Moderator
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
|
Temperatura e lartė-udhėzime pėr prindėr
Cila temperaturė llogaritet si normale kur fėmija ėshtė e shėndoshė?
Temperatura trupore normale ėshtė 37 °C. Gjatė ditės mund tė fluktuojė nga 36.1° C nė mėngjes deri 38°C vonė pasdite, por fėmija ėshtė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe ėshtė i disponuar.
Si matet temperatura? - Me prekje tė rėndomtė tė ballit, fytyrės dhe stomakut, nėnat mund tė orientohen se a ka fėmija temperaturė tė lartė.
- Megjithatė, mėnyra e vetme e sigurtė qė tė vėrtetohet se fėmija ka temperaturė tė lartė ėshtė qė tė matet ajo. Temperatura trupore mund tė matet nė zorrėn e trashė (rektum), nė gojė dhe nėn sqetulla (aksilė).
- Mos pėrdorni shirita qė vendosen nė ballin e fėmijės ose termometra qė nuk duken tė sigurtė.
Cila temperaturė llogaritet si e lartė?
Nė pėrgjithėsi, llogaritet se temperatura ėshtė e lartė nėse temperatura rektale (nė pasdalje) ėshtė mbi 38°C, orale (nė gojė) mbi 37.8°C ose aksilare (nėn sqetulla) mbi 37.2°C.
Lloje tė termometrave- Termometri mė i sigurtė ėshtė elektroniku, ai ėshtė mė i lehtė pėr pėrdorim, por mė i shtrenjtė.
- Mė shpesh pėrdoret termomteri prej qelqi me zhivė, i cili ėshtė edhe mė i lirė. Mund tė pėrdoret pėr matje tė temperaturės aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para ēdo pėrdorimi, ėshtė e rėndėsishme qė tė shkundet zhiva, ashtu qė vija e zhivės tė bie nėn 37°C. Pas ēdo pėrdorimi lajeni me ujė dhe e thani. E rruani nė vend tė sigurtė larg fėmijėve, nė kėllėf qė tė mbrohet nga thyerja.
Matja e temperaturės (udhėzim) - Matja e temperaturės aksilare. E vendosni termometrin nė mesin e sqetullės me njėrėn dorė, ndėrsa me dorėn tjetėr e mbani fortė dorėn e fėmijės. Mbajeni kėshtu 3-4 minuta.
- Matja e temperaturės orale. Matni temperaturė nė gojė vetėm nėse fėmija bashkėpunon dhe te fėmijė mė tė mėdhenj se 5 vjet. Fėmijėt mė tė vegjėl mund tė kafshojnė dhe ta thyejnė termometrin. Fėmija mund tė rrijė ulur ose i shtrirė. E vendosni majėn e termometrit nėn gjuhėn e fėmijės i thuani fėmijės qė t'i mbyll buzėt, por tė mos e kafshojė termometrin. Mbajeni kėshtu termometrin 2-3 minuta. Mos e lini fėmijėn vetėm, me termometrin nė gojė.
- Pasi qė njėherė konstatohet ngritje e temperaturės, nuk duhet matje e shpeshtė, pėrveēse nė situata kur fėmija duket shumė i nxehtė ose shumė i sėmurė.
A ėshtė e rrezikshme pėr fėmijėn temperatura e lartė?- Zakonisht temperatura nuk ėshtė e rrezikshme, as qė mund t'i bėj keq fėmijės me pėrjashtim kur ėshtė e lartė (mbi 41.10), kur mund tė ketė efekte tė padėshirueshme mbi funksionin e trurit.
- Nė fakt, temperatura e lartė gjatė infeksioneve ėshtė e dobishme pėr organizmin. Nė kushte tė temperaturės sė lartė, mikroorganizmat (shkaktarėt e infeksioneve) shumėzohen mė ngadalė, dhe krijojnė mė pak produkte toksike.
- Temperatura i zmadhon aftėsitė e organizmit tė luftojė me infeksionet dhe e zmadhon efikasitetin e antibiotikėve.
Si e rregullon organizmi temperaturėn trupore?
Temperatura trupore rregullohet pėrmes qendrės qė ėshtė e vendosur nė pjesėn e trurit e quajtur Hipotalamus. Temperatura shfaqet kur ky termostat ėshtė i zhvendosur, nė vlera mė tė larta se normalja.
Cilat janė shkaqet mė tė shpeshta pėr ngritje tė temperaturės?- Ngritja e temperaturės mund tė shkaktohet nga substanca qė lirohen nė organizėm, si pėrgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sėmundjeve joinfektive (p.sh..artriti reumatoid juvenil), disa barėra dhe vaksina.
- Afatshkurt, temperatura mund tė ngritet gjatė lodhjes, nėse temperatura e jashtme ėshtė shumė e lartė ose nėse fėmija pranon ushqim tė nxehtė dhe pije tė nxehta. Nė kėta raste nuk bėhet fjalė pėr temperaturė tė vėrtetė. Organizmi orvatet qė me djersitje ta ul temperaturėn kah normalja.
- Pėrkundrazi nga mendimi i pėrhapur, dalja e dhėmbėve nuk shkakton temperaturė.
- Mė shpesh temperature e lartė ėshtė simptomė, e cila shfaqet nė suazat e ndonjė sėmundjeje infektive. Zakonisht bėhet fjalė pėr infeksione virale, temperatura nuk ėshtė mė e lartė se 38.3-40 C dhe zgjat 2-3 ditė.
Si tė hetoj qė fėmija im ka temperaturė? - Fėmijėt zakonisht shfaqin simptoma qė janė tė lidhura me sėmundjen ekzistuese, qė ka sjell deri te ngritja e temperaturės (p.sh. kruarje te ethet me rash, kollitje te infeksionet respiratore, dhembje te infeksionet e veshit).
- Vetė ngritja e temperaturės shkakton pėrshpejtim tė frymėmarrjes, tė pulsit, ethe dhe djersitje. Ethet janė shenjė se organizmi mundohet ta risin temperaturėn; djersitja tregon se organizmi mundohet ta ul temperaturėn.
- Si efekte anėsore mund tė shfaqen plogėshti, dehidrim i lehtė, ndonjėherė ērregullim i vetėdijes dhe konvulsione febrile.
A korrespondon lartėsia temperatura me seriozitetin e sėmundjes?
Jo ēdo herė. Pamja dhe gjendja e pėrgjithshme e fėmijės sugjerojnė mė shumė pėr seriozitetin e sėmundjes, se sa lartėsia e temperaturės.
A mund tė sjell temperatura e lartė deri te disa komplikime? - Te fėmijėt normalė, temperatura e lartė rrallė shkakton komplikime.
- Nėse fėmija ėshtė tepėr i nxehtė dhe nuk ka mėnyrė qė ta eliminojė nxehtėsinė mund tė shfaqet pika e diellit. Kjo mund tė ndodh nėse fėmijė febril vishet shumė ose nėse vendoset nė afėrsi tė burrimit tė ngrohtėsisė ose nėse lihet nė veturė nė diell direkt, pa ventilim adekuat.
- Humbja e tepėrt e lėngjeve qė ndodh pėrmes djersitjes ose pėrmes frymėmarrjes tė pėrshpejtuar, mund tė sjell deri te dehidrimi. Nė atė rast, nėna vėren se pelenat qė zakonisht janė tepėr tė lagura, tani janė tė thata (urinim i pakėt), ndėrsa urina ėshtė shumė e koncetruar dhe ka erė tė fortė. Fėmija i dehidruar ėshtė mė shumė i prirur ndaj pikės sė diellit.
A mund tė sjell temperatura e lartė deri te konvulsionet febrile dhe cili ėshtė rreziku?- Me kėtė emėr emėrtohen ngėrēet tė shkatuara nga temperatura e lartė. Vetė ataku duket shumė dramatik. Fėmija pėrnjėherė e humb vetėdijen, sytė janė tė ngulitura kah lart dhe fillon tė dridhet.
- Edhe pse sulmet e tilla ngjasojnė nė ato epileptiket, konvulsionet febrile tė pakomplikuara jantė tė parrezikshme. Ata mund tė pėrsėriten gjatė njė situate tjetėr me temperaturė tė lartė, por zakonisht nuk sjellin deri te epilepsia, dhe tepėr rrallė shkaktojnė dėmtim tė trurit. Shfaqen te rreth 4% e fėmijėve, mė shpesh nė moshė prej 1-3 vjet. Zakonsiht zgjasin mė pak se 15 minuta.
- Kujdes! Ndonjėherė konvulsionet e shoqėruara me temperaturė sinjalizojnė inflamacion tė cipave tė trurit (meningjit) dhe prandaj fėmijėt me konvulsione febrile duhet tė dėrgohen te mjeku, i cili do ta kėrkojė shkakun dhe do ta fillojė tretmanin.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|