IKJE NGA VETJA
Nė peizazhin e mėngjesit pranveror
buzėgazi i diellit tjerr ėndrra tė arta
Nėpėr degėt e drunjve cicėrojnė zogjtė
e gjethet ua mbajnė ison me pipėtimė
Kėtu gjithēka i ngjan pėrrallės sonė
qė e shpikim nė njė gotė me zhgėnjimin
e pluhurosur
Por ēmu desh ky uikend
edhe jashtė vetes ta njollos simetrinė
Se tymtarėt automjetet bėrllogu
gojėhapur mė presin tu kthehem nė mbrėmje
sėrish
Duke shtrydhur nostalgjinė nė kėtė oazė
ndiej turpin e ikjes nga vetja
|