Ibrahim Rugova cakton vendin per varrin e tij
Sipas njė tė pėrditshmeje kosovare: Rugova cakton vendin per varrin e tij
Nga Daniela Bonollari
Ora: 9:40
Prishtinė (19 Dhjetor) Presidenti Ibrahim Rugova pėrvec propozimit pėr flamur e himn tė ri tė propozuar pėr Kosovėn ka caktuar dhe vendin ku do tė ketė varrin e tij pas vdekjes. Njė e perditshme kosovare ka cituar nė njė shkrim tė saj sė Presidenti Rugova ka caktuar qė varri i tij tė jetė pikerisht nė varrezat e lagjes Arberia nė Prishtinė. Varri ėshtė i rrethuar me grila hekuri, me njė derė tė vogėl nė mesin e se cilės ėshtė vendosur shkronja e madhe R. Banoret thonė qė ky ėshtė varri i presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili pėr sė gjalli ka vendosur tė caktojė vendin ku do tė prehet pas vdekjes citon e perditshmja.
Pranė varrit bosh tė gjer sa pėr dy persona ndodhet njė varr tjeter me emer gruaje. Sipas gazetės Ekspres ky ėshtė varri i nėnės sė Rugovės qė ka vdekur pak kohėse tė shpėrthente lufta e fundit nė Kosovė, ndėkohė qė Rugova vazhdon tė ushtroj detyren e tij si President i Kosovės edhe pse i diagnostifikuar me kancer nė mushkėri.
Sipas banorėve qė jetojnė nė lagjen pranė varrezave ėshtė mėse normale vendimi pėr tė caktuarvendin pėr varrim. Nuk ėshtė cudi pse ka caktuar vendin. Shum njerez e bėjnė ketė tregon njė banori kesaj lagje.
(Balkanweb.com)
|