Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 07-04-07, 18:27   #1
kastrati
 
Anėtarėsuar: 02-04-07
Postime: 16
kastrati i vlerėsuar jo keq
Gabim Disa Poezi Nga Librat E Poetit Bahtir Hamza

Pėrshtypjet e mia pėr poetin,Bahtir Hamza
Bahtir Hamza, ėshtė, nderi i vet njeriut, identiteti i tij ėshte nderi i vet kombit,i njė populli tė martirizuar shqiptar.
Me vepra letrare nė historin e letėrsis letrare shqiptare dhe botrore.
Arti-gjuhė Universale qė bashkon popujt.Dėshmi dhe fakte me vrull dhe mall mergimi.
Bahtir Hamza, ėshtė krenaria e kombit tonė.
Zemra e tokės shqiptare, rrah pėr kėtė poet, desident i mėrguar, artist,qė ZOTI i gjithėsisė i dhuroi inspirimin(dhuntin). pėr ARTIN e tij te veqant modern,
Edhe pse kurrė me kėtė njeri,poet,artist, nuk jam takuar, por jeten time e gjeta nė poezitė e tij.Kjo mė detyroi qė tė ju paraqes krijimtarinė e tij me bindjen qė edhe dikush tjeter do tė kėnaqet me poezitė e kėtij shkrimtari tė veqant dhe original!_________________________________________ ___________________________



POEZI. Nga veprat e z.BAHTIR HAMZES,

Nga libri ‘’U RRITESH ME LULE TE BOTES.1991.









VJERSH PER BEFASINĖ

Kur je i pasur me iluzione
E shpresat kėshtu fort i ushqen
Ne rritje e siper i shijon do jone
Por ėndrren e bardhe rralle, rralle e gjen.

Se pas ēdo iluzioni tė pret pabesia
Kėshtu e humb ngjyren dashuria;
Hej sa therrėse janė dėshprimet e pabesise
Kur plotbesimi bie nė kurtha tė tradhėtis.

Maj.1977.

GJUMI

Dhe me erdhi gjumi-
M’u duk se dashuria mori fund

Por dashuria s’merrka fund

Nė thellesi tė gjumit
Thellė diē mė ushton
Dashurinė s’e vert as fuqi e plumbit.

Dhjetor.1982.

QENI

Ka nje qen qė del natėn
Natėn bredh ai qen i zi.
Don njerzimit t’i kall mandatėn
Don qė jeten t’ua nxijė.

Luan bishtin qeni zi
Qen tinzak i moshės sė madhe
Nėpėr vatra nėpėr shtepi
Qentė pėr ne, po ndjellin halle .

Por liria, deill i nxhete
Qenve ua nxjerr gjuhėn peshe
Ngusht e kanė,s’e kanė lehtė
Kur ua kthejmė me tė trashė

Mjaft me lehėt qen larosha
Ju tinzak e ju barbarė
Erė e re po fryen nė votėr
Era qė zgjon ēdo shqiptar.

Mars.1985.

NĖNĖ MOJ…


Nėnė moj, mė thuaj njė fjalė;
Motrėn kush ma ka vrarė ?

Nėnė moj, mė thuaj si di ti
Vėllaun, kush ma mori nė shtėpi ?

Nėnė moj, me thuaj diēka;
Pse babi nuk eshte te na ?

Nėnė moj, po kush na vret
Nėnė moj, po kush na djeg
Nė kėtė zajrrė nė kėtė ferr
Kėshtu neve pėrgjithėherė ?

Truall i dashur
Truall i shtrenjtė
i huaji ty sot po te shkel
Po a e di valle, si do tė del ?

Janar.1990.






KĖNGA E KTHIMIT TĖ MĖGIMTARIT

Hap sorkadhja e Kosovės,
Kur tė hysh n ‘kopshtin tim
Shihi lulet, kanė do mallė
Pėr pėllumbat nė mėgrim

Kur tė ecėsh nėpėr lule
Do te ecėsh mė ngadalė
Lulet TY do tė pėrkulen
Ndjenjat do te djegin valė

Edhe zogjtė do tė vijnė aty
Zogjtė e kuq tė gjakut tim
Do tė vine do thonė atė fjalė.
Eja pėllumb nė gjirin tim

Hapi krahėt dheu im
Ēilu zemėr e mėmėdheut
Kthehem sot nga mergim
Te ti moj e bukura e dheut

Na prano nė pėrqafim
Jemi fort tė pėrmalluar
Thyeje qafen o mėgrim
Shperthen afsh i ngashėruar.


Korrik.1990.

TE VARRI I DESHMORES

(Ylfete Humollit)

E veshur me petkun mė tė bukur tė nuserisė.
Ti qė urreje mė sė shumti terrin
Tė nisen nuse moj lulebardha jonė
Nė livadhet e lirisė.

Hej, nuse e bukur shkon pėr dheun e zi
Nė mes lulesh, mes kurorash , me e larta TI.
Tė ndau nga gjiri i rinis me plumba kjo Serbi

Bredh ēizmja e armikut , natėn e diten n’fusha, e n’bregore.

N’gojė tė armikut jemi n’valle me ty pėrdore
Bijeria nė dasmėn tėnde ti moj bija shqiptare.

Ylfete jeton gjithemon me ne
Ti qė u bėre nuse pėr atdhe.
JO.”s’ke vdek por ke le”
Varri leshon drite e erė lirie.
Krejt Kosovėn kėtu e ke.

Qershor.1990.


Nga libri ;’’JETA TROKET NE DERE’’ 1993.

RREZE PER PLAGE

Mėngjesi i 28.Nentorit.1992.me ēeli nė Prishtine.
Ora;Shtatė e tridhjetė
I riu i fshatit me pret
Rrezja e Diellit me preku qerpikun e syrit.

Dritarja ishte e hapur
Syrin fute nėpėr tė
O trualli im i shkelur
Babė e nanė, ē’flakė e papritur
Shtatin tim po ma ndez ?!

Nė stacionin e pėrgjumur tė autobusėve
Minibusi kurrsesi tė ndezej
Tė nisej pėr Skėnderaj,
Nė tė heshtin
Udhėtarė tė menduar, dinjitozė;

U mashtruan keq ata
Qė menduan se na e hoqen
Fjalėn e lashtė nga goja !

Ato hijena tė zgjebosura
Qė qyteteve e fshatrave po i shoh
Me ta lufton shtėpia ime
Dhe me shtjellat e zeza fytafyt !

Tė gjorėt, robėrin duan ta shpallin liri
Dhe jetėn normale – ē’ironi !

Drenica pulson nė mua, larg nė mėgrim
Me shtresa malli e plagėsh nė zemėr
E me ca breza drite ėnderroje.
Kujtoj mėrgimtarėt kėtė ēast e u them:
Udhėtoni njė ēikėz nėpėr botėn krijuse
Urdhėroni , ngapak ta pėrqafoni tė bukurėn
Pėr dite mė tė ndritur, vėllezėr,
Le tė hapen gojėt e fėmijeve

Si ēel njė lule e shenjtė
Dhe nė tokė mbin nga vesa e qiellit
Pėr tė na mjekuar nga myku i Europės plakė.
Valbona me tha:
“Ne mėgrim edhe ajri ėshtė i ndotur baba !
Retė janė tė ulėta, kėrcnuese
Plagėt na i shtypin dhe ėndrrat…..

Janar.1993.

IKEN ME KOHĖN PA KTHIM

Dashuria e fshehur, n’shpirt mė ngacmon
Dridhet nė mendimet e mia
Diē e pikėlluar mė pėrqafon
Si kaloi rinia ?

Kujtimet mė prekin
Disi nė dhembje e dhembje
Po si e si iken
Rrėmbithi me rendje

Fytyrat e dashura tėre ėmbėlsim
Ikėn nė kohėn pakthim…………


ASNJĖHER NĖ HERĖN E FUNDIT


…edhe flokėt e tua tė mbledhura nė dorėn time erė shpirti.
E zemrėn e ke tė mbyllur me ēelės tė ndryshkur paragjykimesh.
Pergjymsė e mbushur me copa kujtimesh –dashurie.Oh
Tė tė kam mė afer dua
Ditė net mundohem tė tė preki mė thellė

Mė mbulon me sytė tu tė embėl.
Ti flokė kaērrela e ēiltersise sė dashurisė erė shpirti
Me je mbi e nen lėkuren time
Asgje nuk ėshte me e vlefshme
Se dashuria dhe drita e pavdekshme
E thella ti,

Tė tė kem mė afėr dua
Mudohem tė tė preki dhe me thelle
Njėhere e asnjėherė nė herėn e fundit.
Simbolizohem me ngjyrėn e pafajsisė.

30.Prill.1983.





NUSJA ELITAXI –I.
Ne stacionin e autobusėve
E njofta I.me veshtrimin e syve tė saj.
E thirra per njė cigare
Po mė tha.!


Nė tė njenjtėn dite i bėmė llogaritė
E largova m’u kthye.
E pergezova me pėrqeshi.
E harrova mė kujtoi.
E dashurova mė mashtroi.
E pėrqafova mė kafshoi,
U mbush me gjak
P I K O I
Nusja kosovare,- elitaxi-I.
Nė Bleischtet tė Stuttgartit,
Mbeti nė stacionin e trenit,
Me vėshtrimin e syve tė saj
Dora ime me ēibuk zjarri TYM.

Maj.1994.


kastrati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.