Sigurimit dhe mbledhjes sė rradhės sė Grupit tė Kontaktit


Mbledhja shumė e pritur e Kėshillit tė Sigurimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara “u kurorėzua” me hapjen e “dritės sė gjelbėr” bisedimeve pėr Kosovėn dhe u shoqėrua me njė deklaratė e cila, nė thelb, ”la shumė pėr tė kuptuar” nė lidhje me statusin e Kosovės. Nga shumė anė u tha se ajo shėnon pėr Kosovėn njė ngjarje historike. Padyshim, bėhet fjalė pėr njė “kthesė pėr historinė mė tė re politike tė Kosovės”, por jo edhe pėr njė vendim historik i cili do ta “kurorėzonte atė kthesė”. Nga ky ēast vėrtetė ėshtė vėshtirė pėr tė parashikuar statusin, ndoshta pėr faktin se, megjithate, nė deklarimet nė lidhje me mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, sė paku, tash pėr tash, bėhet fjalė jo pėr statusin pėrfundimtar, por pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Eshtė pritur qė deklarata tė mbėshtes rekomandimet e z. Kai Eide, kėshtuqė tash rekomandimet e tij, nė fakt, u shndėrruan nė rekomandimet e Kėshillit tė Sigurimit pėr Grupin e Kontaktit i cili, siē ėshtė paralajmėruar, do tė mblidhet me 2 nėntor nė Uashington. Sipas njė logjike, duhet pritur qė edhe rekomandimet e Grupit tė Kontaktit tė “mos lėvizin shumė nga parimet” e pėrgjithshme tė cilave u mungon vetėm pėrligjja nė qėndrime.

Euforia qė mund tė deangazhojė

Nė njė shkrim tė mėhershėm kisha tėrhequr vėrejtjen se duhet tė ruhemi nga euforia qė “na ka mundur”. Pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit ajo veēsa ėshtė rritur, me deklarimet se veē “ėshtė diēka” qė “pritet tė ndodhė” ose tė “jetė mė vonė”. Nė kėtė shkrim vetėm se po e pėrforcoj atė vėrejtje, gjykuar pėrmbajtjen e Deklaratės Presidenciale dhe rekomandimet e saj, duke medituar pėr modalitetet e materializimit tė saj nė qėndrimet e Grupit tė Kontaktit.

Nga mė shumė tė panjohura nė lidhje me statusin e Kosovės, dy sikur zhvishen dhe bėhen tė qartėsuara.
E para, ēėshtja e Kosovės, siē shprehet Deklarata, nuk hyn nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit tė saj, po nė “fazėn e rradhės sė pranisė ndėrkombėtare”, po sikurse qė ishte shprehur z.Kai Eide, nė raportin e tij pėr Kosovėn. Pra, nuk bėhet fjalė pėr pėrcaktimin e “statusit pėrfundimtar”, por pėr pėrcaktimin e “statusit tė ardhshėm tė Kosovės”, fakt qė flet se Kosova edhe pėr njė kohė tė cilėn ėshtė shumė vėshtirė ta parashikosh,d o tė ballafaqohet me kufizimet e qeverisjes institucionale. Pra, pėrfundimi bėhet i qartė. Kosova do tė ketė njė status kalues, me “elemente tė shtetit”, por me gjasė, nuk do tė jetė shtet me “atributet e plota tė tij”.

E dyta, vendosja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės nuk do tė shoqėrohet edhe me vendosjen e sovranitetit tė plotė tė Kosovės, sepse nga theksimet nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit dhe nė Deklaratėn Presidenciale, po sikurse edhe nė raportin e z.Kai Eide, sikur sugjerohet njė “sovranitet i kufizuar” qė vetvetiu do tė diktonte edhe njė prani ndėrkombėtare, fakt qė flet se statusi i ardhshėm i Kosovės nuk do tė pėrmbyllet me “pėrligjjen e plotė tė kėrkesave tė popullatės shumicė nė Kosovė”, por sipas tė gjitha gjasave, me qėndrime ekuivoke, pėr tė “joshur palėt e interesuara”, me porosinė se asnjėra nga to nuk do tė dalin as fituese dhe as humbėse nga negociatat, me qėllim qė edhe njera edhe tjetra “tė kenė mundėsinė” jo vetėm tė arsyetimit, por edhe tė “shfajėsimit para popullatės sė vet”.
Kėtyre dy tė njohurave pėr Kosovėn, mund t`i bashkangjitet edhe njė e tretė, se diskutimet pėr Kosovėn, nė pjesėn mė tė madhe, do tė zhvillohen me “lehtėsimin e tyre” nėpėrmjet njė “diplomacie fluturuese”, se do tė zgjasin disa muaj, me mundėsinė e ndėrprerjes sė kohėpaskohshme tė tyre dhe se do tė pėrfundojnė me njė “qėndrim tė njėanshėm” tė bashkėsisė ndėrkombėtare i cili “do t iu imponohet palėve tė interesuara” tė cilat tė nėjtin qėndrim do ta interpretojnė ndryshe para popullatės sė vet, pėr tė kualifikuar vetėn si fituese, edhe pse ndėrkombėtarėt, qysh tash, me tė madhe, theksojnė se nuk do tė ketė as fitues dhe as humbės nga negociatat, pra se do tė ketė njė zgjidhje kompromisi qė, ēfarėdo qoftė ajo, mė e papranueshme do tė jetė pėr shqiptarėt, pėr vet faktin se ata hyjnė shumė tė hendikepuar nė negociata tė imponuara prej bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr shkak se institucionet e Kosovės ende nuk kontrollojnė gjithė territorin e Kosovės, sepse ende ato institucione janė tė karakterit tė pėrkohshėm, sepse ende nė to nuk ėshtė bartur njė numėr i madh i kompetencave, sepse Kosova ende pėrthekohet me Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese,s epse Kosova ende nuk ka ndėrtuar njė rend juridik dhe ekonomik tė vetin, e tjera e tjera.

Privim i parimit tė vetėvendosjes

Megjithate, mė e njohura ndėr tė panjohurat ėshtė se Kosova po privohet nga mundėsia qė ēėshtja e saj tė zgjidhet nė bazė tė parimit tė vetėvendosjes dhe, pa marrė parasysh deklarimet e zyrtarėve tė Kosovės se pavarėsia nuk do tė negociohet, ajo nė fakt do tė mund tė ndodhė, sepse nė tavolinėn e bisedimeve nuk do tė gjindet njė variant i vetėm, pavarėsia e plotė, si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės, por edhe varianti serb pėr njė zgjidhje nė mes tė autonomisė dhe pavarėsisė ose, siē shprehet regjimi i Beogradit, ”mė shumė se autonomi dhe mė pak se pavarėsi” qė, si do qė ta marrėsh, fsheh tendencėn pėr ta ruajtur sovranitetin mbi Kosovėn. Pra, ajo qė kėrkohet prej liderėve tanė ėshtė qė “ta mbajnė fjalėn”.
Sado qė pala shqiptare deklarohet se ėshtė e pėrgatitur pėr bisedime dhe sado qė ėshtė optimiste se nga ato do tė dalė me “pavarėsi nė xhep”, ia vlen qė tė tregohet shumė e vėmendshme pėr hapat qė do tė ndėrmerrė, tė cilėt kėrkojnė menēuri, por edhe maturi, dije profesionale, por edhe formėsim politik, po sikurse edhe urti filozofike, por edhe shkathtėsi diplomatike.

Prej Shqipėrisė kėrkohet rol aktiv dhe qėndrim konstruktiv

Edhe pse kohėve tė fundit nga Shqipėria sikur “trimėrojnė zėrat” e artikuluar nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės dhe tė ardhmen e saj nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, ministri i jashtėm shqiptar vazhdon qė vazhdon me tė vetėn, duke propaganduar pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosovėn, si zgjidhjen mė tė mirė, mė parė nė Uashington e sė fundi nė Bruksel, duke dėshmuar pėrkushtimin e tė qenėt “i moderuar”, ēfarė po kėrkon qė tė jetė bashkėsia ndėrkombėtare prej tij dhe prej Shqipėrisė. Duke mos dashur qė edhe njė herė tjetėr ti kthehem Mustafajt dhe konceptit tė tij, do tė nėnvizoja vetėm atė se prej Shqipėrisė kėrkohet rol aktiv dhe qėndrim konstruktiv nė lidhje me Kosovėn dhe tė ardhmen e saj. Prej Shqipėrisė nuk kėrkohet qė tė jetė “e moderuar”, por kombėtarisht e mobilizuar nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės.

Me hapjen e procesit asgjė nuk mund tė quhet e pėrfunduar

Pas mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit, zyrtarė nė Kosovė veēsa nuk “festojnė”. Tė konsiderosh nė kėtė fazė tė rrjedhave se “ēdo gjė ka pėrfunduar” nė tė mirėn e Kosovės ėshtė mė shumė se njė miopi politike. Bashkėsia ndėrkombėtare kishte mundėsinė pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės edhe mė heret, por mungonte gatishmėria e saj. Mbėshtetur nė neglizhimet e saj pėr t`i ēuar proceset deri nė fund, nuk duhet tė anashkalohet mundėsia e zvarritjes sė procesit deri edhe te bllokimi i tij, duke pasur parasysh jo vetem konceptet diametralisht tė kundėrta tė palėve tė interesuara, por edhe kryeneēėsinė serbe pėr tė shantazhuar procesin, duke llogaritur nė parimin se nuk do tė vendoset asnjė zgjidhje e papranueshme pėr palėt.

Vakuum i madh nė mes tė asaj qė po bėhet dhe asaj qė pritet tė ndodhė

Duhet tė pėrmbushet njė vakuum i madh i krijuar nė mes tė asaj qė po bėhet nė Kosovė dhe asaj qė “pritet tė ndodhė” me tė ardhmjen e saj. Po qe se do tė shprehej me njė fjali gjendja e tashme nė Kosovė, ajo do tė mund tė pėrshkruhej se koha po ikėn, ndryshimet po ndodhin, por rezultatet nuk po shihen. Nuk mund tė presim njė konsensus tė jashtėm pėr Kosovėn, pa u vendosur njė konsensus i brendshėm pėr tė. Tė bėsh shtetin ėshtė shumė mė shumė se tė deklarohesh pėr tė. Nė rrugėtim e sipėr, edhe vetė duhesh tė bėhesh pjesė e pėrpjekjeve pėr ta jetėsuar njė vullnet tė nėpėrkėmbur me shekuj. Vėrtetė ėshtė kohė e fundit pėr tė kuptuar se “nuk ka mė kohė pėr tė blerė” pėr interesa partiake dhe tė pjesshme, por pėr t`u bashkuar nė interesa kombėtare dhe tė pėrgjithshme. Vetem ata qė ecin me kohėn e fitojnė kohėn. Kjo ėshtė arsyeja qė nė sfondin e titullit tė librit tim tė fundit, me titull Kosova dhe ēėshtja shqiptare nė udhėkryqet e kohės, ėshtė vėnė ora qė tregon akrepat tek 11 shi dhe 12 shi. Pra, pėr shqiptarėt ėshtė pesė nė 12 ose 12 pa pesė. Pesė minuta, tė shprehem figurativisht, janė shumė tė gjata po qe se mendohen tė kalohen nė pritje, ndėrsa janė shumė tė shkurtėra nėse pėrmbushen me ngrehjen e kulmit. Nė tė kaluarėn kemi shembur shumė themele, pa ngrehur kulme. Historia u pėrsėritet tė gjithė atyre qė nuk mėsojnė prej saj. Vėrtetė populli dhe kombi shqiptar kanė histori shumė tė hidhuar qė ta harrojnė.


Prishtinė,
28 tetor 2005
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-10-05, 21:03   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Diplomati Amerikan, Riēard Hollbruk:

"Kosova duhet te jete shtet i pavarur!"
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-05, 17:29   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Veshtrim

Viti i shpresės sonė tė madhe

--------------------------------------------------------------------------------

31 tetor 2005 /TN

Viti qė po vjen pėr qytetarėt e Kosovės ėshtė vit i shpresės sė madhe, ku do tė jetėsohet pavarėsia e shumėpritur e vendit nga bashkėsia ndėrkombėtare. Eshtė vit i kthimit tė bėsimit tė qytetarėve se do tė bėhet edhe jeta e tyre mė e mirė. Do tė jetė edhe viti i shpresės sė madhe se, mė nė fund, do tė funksionojė ashtu si duhet edhe shteti ligjor...


Skėnder MULLIQI

Kur vrasjet nxiten nga politika dhe drejtohen kundėr kundėrshtarėve tė saj, ato janė krime politike. Kėshtu janė klasifikuar shumė vrasje nė Shqipėri, qė janė bėrė kur nė pushtet ishte garnitura socialiste. Tė gjitha krimet politike nė Shqipėri dhe Kosovė nuk janė zbuluar. Kanė mbetur pa autorė. Vrasjet e tilla vėtem sa e yshtin krimin e organizuar dhe kriminelėt ordinerė pėr ta vazhduar atė.

Krimi politik ėshtė njė tipar qė i dallon shoqėritė totalitare. Fatkėqėsisht dukuria e krimit tė organizuar u shtri edhe nė Kosovė pas pėrfundimit tė luftės . Kėto krime, ia bėnė shėrbimin mė tė keq Kosovės. Sipas njė statisitike nė Kosovė, pas luftės, pėr motive tė ndryshme, u vranė hiq mė pak sė 1600 veta. Nė mungesė tė shtetit tė mirėfilltė ligjor, shumė nga vrasjet janė bėrė pikėrisht qė nuk janė zbuluar vrasjet. Disa nga familjarėt janė hakmarrė pėr humbjen e tė dashurve tė tyre.

Thjesht, i kanė qėruar vetė hesapet, pasi organet e sigurisė nuk arritėn t’i kapin kriminelėt. Mosbesimi i duhur nė organet policore dhe juridike, si dhe nė ato tė UNMIK-ut, ėshtė faktori qė kanė ringjallur plagėn e gjakmarrjes. .Nė mungesė tė duhur tė shtetit tė mirėfilltė ligjor, ka filluar tė aplikohet ligji i Kanunit.

Njė shkaktar tjetėr i vrasjeve dhe zėnkave tė ndryshme ėshtė edhe gjendja e rėndė sociale dhe ekonomike, qė po e kalon Kosova. Si pasojė e kėsaj gjendjeje, kanė mbirė mė tė madhe edhe vetėvrasjet. Motivet e kėtyre krimeve vėrtet janė traumatizuese. Njė person nė Pejė, pati varur veten, pasi nuk kishte kushte t’i shkollonte fėmijėt e vet, gjė qė i kishin shkaktuar depresion tė rėndė. Konsiderohet sė rreth 60 pėr qind e popullatės ėshtė e papunė, ndėrsa nė kufijtė e varfėrisė sė skajshme jetojnė rreth 30 pėr qind tė saj.

Varfėria po shkokton konflikte edhe brenda familjes, pėr ēka kanė ndodhur shumė divorce. Divorcet janė fenomeni mė i pėrhapur nga ky shkak. Lufta kundėr shkaqeve tė akteve tė tilla nė shoqėrinė tonė, duhet tė jetė prioritare. Akti i vrasjes , ose i vetėvrasjes nė familje presupozohet atėherė kur njeriu ka humbur ēdo shpresė pėr jetėn.

Natyrisht sė pėr kėtė fenomen pėrgjėgjėsi ka edhe shoqėria dhe mjedisi, ku ndodhin kėto dukuri. Rol tė rėndėsishėm luan shkolla, niveli kulturor, emancipues, formimi profesional, urbanizimi, organizmi i ndonjė aktiviteti kulturoro -argėtues pėr tė rinjtė etj. Nė tė kundėrtėn, njerėzit e papunė janė gjithnjė njė rrezik pėr t’u vėnė nė dispozicion tė krimit.Zhvillimi me i shpejt ekonomik i Kosovės si dhe pėrspektiva e punėsimit pakėson kėtė rrezik permanent nė shoqėrinė tonė.

Viti qė po vjen pėr qytetarėt e Kosovės ėshtė vit i shpresės sė madhe, ku pritet tė jetėsohet pavarėsia e shumėpritur e vendit nga bashkėsia ndėrkombėtare. Eshtė vit i kthimit tė bėsimit tė qytetarėve se do tė jetojnė mė mirė.

Eshtė vit shpresės sė madhe se, mė nė fund, do tė funksionojė ashtu si duhet edhe shteti ligjor. Eshtė vit ku besohet me tė drejtė se do krijohen pėrspektiva tė ndritura pėr kombin. Andaj, besojmė me tė drejtė se krimi do tė shporret nga Kosova. Vetėm tė unifikuar mund tė hapėrojmė sigurt pėrpara. Vetėm tė bashkuar jemi mė tė fortė kundėr armikut tonė shekullor. Vetėm tė bashkuar mund tė sendėrtohen ėndrrat shekullore tė shqiptarėve pėr bashkimin kombėtar.

Ky vit do tė jetė shekulli i shqiptarėve, qė do t’ua sigurojė lartėsinė kombėtare. Dhe do t’ua sigurojė vendin nė mesin e kombeve mė tė pėrparuara ...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 17:01   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sot pritet emėrimi i Ahtisarit

Kėshilli i Sigurimit pritet tė emėrojė sot zyrtarisht ish presidentin finlandez, Marti Ahtisari si tė dėrguar tė posaēėm pėr udhėheqjen e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.


Emėrimit i ka paraprirė njė letėr tė cilėn Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan i ka dėrguar Kėshillit tė Sigurimit duke kėrkuar emėrimin e zotit Ahtisari

RTK


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.