Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
|
5000 shpėrblim pėr informata rreth vendndodhjes sė tė arratisurve tė Dubravės
Prishtinė, 21 gusht - Komisionari i policisė sė UNMIK-ut, Richard Monk, ofroi tė martėn shpėrblim prej 5 mijė eurosh pėr informata tė cilat dėrgojnė nė kapjen e njė ose mė shumė tė arratisurve nga Burgu i Dubravės, tė shtunėn e kaluar.
Veton Elshani, zėdhėnės nė Shėrbimin Policor tė Kosovės (SHPK), tha pėr KosovaLive se ēdo informatė e qytetarėve, do tė ndihmonte policinė e SHPK-sė, dhe tė gjithė ata tė cilėt janė duke vepruar pėr kapjen e tė arratisurve.
Ai tha se hetimet rreth kėtij rasti janė duke u zhvilluar nė kuptimin e rrethanave tė arratisjes, tė dyshuarit e pėrfshirė qė kanė mundėsuar arratisjen si dhe kėrkimi i tė arratisurve ėshtė nė proces.
Pėrsėrisim se kėta persona konsiderohen tė jenė tė armatosur dhe tė rrezikshėm, prandaj lusim tė gjithė qytetarėt qė kanė ndonjė informatė lidhur me tė arratisurit, tė njoftojnė stacionin policor mė tė afėrt ose tė lajmėrojnė nė telefona, tha ai.
Ndėrkohė, Elshani tha se pesė gardianė tė Burgut tė Dubravės, ende po merren nė pyetje nga policia SHPK-sė, si tė dyshuar qė i kanė ndihmuar shtatė tė burgosurit qė janė arratisur tė shtunėn nga burgu.
Nė anėn tjetėr, autoritetet zyrtare tė Burgut tė Dubravės, janė alarmuar pėr tė shtuar masat e sigurisė nė Burgun e Dubravės, prej nga janė arratisur 7 tė burgosur.
Ndėrkaq tė arratisurit janė: Faton Hajrizi, i lindur mė 16.02.1985, i cili mbahej nė burg si fajtor pėr grabitje. Kjo ėshtė ikja e tij e tretė me radhė. Herėn e parė, Hajrizi kishte ikur nga Burgu i Mitrovicės. Nė qershor tė vitit tė kaluar ai ėshtė arratisur nga Burgu i Qarkut nė Pejė, ndėrsa katėr muaj mė vonė, Hajrizi ėshtė arrestuar. Hajrizi konsiderohet mjaft i rrezikshėm.
Burim Basha, i lindur mė 11.05.1981, ėshtė mbajtur deri tė shtunėn nė burgun e Dubravės pėr grabitje tė rėndė. Ai ka kryer grabitje me armė, kryesisht nė rajonin e Prizrenit, por edhe nė qytete tė tjera tė Kosovės. Merret vesh se nė disa raste ai edhe ka shkėmbyer plumba me forca tė rendit, prandaj konsiderohet mjaft i rrezikshėm.
Astrit Shabani, i lindur mė 03.08 1981, ėshtė i dėnuar pėr vrasje. Ai ėshtė nga lagja Kolovicė e re e Prishtinės. Ndėrkaq, Lirim Jakupi ėshtė i lindur mė 01.08.1979, dhe ėshtė i dėnuar pėr rrėmbim. Lirimi ėshtė nga Gjilani.
Ramadan Shyti i lindur mė 05.09.1983, nga fshati Dmiē i Hanit tė Elezit, ėshtė i dėnuar pėr tentim vrasje dhe kalim ilegal tė kufirit. Ndėrsa, dy tė arratisurit e fundit, Amir Sopa, 13.02.1978 nga Prishtina dhe Xhavit Morina, 13.09.1963 nga Drenoci i Malishevės, janė tė dėnuar pėr terrorizėm.
Ndryshe, pėr kalimin e murit tė jashtėm tė burgut, ėshtė pėrdorur ēarēaf dhe njė derė e metaltė, e cila ishte shkėputur mė herėt. Dyshohet se nė distancėn rreth 400 metra nga muri i jashtėm i burgut, ishte shtėnė me armė zjarri nga disa tė dyshuar, tė cilit ishin duke i pritur tė arratisurit.
Ndėrsa, pas kontrollimit tė atij vendi nga ku dyshohej se kishin ardhur tė shtėnat, janė gjetur 6 predha tė mortajės, tė pa shpėrthyera, 3 karikatorė tė zbrazėt tė AK-47, gėzhoja tė zbrazėta rreth 45, etj.
|