Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 21-01-10, 13:19   #1
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Misteri i citatit tė Thaēit nė Akademinė e Shkencave




Prishtinė, 21 janar – Nė njė pllakė tė artė, emri i kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Brenda njė fushe, sipėr emrit, ndodhet edhe njė vlerėsim i tij pėr rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin”, ėshtė fjalia e gravuar, pranė portės kryesore nė ndėrtesėn e re tė Akademisė.
Kėsisoj, rasti bėhet unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi demokratik. Thėniet e politikanėve nuk shihen nė mure institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit diktatorial. Madje, vlerėsimi pėr shkencėn i prijėsit tė vendit, pos nė ndėrtesa tė institucioneve, shihej edhe nė faqe tė para tė secilit libėr shkencor.
Pllaka qė mban firmėn e kryeministrit Thaēi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė hedhur poshtė nga kryetari i tyre.
“Aty (nė pllakėn ngjyrė ari v.j.) kryeministri ka dhėnė njė mendim. Kryeministri e ka parė tė arsyeshme ta bėjė dhe nuk mund tė japė tash ndonjė vlerėsim”, i ka thėnė “Kohės Ditore” kreu i Akademisė, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri pėr tė.
Atė ditė kur ėshtė prerė shiriti e kemi parė pėr herė tė parė”.
E ka quajtur “interesante” pllakėn dhe pėrmbajtjen e saj, edhe pėr faktin se nuk ka parė diēka tė ngjashme nė ndonjėrėn prej akademive, tė cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
Tė tilla nuk mund tė shihen as nė vendet fqinje qė vetėm prej dy dekadash kanė dalė nga komunizmi.
Por, a ka qenė kryeministri Thaēi ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės?
Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
“Nuk ka qenė iniciativė e Zyrės sė kryeministrit dhe ne nuk dimė kush dhe si e ka vėnė”, ka thėnė zėdhėnėsi Krasniqi. “Ne vetėm e kemi parė tė vendosur aty”.
Nė kompaninė qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė Akademisė kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės Publike ta vėnė pllakėn.
“Ministra e Administratės Publike na e ka sjellė pllakėn dhe ne vetėm e kemi vendosur. Ata kanė qenė autoriteti kontraktues pėr ne dhe ne ėshtė dashur tė veprojmė ashtu siē ata kanė thėnė”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i pėrgjithshėm nė “Al-Trade Construcion”. “Kėqyra nė Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundėm tė kuptojmė se kush”.
Edhe gazeta ka provuar tė mėsojė se kush ka qenė vendimmarrėsi, por kjo nuk ėshtė bėrė e ditur nė Ministrinė e Administratės Publike, e cila ka financuar e mbikėqyrur punimet e ndėrtesės sė Akademisė.
Pllaka edhe mund tė hiqet, pasi akademikėt tė hyjnė nė ndėrtesėn e re, tashmė tė pėruruar. Kryetari i Akademisė, Besim Bokshi, nuk ka pėrjashtuar kėtė mundėsi.


__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.