Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-07-06, 13:47   #33
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Sa i pėrket shi’itėve (shiave) ėshtė folur mė gjerėsisht nė njėrėn prej pėrgjigjeve tona, e meqė edhe ithna-asheritėt janė pjesė e tyre, madje edhe grupi kryesor i tyre, ju preferojmė ta lexoni pėrgjigjen pėr kėtė nė pyetjen nr. 61, kategoria Akide, tė cilėn mund ta lexoni nė linkun: http://fjalaebukur.com/sq/content/view/300/68/ Po ashtu ju porosisim ta lexoni edhe librin “Disa bindje tė shi’itėve” tė autorit Abdullah bin Muhammed, i pėrkthyer edhe nė shqip.
Po ua japim edhe njė pasqyrė tė shkurtėr pėr Ithna-asheritėt: Kėta janė rryma kryesore dhe fytyra e dukshme e shi’itėve tė sotėm. Bėjnė shumė punė nė pėrhapjen e ideologjisė sė tyre rafidite dhe shpenzojnė shuma tė mėdha tė hollash nė aktivitetet e tyre, nė rrugė e forma tė ndryshme. Pėr kėtė kanė realizuar shumė qėllime tė tyre nė Botėn Islame, duke pasur parasysh edhe ndihmat materiale e morale qė i ofruan nė kėtė drejtim.
Ky ėshtė grupi i shi’itėve mė i njohur dhe mė i pėrhapur nė botė. Kėtij grupi i takojnė shumica e shi’itėve nė Iran, Irak, Pakistan e gjetiu. Kohėve tė fundit ata kanė aktivitet tė gjėrė nė shumė vende, sa qė dora e tyre ka arritur edhe nė vende, nė tė cilat nuk u ėshtė pėrmendur as emri e lėre mė tė kenė pasur ithtarė. Pėrbrenda grupit kanė shumė mospajtime e mendime tė ndryshme, disa i kanė tė shpallura publikisht, e disa tė mbajtura fshehtė. Por, qėllimi i tyre i pėrbashkėt ėshtė ngritja e drejtimit ithna-asheritė xhaferitė. Homeini ka supozuar se ky grup numėron mbi dyqind milionė shi’itė, tė parėt e kėtij grupi, sipas tyre, kanė qenė Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ali bin Ebu Talib dhe Hatixhja, ku Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e filloi thirrjen nė shi’izėm prej zeros.
Janė quajtur me kėtė emėr pėr shkak tė besimit tė tyre nė imamatin e dymbėdhjetė njerėzve nga Al Bejti. Ėshtė caktuar imamati i tyre, sipas bindjes sė tyre, me tekst nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ēdonjėri prej tyre e cakton trashėgimtarin e tij me testament. I pari prej tyre ėshtė Aliu radijallahu anhu, e i fundit ėshtė Muhammed bin Hasan Askerij i imagjinuar, i cili ėshtė fshehur nė vitin 260 h (880). Ai do tė kthehet, sipas besimit tė tyre, do ta mbush tokėn me drejtėsi, do tė pėrhapet mirėsia nė mes njerėzve, etj.. Shirazi thotė: Kėta quhen ithna-asheritėt pėr shkak tė besimit tė tyre nė imamatin e dymbėdhjetė imamėve.
E kėta janė:
1 - Ali bin Ebu Talib,
2 - Hasan bin Ali,
3 - Husejn bin Ali,
4 - Ali bin Husejn,
5 - Muhammed bin Ali bin Husejn Bakir,
6 - Xhafer bin Muhammed bin Husejn-Ebu Abdullah-Sadik,
7 - Musa bin Xhafer Kadhim,
8 - Ali bin Musa,
9 - Muhammed bin Ali-Xhevad,
10 - Ali bin Muhammed-Hadi,
11 - Hasan bin Ali Askerij,
12 - Muhammed bin Hasan Askerij i fshehur e i imagjinuar.
Nga kjo vėrehet se ithna-asheritėt i pėrkufizuan imamėt vetėm nė pasardhėsit e Husejnit duke mos i llogaritur pasardhėsit e Hasanit. E kanė bėrė kėtė, ndoshta pėr shkak se Husejn bin Ali e ka martuar tė bijėn e mbretit tė Persisė Jezdexhred, nga e cila lindi Ali bin Husejn.
Imamitėt ėshtė emėr tjetėr pėr ithna-asheritėt, marrė nga fjala imam. Janė quajtur me kėtė emėr pėr shkak tė angazhimit tė tyre rreth imamatit sikur qė shihet nė veprat e tyre, apo pėr shkak tė bindjes sė tyre se Pejgamberi alejhi selam e ka caktuar imamatin vetėm pėr Aliun dhe pasardhėsit e tij, apo pėr shkak tė pritjes sė tyre tė imamit tė fshehur, sipas bindjes sė tyre. Allahu e di mė sė miri!

Bahri Curri, 16.05.2006
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė