Shqiptarė tė Amerikės i dorėzojnė Kongresit njė peticion pėr njohjen e pavarėsisė sė KosovėsAstrit Lulushi
Zėri i Amerikės
16-03-2006
Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar nga ish ligjvėnėsi Zhozef Dioguardi, u dorėzoi mbrėmė zyrtareve tė lartė tė kongresit njė peticion ku kėrkohet me kembėngulje pavarėsia e Kosovės. Ky peticion, nismė e lidhjes qytetare, qarkulloi nėpėr Kosove e Ballkan pėr 2 vjet dhe pėrmban rreth 1 milonė nėnshkrime.
Kongresi amerikan ka tashmė nė dorė peticion. Dokumenti u mor mbrėmė nė dorėzim nga kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd, i cili premtoi se do t'ia dėrgojė atė menjėhere Departamentit tė Shtetit dhe presidentit Bush nė Shtėpinė e Bardhė. Peticioni, njė nismė e filluar 2 vjet mė parė nga lidhja qytetare shqiptare amerikane, me moton Pavarėsia e Kosovės Tani, i bėn thirrje Shtėpisė sė Bardhė tė njohė vullnetin e njė populli qė kėrkon sovranitet.
Me ketė peticion, Lidhja qyetetare shqiptaro amerikane, tha ligjvenesi Hajd, ka bėrė njė punė tė shkelqyeshme, dhe kurrė nuk na le tė harrojmė se Kosova e meriton tė jetė e pavarur. Ju keni perkrahjen time dhe tė kolegėve tė tjerė si Benjamin Gillman, i cili megjithėse ka dalė nė pension, ėshte njė figurė me ndikim nė Kongres e nė administrate, tha kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd.
Nė ceremoni ishin tė pranishėm edhe njė numėr shqiptaro amerikanėsh, veprimtarė e anėtarė tė kėshillit drejtues tė Lidhjes Qytetare, tė ardhur nga shumė shtete tė Amerikės. Ligjvėnėsi Hajd i siguroi ata se puna e tyre ėshtė njė shėrbim i madh patriotik nė tė mirė tė kombit tė prejardhjes sė tyre si dhe njė veprim qė ndihmon nė ruajtjen dhe forcimin e demokracisė amerikane, ku liria e individit, liria e grupeve tė pakicave apo organizitave lobiste jane tė drejta tė shenjta. Ju siguroj se puna juaj nuk do te shkojė kot. Zoti i bekoftė shqiptarėt, tha ligjvėnėsi Hajd.
Ndėrsa ligjvėnėsi i njohur nga Kalifornia, Dana Rohrabaker tha se dėshira e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė jo me pak e zjarrtė sesa ishte dėshira e amerikanėve tė shekullit tė 18 pėr pavarėsi nga Britania. Ai tha se kėtė e kuptoi drejtpėrdrejt gjatė vizitės sė kohėve tė fundit nė Kosovė, ku pati takime me njerėz tė moshave, shtresave e kombėsive tė ndryshme. Pėr ta Kosovė e Pavarėsi janė bėrė tashė sinonim; fjalė tė sė njėjtit kuptim, tha ligjvėnėsi Rohrabacker.
Perticioni u nėnshkrua edhe nga disa qindra serbė, romė e ashkali si dhe nga disa perfaqėsues tė komuniteit ndėrkombėtar nė Kosovė, thotė Sherli Kloyes Dioguardi, kėshilltare e lartė pėr ēėshtje tė Ballkanit pranė Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Kryetari i Lidhjesh Qytetare, Zhozef Dioguardi thotė se petecioni ėshtė vazhdė e punės 20 vjeēare dhe e projekt rezolutave tė njėpasnjėshme qė kjo shoqatė lobiste shqiptaro amerikane ka paraqitur nė Kongres pėr ēėshjet shqiptare nė Ballkan, e nė veēanti pėr Kosovėn.
Nė nismėn pėr nėnshkrimin e peticionit u ngazhuan shumė veprimtarė pėrfshi Faton Bislimin, shqiptaro amerikan qė vazhdon studimet nė universitetin e Harvardit.
Ndėrkohė qė procresi i bisedimeve rreth statusit tė Kosovės tashmė ka filluar, zoti Bislimi, njė nga intelektualėt lobistė mė tė rinj shqiptaro amerikanė beson, se vetem njė njohje zyrtare e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shteteve te Bashkuara, do t'i jepte fund agonisė sė njė populli rreth statusit pėrfundimtar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|