Gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit dhe a e shkurton musafiri namazin nėse ėshtė imam apo xhematli?
Pyetje: Cili ėshtė gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit ose e kundėrta? A i lejohet musafirit shkurtimi nė tė dyja rastet (imam ose xhematli)?
Pėrgjigje: Namazi i musafirit pas vendasit ose namazi i vendasit pas musafirit ėshtė i lejuar dhe i saktė, pa asnjė lloj problemi. Por, nėse vendasi ėshtė imam dhe musafiri xhemati, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin nė pasim tė imamit, sepse ėshtė saktėsuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit se, kur ibn Abbasi u pyet pėr plotėsimin e namazit tė musafirit kur ai falet pas vendasit, tha:"Kėshtu ėshtė suneti". Nėse vendasi falet pas musafirit nė namazet me katėr rekate, atėherė duhet tė ngrihet pas selamit tė imamit dhe ta plotėsojė namazin.
|