Lamtumirė gurbet...!
Po marr guximin qe te hap ket tem fillimisht duke kerkuar falje nese me pare ka pas nje tem te till apo ndoshta nuk po e bej ket ne vendin e duhur.
Te gjitha kerkesat e mija qe do ti parashtroj ne vijim nuk kan kurrfar qellimi thjeshte po i bej nga kurreshtja per te ditur se sa e dojm jeten ne gurbet apo ate jet jemi te detyruar qe ta bejm vetem e vetem per te siguruar ekzistencen ton materjale.
Sa i perkat nje gjenerate pak sa me te vjeter e di se kjo pytje do te dukej paksa e pakuptim sepse jam i bindur se shumica nuk e dojn ket jete megjithat jame kurreshtar te di per gjeneraten me te re then thjesht per ata qe kan lindur diku jashte atdheut apo qe atje jan ndodhur si femi e qe sot jan rritur.
Pytja e ime do te jet shum e thjesht; Sikur ne Kosov te munde te siguronit nje pune me te ardhura mesatare a do te vazhdonit jeten ne gurbet me te ardhura shume me te mira apo do pranonit qe te ishit kthyer per te jetuar dhe punuar ne atdheun tuaj.
Ndoshta dikush do te donte te dinte mendimin tim prandaj ja po ua them:
Une si i ri gjat vitit 1989 per her te pare morra ket rruge te gurbetit,isha ne Zvicerr qellim i imi ishte te gjeja ndonje pune atje megjithat nuk pata fat u ktheva vetem pas dy muajsh.
Pas dy viteve prap morra ket rruge destinacioni i njejte Zvicrra qellimi poashtu i njejt puna e qe kesaj radhe isha me me shume fat punova tre muaj dhe prap u ktheva me paten premtuar qe vitin qe do te vie do te kem nje kontrat pune per 9 muaj.
Derisa po prisja qe te me arrinte kjo kontrat ne nderkoh ketu ne Kosov arrita qe te siguroj nje pun jo aq te mir por megjithate nuk me bente pershtypje sepse prisja kontraten nga Zvicrra dhe then drejt mendoja qe te kthehesha prap atje.
Pas disa muajsh kontrata arriti por tani isha ne dilem te madhe te pranoj ate kontrat apo te qendroj e te punoj ketu pran familjes megjithat e zgjodha ket te dyten qendrova ne Kosov zgjodha ket pune qe sot e asaj dite ende e punoj.
Nuk eshte kjo ndonje pune kushedi se qfare dhe nuk sjell shume te ardhura e nese me pyesni se a jam penduar qe kam marr nje hap te till munde te them se jo edhe sot po te me ipej mundesia prap do te beja zgjidhje te njejt.
Ne funde u kisha lutur qe askush mos te me keqkuptoj po them prap me intereson mendimi i juaj thjesht nga kurreshtja.
Ju falemnderit.
|