Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-08-06, 18:42   #1
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit dhe a e shkurton musafiri namazin nėse ėshtė imam apo xhematli?

Pyetje: Cili ėshtė gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit ose e kundėrta? A i lejohet musafirit shkurtimi nė tė dyja rastet (imam ose xhematli)?


Pėrgjigje: Namazi i musafirit pas vendasit ose namazi i vendasit pas musafirit ėshtė i lejuar dhe i saktė, pa asnjė lloj problemi. Por, nėse vendasi ėshtė imam dhe musafiri xhemati, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin nė pasim tė imamit, sepse ėshtė saktėsuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit se, kur ibn Abbasi u pyet pėr plotėsimin e namazit tė musafirit kur ai falet pas vendasit, tha:"Kėshtu ėshtė suneti". Nėse vendasi falet pas musafirit nė namazet me katėr rekate, atėherė duhet tė ngrihet pas selamit tė imamit dhe ta plotėsojė namazin.


Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-08-06, 18:42   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Musafiri e ka detyrė ta falė namazin katėr rekatė, nėse falet pas njė imami vendas

Pyetje: Isha udhėtar dhe mė zuri namazi i drekės aty ku ndalova tė pushoja, dhe u fala nė xhaminė e vendpushimit. Xhemati dhe imami, tė gjithė ishin vendas. Hyra nė namaz kur imami ishte nė teshehudin e parė dhe, kur imami dha selam, edhe unė dhashė selam bashkė me tė. A ėshtė i saktė veprimi im? Nėse jo, a duhet ta pėrsėris namazin?


Pėrgjigje: Duhet ta pėrsėrisėsh atė namaz, sepse musafiri e ka detyrė tė falė katėr rekatė, nėse falet pas njė imami vendas sepse kėshtu ėshtė vėrtetuar Suneti nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:43   #3
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Gjykimi i sheriatit pėr shkurtimin dhe bashkimin e namazeve, si dhe pėr mos-agjėrimin nė ditėt e Ramazanit pėr udhėtarin

Pyetje: I drejtohemi shejhut tė nderuar, AbdulAziz bin Bazit, muftiut tė pėrgjithshėm tė Saudisė. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. Unė dhe vėllezėrit e mi posedojmė njė fermė qė ėshtė nė njė largėsi rreth 60 km. nga qyteti i Harxhit dhe rreth 140 km. nga qyteti i Rijadit. Ne nuk jetojmė nė atė fermė. Jemi banorė tė Rijadit. Por, shkojmė atje shumė shpesh, pėr tė mbikėqyrur mbarėvajtjen e punės. Shpresojmė nga hirėsia juaj tė na tregoni gjykimin e sheriatit nė lidhje me bashkimin dhe shkurtimin e namazeve, si dhe mos-agjėrimin nė ditėt e Ramazanit, nė varėsi tė situatave qė do i pėrmendim mė poshtė. Allahu u dhėntė sukses.


1) Nėse qėndrojmė atje njė ditė tė plotė apo njė pjesė tė ditės, pėr tė mbikėqyrur punėn.
2) Nėse shkojmė atje pėr tė kaluar pushimet e fundjavės, pėr qejf dhe pėr tė mbikėqyrur punėn njėkohėsisht.
3) Nėse shkojmė atje pėr tė kaluar pushimet ndėrmjet dy semestrave shkollorė, duke ditur se kėto pushime zakonisht zgjasin dy javė.
4) Nėse shkojmė atje gjatė ditės nė Ramazan, a na lejohet mos-agjėrimi, duke ditur se agjėrimi nuk na sjell vėshtirėsi apo mundim, sepse nė fermė kemi banesa tė pajisura me tė gjitha mjetet e pėrshtatshme pėr njė jetesė tė rehatshme?
5) Ka raste qė marrim me vete tė afėrm ose shokė, a vlejnė pėr ta tė njėjtat gjykime si pėr ne? Allahu u dhėntė sukses pėr atė qė Ai e do dhe e pėlqen.


Pėrgjigje: Ue alejkumus-selamu ue rahmetullahi ue beraketuhu. Nuk ka problem qė t'i shkurtoni dhe bashkoni namazet, si dhe mos tė agjėroni nė Ramazan, si pėr ju, ashtu dhe pėr ata qė ju shoqėrojnė, pėrderisa realiteti ėshtė ashtu siē e pėrshkruat. Pėrveē nė njė rast: nėse ju e vendosni qė tė qėndroni atje mė shumė se katėr ditė, atėherė as nuk i shkurtoni, as nuk i bashkoni namazet, e as nuk e prishni agjėrimin nė Ramazan. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve. Selam.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:43   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shkurtimi i namazit nė udhėtim

Pyetje: Dėshirojmė tė na shpjegoni shkurtimin e namazit nė udhėtim. A ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem e ka plotėsuar namazin nė udhėtim? A pėrcaktohet udhėtimi me distancė apo kohė tė caktuar? Shpresojmė sqarimin e kėtyre ēėshtjeve me argumentet pėrkatėse nga Kurani dhe Suneti. Allahu u shpėrbleftė me tė mira.


Pėrgjigje: Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte zakon qė, kur udhėtonte, e falte drekėn dy rekate, ikindinė dy rekate dhe jacinė dy rekate. Kėshtu vepronte, derisa kthehej nga udhėtimi i tij. Kjo ėshtė qė dihet nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Transmetohet se Profeti salallahu alejhi ve selem herė e shkurtonte namazin nė udhėtim, herė e plotėsonte, por kjo nuk ėshtė e saktė, pėrkundrazi, ajo qė dihet dhe qė ėshtė vėrtetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem, nė hadithe, tė sakta ėshtė se ai e shkurtonte namazin nė udhėtim, derisa tė kthehej. Kurse akshamin e falte gjithmonė tre rekate, si nė qėndrim, ashtu dhe nė udhėtim. Po ashtu sabahun e falte gjithmonė dy rekate, bile falte edhe sunetin e sabahut, si nė qėndrim, ashtu dhe nė udhėtim, dy rekate tė shkurtra. Ndėrsa sunetet e drekės, ikindisė, akshamit dhe jacisė nuk i falte kur ishte nė udhėtim. Kėrkohet nga muslimani qė tė veprojė ashtu siē ka vepruar Profeti salallahu alejhi ve selem nė udhėtim.


Udhėtim tek dijetarėt konsiderohet ajo distancė qė pėrshkohet pėr njė ditė-natė (e mė shumė), e cila pėrafėrsisht pėrcaktohet me 80 kilometėr, qoftė qė udhėton me makinė, apo me avion, apo me anije, apo me vapor, etj. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Kjo largėsi, apo e pėrafėrt me tė, konsiderohet udhėtim, sepse kjo ėshtė qė njihet nė zakonin e muslimanėve si udhėtim. Pra, nėse dikush udhėton kėtė lloj largėsie apo mė shumė, konsiderohet udhėtar, qoftė qė udhėton nė kėmbė, apo me deve, apo me makinė, apo me avion, apo me mjete detare, etj.


Disa dijetarė kanė thėnė se udhėtimi pėrcaktohet sipas zakonit tė banorėve tė zonės dhe nuk pėrcaktohet me distancė tė caktuar me kilometra, pėrkundrazi, ēdo distancė qė nė zakonin e atij populli quhet udhėtim, do e konsiderojmė udhėtim dhe e kundėrta. Mė i saktė ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, dmth pėrcaktimi i distancės me kilometra siē e pėrmenda mė lart. Shumica e dijetarėve kėtė e kanė zgjedhur, ndaj ėshtė mirė t'i pėrmbahemi kėsaj sepse kjo ėshtė e transmetuar dhe nga sahabėt, tė cilėt e njihnin fenė dhe Sunetin e Profetit salallahu alejhi ve selem mė mirė se ēdokush tjetėr.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:44   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shkurtimi i namazit katėr rekatėsh nė udhėtim

Pyetje: I drejtohem muftiut tė pėrgjithshėm tė Saudisė (Allahu e ruajt). Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. E lusim Allahun e Lartėsuar qė hirėsia juaj tė jetė shėndoshė e mirė, dhe do dėshiroja tė dija gjykimin e sheriatit nė ēėshtjen time. Unė jam punonjės nė njė stacion treni, si kontrollor biletash, dhe, ndonjėherė, mė ndodh qė tė udhėtoj me tren rreth 200 km. ose 450 km. A mė lejohet qė t'i shkurtoj namazet katėr rekatėshe gjatė kėtij udhėtimi?


Pėrgjigje: Ue alejkumus-selamu ue rahmetullahi ue beraketuhu. Duke u bazuar nė ēfarė pėrmendėt, tė lejohet qė t'i shkurtosh namazet nė distancat e lartpėrmendura, sepse ne jemi tė bindur, pas studimit qė i kemi bėrė kėsaj ēėshtjeje, se distanca e udhėtimit pėrcaktohet me pėrafėrsisht 80 km. e mė shumė. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve, ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:44   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve pėr atė person qė natyra e punės e bėn atė tė jetė nė udhėtim vazhdimisht

Nga Abdulaziz bin Baz drejtuar vėllait tė nderuar M.A., gjykatės nė qytetin e Hajberit. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. Mė mbėrriti letra juaj, qė mban datėn 03.04.1389H dhe qė kishte si pėrmbajtje pyetjen rreth lejimit tė shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve pėr atė person qė natyra e punės sė tij e bėn atė tė jetė nė udhėtim vazhdimisht, qoftė ai udhėtim jashtė Saudisė apo ndėrmjet qyteteve tė saj, nė distanca nė tė cilat lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazeve, si psh shoferat e kamionave ose tregtarėt, etj.


Pėrgjigja: Ata qė u pėrmendėn konsiderohen udhėtarė dhe e kanė tė lejuar shkurtimin e namazeve dhe bashkimin e tyre ashtu siē u ėshtė lejuar tė gjithė musafirėve, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, duke u bazuar nė argumentet e pėrgjithshme tė sheriatit nė lidhje me kėtė ēėshtje. Dhe nuk dimė tė ketė argument qė e kundėrshton kėtė gjė. Ndėrsa, pėr sa i pėrket mendimit tė disa fukahave se ai i cili endet sa andej-kėndej dhe ka me vete familjen e tij dhe qė nuk e vendos tė qėndrojė nė njė vend tė caktuar, nuk i lejohet qė tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, ky mendim ėshtė i dobėt, nuk dimė tė jetė i bazuar nė ndonjė argument nga sheriati, siē e ka bėrė tė qartė kėtė Ebu Muhamed ibn Kudameh, nė librin e tij el-Mugnij.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-08-06, 18:45   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Cila ėshtė distanca e udhėtimit qė e bėn tė lejuar shkurtimin, dhe nėse dikush e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, a i lejohet shurtimi i namazit?

Pyetje: Ēfarė mendimi ka hirėsia juaj nė lidhje me udhėtimin qė e bėn tė lejuar shkurtimin, a ėshtė i pėrcaktuar me distancė tė caktuar? Ēfarė mendoni pėr atė i cili e vendos tė qėndrojė nė njė vend mė shumė se katėr ditė, a i lejohet ta shkurtojė namazin?


Pėrgjigje: Shumica e dijetarėve (xhumhuri) thonė se udhėtimi ėshtė i pėrcaktuar me atė distancė qė pėrshkohet pėr njė ditė-natė nga devetė dhe kėmbėsorėt me ecje normale, e cila pėrafėrsisht ėshtė 80 km. Kjo ėshtė distanca, e cila konsiderohet udhėtim nė zakonin e njerėzve, ndryshe nga distancat e tjera qė janė mė pak se kaq. Gjithashtu, xhumhuri thonė se: kush e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet dhe ta agjėrojė Ramazanin. Ndėrsa, nėse qėndron mė pak se katėr ditė, i lejohet shkurtimi dhe bashkimi i namazeve si dhe mos-agjėrimi, sepse origjina ėshtė qė vendasi e ka detyrė ta plotėsojė namazin, por iu lejua shkurtimi kur filloi udhėtimin. Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė haxhin e lamtumirės katėr ditė, duke e shkurtuar namazin, pastaj u zhvendos nė Mina dhe nė Arafat. Kjo tregon lejimin e shkurtimit tė namazit pėr atė qė vendos tė qėndrojė katėr ditė ose mė pak. Kurse, pėr sa i pėrket qėndrimit tė Profetit salallahu alejhi ve selem 19 ditė nė Meke, nė vitin e ēlirimit, apo 20 ditė nė Tebuk, kjo ka ndodhur sepse, ndoshta, Profeti salallahu alejhi ve selem nuk e kishte vendosur qė tė qėndronte aq gjatė, por qėlloi qė qėndroi aq ditė pėr njė arsye qė nuk dihej se kur do pėrfundonte. Kjo ėshtė pėrgjigja e xhumhurit nė lidhje me qėndrimin e tij nė Meke, nė vitin e ēlirimit, dhe qėndrimin nė Tebuk, nė betejėn e Tebukut, sepse ky mendim ėshtė mė i sigurt pėr fenė e muslimanit dhe ėshtė nė pėrputhje me origjinėn: obligimi i faljes sė namazit tė drekės, ikindisė dhe jacisė katėr rekate pėr vendasit. Nėse nuk e ka vendosur qė tė qėndrojė, por nuk e di se kur do kryejė punė dhe tė udhėtojė, atėherė i lejohet t'i shkurtojė dhe t'i bashkojė namazet, si dhe mos tė agjėrojė Ramazanin, pėr sa kohė qė nuk e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė apo tė kthehet nė vendin e tij. Allahu ėshtė qė jep sukses.
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.