Zafir Berisha dha dorėheqje nga tė gjitha funksionet nė PDK
Publikuar: Sot, mė 08 prill 2010
Prizren, 8 prill Fėrkimet disamujore ndėrmjet kryetarit tė Degės sė PDK-sė dhe kryetarit tė Komunės nė Prizren kanė marrė sot epilogun. Zafir Berishės, pėrmes njė njoftimi dėrguar medieve bėn tė ditur se ka dhėnė dorėheqje nga pozita e kryetarit tė Degės dhe anėtarėsia nė PDK dhe se nė Kuvendin e Kosovės nuk do tė veprojė mė nė kuadėr tė Grupit Parlamentar tė PDK-sė, por si i pavarur. Letrėn e tij po e botojmė nė tėrėsi.
Unė, Zafir Berisha, njoftoj opinionin dhe bashkėpunėtorėt e mi se nga sot nuk do tė jem mė anėtar i PDK-sė dhe jap dorėheqje nga te gjitha funksionet e PDK-sė si dhe nuk do tė jem mė nė Grupin Parlamentarė tė PDK-sė nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, por nė kėtė organ do tė veproj si i pavarur.
Qė nė vjeshtėn e vitit 1999 isha i angazhuar nė formimin e strukturave tė PPDK nė fillim, mė vonė PDK-sė, me qėllimin mė tė mirė qė Kosovės tė dalė nga okupimi serb, si rezultat i luftės sė lavdishme tė UĒK-se, ti japim njė parti qė do ti jep kuptim jetės politike dhe demokratike nė shtetin qė po linde.
Deri nė vitin 2002 isha anėtar i KD tė PDK-sė nė Prizren, nga 2002 deri 2005 sekretar i Degės sė PDK-sė nė Prizren, ndėrsa nga 2005 e deri mė sot kryetar i Degės sė PDK-sė nė Prizren. Si i zgjedhur nga qytetarėt e Prizrenit kam qenė dy mandate nė Kuvendin e Komunės se Prizrenit si kėshilltar i PDK-sė. Gjatė kohės qė kam udhėhequr degėn e PDK-sė nė Prizren nė njė bashkėpunim tė ngushtė me strukturat e PDK-sė nė Prizren kemi arritur qė nė vitin 2007 ta nxjerrim PDK-nė fituese, fitore qė u pėrsėrit edhe mė bindshėm nė zgjedhjet e fundit lokale.
Gjatė gjithė kėsaj kohe tė veprimtarisė sime nė PDK jam munduar qė sinqerisht tė jap gjithēka nga vetvetja vetėm e vetėm qė partia tė triumfojė duke menduar se jam duke i dhėnė njė subjekti qė do ti shėrbejė ithtarėve tė vet dhe qytetarėve tė Kosovės, edhe pse kohė pas kohe jam pėrballuar me shumė shantazhe dhe lojėra tė ulėta nga njerėz tė cilėve u kam ndihmuar tėrė kohėn nė pozicionet e tyre brenda partisė dhe institucioneve. Kulmi i poshtėrsive arrin kur servilėt dhe pakurrizorėt politikė tė soit Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Hasan Hasani, Nijazi Kryeziu dhe te voglushit Samir Hoxha, tė gjithė kėta tė ndihmuar nga unė pa hile pėr tu pozicionuar, fillojnė tė pėrgatisin eliminimin tim politik me lloj-lloj lojėra dhe shpifje, te cilat u intesifikun me tė madhe pasi i fituam zgjedhjet nė Prizren.
Kjo do tė ishte kaluese si shumė lojėra tjera po mos ta kuptoj se mas tyre qėndron Hashim Thaēi dhe Jakup Krasniqi, tė cilėt me ditė tė tėra qėndrojnė rreth Prizrenit duke i marrė njerėzit nė pyetje dhe duke lėshuar lloj-lloj shpifje deri te ajo se unė e paskam kėrcėnuar dikė, nga kėta servilė tė Hashimit dhe Jakupit. Jam shumė i zhgėnjyer me njerėzit, dikur shok tė luftės e pas luftės edhe bashkėveprimtarė nė PDK, qė pėr interesa tė ngushta, shumė tė ngushta, janė verbuar nga pasuria dhe luksi dhe pėrdorin metoda staliniste pėr tė eliminuar njerėzit politikisht dhe tė sjellin rreth vetes servilė. Unė dhe familja ime njė jetė tė tėrė i kemi dhėnė Kosovės dhe me asnjė mėnyrė nuk do tė lejoj qė tė luhet me dinjitetin tim dhe tė familjes sime nga askush e aq mė pak nga ata qė partinė e udhėheqin nė stilin e Cosa Nostra.
Qytetarėve tė Prizrenit u jam shumė mirėnjohės qė mė kanė mbėshtetur gjatė gjithė veprimtarisė sime qė nga viti 1981 e deri nė luftėn e UĒK-sė, por edhe gjatė kohės sa kam qenė nė krye tė PDK-sė, ndėrsa bashkėpunėtorve tė mi iu kėrkoj falje, por nuk do tė jem mė me ta, sepse u binda se pėr dikė nė politik nuk paska zot nė kėtė botė, thekson nė dorėheqjen e tij Zafir Berisha, qė sot ua dėrgoi medieve me rrugė elektronike.
/koha.net/