|
Kuzhina & Gatimi Receta nga kuzhina shqiptare dhe nga mbarė bota. |
25-05-07, 17:44
|
#1
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Recetat e mia.
Salmon ne furre.
Peshkun e kripim dhe e piperosim.
Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe ne te vendosim peshkun.
I hedhim siper majdanoz, koper , rozmarine dhe disa thelpinj hudher.
Presim gjysem limoni ne feta dhe e vendosim neper peshk dhe gjysmen tjeter ja hedhim siper.
E lejme te marionohet me te gjitha keto per gjysem ore dhe pastaj e pjekim.
|
|
|
25-05-07, 17:45
|
#2
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Qofte alla Era....
Mish te grire
Hudhra
majdanoz
1/2 spec jeshil,
gjysem domate
nje luge vaj ulliri,
piper,
veze,
qepe (me qepe te njoma behen me te shijshme)
1/2 filxhan kafe me uje te gazuar
buke te grire
djath te grire (sipas deshires)
Specin,qepen, hudhren, majdanozin dhe domaten (ose nje luge salce) i grin holle (sa me holle aq me mire) dhe i hedh tek mishi i grire , shtojme vezet, piperin kripe nje luge vaj ulliri dhe i perziejme mire shtojme dhe ujin e gazuar , buken e grire dhe djatthin e grire dhe i perziejme dhe pak. I bejme ne forma sipas deshires dhe mund ti skuqesh me ose pa miell ose ti pjekesh.
Kjo eshte receta ime personale shpresoj tju pelqej
|
|
|
25-05-07, 17:45
|
#3
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Pilaf me perime.
Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji.
Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre).
Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame.
Ju befte mire.
|
|
|
25-05-07, 17:45
|
#4
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Krep
Ne nje ene hedhim miell (sipas deshires), nje veze , pak kripe dhe pastaj i shtojme qumesht derisa te behet nje brum me i holl se i petullave.E trazojme mire qe perzierja te mos kete kokrriza nga mielli.
Ne nje tigan hedhim pak vaj sa te lyhet tigani, mbasi nxehet hedhim nje filxhn kafeje nga brumi dhe e levizim tiganin derisa brumi te zere gjithe dyshemene e tiganit dhe e leme te skuqet pak pastaj e kthejme dhe nga ana tjeter (krepi i pare nuk haet sepse mbledh yndyren qe ka tigani). Skuqim dhe te tjeret dhe i kemi gati per ti ngrene.
I mbushim sipas deshires me djath, spinaq, ose me nutella, mjalt etj.
|
|
|
25-05-07, 17:46
|
#5
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Mish qengji me perime
Mish qengji
karrota
qepe
patate
bizele
miell
nje gote vere te bardhe
dy gota me uje
vaj ulliri
dafine
kripe.
Mishin e kripim dhe e piperosim, pastaj e kalojme ne miell. E skuqim ne nje tigan derisa te marri ngjyre.
Grijme karrotat dhe qepet (i lani mos harroni ).I veme te skuqen ne tenxhere me presion (mos i mbyllni keto ne presion por duhet per zierjen me vone) me dy gjethe dafine.
Sapo fillon qe merr ngjyre shtojme patatet e qeruara bizelet dhe mishin e skuqur dhe pak kripe (sepse kemi kripur dhe mishin me lart). Hedhim veren dhe ujin dhe e mbyllim tenxheren e presionit me kapak. Ziejne rreth 7 minuta ne presion pastaj e hapim dhe e lejme te ziej edhe rreth 5 min pa e mbyllur.
Nqse salca e perimeve eshte e holle mos i shtoni miell (se e kam bere une nje here kete gabim) mjafton te marrim nje patate ta shtpim mire me pirun dhe ta shtojme tek salca.
Eshte gjelle shume e shijshme.
|
|
|
25-05-07, 18:04
|
#6
|
Anėtarėsuar: 13-05-06
Postime: 13,621
|
nuk kam afinitet per gastronomi as kulinarizem, por me knaqesi do i shijoja keto specialitete te gatuara nga Era!
__________________
What we know it's just a drop, what we do not know is an ocean.
Isaac Newton
|
|
|
25-05-07, 19:18
|
#7
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Era1
Pilaf me perime.
Grijme ne kubik te vegjel perimet qe mund te jene , qepe te njoma, spec jeshil, spec te kuq,patate,(etj). Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri shtojme perimet e grira si dhe perime te tjera si bizele, misra etj (sipas deshires). Ju shtojme pak kripe qe te mos skuqen por te nxjerrin leng. I lejme derisa te avulloj lengu qe do nxjerrin dhe ju shtojme pak uje si dhe grijme nje(ose gjysem) tablete me koncentrat per supa dhe i leme te ziejne derisa te avulloj uji.
Ne nje tenxhere bejme pilafin (nuk i hedhim asnje lloj yndyre).
Mbasi zien orizi e shtojme tek tigani e trazojme me perimet dhe e hedhim ne pjate. Shtojme mbi te pak djath te grire (sipas deshires) dhe e hame.
Ju befte mire.
|
E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit " Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1" desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?
Pilafi me perime, gjella ime mė preferuar, kuptohet i shtoj edhe ca zarzavate.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
25-05-07, 22:41
|
#8
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver
E nderuara Era1, kam lexuar diku me duket tek poezit "Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Era1" desha tė pyes a janė edhe kėtu tė rezervuara tė drejtat, apo a mund tė shėrbehemi mė kėto receta?
|
Ketu "vidh" cte duash
Edhe mua me pelqen shume ky lloj gatimi dhe zafran (mos e kam gabim fjalen ne shqip po eshte ai pluhuri qe e ben te verdhe orizin)
|
|
|
26-05-07, 22:18
|
#9
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
TORTE ME MOLLE
200 gr miell
1 veze
pak kripe
100 gr gjalp
50 gr sheqer
2 moll (jo nga ato jeshilet e tharta se ta shpif pastaj)
Hedhim ne nje kupe te gjithe ket perberesit qe jane me larte dhe i perziejme derisa te behen nje mase . Lyejem taven, ku do ta pjekim, me gjalp (mire eshte te jete nga ato tavat qe ju smontohen anet).
Shtrojme perberjen e mbulojme siper me krep pasticerie dhe e mbushim siperfaqen me copat emolles te prera ne gjysem hene (si ne figure nuk e kam bere shume mire). E fusim ne furre ,te cilen e kemi ngrohur me pare ,ne 180° per rreth gjysem ore (derisa mollet marrin ngjyre)
Une pasi piqet e lyej me recel kajsie (ose pelte kajsie) dhe e le te ftohet.
Ketu po vendos dhe se si pregatitet kremi i pasticerise.
KREM PASTICERIE
½ l qumesht
2 te verdha veze
4 luge gjelle sheqer
2 luge gjelle miell (ose me pak shikoje me sy qe te mos jete i trashe shume kremi)
1 cope kanell
2 cope lekure limoni
Hedhim te gjithe perberesit (pervec kanelles dhe lekures se limonit) ne nje kupe dhe i perziejme mire, mbasi i perziejme mire shtojme kanellen dhe lekuren e limonit dhe i vendosim ne zjarr duke vazhduar ti trazojme derisa kremi te trashet.
Heqim kanellen dhe lekuren e limonit
|
|
|
26-05-07, 22:20
|
#10
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Kete recete (shume te thjeshte) mund ta perdorni per mbasdite ose per femijet .
Perberesit:
Pete sfoliat
salcice (wuster)
Peta lihet te shkrije (nese e kemi blere , sepse nese e bejme vete dhe eshte e fresket nuk ka nevoje per shkrirje). E hapim mbi nje tavoline dhe e presim ne rripa te holl sa gishti i madh.
Presim edhe wuster-at ne cilindra me po ate trashesi (sa gishti i madh ).
Cilndrat e salēiēeve i mbeshtjellim me rripat e petes (sa te mbeshtillet salcicja e presim copen tjeter te petes) ngjisim anet e petes rreth salcices dhe vazhdojme keshtu me radhe. I radhisim ne tave dhe i veme te piqen derisa peta te piqet (njesoj si byreku)
|
|
|
02-06-07, 11:20
|
#11
|
Moderatore
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
|
Pule me salce curry (mua me pelqen shumeeeee por masat me numer personash nuk ja di)
Perberesit
Mish pule (filetot ose mishi i bardhe sic mund te quhet)
2 qepe te medha
2 speca jeshil (ose te kuq)
vaj ulliri
gjysem gote vere te bardhe
1 luge gjelle curry (varet pluhur ose salce)
kripe, piper
Skuqim mishin e pules ne tigan , mbasi e kemi kirpur dhe piperosur. Ne po ate vaj skuqim qepen e grire ne kubik shume te vegjel si dhe disa speca jeshil (nga ata te hollet) edhe keta te grire (por jo aq holle sa qepa) dhe i skuqim. Kur shohim qe jane bere shtojme mishin e pules, curry-n , kripe,veren e bardhe dhe e leme te zieje pak derisa te behet salce
(une e shoqeroj me pilaf)
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Era1 : 02-06-07 nė 11:24
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:15.
|
|