Vepra e Rugovės, adresė e historisė sonė- thotė Ramush Haradinaj
Adresa e rrugės sė mundimshme gjatė historisė sonė, do tė mbetet gjithnjė puna dhe vepra e Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, u shpreh ish-kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj pas homazheve qė bėri sot te varri i ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj nė ditėn e parė tė tij pas kthimit nga Haga ku triumfoi si i pafajshėm kishte zgjedhur qė tė bėjė homazhe tė varri i presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova me crast Haradinaj u takua me familjarėt e tij. Haradinaj tha se adresė e rrugės sonė tė mundimshme gjatė historisė do tė mbetet puna dhe vepra e presidentit Rugova.
Nė njė takim rasti me qytetarėt e Prishtinės dhe bashkpuntorėt, takim ky i pari pas kthimit nga Haga Ish-kryeministri i Kosovės Haradinaj zhvilloi nė premisat e Hotelit Grand.
Nė njė nga vizitat qė kishte planifikuar ishte ajo nė familjen e Haradin Balajt i dėnuar me tre tė akuzuarit e mė hershėm nga Gjykata e Hagės. Ish Kryeministri Haradinaj bėri homazhe nė kompleksin memorial nė Prekaz te varri i komandantit Legjendar Adem Jashari dhe u prit nė odėn e Jasharajve. Poashtu ka vizituar dhe ka bėrė Homazhe te varrezat ku prehen Xhevė dhe Fehmi Lladrovci.
Vizitėn e tij e vazhdoi nė Klinė , Pejė dhe Deēan.
Haradinaj ėshtė shpallur i pafajshėm nė tė gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria e Gjykatės sė Hagės , e cila bashkė me tė ka akuzuar edhe dy pjesėtarė tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, pėr pjesėmarrje nė krime kundėr njerėzimit.
Gjykata ka liruar Haradinjan dhe Balajn, por ka dėnuar me gjashtė vjet burg Lahi Brahimajn pėr shkeljen e zakoneve tė luftės.
Pėrderisa Haradinaj ėshtė i lirė, Balaj do tė kthehet tė vuajė dėnimin e mbetur nė Kosovė tė shqiptuar nga gjykatat kosovare. Radiotelevizioni i Kosovės