Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-03-10, 21:08   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shkaktarėt e sterilitetit???

Pėrderisa nė bashkėsinė martesore dhe jashtėmartesore, pas njė apo dy viteve tė marrėdhėnieve tė rregullta seksuale, pa pėrdorimin e masave mbrojtėse, nuk vjen deri tek shtatzėnia e dėshiruar, mund tė bėhet fjalė pėr sterilitetin apo shterpėsi.

Ēifte me probleme tė tilla ka mes 12-15 pėr qind, ndėrsa arsyet pėr shterpėsi janė tė ndryshme.
Ekzistojnė disa shkaktarė tė shterpėsisė apo sterilitetit, tė cilėt shpesh lajmėrohen, por mund tė kurohen relativisht shumė thjesht.

Pesha e pamjaftueshme
Tė ushqyerit e pamjaftueshėm, zakonisht mund tė shkaktojė lajmėrimin e anemisė dhe shumė sėmundjeve tė tjera. Ėshtė konstatuar se pesha e pamjaftueshme mund tė jetė shkaktar i shterpėsisė dhe sterilitetit si te femrat po ashtu edhe te meshkujt. Edhe meshkujt edhe femrat duhet konsumuar ushqimin, i cili ėshtė i pasur me vitamina, pemė dhe perime, ngase ato shtojnė gjasat pėr konceptim.

Pesha e tepruar

Tek shumica e meshkujve tė dhjamosur, kualiteti i dobėt i spermės, apo spermatozoidet nuk janė tė lėvizshėm mjaftueshėm. Pasi qė indet yndyrore ndikojnė nė metabolizmin e hormoneve, steriliteti tek meshkujt e dhjamosur sillet prej, 40 deri 60 pėr qind. Femrat e dhjamosur kanė mė shumė mundėsi tė vuajnė nga sindroma e vezoreve, si dhe tė sėmundjeve tė tjera tė cilat shkaktojnė menstruacione tė parregullta.

Lodhja dhe stresi
Lodhja kronike dhe stresi—sėmundje tė kohės moderne—negativisht ndikojnė nė pjellorinė e femrave dhe meshkujve. Ėshtė vėrtetuar se tendosja e tepruar mendore, negativisht ndikon nė pjellorinė, pengon zhvillimin dhe zvogėlon numrin e spermatozoideve. Ky ndikim negativ nė pjellorinė e personave mund tė zvogėlohet nėse drejtojmė nė mėnyrė tė drejtė ditėt, muajt, javėt si dhe obligimet e tjera. Tek kėta persona, nė kėtė mėnyrė zvogėlohet lodhja, zgjatet kualiteti i gjumit, zvogėlohet stresi dhe krijohen kushtet pėr rritjen e pjellorisė.

Duhani

Tek duhanpirėsit aktivė, si tek femrat po ashtu edhe tek meshkujt, ėshtė vėrejtur zvogėlimi i dėshirės pėr seks dhe pjellori. Konsumimi i duhanit para shtatzėnisė sė planifikuar, e sidomos gjatė shtatzėnisė, shton rrezikun nga steriliteti, si dhe lindja e parakohshme apo aborti. Me ndėrprerjen e duhanit tek meshkujt, pėrmirėsohet kualiteti i spermės, ndėrsa tek femrat pjelloria nė mėnyrė tė dukshme rregullohet.

Alkooli

Alkooli ėshtė njė ndėr shkaktarėt kryesorė pėr zvogėlimin e epshit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Pos zvogėlimit tė epshit, kėnaqėsia e vazhdueshme nė pije dhe konsumimi i tepruar i alkoolit ėshtė njėri ndėr shkaktarėt pėr lajmėrimin e sterilitetit. Edhe ky shkaktar mund tė shėrohet, shumė thjesht, hiqni dorė nga alkooli.

Ushtrimet fizike

Aktivitetet fizike si tek meshkujt, po ashtu tek femrat mund tė jenė arsye pėr shterpėsi, por edhe ushtrimet e tepruara nuk janė tė dėshirueshme. Parashikohet njė aktivitet i pėrditshėm dhe i kontrolluar nga ēiftet.

Pėrfundimi
Shkaktarėt e sterilitetit mund tė jenė tė ndryshėm, por arsyet tė cilat i kemi cekur mund t’ua lehtėsojnė gjendjen, dhe mund tė krijohen kushte mė tė volitshme pėr jetėn tuaj nė ēift.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.