Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 29-07-07, 23:33   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ekzistenca e Zotit

A ekziston Zoti?


Mendoni kėtė : Njė arkeolog gėrmon thellė nė rrėrėn e shkretėtirės dhe e gjenė njė copė tė njė vazoje tė argjilit. Pas hetimeve tė tij ky arkeolog mund tė na tregojė neve – prej kėsaj cope tė vjetėr – se shumė civilizime kanė ekzistuar mijėra vite mė parė qė e kanė prodhuar kėtė. Ai mund tė na tregojė neve pėr tipat e furrave, temperaturat dhe ngjyrat me tė cilat kanė punuar, materialet qė i kanė pėrdorur kėshtu kjo e pėrcakton nivelin e aftėsive artistike, teknologjike etj. E gjithė kjo prej njė cope tė vogėl e gjendur nė shkretėtirė.
• A e ka parė ky arkeolog ndonjėherė civilizimin qė e prodhoi kėtė vazo ?
• Si e din ai se dikur kishte ekzistuar (ky civilizim) ?
Ai e din kėtė sepse e sheh se kjo copė ėshtė prodhuar nga dikush i cili e dizajnoi atė, i dha formė, dhe kishte zgjuarsi pėr ta nxehur atė dhe pėr ta prodhuar vazon dhe jo vetėm atė, ai gjithashtu e kishte aftėsinė pėr ta ngjyrosur atė dhe pėr ta bėrė tė duket e bukur.

Njė dizajnit i nevojitet njė dizajner


Pėr arkeologun eksiztenca e copės sė vazos ėshtė provė bindėse e ekzistencės, inteligjencės dhe aftėsisė se njerėzve qė e kanė prodhuar atė.

Shikoni rreth juve, perendimin e diellit nė mbrėmjet verore, hėnėn dhe yjet nė njė natė pa re, ujin qė ju e pini, drunjėt se si ato rriten prej farave tė vogla. Mendoni pėr veten tuaj, sytė tuaj me tė cilėt shihni, veshėt me tė cilėt dėgjoni, gjuhėt me tė cilat shijoni dhe flisni, duart tuaja dhe kėmbėt tuaja, zemrėn dhe trurin tuaj.
Mendoni se si kėto gjėra janė aq komplekse nė vetėt e tyre dhe ende punojnė sė bashku nė njė harmoni aq tė pėrkryer.
Prej lėvizjes sė galaksive deri tek kompleksitetet e bashkėveprimit tė molekulave, prej dinamikės se eko-sistemeve deri tek komplikimet e DNA-s, tė gjitha tė qojnė tek fakti i qartė i eksiztencės tė njė menqurie, dije dhe fuqije tė madhe e cila e lejon universin tonė tė eksiztojė dhe tė funkcionojė.
Shumė njerėz natyralisht e njohin eksiztencėn e Zotit, dhe ne gjejmė referim tek Krijuesi nė tė gjitha kulturat dhe fetė. Madje edhe ateistėt, komunistėt dhe shkenctarėt (mosbesimtarė) nuk mund ta shmangin kėtė realitet, por e zėvendėsojnė termin “Krijues” me frazat si “Nėna natyrė” dhe “mėnyra mahnitėse se si nėna natyrė ka dizajnuar..”

Sa e ēuditshme nė dukje tė kėsaj, se sa shumė e hedhin poshtė besimin nė ekzistencėn e Krijuesit. Mbase kjo ėshtė mė shumė pėr shkak tė modės dhe dėshirės pėr tė justifikuar njė qėndrim materialist ndaj jetės mė tepėr se vrojtimet reale dhe tė kuptuarit e realitetit.

A mundet krijesa te jetė Krijues ?

Diēka e ēuditshme (mbase ndonjė arsye tjetėr pėr prirjen pėr tė mohuar Krijuesin), janė ata tė cilėt pretendojnė se njeriut, ose njerėzit, tė cilėt kanė ecur nėpėr tokė, kanė thithur ajėr, qė kishin trupat dhe shpirtrat tė nėnshtruara ndaj Ligjeve tė Universit, janė Krijuesit.
Kjo ėshtė natyrisht njė kontradiktė totale nė fjalė. Diēka nuk mund tė jetė Krijues dhe krijesė nė tė njejtėn kohė, tė mbėshtetura nė ajėr, pijė dhe ushqim dhe tė jetė i pavarur, i pėrkoshėm dhe i pėrjetshėm.
Ne u krijuam nga njė pikė e lėngut, nė tė cilin ishte njė spermė mikroskopike, e cila e fekondoi njė vezė mikroskopike dhe ne u rritėm nė mitrėn e nėnave tona nė faza tė para-vendosura, ndaj tė cilave ne nuk kishim kontroll. Ne erdhėm nga mitrat e nėnave tona, duke urinuar dhe jashtėqitur duke pasur nevojė pėr vėmendje dhe kujdes tė vazhdueshėm. Pa ushqim ne do tė vdesim, pa ajėr do tė vdesim... dhe atėherė njė i tillė ėshtė Zot ?

Instikti natyral na tregon neve se ekziston njė Zot.

Me tė vėrtetė ēdo person inteligjent do ta njihte saktėsisht se si jeta e varur, universi dhe ēdo gjė e ka Krijuesin e vet. Nevoja urgjente pėr ndihmen e Tij e bėn ata tė qartė nė kohėt e fatkeqėsive tė mėdha.
Pėrfytyroni vetėn tuaj nė aeroplan dhe ju e dini se do tė rrėzohet...
Ose nė njė anije nė det, e flakur lart e poshtė nga valėt e tmerrshme...
Kujt i drejtoheni pėr ndihmė atėherė ?
Ka pasur ndonjė situatė nė jetėn tuaj kur keni thirrur Krijuesin tuaj, duke harrur ēdo kend dhe ēdo gjė tjetėr, duke shpresuar, besuar, duke dėshiruar qė Qenja tė cilėn e njihni nė zemrėn dhe shpirtin tuaj e cila ka fuqi dhe kontrollon ēdo gjė do t’ju ndihmojė juve. I vetmi qė njihmi mund tju shpėtojė.

O krijesa tė Zotit, meditoni mbi kėto ajete:

“Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente.” (Bekare: 164)

“Ai e bėri diellin, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnėn) ia caktoi fazat, qė ta dini numrin e viteve dhe llogarinė. All-llahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr, pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argument njė populli qė kupton.” (Junus, 5)

“I krijoi qiejt e tokėn me urtėsi precize. I lartė ėshtė Ai nga ēka ata (idhujtarėt) i shoqėrojnė. E krijoi njeriun nga njė pikėl (uji), kur qe, ai (njeriu) kundėrshtar i hapėt. Edhe kafshėt Ai krijoi dhe nė saje tė kėtyre ju mund tė mbroheni (nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani.” (Nahl, 3-5)

“Ai, qė ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues tė sė vėrtetės nga e pavėrteta) robit tė vet (Muhammedit) qė tė bėhet pejgamber i botes (kėshillues), ėshtė i madhėruar. Ai ėshtė qė vetėm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokės, Ai nuk ka as fėmijė e as nuk ka shok nė sundimin e Tij. Ai krijoi ēdo gjė, duke e pėrsosur nė mėnyrė tė qartė e tė matur. Mirėpo, ata (idhujtarėt) nė vend tė Tij adhuruan zota tjerė, tė cilėt nuk krijuan asgjė, sepse ata edhe vetė janė tė krijuar. Ata nuk posedojnė pėr vetvete as dėm as dobi, ata nuk kanė nė dorė as vdekje as jetė, e as ringjallje.” (Furkan 1-3)

“A mos ata i krijuan qiejt e tokėn, Jo, por ata nuk janė tė bindur. “ (Tur, 36)

“Ai (All-llahu) ua bėri tė mundshėm udhėtimin nė tokė e nė det, deri kur jeni nė anije qė lundrojnė me ta (me udhėtarėt) me anė tė njė ere tė lehtė dhe janė tė lumtur me tė (me erėn e lehtė), ia beh njė erė fortė dhe nga tė gjitha anėt rrethohen nga valėt dhe binden se janė shkatėrruar, e lusin All-llahun pa farė pėrzierje tė idhujve (duke thėnė): Nėse na shpėton nga kjo (katastrofė), ne do tė jemi gjithnjė falėnderues!” E kur Ai (All-llahu) i shpėtoi ata, ja, ata veprojnė mbrapshtė nė tokė, pa arsye. O ju njerėz! Kryeneēėsia ėshtė vetėm kundėr vetes suaj, ėshtė pėrjetim i jetės sė kėsajbote, pastaj kthimi juaj ėshtė te Ne, e Ne ju shpėrblejmė pėr veprimet tuaja.” (Junus, 22-23)


Burimi:

www.beconvinced.com


valiii Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:54.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.