Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 16-03-06, 19:02   #8
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqiptarė tė Amerikės i dorėzojnė Kongresit njė peticion pėr njohjen e pavarėsisė sė KosovėsAstrit Lulushi
Zėri i Amerikės
16-03-2006

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar nga ish ligjvėnėsi Zhozef Dioguardi, u dorėzoi mbrėmė zyrtareve tė lartė tė kongresit njė peticion ku kėrkohet me kembėngulje pavarėsia e Kosovės. Ky peticion, nismė e lidhjes qytetare, qarkulloi nėpėr Kosove e Ballkan pėr 2 vjet dhe pėrmban rreth 1 milonė nėnshkrime.
Kongresi amerikan ka tashmė nė dorė peticion. Dokumenti u mor mbrėmė nė dorėzim nga kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd, i cili premtoi se do t'ia dėrgojė atė menjėhere Departamentit tė Shtetit dhe presidentit Bush nė Shtėpinė e Bardhė. Peticioni, njė nismė e filluar 2 vjet mė parė nga lidhja qytetare shqiptare amerikane, me moton “Pavarėsia e Kosovės Tani”, i bėn thirrje Shtėpisė sė Bardhė tė njohė vullnetin e njė populli qė kėrkon sovranitet.
“Me ketė peticion, Lidhja qyetetare shqiptaro amerikane”, tha ligjvenesi Hajd, “ka bėrė njė punė tė shkelqyeshme, dhe kurrė nuk na le tė harrojmė se Kosova e meriton tė jetė e pavarur. Ju keni perkrahjen time dhe tė kolegėve tė tjerė si Benjamin Gillman, i cili megjithėse ka dalė nė pension, ėshte njė figurė me ndikim nė Kongres e nė administrate”, tha kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd.
Nė ceremoni ishin tė pranishėm edhe njė numėr shqiptaro amerikanėsh, veprimtarė e anėtarė tė kėshillit drejtues tė Lidhjes Qytetare, tė ardhur nga shumė shtete tė Amerikės. Ligjvėnėsi Hajd i siguroi ata se puna e tyre ėshtė njė shėrbim i madh patriotik nė tė mirė tė kombit tė prejardhjes sė tyre si dhe njė veprim qė ndihmon nė ruajtjen dhe forcimin e demokracisė amerikane, ku liria e individit, liria e grupeve tė pakicave apo organizitave lobiste jane tė drejta tė shenjta. “Ju siguroj se puna juaj nuk do te shkojė kot. Zoti i bekoftė shqiptarėt”, tha ligjvėnėsi Hajd.
Ndėrsa ligjvėnėsi i njohur nga Kalifornia, Dana Rohrabaker tha se dėshira e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė jo me pak e zjarrtė sesa ishte dėshira e amerikanėve tė shekullit tė 18 pėr pavarėsi nga Britania. Ai tha se kėtė e kuptoi drejtpėrdrejt gjatė vizitės sė kohėve tė fundit nė Kosovė, ku pati takime me njerėz tė moshave, shtresave e kombėsive tė ndryshme. “Pėr ta Kosovė e Pavarėsi janė bėrė tashė sinonim; fjalė tė sė njėjtit kuptim”, tha ligjvėnėsi Rohrabacker.
“Perticioni u nėnshkrua edhe nga disa qindra serbė, romė e ashkali si dhe nga disa perfaqėsues tė komuniteit ndėrkombėtar nė Kosovė”, thotė Sherli Kloyes Dioguardi, kėshilltare e lartė pėr ēėshtje tė Ballkanit pranė Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Kryetari i Lidhjesh Qytetare, Zhozef Dioguardi thotė se petecioni ėshtė vazhdė e punės 20 vjeēare dhe e projekt rezolutave tė njėpasnjėshme qė kjo shoqatė lobiste shqiptaro amerikane ka paraqitur nė Kongres pėr ēėshjet shqiptare nė Ballkan, e nė veēanti pėr Kosovėn.
Nė nismėn pėr nėnshkrimin e peticionit u ngazhuan shumė veprimtarė pėrfshi Faton Bislimin, shqiptaro amerikan qė vazhdon studimet nė universitetin e Harvardit.
Ndėrkohė qė procresi i bisedimeve rreth statusit tė Kosovės tashmė ka filluar, zoti Bislimi, njė nga intelektualėt lobistė mė tė rinj shqiptaro amerikanė beson, se vetem njė njohje zyrtare e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shteteve te Bashkuara, do t'i jepte fund agonisė sė njė populli rreth statusit pėrfundimtar.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.