Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
|
Rruga e UĒK-sė
Rruga e UĒK-sė
Shkruar nga Glauk Konjufca
E Hėnė, 21 dhjetor 2009
Nuk ka shumė kohė kur komuna e Prishtinės u pajtua me njė vendim
tė zyres sė Komisionit Evropian nė Kosovė, i cili nuk qe pjesė e
trajtimit medial pėr shkak se Kosova gjendej nėn ethet histerike tė
zgjedhjeve lokale tė nėntorit. Komisioni Evropian nė Prishtinė ndodhet
(apo sė paku ėshtė ndodhur deri para pak ditėsh) nė Rrugėn e UĒK-sė,
qė shtrihet parapa lagjes Qafa tė kryeqytetit. Komisionit Evropian i
ka penguar ky emėrtim i tillė, meqė sa herė kanė lėshuar dokumente
nė tė cilat patjetėr ėshtė nevojitur tė figurojė edhe adresa e saktė e
vendndodhjes sė ndėrtesės sė kėtij komisioni nė kryeqytet, ėshtė
dashur tė shkruhet Rruga e UĒK-sė. Dhe Komisioni Evropian nė
Kosovė nė vend qė ta heq vetveten nga ajo rrugė, e hoqi UĒK-nė.
Meqė po tė pėrpiqeshin tia ndėrronin emrin krejt rrugės, do tė mund
tė bėhej problem mė i madh politik, dhe populli do tė reagonte fuqishėm,
Komisioni bėri trysni mbi komunėn e Prishtinės qė ti ndėrrohej emri v
etėm rrugicės nė tė cilėn gjendet ndėrtesa e Zyres sė KE-sė nė
Rrugėn e UĒK-sė. Praktikisht duhet ta zbulonin njė rrugė tė re pėr ta
hequr qafe UĒK-nė. Rrugica e re u quajt Kosova. Ajo i ka veē 20 metra!
Pa dyshim qė ėshtė rruga mė e shkurtėr dhe mė e ēuditshme nė Kosovė.
Nuk e dime ende nėse ėshtė edhe mė e shkurtra nė botė.
Ėshtė afėrmendėsh qė pėr heqjen e emrit tė kėsaj rruge tė ketė ndikuar
vetė Serbia e cila mund tė jetė ankuar qė akronimi i UĒK-sė i cili figuronte
nėpėr dokumentet e KE-sė nė Kosovė, kėrcėnon serbėt dhe Serbinė.
Kurse vetė komisioni do ta ketė arsyetuar kėtė vendim tė padrejtė dhe
tinėzar me politikat e tij tė multietnicitetit dhe neutralitetit. Politika
ndėrkombėtare dhe ajo vendore nė Kosovė formėsohen duke e pasur
pėr pikėnisje qendrore tė veprimit tė tyre moscenimin serb me ēfarėdo
ēmimi. Nuk ka kurrfarė pikėreference tė veprimit politik vendas nė mbrojtjen,
promovimin dhe avancimin e interesit shqiptar, por vetėm dhe vetėm nė
moslėndimin e vetėkonceptit serb. Zyret e Quintit nė Kosovė nuk ēajnė
kokėn fort pėr korrupsionin e politikanėve tė lartė, lėre mė pėr varfėrinė
e papunėsinė e popullit, por ata janė kėtu pėr ta detektuar me llupė dhe
pėr ta matur me miligramė diskursin e politikanėve tanė lidhur me serbėt.
Prandaj fusha e politikės nė Kosovės vetėdefinohet si pėrcaktim negativ
jo ēka duhet bėrė, por ēka nuk duhet bėrė. Lejohet tė vjedhėsh, ta ndash
Kosovėn, ta shesėsh historinė dhe ti falėsh pasuritė e Kosovės, por gjithsesi
ndalohet tė thuash diēka e cila eventualisht do tė mund ti hatronte serbėt.
Vendimi i KE-sė nė Kosovė pėr ta hequr UĒK-nė nga emėrtimi i rrugės ku vetė
ndodhet, e sublimon nė mėnyrė tė pėrkryer kthesėn e gabuar qė lufta jonė
ēlirimtare dhe proceset politike e morėn nė vitin 1999. Heqja e UĒK-sė nga
rruga tregon pėr rrugėn e dhimbshme tė UĒK-sė. Udhėheqja politike qė
dalėngadalė erdhi nė krye tė kėsaj lufte ēlirimtare, u ngarkua me misionin e
mallkuar tė ndėrprerjes sė kėsaj lufte tė shenjtė, ēarmatosjen dhe shuarjen
e UĒK-sė, si dhe nė fund krijimin e njė partie politike e cila degjeneroi nė
biznes politik dhe shėrbim informativ. Sot jemi dėshmitarė tė gjallė tė
faktit tė palejueshėm se UĒK-ja nuk ėshtė hequr vetėm nga rrugėt. Ajo
ėshtė hequr nga institucionet politike, nga shkollat, nga librat, gjithnjė me
pėrpjekjen e pandalshme qė njė ditė tė heqet nga historia, dhe pėrfundimisht
nga kujtesa e zemrat tona. Pėrpjekja jonė ēlirimtare iu dorėzua tjetėrkujt.
Prandaj ne sot nuk kemi asgjė mė shumė se njė paqe dhe stabilitet tė brishtė.
Ēdo tė thotė ta shlyesh tė kaluarėn? Para 23 vjetėve, shkrimtari i madh
hebraik, Elie Wiesel mori ēmimin Nobel pėr letėrsi. Ai aty mbajti njė fjalim tė
shkėlqyer ku e dėnon kategorinė e neutralitetit si doktrinė tė qasjes ndaj
konflikteve qė e pėrmbajnė padrejtėsinė e situatės sė strukturuar si shtypės/i
shtypur. Kurse shpėtimin e sheh te institucionalizimi i kujtesės. Ai thotė:
kam luftuar kundėr atyre qė do tė harronin. Sepse nėse harrojmė jemi tė
fajshėm, jemi bashkėfajtorė. [
]. Gjithmonė duhet tė marrim anė. Neutraliteti
i ndihmon shtypėsit dhe asnjėherė viktimės. Sepse e trimėron persekutuesin
dhe jo tė persekutuarin . Pas kėtij fjalimi, Wieseli mbajti njė ligjėratė tė
titulluar Shpresa, Dėshpėrimi dhe Kujtesa, lidhur me konstitucionin identitar
dhe aksiomatik tė njerėzimit nga aspekti kohor. Ai aty e thotė njė gjė shumė
tė rėndėsishėm: E kundėrta e tė shkuarės nuk ėshtė e ardhmja, por mungesa
e ardhmėrisė; e kundėrta e tė ardhmes nuk ėshtė e shkuara, por mungesa e
tė kaluarės.
Te ne, ligjėrimi politik vendas dhe ndėrkombėtar qėllimisht e kundėrpozicionon
tė shkuarėn ndaj tė ardhmes. Tė shkuarėn na e konstruktojnė si kategori brenda
tė cilės mund ta gjesh vetėm dėshpėrimin cfilitės, tmerrin tronditės, vuajtjen
e thellė dhe turpin gėrryes, prej tė cilės duhet domosdo tė arratisesh nė
lumturinė e sotme paqėsore dhe drejt ardhmėrisė sė patrazuar. Kjo ėshtė
pikėrisht strategjia e harresės. Duke na detyruar tė harrojmė ata po na e
garantojnė mungesėn e ardhmėrisė.
Nė anėn tjetėr gjithnjė e mė pak po ka emisione televizive tė cilat e tregojnė
tė kaluarėn e lavdishme dhe luftėn ēlirimtare, por vetėm tė shkuarėn e hidhur
e tronditėse tė dėbimit, ikjes, statusin e refugjatit, dhe krejt nė fund vetė
mrekullinė dhe ardhjen e Mesias: ndėrhyrjen e NATO-s, arritjen e tė huajve,
zbarkimin e Evropės nė Kosovė. Ky ėshtė edukimi i vazhdueshėm qė na bėhet
me identitetin e viktimės ekzistenca e tė cilės varet nga ndihma e jashtme,
por kurrsesi me atė tė ushtarit e luftėtarit qė pėrpiqet vetė. Politikanėt e Kosovės
disa prej tė cilėve kanė qenė udhėheqės politikė tė UĒK-sė e komandantė luftė
tėrėsisht e kanė shndėrruar imazhin e tyre tė dikurshėm: sot nuk mund ti
shohim veēse me kollare e tesha kat. Ata ligjėrojnė se si lufta duhet harruar,
se ajo ka qenė njė ndodhi qė kurrė mė nuk do tė pėrsėritet, se ushtarėt duhet
ti kthehen jetės sė tyre normale
Nuk ka asgjė nė konceptin e tyre politik qė
e reflekton vazhdimėsinė historike tė pėrpjekjes, unitetin organik tė historisė,
por vetėm thyerjen, ndėrprerjen, harresėn, tė renė ex nihilo.
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
|